• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al /Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vite me radhë, duke e qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij nga 1945-sa, deri kur vdiq në 11 prillin e ’85-ës, por edhe pas vdekjes së tij e, deri në shembjen e regjimit komunist në fillimin e vitit 1991, nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Madje as pas viteve ’90-të e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e cila të jetë e bazuar mbi dokumente arkivore që të hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij, nga dita që lindi e, deri kur vdiq…! Kjo me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij, ka pasur shumë dritë hije, madje shumë njolla të errtë, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë, edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në të vërtetë. Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.

Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u bë publike në vitin 1946, në kuadrin e “popullarizimit” të figurës së tij, si “udhëheqësi kryesor dhe sekretar i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare me gradën gjeneral-kolonel, kryetar i kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryeministër i qeverisë shqiptare, ministër i Mbrojtjes Popullore dhe ministër i Punëve të Jashtme”. Siç shihet dhe në faksimilet përkatëse bashkangjitur këtij shkrimi, kjo biografi e cila është një libërth i vogël me 58 faqe, botuar në Shtypshkronjën “Rinia” (ish-shtypshkronja “Gutenberg”) në fletën e parë (pas kopertinës ngjyrë vishnje të errët dhe fotos së Enver Hoxhës me uniformën ushtarake të gjeneralit e medaljet në gjokës), ka të shkruar me gërma kapitale: “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”. Ajo biografi e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u përgatit për botim nga punonjësit sektorit të Agjit-Propit (Agjitacion e Propagandës) pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, por në të vërtetë hartuesi dhe autori i saj, ishte kapiteni i parë, Ndreçi Plasari, emri i të cilit nuk figuron në librin në fjalë, por gjendet i shkruar me shkrimin e tij në fletën e parë të materialit të daktilografuar që u dërgua për shtyp.

Gjithashtu mund të lexoni

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës

Libri, apo më saktë broshura “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”, fillon me një përshkrim të qytetit të Gjirokastrës ku lindi Enveri më 16 tetor 1908 dhe vazhdon me disa paragrafe mbi historinë e familjes Hoxha, (gjë e cila zë vetëm dy faqet e para), ndërsa e gjithë pjesa tjetër i kushtohet rolit të tij (Enverit) gjatë periudhës së “Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare” me disa nga ngjarjet kryesore të saj, (themelimi i PKSH-së, Konferenca e Pezës, Mbledhja e Labinotit dhe krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare më 10 korrik 1943, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit etj.), duke përfunduar me 11 janar 1946, me ngjarjen e shpalljes së Republikës. As sot nuk dihet me saktësi, se përse ajo broshurë me biografinë e parë zyrtare të Enver Hoxhës (ku mungon pothuajse fare një jetëshkrim i tij për periudhën e Monarkisë së Zogut), e cila e gloriofikon figurën dhe rolin e tij, (apo familjes Hoxha), që nga periudha e fëmijërisë, e deri në atë kohë që u botua, u hoq menjëherë nga qarkullimi, (thuhet pas dy-tre muajsh) dhe nuk u përdor kurrë më as për referenca, në libra, albume, apo dhe vepra të tjera kushtuar figurës së tij.

Sepse që nga ajo kohë e më pas, Enver Hoxha filloi eliminimin e bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, (anëtarë të Byrosë Politike, ministra, deputetë, etj.), duke i burgosur, internuar apo ekzekutuar dhe libri në fjalë më biografinë e tij, nuk mund të qarkullonte më me emrat e “armiqve të popullit”. Biografia e dytë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1950 (15.VI.1950) dhe ajo ka për autor Misto Treskën, njeri i afërt dhe shumë i besuar i Enver Hoxhës, që nga periudha e Liceut francez të Korçës dhe Grupit Komunist të atij qyteti ku ai ishte anëtar, i cili gjatë periudhës së Luftës ishte komisar politik i Batalionit partizan “Reshit Çollaku” dhe pas vitit 1944, u gradua major, duke u caktuar si prokuror dhe anëtar i trupit gjykues në Gjyqin Special të vitit 1945, i cili dënoi me vdekje ish-kryeministrin Maliq Bushati dhe anëtarët e Regjencës, Lef Nosi e Patër Anton Harapi..

Ashtu si dhe biografia e shkruar nga Ndreçi Plasari në vitin 1946, edhe ajo e Misto Treskës, e cila ka 238 faqe me shkrim dore dhe të njëjtin titull (“Enver Hoxha, një biografi e shkurtër”), e glorifikon jashtë mase figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, në të gjitha periudhat kohore që trajtohen aty. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që ajo biografi e shkruar prej Misto Treskës për Enver Hoxhën, jo vetëm që nuk u botua kurrë, por as nuk u daktilografua me makinë shkrimi, si biografia e vitit 1946 e Ndreç Plasarit, apo dhe tjetra që u shkrua më pas. Po kështu, nuk dihet me saktësi nëse ky “shërbim” që i bëri Misto Treska udhëheqësit kryesor të Shqipërisë, Enver Hoxhës (me të cilin kishte njohje edhe nga periudha e studimeve në Francë), ndikoi në karrierën e tij të mëvonshme, ku ai shërbeu si jurist, përkthyes, autor librash, diplomat, ambasador i Shqipërisë në Francë, Belgjikë etj., si dhe kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme, ku dhe doli në pension në vitin 1981.

Po kështu e njëjta gjë edhe për profesor Ndreçi Plasarin, historian dhe studiues i cili gjatë regjimit komunist mbajti poste të rëndësishme akademike e politike, duke qenë për një kohë të gjatë edhe nëndrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, i drejtuar nga Nexhmije Hoxha. Në ato detyra, profesor Plasari shërbeu deri në vitin 1982, kur u godit nga Partia, i akuzuar si “njeri i Mehmet Shehut, që ishte dërguar prej tij deri në arkivat britanike për të fryrë kultin e tij (Mehmetit) dhe kishte fshehur dokumentet që vërtetonin se Mehmet Shehu kishte qenë agjent i Inteligjent Servisit”!  Biografia e tretë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1969 dhe ajo ka për autor Aqif Selfon, shok i ngushtë i fëmijërisë dhe rinisë me Enverin dhe fqinj i tij në qytetin e Gjirokastrës e, më pas në Liceun francez të Korçës, ku studiuan së bashku dhe Selfo shërbeu për disa kohë edhe si kujdestar konvikti pranë atij liceu. Në faqen e parë të asaj biografie, shkruhet; “Kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj dhe një jetëshkrim i shokut Enver Hoxha, për periudhën 1908-1930 dhe 1931-1939, 6.1.1969, nga Aqif Selfo”.

Ajo biografi, apo më saktë një jetëshkrim, siç e ka titulluar vetë autori i saj, (ka 124 faqe me shkrim dore, ndërsa të daktilografuara 82 faqe), ashtu si dhe ato të Ndreçi Plasarit dhe Misto Treskës, nga fillimi në fund, e glorifikon figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, madje me shtrembërime dhe falsifikime të ngjarjeve dhe fakteve historike. (Si p.sh., në fq. 46 të kujtimeve të tij, Aqif Selfo midis të tjerash shkruan se: “Enveri u nis për në Belgjikë, u vendos në Bruksel dhe filloi detyrën e sekretarit të Konsullatës. Ai qëndroi këtu pjesërisht në vitin 1934, tërë vitin 1935 dhe pjesërisht në vitin 1936. Krahas detyrës së sekretarit të Konsullatës shqiptare në Bruksel, Enveri vazhdoi edhe studimet në fakultetin juridik dhe dha provimet e vitit të dytë”. Ndërsa në një dokument tjetër arkivor që ndodhet po në fondin e personal të Enver Hoxhës, diplomati shqiptar Nos Qosja që shërbente në ambasadën tonë në Paris, midis të tjerash shkruan: “Gjatë vizitës time në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 1934-1935. Në arkivin e atij fakulteti, ekziston kartela me këto të dhëna;

HOXHA Enver

Viti akademik 1934-1935

Datëlindja; 3 tetor 1908 (Gjirokastër)

Numëri i regjistrit; 2821

Adresa e tij; “Legation d’Albania 155 Rue de la Loi, Bruksel”.

Kartela është e bardhë, nuk figuron që të ketë dhënë ndonjë provim”.

Paris, 22 shkurt 1969             Nos Qosja

Nga sa thuhet edhe tek dokumenti arkivor në fjalë, (i cili kondicion me periudhën kur është shkruar dhe biografia e Enverit nga Aqif Selfo), rezulton se Enver Hoxha nuk ka dhënë asnjë provim në Fakultetin e Drejtësisë së Brukselit, gjë e cila hedh poshtë atë që shkruan Aqif Selfo, se “Enveri dha provimet e vitit të dytë”! Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore, që ato “Kujtime” nuk u botuan kurrë si libër, pasi në periudhën që u shkruan, jetonin ende shumë nga shokët dhe bashkëmoshatarët e Enverit dhe Selfos, (në burgjet politike apo të lire), si nga periudha e fëmijërisë së tyre në qytetin e Gjirokastrës, ajo e Liceut të Korçës, apo dhe studimeve në Francë. Por edhe pse ato “Kujtime” nuk e panë kurrë dritën e botimit, me shumë gjasa i shërbyen autorit të tyre Aqif Selfo, si një mburojë për një jetë të qetë (ai punoi si mësues në Tiranë në gjimnazin “Qemal Stafa”, deri sa doli në pension), ndryshe nga dy kushërinjtë e tij, Riza dhe Syrja Selfo, të cilët Enveri i arrestoi dhe i pushkatoi, edhe pse ata e gjithë familja Selfo, e kishin ndihmuar me të holla, gjatë periudhës së Luftës, 1939-1944.

Mbi bazën e këtyre tre biografive, në vitin 1978, u botua një libër apo më saktë një tip broshurë me titull: “Enver Hoxha, udhëheqës i dashur i popullit shqiptar”- (Material për biseda, me rastin e 70 vjetorit të lindjes), ku në faqen e parë pas kopertinës, shkruhet: “Përgatitur nga sektori i edukimit marksist-leninist, pranë K.Q. të PPSH. – Në ndihmë të agjitatorëve dhe të propagandistëve”. Libri në fjalë është botuar nga Shtëpia Botuese “8-Nëntori” në Shtypshkronjën “Mihal Duri” në Tiranë. Fakti që këto tre biografitë e Enver Hoxhës ndodhen në fondin e tij personal, madje dhe me ndërhyrje e korrigjime nga persona të tjerë, në mos janë bërë me porosinë e tij, me shumë gjasa janë shkruar me miratimin e Enverit. Gjithsesi këto mbeten në kuadrin e hipotezave ku ka vend për të investiguar më gjatë, por në këtë shkrim po publikojmë fillimisht biografinë e Enver Hoxhës, e cila është shkruar nga Aqif Selfo, e cila publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse në disa numra, nga Memorie.al.

                                                                 Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR I NXJERRË NGA FONDI PERSONAL I ENVER HOXHËS QË NDODHET NË ARKIVIN QENDROR TË SHTETIT, ME KUJTIMET E SHKRUARA NGA AQIF SELFO, MBI ORIGJINËN E FAMILJES HOXHA DHE NJË JETËSHKRIM TË ENVER HOXHËS

Kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj, dhe jetëshkrimi i shokut Enver Hoxha për periudhën 1908–1930 dhe 1931 – 1939

                         Nga Aqif Selfo

6.1.1969

Në këtë mbledhje, që kishte për qëllim krijimin e klubit, morën pjesë shumë gjirokastritë që njiheshin si luftëtarë të paepur të çështjes shqiptare, si Bajo Topulli, Çerçiz Topulli, Kapo Topulli, Sali Bixho, Petro Poga, Hysen Hoxha, Elmas Baçe, Fuat Nano, Musa Xhiku etj. Në mbledhje e muarën fjalën shumë patriotë, si Bajo Topulli etj. Mbledhja vendosi krijimin e klubit të Gjirokastrës me emrin “Drita”. Ajo zgjodhi edhe kryesinë ose pleqësinë e klubit.

Në kryesinë e klubit u zgjodhën njerëz të njohur për idetë e tyre përparimtare dhe patriotë të flakët: Kryetar i klubit u zgjodh Petro Poga, nënkryetar Hysen Hoxha dhe anëtarë të kryesisë Elmas Baçe, Idriz Gurri, Kapo Topulli, Musa Xhiku, Sali Bixho etj. Përveç këtyre u zgjodhën edhe arkëtari, kujdestari, mbledhësi i kuotave. Kryesia hartoi edhe rregulloren e klubit: kanonizmën e klubit “Drita”. Një nga detyrat kryesore të klubit ishte hapja e shkollave shqipe. Shkolla e parë shqipe u hap në vjeshtë të vitit 1908 në qytetin e Gjirokastrës, me emrin “Lirija”. Mësues i parë i saj ishte Andrea Konomi, më vonë Thoma Papapano.

Klubi “Drita” dërgoi në Kongresin e Manastirit, në nëntor 1908, delegatin e vet Bajo Topullin. Aktiviteti i klubit “Drita”, në lëmin arsimor, ishte i madh si në mbarëvajtjen dhe pajisjen e shkollës “Lirija” në Gjirokastër, ashtu edhe për të hapur shkolla të tjera shqipe, sidomos në fshatra. Një shkollë e tillë u hap pas shumë përpjekjesh, duke përballuar edhe ç’kishërimin e klerit reaksionar, në vitin 1910 në fshatin Labovë e Madhe, ose Labovë e Zhapës, me mësues Nane Panajotin dhe Vasil Konomin. Në hapjen e shkollave dhe në pajisjen e tyre një rol me rëndësi ka lojtur Hysen Hoxha.

Për këtë bën fjalë mësuesi i vjetër Thoma Papapano, në artikullin – E para shkollë shqipe “Lirija” në Gjirokastër (1908-16.III.1913) -. Ai thotë se Petro Poga pas vitit 1909, nuk u trazua me punët e klubit. Kryesinë e mbajtën të tjerët të zhuritur për shkrim e këndim në gjuhën shqipe dhe të vendosur. Dhe prej vitit 1910 gjer më 17.III.1913, ditë kur Gjirokastra u pushtua nga ushtria greke, kryesinë e klubit e mbajti Hysen Hoxha eff. Hoxha, i cili njëkohësisht kryesonte edhe bashkinë e qytetit.

Pra Hysen Hoxha jo vetëm që ka qenë një nga patriotët më të guximshëm dhe ka punuar vazhdimisht për idenë kombëtare, por ka qenë edhe një nga mecenët dhe shtyllat e klubit “Drita” dhe të shkollës “Lirija” të Gjirokastrës. Ai ishte edhe përkrahësi kryesor i hapjes së shkollës shqipe në Labovën e Madhe. Me iniciativën e tij u hap, në këtë fshat, shkolla shqipe, në ndërtesën e caktuar për shkollë, por me ndërhyrjen e autoriteteve dhe veçanërisht të dhespotit të Gjirokastrës, shkolla u mbyll; përpjekjet e Hysen Hoxhës bënë që shkolla të hapej përsëri, në një ndërtesë tjetër.

Hysen Hoxha ishte edhe përkrahës i flakët i alfabetit latin kundër atij turko-arab dhe ka luftuar me gjithë fuqitë e tij, kundër agjentëve xhonturq që kërkonin të vendosesh alfabeti me gërma turko-arabe. Politika reaksionare e turqve të rinj ndaj popujve të Turqisë, të popujve jo turq dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve, bëri që në vitet 1909–1912, të shpërthejnë kryengritjet në të gjithë Shqipërinë. Ato u bënë më të fuqishme në vitin 1912, sidomos në Kosovë. Qeveria turke në këtë periudhë, filloj nga ndjekjet e tërbuara kundër krahinave tona.

Kundër këtij terrori patriotët shqiptarë luftuan për të mbrojtur të drejtat e tyre. Perandoria turke, nga lufta italo-turke e 1911-1912 dhe veçanërisht nga lëvizja e madhe e shqiptarëve, po dobësohej gjithnjë e më shumë. Në kulmin e kryengritjes shqiptare të vitit 1912, që ishte pothuajse e përgjithshme, formohet edhe besëlidhja e shteteve të Ballkanit. Shtetet e Ballkanit, duke parë dobësimin e perandorisë turke, shpejtuan pre-gatitjet e tyre ushtarake dhe në muajin tetor 1912, i shpallën luftë Turqisë: në fillim Mali i Zi dhe pas disa ditësh edhe besë-lidhësit e tjerë, d.m.th. Serbia, Greqia dhe Bullgaria.

Turqia, që në fillim të luftës, pësoi disfata njëra pas tjetrës. Në këtë gjendje të re, të krijuar nga lufta ballkanike, patriotët shqiptarë shpallën më 28 nëntor 1912 në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetin shqiptar. Qeveria provizore e kryesuar nga Ismail Qemali, njoftoi menjëherë këtë ngjarje të shënuar krahinave të ndryshme të Shqipërisë, si dhe shtetet e Europës.

Hysen Hoxha delegat në Kuvendin e Vlorës 1912 dhe pjesëmarrës në delegacionin e qeverisë së Vlorës

Hysen Hoxha ka qenë delegat i Gjirokastrës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës 1912, me emrin Hysen Ef. Gjirokastra. Një pjesë e delegatëve të Gjirokastrës, ndërmjet tyre edhe Hysen Hoxha, arritën në Vlorë pak me vonesë. Proces-verbali i mbledhjes së katërtë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, më 3 dhjetor 1912, botuar në gazetën “Përlindja e Shqipniës”, organ për me mprojtur të drejtat kombëtare, Vlorë, viti i dytë, Nr.9 dt.11 shkurt, faqe 4, ndërmjet të tjerave njofton:

Sot erdhën delegatët e Gjirokastrës, emrat e të cilëve janë këto: Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Ef. Gjirokastra dhe Veli Bej Klisura. Përveç kësaj, Hysen Hoxha ishte edhe pjesëtar i delegacionit që u dërgua nga Qeveria e Vlorës në Janinë. Rreth përbërjes së delegacionit, Musa Demi thotë: “Në fund të dhjetorit 1912, u dërgua nga qeveria e Vlorës tek komandanti i Janinës, Esat Pasha Janina, një delegacion i përbërë nga Hysen Hoxha, Mid’hat Frashëri dhe meje”.

Për misionin e këtij delegacioni, në vëllimin e dytë të Historisë së Shqipërisë, botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës – Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë – Tiranë me 1965, faqe 375-376, thuhet: Tani që autonomia e Shqipërisë ishte njohur nga fuqitë e mëdha, ajo (qeveria e Vlorës), vendosi të hiqte dorë nga as-njëanësia e rrepte që kishte mbajtur deri atëhere dhe të merrte pjesë aktive në organizimin e qëndresës në Janinë, ku një pjesë të mirë të forcave turke e përbënin ushtarët shqiptarë. Por qeverisë së I. Qemalit i interesonte që kjo qëndresë e cila kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik evropian, të vazhdonte nën flamurin e Shqipërisë.

Për këtë qëllim, në fund të dhjetorit, dërgoi në Janinë një delegacion për t’i propozuar komandantit turk, Esat Pashë Janinës, të ngrinte në kështjellë flamurin shqiptar, ndërsa qeveria shqiptare, nga ana e saj, merrte përsipër të ndalonte dezertimin në masë që kishte filluar në radhët e ushtrisë shqiptare. Në rast se qëndresa në Janinë, nuk kishte mundësi të vazhdonte delegacioni shqiptar, t’i kërkonte komandës turke të hynte në bisedime me qeverinë greke, duke i propozuar asaj si vijë demarkacioni në jug lumin Kalamas, që ishte caktuar në Kongresin e Berlinit më 1878.

Komandanti turk nuk i pranoi propozimet e qeverisë së Vlorës. Në Gjirokastër patriotët u vunë në lëvizje dhe ngritën flamurin në kështjellën e Gjirokastrës. Por Mytesarifi (prefekti i qytetit), me të marrë vesh këtë ngjarje, thirri në prefekturë disa nga parësia e qytetit, për t’u hequr vërejtjen për aktin e kryer (ngritjen e flamurit). Në këtë mbledhje një nga parësia e qytetit, për t’i bërë qejfin Mytesarifit tha se ky akt ishte kryer nga disa njerëz të pa-pjekur, nga kalamajtë. Kjo shprehje e zëmëroi shumë Hysen Hoxhën dhe duke iu drejtuar atij që shprehu këtë mendim dhe gjithë të pranishmëve, duke përfshirë edhe Mytesarifin, tha: flamurin nuk e ngritën kalamajtë, atë e ngritëm ne, se kështu e do e mira jonë.

Pas kësaj të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje duallën jashtë, kurse flamuri mbeti i ngritur në kala deri në mars 1913, kur erdhi Greqia në Gjirokastër. Ndërkohë operacionet ushtarake të shteteve të Ballkanit bënin përparime në frontet e ndryshme të luftës. Edhe ushtritë greke bënin përparime në frontin e tyre: ato pushtuan Shqipërinë jugë-lindore, krahinën e Korçës, kurse pas rënies së Janinës, rrethimi i së cilës zgjati disa muaj, ushtritë greke përparuan drejt Shqipërisë (jug-perëndimore) dhe pushtuan, njëra pas tjetrës, krahinat e ndryshme si dhe krahinën e Gjirokastrës dhe vetë qytetin e Gjirokastrës më 16 mars 1913.

Pas disa dite, të pushtimit grek, erdhi në Gjirokastër Jorgji Kristaq Zografi, i biri i Kristaq Zografit, nga Qestorati. Ky me një herë thirri në zyrën e tij, në Mitropoli, Hysen Hoxhën, si kryetar i bashkisë dhe e porositi që të lajmëronte popullin të mblidhej se ai do të mbante një fjalim. Në këtë mbledhje Jorgji Zografi, ndërmjet të tjerave, tha se krahinat e Korçës dhe të Gjirokastrës i përkasin Greqisë dhe se për çdo gjë, këndej e tutje, do të kujdeset mbretëria e Greqisë.

Ky fjalim i Zografos e zëmëroi shumë mbledhjen prandaj Hysen Hoxha, pa marrë parasysh asgjë dhe duke shprehur mendimin dhe dëshirën e të gjithëve, i hodhi poshtë këto pretendime të shprehura nga përfaqësuesi i Greqisë. Në këtë rast Jorgji Zografia iu kërcënua, si mbledhjes ashtu dhe Hysen Hoxhës, se kundër kujtdo që do të kundërshtonte do të merreshin masa internimi. Po me gjithë këtë populli nuk u frikësua. Qëndrimi burrëror i popullit të Gjirokastrës, e detyroi Jorgji Zografon të lajmërojë përsa ndodhi, autoritetet e Janinës. Këta dërguar, menjëherë, guvernatorin Foresti me mision të posaçëm.

Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri përsëri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i jep një telegram në shtatë kopje, ku thuhej: ne populli i Gjirokastrës shpallim plotësisht dëshirën tonë dhe kërkojmë të jemi nën mbrojtjen e mbretërisë greke dhe e porositi që këto shtatë kopje, pasi të nënshkruhen t’i kthehen përsëri, se do t’i dërgohen fuqive të mëdha. Hysen Hoxha merr kopjet e telegramit, thërret në xhami të teqesë (afër pazarit) një mbledhje, ku muarën pjesë një shumicë burrash. Ai i vë në dijeni pjesëtarët e mbledhjes. Mbledhja njëzëri deklaroj se, nuk do të nënshkruani kurrë një telegram me këtë përmbajtje.

Ajo, aty për aty, përpiloi një kopje tjetër telegram, me këtë përmbajtje: ne si shqiptarë nuk mund të themi se nuk e duam Shqipërinë. Këtë kopje telegrami, të përpiluar nga mbledhja, Hysen Hoxha ia shpuri në zyrë guvernatorit Foresti. Ky sa që e lexojti e grisi dhe e hodhi poshtë me zemërim të madh. Po me gjithë këtë, pas disa çastesh, mori një qëndrim më të butë dhe më të sjellshëm. Në këto çaste, kur ishte duke biseduar me Hysen Hoxhën dhe në bisedë e sipër i bën këtë pyetje: a nuk më thua të vërtetën, na doni apo nuk na doni?! Hysen Hoxha pa u frikësuar fare iu përgjigj: të them të drejtën, hiç nuk ju duam.

Në këtë përgjigje të drejtë dhe të guximshme guvernatori u inatos së tepërmi dhe e porositi që t’i thoshte popullit, se ai do ta digjte e do ta bënte hi Gjirokastrën; në këtë çast Hysen Hoxha ngrihet për të dalë dhe i thotë: mirë, bëni si të doni. Me njëherë Hysen Hoxha shkoi dhe vuri në dijeni, për ç’ka kish ndodhur, popullin që prite në xhami. Si rrjedhim i kësaj qëndrese të popullit, autoritetet greke, aty nga muaji gusht, pregatitën një listë prej disa dhjetëra vetë nga populli dhe i internuan në Greqi, në Patros.

Synimet shoviniste dhe grabitqare të Greqisë ndaj vendit tonë dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë së Jugut, bëheshin gjithnjë më të shpeshta dhe më të fuqishme. Në fund të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha i njohën kufijtë e Shqipërisë dhe muarën edhe vendimin që tokat e pushtuara nga fuqitë e huaja dhe që gjendeshin brenda këtyre kufijve, të liroheshin. Fuqitë e Mëdha këtë vendim, ia njoftuan edhe Greqisë. Qeveria greke u tregua, sa për sy e faqe, sikur ishte gati të zbatonte vendimin në fjalë, d.m.th. të tërhiqte ushtritë e saj nga Shqipëria e Jugut. Ajo filloi të tërheqë nga krahina e Korçës ushtritë e saj, të cilën e muarën në dorëzim fuqitë e armatosura shqiptare.

Por për tërheqjen e ushtrisë greke nga krahina e Gjirokastrës, qeveria e Greqisë e shtyri dita ditës: kjo kishte për qëllim të vinte në zbatim dredhitë e saj djallëzore. Në fillim të vitit 1914, Greqia bëri sikur i tërhoqi fuqitë e rregullta të saj nga krahina e Gjirokastrës, por njëkohësisht organizoi një lëvizje të kurdisur, nën drejtimin e qeverisë greke, nga grekomanët. Kjo lëvizje kishte për qëllim krijimin e një autonomie, në krahinën e Gjirokastrës. Në shkurt 1914, në Gjirokastër, u mblodh një farë si kuvend, ku u vendos krijimi i krahinës së Gjirokastrës si një vend autonom dhe u shpall e ashtuquajtura “Autonomia e Vorio-Epirit”./Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’
Dossier

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 23, 2026
“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës
Dossier

“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës

October 23, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

October 22, 2026
“Kur Dom Zef Oroshi, nuk e la turmën e dasmorëve, të hynte në Kishën ‘Zoja e Kshillit t’Mir’ në New York, me flamur me yllin e verdhë bolshevik rus, mbi shkabën dy-krenare, ata…”/ Historia e panjohur e priftit antikomunist
Dossier

“Anëtarët e grupit që u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, u dërguan në Shqipëri me avionin C-47 që erdhi në tetor 1948 nga Gjermania e Zvicra…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 22, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Kur i thashë majorit britanik Neel, në shtëpinë e Nik Sokolit, idenë time se; pas largimit të trupave gjermane, në Shqipëri, të krijojmë një qeveri nacionaliste, ai…”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman

October 21, 2026
“Një nga ‘privilegjet’ që Zamputi i ri gëzonte, ishte të trokiste pothuaj çdo ditë në mëngjes te dera e dhomës së Dom Ndreut dhe…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
Dossier

“Një nga ‘privilegjet’ që Zamputi i ri gëzonte, ishte të trokiste pothuaj çdo ditë në mëngjes te dera e dhomës së Dom Ndreut dhe…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

October 20, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme