• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal
“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal
“Kur një e moshuar nga Dropulli i kërkoi Alizotit që t’i jepte një gjë për ta varur në mur, ai i tha po të jap një shenjtor e i dha portretin e Marksit…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal
“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al /Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vite me radhë, duke e qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij nga 1945-sa, deri kur vdiq në 11 prillin e ’85-ës, por edhe pas vdekjes së tij e, deri në shembjen e regjimit komunist në fillimin e vitit 1991, nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Madje as pas viteve ’90-të e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e cila të jetë e bazuar mbi dokumente arkivore që të hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij, nga dita që lindi e, deri kur vdiq…! Kjo me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij, ka pasur shumë dritë hije, madje shumë njolla të errtë, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë, edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në të vërtetë. Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.

Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u bë publike në vitin 1946, në kuadrin e “popullarizimit” të figurës së tij, si “udhëheqësi kryesor dhe sekretar i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare me gradën gjeneral-kolonel, kryetar i kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryeministër i qeverisë shqiptare, ministër i Mbrojtjes Popullore dhe ministër i Punëve të Jashtme”. Siç shihet dhe në faksimilet përkatëse bashkangjitur këtij shkrimi, kjo biografi e cila është një libërth i vogël me 58 faqe, botuar në Shtypshkronjën “Rinia” (ish-shtypshkronja “Gutenberg”) në fletën e parë (pas kopertinës ngjyrë vishnje të errët dhe fotos së Enver Hoxhës me uniformën ushtarake të gjeneralit e medaljet në gjoks), ka të shkruar me gërma kapitale: “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”. Ajo biografi e parë zyrtare e Enver Hoxhës, u përgatit për botim nga punonjësit sektorit të Agjit-Propit (Agjitacion e Propagandës) pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, por në të vërtetë hartuesi dhe autori i saj, ishte kapiteni i parë, Ndreçi Plasari, emri i të cilit nuk figuron në librin në fjalë, por gjendet i shkruar me shkrimin e tij në fletën e parë të materialit të daktilografuar që u dërgua për shtyp.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë kohës që Anton Syku nga Shën-Kolli i Lezhës ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, ai mori një letër nga kushëri i tij, Dedë Zef Prela, cili…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

Libri, apo më saktë broshura “ENVER HOXHA, NJË BIOGRAFI E SHKURTËR”, fillon me një përshkrim të qytetit të Gjirokastrës ku lindi Enveri më 16 tetor 1908 dhe vazhdon me disa paragrafë mbi historinë e familjes Hoxha, (gjë e cila zë vetëm dy faqet e para), ndërsa e gjithë pjesa tjetër i kushtohet rolit të tij (Enverit) gjatë periudhës së “Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare” me disa nga ngjarjet kryesore të saj, (themelimi i PKSH-së, Konferenca e Pezës, Mbledhja e Labinotit dhe krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare më 10 korrik 1943, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit etj.), duke përfunduar me 11 janar 1946, me ngjarjen e shpalljes së Republikës. As sot nuk dihet me saktësi, se përse ajo broshurë me biografinë e parë zyrtare të Enver Hoxhës (ku mungon pothuajse fare një jetëshkrim i tij për periudhën e Monarkisë së Zogut), e cila e gloriofikon figurën dhe rolin e tij, (apo familjes Hoxha), që nga periudha e fëmijërisë, e deri në atë kohë që u botua, u hoq menjëherë nga qarkullimi, (thuhet pas dy-tre muajsh) dhe nuk u përdor kurrë më as për referenca, në libra, albume, apo dhe vepra të tjera kushtuar figurës së tij.

Sepse që nga ajo kohë e më pas, Enver Hoxha filloi eliminimin e bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, (anëtarë të Byrosë Politike, ministra, deputetë, etj.), duke i burgosur, internuar apo ekzekutuar dhe libri në fjalë më biografinë e tij, nuk mund të qarkullonte më me emrat e “armiqve të popullit”. Biografia e dytë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1950 (15.VI.1950) dhe ajo ka për autor Misto Treskën, njeri i afërt dhe shumë i besuar i Enver Hoxhës, që nga periudha e Liceut francez të Korçës dhe Grupit Komunist të atij qyteti ku ai ishte anëtar, i cili gjatë periudhës së Luftës ishte komisar politik i Batalionit partizan “Reshit Çollaku” dhe pas vitit 1944, u gradua major, duke u caktuar si prokuror dhe anëtar i trupit gjykues në Gjyqin Special të vitit 1945, i cili dënoi me vdekje ish-kryeministrin Maliq Bushati dhe anëtarët e Regjencës, Lef Nosi e Patër Anton Harapi..

Ashtu si dhe biografia e shkruar nga Ndreçi Plasari në vitin 1946, edhe ajo e Misto Treskës, e cila ka 238 faqe me shkrim dore dhe të njëjtin titull (“Enver Hoxha, një biografi e shkurtër”), e glorifikon jashtë mase figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, në të gjitha periudhat kohore që trajtohen aty. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që ajo biografi e shkruar prej Misto Treskës për Enver Hoxhën, jo vetëm që nuk u botua kurrë, por as nuk u daktilografua me makinë shkrimi, si biografia e vitit 1946 e Ndreç Plasarit, apo dhe tjetra që u shkrua më pas. Po kështu, nuk dihet me saktësi nëse ky “shërbim” që i bëri Misto Treska udhëheqësit kryesor të Shqipërisë, Enver Hoxhës (me të cilin kishte njohje edhe nga periudha e studimeve në Francë), ndikoi në karrierën e tij të mëvonshme, ku ai shërbeu si jurist, përkthyes, autor librash, diplomat, ambasador i Shqipërisë në Francë, Belgjikë etj., si dhe kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme, ku dhe doli në pension në vitin 1981.

Po kështu e njëjta gjë edhe për profesor Ndreçi Plasarin, historian dhe studiues i cili gjatë regjimit komunist mbajti poste të rëndësishme akademike e politike, duke qenë për një kohë të gjatë edhe nëndrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, i drejtuar nga Nexhmije Hoxha. Në ato detyra, profesor Plasari shërbeu deri në vitin 1982, kur u godit nga Partia, i akuzuar si “njeri i Mehmet Shehut, që ishte dërguar prej tij deri në arkivat britanike për të fryrë kultin e tij (Mehmetit) dhe kishte fshehur dokumentet që vërtetonin se Mehmet Shehu kishte qenë agjent i Inteligjent Servisit”!  Biografia e tretë për Enver Hoxhën, u shkrua në vitin 1969 dhe ajo ka për autor Aqif Selfon, shok i ngushtë i fëmijërisë dhe rinisë me Enverin dhe fqinj i tij në qytetin e Gjirokastrës e, më pas në Liceun francez të Korçës, ku studiuan së bashku dhe Selfo shërbeu për disa kohë edhe si kujdestar konvikti pranë atij liceu. Në faqen e parë të asaj biografie, shkruhet; “Kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj dhe një jetëshkrim i shokut Enver Hoxha, për periudhën 1908-1930 dhe 1931-1939, 6.1.1969, nga Aqif Selfo”.

Ajo biografi, apo më saktë një jetëshkrim, siç e ka titulluar vetë autori i saj, (ka 124 faqe me shkrim dore, ndërsa të daktilografuara 82 faqe), ashtu si dhe ato të Ndreçi Plasarit dhe Misto Treskës, nga fillimi në fund, e glorifikon figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, madje me shtrembërime dhe falsifikime të ngjarjeve dhe fakteve historike. (Si p.sh., në fq. 46 të kujtimeve të tij, Aqif Selfo midis të tjerash shkruan se: “Enveri u nis për në Belgjikë, u vendos në Bruksel dhe filloi detyrën e sekretarit të Konsullatës. Ai qëndroi këtu pjesërisht në vitin 1934, tërë vitin 1935 dhe pjesërisht në vitin 1936. Krahas detyrës së sekretarit të Konsullatës shqiptare në Bruksel, Enveri vazhdoi edhe studimet në fakultetin juridik dhe dha provimet e vitit të dytë”. Ndërsa në një dokument tjetër arkivor që ndodhet po në fondin e personal të Enver Hoxhës, diplomati shqiptar Nos Qosja që shërbente në ambasadën tonë në Paris, midis të tjerash shkruan: “Gjatë vizitës time në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 1934-1935. Në arkivin e atij fakulteti, ekziston kartela me këto të dhëna;

HOXHA Enver

Viti akademik 1934-1935

Datëlindja; 3 tetor 1908 (Gjirokastër)

Numri i regjistrit; 2821

Adresa e tij; “Legation d’Albania 155 Rue de la Loi, Bruksel”.

Kartela është e bardhë, nuk figuron që të ketë dhënë ndonjë provim”.

Paris, 22 shkurt 1969             Nos Qosja

Nga sa thuhet edhe tek dokumenti arkivor në fjalë, (i cili kondicion me periudhën kur është shkruar dhe biografia e Enverit nga Aqif Selfo), rezulton se Enver Hoxha nuk ka dhënë asnjë provim në Fakultetin e Drejtësisë së Brukselit, gjë e cila hedh poshtë atë që shkruan Aqif Selfo, se “Enveri dha provimet e vitit të dytë”! Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore, që ato “Kujtime” nuk u botuan kurrë si libër, pasi në periudhën që u shkruan, jetonin ende shumë nga shokët dhe bashkëmoshatarët e Enverit dhe Selfos, (në burgjet politike apo të lire), si nga periudha e fëmijërisë së tyre në qytetin e Gjirokastrës, ajo e Liceut të Korçës, apo dhe studimeve në Francë. Por edhe pse ato “Kujtime” nuk e panë kurrë dritën e botimit, me shumë gjasa i shërbyen autorit të tyre Aqif Selfo, si një mburojë për një jetë të qetë (ai punoi si mësues në Tiranë në gjimnazin “Qemal Stafa”, deri sa doli në pension), ndryshe nga dy kushërinjtë e tij, Riza dhe Syrja Selfo, të cilët Enveri i arrestoi dhe i pushkatoi, edhe pse ata e gjithë familja Selfo, e kishin ndihmuar me të holla, gjatë periudhës së Luftës, 1939-1944.

Mbi bazën e këtyre tre biografive, në vitin 1978, u botua një libër apo më saktë një tip broshurë me titull: “Enver Hoxha, udhëheqës i dashur i popullit shqiptar”- (Material për biseda, me rastin e 70 vjetorit të lindjes), ku në faqen e parë pas kopertinës, shkruhet: “Përgatitur nga sektori i edukimit marksist-leninist, pranë K.Q. të PPSH. – Në ndihmë të agjitatorëve dhe të propagandistëve”. Libri në fjalë është botuar nga Shtëpia Botuese “8-Nëntori” në Shtypshkronjën “Mihal Duri” në Tiranë. Fakti që këto tre biografitë e Enver Hoxhës ndodhen në fondin e tij personal, madje dhe me ndërhyrje e korrigjime nga persona të tjerë, në mos janë bërë me porosinë e tij, me shumë gjasa janë shkruar me miratimin e Enverit. Gjithsesi këto mbeten në kuadrin e hipotezave ku ka vend për të investiguar më gjatë, por në këtë shkrim po publikojmë fillimisht biografinë e Enver Hoxhës, e cila është shkruar nga Aqif Selfo, e cila publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse në disa numra, nga Memorie.al.

                                                                  Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR I NXJERRË NGA FONDI PERSONAL I ENVER HOXHËS QË NDODHET NË ARKIVIN QENDROR TË SHTETIT, ME KUJTIMET E SHKRUARA NGA AQIF SELFO, MBI ORIGJINËN E FAMILJES HOXHA DHE NJË JETËSHKRIM TË ENVER HOXHËS

Kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj, dhe jetëshkrimi i shokut Enver Hoxha për periudhën 1908–1930
dhe 1931 – 1939

                         Nga Aqif Selfo

6.1.1969

Në krye të kësaj krahine autonome u vu Jorgji Zografua, si kryeministër. “Autonomia e Vorio-Epirit”, ky “shtet kukull” dhe artificial, mbahesh në këmbë nga fuqitë e rregullta greke, të cilat tani, të maskuara, quheshin si të shkëputura nga Greqia dhe nga grekomanët e vendit, të cilët i suallën shumë dëm çështjes shqiptare dhe u treguan shumë mizorë ndaj qytetarëve dhe veçanërisht fshatarëve në krahina të ndryshme. Qytetarët dhe fshatarët e krahinës së Gjirokastrës, kundërshtonin me sa mundnin vënien në zbatim të politikës greke.

Për këtë qëllim u organizuan çeta andartësh (komita) grekë, të cilët terrorizonin të gjithë ata që nuk i nënshtroheshin sundimit të huaj. Andartët, jo vetëm që vritnin e pritnin pa mëshirë, sidomos fshatarët, por u digjnin edhe shtëpitë e tyre: në këtë periudhë si rrjedhim i djegieve të dhjetëra e dhjetëra fshatrave, mbetën pa strehë me mijëra fshatarë, të cilët morën arratinë dhe shkuan në krahinën e Vlorës. Pasi kryen dhe vazhdonin të kryenin të tilla akte barbare në fshatra, i erdhi radha edhe qytetit të Gjirokastrës. Për të vënë në zbatim planet mizore të parashikuara Jorgji Zografua, si kryetar i të ashtuquajtur “Autonomisë së Vorio-Epirit”, thirri në zyrën e tij disa nga paria e qytetit, si Hysen Hoxhën, Elmas Boçon etj.

Këtu Zografua, duke folur greqisht, u tha që populli i Gjirokastrës duhet të largohet nga qyteti dhe të shkojë në Gjergucat, fshat disa kilometra larg Gjirokastrës, me shpenzimet tona, se qyteti do të digjet, për këtë duhet të lajmërohet populli që të përgatitet për të lënë qytetin. Hysen Hoxha iu përgjigj në këtë mënyrë kryetarit të “Autonomisë së Vorio-Epirit”: Qirje Zografo (zoti Zografo), pse nuk flet shqip, nga je ti? Ti je nga një fshat që ka nxjerrë Koto Hoxhin dhe sa për largimin tonë dhe djegien e Gjirokastrës, ne nuk dëgjojmë të shkojmë, prandaj ju mund ta digjni Gjirokastrën dhe ne le të digjemi bashkë me të.

Lajmi i djegies së Gjirokastrës shkaktoi një tronditje të madhe në banorët e qytetit, po me gjithë këtë ata nuk u hutuan dhe e pritën këtë të keqe nga çasti në çast. Vetëm disa familje pasanikësh dhe veçanërisht pjesëtarët e familjes Angoni u frikësuan së tepërmi dhe për të shpëtuar veten e tyre, kishin bërë gati teshat, i kishin lidhur e bënë dengje dhe ishin gati për t’u nisur, d.m.th. të largoheshin nga Gjirokastra. Rreth kësaj çështjeje, d.m.th. largimit të tyre, ndërhyn përsëri Hysen Hoxha, ai merr iniciativën për t’i detyruar pjesëtarët e kësaj familje, të ndërronin mendim.

Për këtë çështje ka dy versione:

Me të marrë vesh lajmin e pjesëtarëve të familjes Angoni, që përgatiteshin të largoheshin nga Gjirokastra, vetë Hysen Hoxha shkon në shtëpinë e familjes Angoni. Aty takohet me kryetarin e familjes dhe i thotë se; familja juaj kërkon të largohet për të shpëtuar veten e saj, ju largoheni se i keni mundësitë; se jeni të kamur dhe mund të rroni edhe gjetkë, po të tjerët që janë të varfër ç’të bëjnë, ata do të rrinë këtu, këtu do të rrijë gjithë Gjirokastra, prandaj edhe ju duhet të rrini këtu bashkë me të gjithë dhe në rast se do të largoheni, ta dini se nuk do t’ju dalë mirë. Me të marrë vesh këtë lajm, disa nga parësia me në krye Hysen Hoxhën, u mblodhën për të shqyrtuar largimin e tyre.

Ata, duke parë pasojat që do të kishte largimi i tyre dhe shqetësimin që do të krijonte në banorët e qytetit, vendosën që t’i shkruanin një letër po familjes Angoni. Në këtë letër ata e paralajmëronin për rrezikun që u kërcënohesh po të largoheshin nga Gjirokastra. Letrën e nënshkroi vetë Hysen Hoxha dhe iu dërgua me Fuat Nanon, patriot i mirë dhe ish-arkëtar i shoqërisë “Drita” të Gjirokastrës. Nga këto paralajmërime, asnjë familje, në këtë kohë kaq të rrezikshme, nuk u largua nga Gjirokastra, duke përfshirë edhe familjen Angoni.

Rreth kësaj çështje – djegies së Gjirokastrës – po në letrën e cituar më lart, që i shkruan sh. Enver gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, datë 22 shtator 1962, me rastin e dërgimit si dhuratë të sahatit të murit gjimnazit, nëna e sh. Enver Gjulo Hoxha, këtë ngjarje e tregon kështu: “Tiktaket e sahatit rrihnin si zemrat tona dhe të gjithë gjirokastritëve, kur mullai (d.m.th. Hysen Hoxha), iu përgjigj ultimatumit të gjeneralit grek, që donte të digjte Gjirokastrën. Të gjithë prisnin vdekjen nga ora në çast, prisnim të na digjeshin shtëpitë dhe ne brenda, por Venizellasit dhe Zografos nuk i dorëzoheshin. Përpara trimërisë së popullit, gjenerali grek u zmbrapsë. Qyteti shpëtoi nga djegia”. Kështu shpëtoi qyteti i Gjirokastrës pa u djegur.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve të rëndësishme dhe të rrezikshme, Hysen Hoxha qëndron edhe disa vjet kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Rreth vitit 1920, ai largohet nga bashkia dhe emërohet kujdestar i dyqaneve të vakëfit, këtë nëpunësi e mban deri në fund të jetës së tij. Hysen Hoxha ishte edhe një nga njerëzit më liberalë ndaj fesë. Ai ishte një nga të parët, në qytetin e Gjirokastrës, që hoqi sorëkun dhe vuri festën e zezë në kokë. Hysen Hoxha kur fliste për çështje feje dhe veçanërisht kur binte fjala për imamët – Ali, Hysen, Hasan e, të tjerë të tillë, ai fliste me përbuzje dhe thoshte se edhe këta nuk ishin gjë tjetër, veçse njerëz si gjithë të tjerët.

Liberalizmin e tij ndaj fesë ai e tregonte edhe ndaj atyre gjërave të ndaluara nga feja: Hysen Hoxha, megjithëse e thërrisnin Hysen efendi ose mulla Hysen, pinte pije alkoolike, raki, që për shumë njerëz, në atë kohë ishte gjynah (mëkate) i madh për besimtarët myslimanë. Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma pa u ndrojtur nga asnjeri. Një veti të mirë që kishte Hysen Hoxha që e dallonte nga të tjerët, në Gjirokastër, ishte se ai qe i thjeshtë dhe popullor, me gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Ai vishesh shumë thjesht e i shkujdesur. Kur dilte nga shtëpia ose kur kthehej në shtëpi, në kohë që bënte nxehtë, nxirrte xhubenë dhe e hidhte në sup, kurse sorëkun e hiqte fare nga koka dhe e mbante në dorë ose e vinte në majë të kokës që t’i ajrosësh koka, këto i bënte pa marrë parasysh gradën që kish ose se ç’mund të thoshin të tjerët për të.

Hysen Hoxhën si kryetar i bashkisë, për kaq vjet me radhë e donin dhe e respektonin që të gjithë dhe veçanërisht vartësit e tij. Ai sillesh me të gjithë mirë dhe shumë i dashur. Këtë e tregonte më së miri në orët e lira. Shpesh herë atë do ta gjeje në ndonjë kafe të vogël i rrethuar me njerëz të thjeshtë dhe të varfër, të nëpunësve të vegjël ose punëtorëve të bashkisë. Ky qëndrim i tij nuk shikohej me sy të mirë prej shumë njerëzve bile edhe nga disa të afërmit e tij. Këta shumë herë i tërhiqnin vërejtjen për këtë qëndrim por ay u thosh gjithnjë se edhe këta njerëz janë dhe se me këta i hahesh muhabeti. Hysen Hoxha vdiq aty nga viti 1935. Halil Hoxha, i vëllai më i vogël i Hysen Hoxhës, i ati i Enverit, lindur më 1875, kishte kryer medresenë e ulët në Gjirokastër.

Të gjithë ata që ndiqnin dhe kryenin këtë lloj medrese jo vetëm që merrnin një farë arsimi por kishin edhe një privilegj të veçantë: ata nuk merreshin ushtar dhe merrnin titullin mulla. Kështu edhe Halil Hoxhën kur e thërritnin i vinin përpara emrit fjalën mulla: mulla Halil. Kurse më vonë, me kalimin e kohës, dhe sikundër që e thërritnin mbesat dhe fëmijët e tij si dhe të gjithë farë e fisi dhe të njohurit e thërritnin thjesht xhaxha. Halil Hoxha ishte marrë më shumë me rregullimin e ekonomisë shtëpiake dhe familjare dhe me administrimin e disa pronave të pakta (disa stremë, dynym) që kishte kjo familje në Dropull.

Halili ishte në korrent të të gjithë veprimtarisë së vëllait të tij të madh, Hysenit. Një nga mbesat e tij, vajzë e Hysen Hoxhës, tregon se një ditë, në kohën e Greqisë, babaj (Hyseni) ishte në penxhere dhe shikonte nga udha që zbriste për në shtëpinë tonë, në atë kohë ai shikon, në krye të udhës, disa karafillakë (policë grekë), që zbrisnin udhës. Babaj, duke pandehur se mos vinin për të bastisur (për të kontrolluar) shtëpinë, i thërret xhaxhait: Halil merr shpejt sundukopllon (një lloj sënduku i vogël, me çelës që vendosnim zakonisht sendet me rëndësi të madhe ose me vlerë) dhe nxirre jashtë, shpjerë tek gjitonët (fqinjit). Por karafillakët vazhduan udhën dhe shkuan poshtë. Se ç’kishte në sundukopllo nuk e di, shton ajo.

Populli i krahinës së Gjirokastrës, nën pushtimin grek, ishte vazhdimisht nën kontrollin e korofillakëve dhe të agjentëve grekë. Prandaj populli i kësaj krahine, si edhe e krahinave të tjera të Shqipërisë që ishin nën pushtimin e të huajve, ka vuajtur të zit e ullirit. Gjendja ekonomike e tij keqësohej gjithnjë e më shumë. Keqësim i gjendjes ekonomike të krahinës së Gjirokastrës erdhi si rrjedhim i grabitjes të vazhdueshme të gjësë të gjallë, të prodhimeve të ndryshme bujqësore dhe të çdo gjëje që u binte në dorë pushtuesve grekë. Kjo gjendje bëri që, në kohën e pushtimit grek, shumë nga banorët e qytetit dhe të fshatrave morën rrugën e mërgimit për të nxjerrë bukën e gojës. Pra këto vuajtje dhe gjendja e keqe ekonomike, që preku gjithë qytetin dhe fshatrat e krahinës së Gjirokastrës, preku edhe familjen Hoxha.

Për të mbajtur frymën gjallë u detyruan të marrin rrugën e mërgimit edhe Halil Hoxha, me djalin e madh Beqirin, edhe këta, si shumë qytetarë e fshatarë nga rrethi i Gjirokastrës, shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta u nisën në muajt e parë të vitit 1916. Pas disa muajve, po nën okupacionin e parë të grekëve, familjes Hoxha iu dogj shtëpia. Shtëpia e Hoxhate ishte e moçme dhe pjesërisht e ndërtuar me mur çatamaje (çatma = mur i hollë me copa të vogla dërrasash dhe lyer nga të dy faqet me gëlqere). Pra shtëpia duke qenë e moçme dhe me çatma, u dogj brenda një kohe të shkurtër. Shkaku i djegies së shtëpisë ishte: një ditë më parë familja Hoxha kishte larë këmishë dhe pasi mbaroi së lari hirin e zjarrit e mblodhën dhe e hodhën në një magje (govatë). Gjatë natës, hiri, duke mos qenë krejt i shuar, pasi dogji magjen, i dha zjarr gjithë shtëpisë. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë kohës që Anton Syku nga Shën-Kolli i Lezhës ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, ai mori një letër nga kushëri i tij, Dedë Zef Prela, cili...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Dossier

“Gjatë kohës që Anton Syku nga Shën-Kolli i Lezhës ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, ai mori një letër nga kushëri i tij, Dedë Zef Prela, cili…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 24, 2026
Gjirokastra gjatë Luftës së Parë Botërore
Dossier

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

October 24, 2026
“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’
Dossier

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 24, 2026
“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës
Dossier

“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës

October 23, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

October 23, 2026
“Kur Dom Zef Oroshi, nuk e la turmën e dasmorëve, të hynte në Kishën ‘Zoja e Kshillit t’Mir’ në New York, me flamur me yllin e verdhë bolshevik rus, mbi shkabën dy-krenare, ata…”/ Historia e panjohur e priftit antikomunist
Dossier

“Anëtarët e grupit që u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, u dërguan në Shqipëri me avionin C-47 që erdhi në tetor 1948 nga Gjermania e Zvicra…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme