• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, September 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Si i’u përgjigja diplomatit francez në Teatrin e Operës, ku ndoqëm ‘Madam Batreflain’, kur ai më kërkoi…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Memorie.al
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
“Në 1948-ën, u thirr popullsia çame në Tiranë, Fier, Vlorë etj., për të krijuar një regjiment prej 2000 vetash, që do të dërgoheshin në Greqi, por çamët…”/ Libri i ish-të dënuarit politik, Agim Musta
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
“Duke mos pas besim te serbi, unë do t’ju sjell armë të sofistikuara me rreze të gjatë veprimi…”/ Dokumenti sekret për vizitën në 1989-ën në Shqipëri të…

Pjesa e shtatëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri kaluar

CIA ka zbardhur situatën politike në Shqipëri pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. Në një dokument të de klasifikuar së fundmi, thuhet se pasardhësi i tij Ramiz Alia vendosi të hapë Shqipërinë me Perëndimin dhe Evropën për shkak të porosive që i kishte lënë diktatorit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

Nga ana tjetër, tregohet se të gjitha vendet fqinjë dhe më tej kishin frikë se me vdekjen e Hoxhës do të tensionohej situata në Ballkan. Frika e tyre ishte rikthimi i Bashkimit Sovjetik, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Aty tregohet se si Bashkimi Sovjetik uli retorikën kundër vendit tonë dhe Gorbaçov shprehu ngushëllime për Hoxhën.

Viti 1985

Kontaktet me jashtë dhe pasuesit e Hoxhës

Kur kreu i Partisë Komuniste Shqiptare Enver Hoxha u prish me Republikën Popullore të Kinës në 1978, të gjithë ekspertët ishin dakord se Shqipëria ose do të gjente një tjetër sponsor komunist ose do të niste të hapej me vende të caktuara.

Por Hoxha nuk i është përgjigjur sinjaleve të afrimit nga BRSS-ja, me të cilët është prishur në mënyrë dramatike 17 vjet më parë dhe nisi një proces të ngadaltë hapjeje të lidhjeve tregtare me disa vende të Evropës Lindore dhe Perëndimore, si dhe me Libinë, Iranin e Algjerinë.

Megjithëse politika e Shqipërisë me shumë gjasë do të vazhdojë të mbetet e njëjtë edhe pas vdekjes së Hoxhës, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e riafrimit me Moskën dhe shtimin e influencës së saj atje, sidomos në rastin kur udhëheqja e re ndahet në fraksione të nuk afrohen me njëra-tjetrën.

Vitet e fundit Tirana ka këmbyer delegacione diplomatike me disa vende të Evropës Perëndimore, si Greqia e Italia, si dhe ka intensifikuar dialogun me Turqinë dhe Gjermaninë Perëndimore. Lidhjet me Greqinë vazhdojnë të përmirësohen, megjithëse tensionet mbi minoritetin grek dhe statusin teknik të luftës që ende vazhdon mes vendeve.

Në fillim të dhjetorit të shkuar, ministri i Jashtëm grek Papulias erdhi në Shqipëri për nënshkrimin e marrëveshjes së shkëmbimeve kulturore, tregtare dhe të transportit. Ndërsa në tetor një zyrtar i lartë i ministrisë shqiptare të Tregtisë drejtoi një delegacion në Greqi.

Dy vendet kohët e fundit kanë hapur dy pika kufitare dhe kanë rënë dakord për një linjë tragetesh mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit. Po ashtu dhjetorin e shkuar një delegacion tregtar vizitoi Romën, pas një takimi mes ministrave të Jashtëm në Kombet e Bashkuara.

Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri. Ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi në Shqipëri në atë që u përshkrua si vizitë turistike. Më vonë zyrtarë të dy vendeve u takuan përsëri në Vjenë për të diskutuar vendosjen e marrëdhënieve.

Gjermania Perëndimore ka ofruar bashkëpunim teknik dhe ekonomik me Shqipërinë, por para se Tirana të heqë dorë nga pretendimet për dëmshpërblime të Luftës së Dytë Botërore. Në shkurt ministri turk i shtetit Mustafa Tinaz Titiz, erdhi në Tiranë për të nënshkruar një protokoll tregtar, duke rivitalizuar marrëdhëniet mes vendeve. Tirana ka nisur gjithashtu njëfarë dialogu me SHBA-ës, Britaninë dhe Francën, kjo e fundit si ndërmjetësuese, për çështjen e kthimit të floririt të sekuestruar nga nazistët në Shqipëri.

Vetëm kohët e fundit regjimi shqiptar ka hequr dorë nga pretendimet për kthimin e arit para nisjes së diskutimeve për dëmshpërblimin e dëmeve të regjimit komunist ndaj pronës së Perëndimit, që konsiston kryesisht në dy anijet britanike të mbytura në fund të luftës nga minat detare në kanalin e Korfuzit.

Ideologjitë

Përveç problemeve me importet nga Perëndimi, Tirana kufizohet dhe nga ideologjia e saj e refuzimit të kredive nga jashtë, që do të mundësonte pagesat sipas dërgesave ose me këste. Kjo prej bindjes së Tiranës se kompanitë perëndimore nuk mund të veprojnë jashtë influencës së qeverive të tyre.

Por gjithsesi Shqipëria ka pak mallra që mund të shiten në tregun perëndimor. Një rritje modeste është shënuar në tregtinë mes dy palëve në vitet 1981-1983. Importet në teknologji nuk kanë arritur të ringjallin rritjen ekonomike në Shqipëri dhe qeveria vendore duket e shqetësuar për këtë. Në fund të dhjetorit partia u ankua në shtyp se industria nuk po merrte teknologjinë e përshtatshme dhe kritikoi zyrtarët përgjegjës për punën e tyre.

Sipas shifrave zyrtare, prodhimi industrial është rritur vetëm me 3.3 për qind në 1984, nga parashikimi prej 8.5 për qind. Plani i vitit 1985 parashikonte një rritje më të ulët, gjë që reflekton problemet me përshtatjen dhe zëvendësimin e teknologjive. Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij janë përpjekur vazhdimisht të joshin Shqipërinë në një riafrim dhe tani me vdekjen e Hoxhës hapjet e tyre mund të intensifikohen.

Në deklaratat e tyre publike BRSS-ja përpiqet të bëjë lajka ndaj Shqipërisë, siç ishte fjala e sekretarit të përgjithshëm Gorbaçov në verë dhe mesazhet e ngushëllimit të partisë sovjetike dhe disa satelitëve të tjera për vdekjen e Hoxhës.

Gjatë dy viteve të fundit në krye të ofensivës së joshjes kanë qenë Bullgaria dhe Gjermania Lindore, ndaj të cilave Tirana duket se po lejon një farë hapjeje të kujdesshme. Në prill 1984 Tirana dhe Bullgaria nënshkruan një traktat të rritjes së tregtisë dypalëshe, pas rënies me rreth 19 për qind gjatë viteve 1982-1983.

Tirana refuzoi publikisht mesazhet e ngushëllimit të BRSS-së për vdekjen e Hoxhës dhe gjithashtu nuk i ka njohur publikisht mesazhet nga vende të tjera të Evropës Lindore, kështu që politikat e saj nuk pritet të kenë ndryshime drastike në regjimin post-Hoxha.

Lideri i ri Alia me shumë gjasa do të nisë punën për konsolidimin e pushtetit të tij, çka mund të sjellë një luftë pushteti të bazuar në ndryshimet ideologjike, interesat personale dhe luftërat mes klaneve.

Nga informacionet e pakta që kemi duket se diferencat në politikën e jashtme do të reflektohen mes atyre që kërkojnë hapjen dhe lidhjet me vendet e huaja për të kaluar vështirësitë ekonomike, dhe atyre që favorizojnë izolimin e mëtejshëm në mbrojtje të politikave tradicionale radikale. Të paktën për momentin, ndryshimet e ideologjive nuk kanë dhënë shenja të dukshme, por liderët shqiptarë kanë preferuar pavarësinë nga fuqi të mëdha për të siguruar pushtetin e tyre personal.

Ndoshta ata kuptojnë se hapjet ndaj Moskës do të nxisin ndërhyrje të mundshme nga Beogradi, prandaj teknokratët e rinj në pushtet favorizojnë njëfarë tendence të Alisë për orientim nga Perëndimi. Gjithsesi ne nuk përjashtojmë mundësinë që Moska të rifitojë influencën e saj në Shqipëri, sidomos në rastin kur lufta mes fraksioneve të pushtetit ashpërsohet, dhe radikalët të kthehen nga sovjetikët për ndihmë.

Korrik 1975

Refuzimi i hapjeve sovjetike

Tirana ka përsëritur me forcë indiferencën e saj ndaj interesit sovjetik për riafrim diplomatik. Në një editorial autoritar të të përditshmes “Zëri i Popullit”, ajo jo vetëm shprehte indiferencën e saj ndaj BRSS-së por dhe paralajmëronte çdo anëtar të lidershipit që mund të jetë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve.

Në komentet e saj të mbushura me zjarr politik, Tirana thoshte se joshjet apo presionet e Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të tij nuk do të ndryshonin qëndrimin anti-sovjetik. Artikulli pretendonte se populli shqiptar ishte i vendosur për të bërë “çdo sakrificë, siç kemi bërë në të kaluarën, për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë”, përfshi dhe mbështetja në forcat veta për shtimin e zhvillimit ekonomik.

Koha e publikimit të këtij komenti është interesante, pasi vjen gjatë tentativave të Moskës për normalizim të marrëdhënieve dhe sinjaleve për sfida të brendshme ndaj udhëheqjes së Hoxhës. Artikulli paralajmëron kolegët pro-sovjetikë të mos ushqejnë shpresa për bashkëpunim me Moskën ose ndryshe të përballen me pasojat. Artikulli thotë se politikat e sugjeruara të kreditit të huaj nuk do të shërojnë problemet ekonomike.

Ish-ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku u largua nga posti në korrik 1974 pasi favorizonte qëndrime të tilla. Komenti i lëshua në prag të samitit të Helsinkit dhe jep një arsyetim të mungesës së Tiranës në bisedimet evropiane të sigurisë. Shqipëria i ka përshkruar më parë këto bisedime si një “demonstrim komik i superfuqive” dhe shfrytëzoi rastin për të përçmuar diplomacinë sekrete të vendeve që “nxjerrin në ankand” interesat kombëtare.

Nëntor 1978

Raport inteligjence

Pikat kryesore:

Që prej pranimit publik të mbylljes së asistencës kineze në korrik, Shqipëria ka nisur një politikë të jashtme të vetmisë, duke abstenuar ndaj afrimit me dy armiqtë e saj kryesore ideologjikë, Kina dhe BRSS-ja. Ajo as nuk ka treguar shenja të zbutjes së armiqësisë ndaj SHBA-ës. Por Tirana ka shtuar përpjekjet e nisura vitin e kaluar për zgjerimin e lidhjeve ekonomike me disa vende të caktuara, si nga Lindja ashtu dhe nga Perëndimi.

Deri tani Shqipëria ka treguar se nuk mund të gjejnë një sponsor që mund të japë mbështetjen e dhënë më parë nga Kina. Shqipëria përballet me rënie të ndjeshme në rritjen e saj ekonomike, nëse nuk hapet ndaj kreditit të huaj, për të cilin qeveria duhet të heqë ndalimin kushtetues ndaj huamarrjes nga jashtë.

Pasojat e prishjes me Kinën

Shqipëria, si një vend i vogël me burime të pakta, do të jetë gjithmonë i varur nga tregtia apo asistenca e jashtme për zhvillimi ekonomik. Gjatë dy dekadave të aleancës me Kinën, Tirana u mbështet thuajse tërësisht te Kina për asistencë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake, prandaj pasojat e ndarjes do të jetë të rënda dhe kanë nisur tashmë të duken.

Ne nuk kemi parë prova se regjimi i Hoxhës ka kërkuar strategji të reja për burime asistence, por duket se ka vendosur të vazhdojë, të paktën për momentin, politikën e shtimit të lidhjeve graduale me vende të tjera. Nuk ka gjasa që kjo qasje t’u sjellë shqiptarëve mbështetjen dhe furnizimet e nevojshme industriale për të evituar trazirat në prodhimin industrial apo rënien ekonomike.

Edhe sikur vendi të ketë vështirësi ekonomike, nuk ka gjasa për trazira popullore për sa kohë nevojat bazë të konsumatorit të plotësohen. Hoxha mban një nga regjimet me represive në botë dhe megjithëse disa shqiptarë kanë dyshime për politikat e tij të vetë-mjaftueshmërisë, nuk ka prova për sfida serioze ndaj autoritetit të tij.

Hoxha ka justifikuar publikisht politikat e tij aktuale në një fjalim ku bëri dallimin mes “regjimeve të ndryshme shoqërore” që tregohen progresive ndaj Shqipërisë, dhe atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ai shprehu vullnetin për të ruajtur marrëdhënie me të parat, por theksoi se Shqipëria gjithsesi nuk do të mohojë ndryshimet politike apo ideologjike me këto regjime.

Hoxha shfrytëzoi rastin edhe për të përsëritur armiqësinë e Shqipërisë me SHBA, BRSS dhe Kinën, duke u zotuar se Tirana do të vazhdojë luftën ndaj imperializmit amerikan dhe imperializmit socialist të Kinës dhe BRSS, çka përjashton mundësinë e afrimit mes tyre për të ardhmen e afërt.

Me gjithë refuzimet publike të Shqipërisë, Moska dhe aleatët e saj të Paktit të Varshavës vazhdojnë përpjekjet e tyre të nivelit të ulët, për të joshur shqiptarët. Bullgaria e cila është në krye të ofensivës së joshjes, ka publikuar kohët e fundit disa artikuj ku Shqipëria përshkruhet në dritë pozitive. Sofja zyrtare i ka lënë të kuptojë Tiranës se dëshiron marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.

BRSS-ja është më para aleatëve të tij në Evropën Lindore për joshjen e Shqipërisë, por është i ndërgjegjshëm se Tirana nuk do të pranojë afrim të lidhjeve me të për sa kohë që Hoxha të mbetet në pushtet. Lideri shqiptar nuk ka dhënë asnjë sinjalizim se do të zbusë qëndrimin dyshues ndaj sovjetikëve dhe europiano-lindorëve.

Por gjithsesi Moska mund të konsiderojë si progres ri sjelljen e Shqipërisë në tufë në epokën post-Hoxha. Jugosllavia, e cila kërkon me çdo kusht që Shqipëria të mos ribashkohet në orbitën sovjetike, ka shprehur vullnetin e përmirësimit të lidhjeve bilaterale, të cilat janë pritur pa kundërshtime të hapura nga Tirana, edhe pse deri tani nuk ka pasur zhvillime të konsiderueshme dhe në terma afat-shkurtër nuk priten.

Lidhje me vende të tjera

Disa nga tentativat më ambicioze të Tiranës për zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe ndoshta për ndihmë financiare apo teknike, janë drejtuar nga India, Algjeria dhe Japonia. Një vizitë në Indi nga një delegacion i nivelit të ulët në gusht, ndezi spekulimet se Tirana kërkon të zëvendësojë Kinën me Indinë.

Mediat indiane shkruanin se Shqipëria kërkon nga India asistencë për përfundimin e një liste të gjatë projektesh të braktisura nga Kina dhe parashikonin mundësinë e hapjes së misionit diplomatik të Tiranës në Delhi. / Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela

Next Post

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç...”/ Raporti i ushtarakut britanik

Artikuj të ngjashëm

“Ballistët e inkuadruem nën komandën e Shkodrës, prej së cilës ushqeheshin e paguheshin, mbasi e dhanë fjalën me më ndjekë planin tim, u shmangën dhe…”/ Kujtimet e Kol Bib Mirakës
Dossier

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

September 10, 2026
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
Dossier

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

September 8, 2026
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
Dossier

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Dossier

“Majori Stojan Bruiç tha se Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte se sovjetikët po e shfrytëzonin atë…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
Dossier

“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

September 6, 2026
Next Post
“Ballistët e inkuadruem nën komandën e Shkodrës, prej së cilës ushqeheshin e paguheshin, mbasi e dhanë fjalën me më ndjekë planin tim, u shmangën dhe…”/ Kujtimet e Kol Bib Mirakës

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç...”/ Raporti i ushtarakut britanik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme