• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, September 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

“Edhe pas mbarimit të Luftës, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, Kryezinjtë, u persekutua barbarisht, ku me dhjetra burra të saj, u vranë e u burgosën…”/ Historia tragjike e familjes së famshme
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
Memorie.al lazar fundo shoket
“Vija terroriste është e fortë tek Dushani, që vriste më shumë se Mehmeti dhe unë isha pasqyrë e ‘Aliut, d.m.th., kur thoshte ai, atëherë vendosnim ta vrisnim, asgjë s’e peshonim…”/ Letra e Enver Hoxhës, në ’44-ën
“Edhe pse u vra nga italianët më 6 prill të ’42-it, pasi kishte kundërshtuar pushtimin, nuk u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…”/ Historia e panjohur e kapitenit të Zogut, besnikut të Abaz Kupit
Bill McleanXhelal StaraveckaPeter Kemp
“Në vitin 1995, takova Julien Amery në shtëpinë e tij në Londër, i cili më tha; pse Josif Broz Tito, refuzoi të rrëzonin Enver Hoxhën dhe…”?! / Rrëfimi nga Anglia, i gazetarit të njohur shqiptar
“Përveç Enver Hoxhës në Shqipëri dhe Fadil Hoxhës në Jugosllavi, që denigruan vëllezërit Kryeziu dhe mohuan luftën e tyre, edhe historian i njohur, Dr. Ali Hadri, falsifikoi…”/ Historia e panjohur e Luftës

Nga Erald Kapri

Pjesa e parë

Memorie.al / Lëvizja çlirimtare e Gani Kryeziut dhe vëllezërve të tij në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, ishte nga më të fuqishmet në Veri të vendit, sa britanikët shprehën një admirim të rrallë dhe e mbështetën atë. Në krye të saj ishin vëllezërit Gani, Hasan dhe Said Kryeziu. Pas pushtimit italian, ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Gani Kryeziu, kreu i lëvizjes, me ndihmën e britanikëve Xhuliano Emeri dhe koordinatorit, Okli Hill, e nisi luftën kundër pushtuesit italian qysh në prill të vitit 1941, në bashkëpunim me Abaz Kupin, Mustafa Gjinishin, Muharrem Bajraktarin, Mehmet Ali Bajraktarit e tjerë, por më pas u detyrua të tërhiqet për shkak se Gjermania nisi pushtimin e Jugosllavisë. Vëllezërit Gani, Hasan dhe Said Kryeziu u arrestuan nga gjermanët dhe u burgosën në kampin e përqendrimit në Zemun.

Më pas, iu dorëzuan autoriteteve italiane, që i internuan në Ventotene të Italisë për afro dy vjet. Në dhjetor 1943, ata do të arratiseshin e do të ktheheshin në Gjakovë. Atje nisën organizimin për kryengritjen kundër pushtuesve gjermanë, ranë në kontakt me britanikun Peter Kemp, më pas edhe me Hibbert, për një aksion të madh ushtarak në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

Betejat e Ganiut, me rreth 1500-2000 luftëtarë kundër gjermanëve, impresionuan britanikët. Ata më pas i caktuan një mision britanik pranë tij, me majorin Simkoks në krye, i cili dokumentoi beteja shumë të rëndësishme ndaj gjermanëve në Malësinë e Gjakovës e të Tropojës, siç ishin ato për marrjen e minierave të kromit, aq shumë të rëndësishme për gjermanët, luftimet në krahinën e Bytyçit etj. Por beteja më e madhe e lëvizjes Kryeziu, ishte ajo për çlirimin e Gjakovës, që u zhvillua nga data 10 deri më 16 shtator 1944.

Në këtë luftë mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çetat e Gani Kryeziut, të cilët ende sot janë të pavlerësuar. Por Lëvizja Kryeziu binte ndesh me interesat shoviniste jugosllave, por edhe me interesat pushtetore të Enver Hoxhës, prandaj të dyja palët, në marrëveshje, i sulmuan ushtarakisht forcat e Gani Kryeziut, pikërisht kur ato po luftonin kundër gjermanëve: nga njëra anë mësyu Brigada e VII-të Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare e Shqipërisë me në krye Manush Myftiun dhe Shefqet Peçin, dhe nga ana tjetër, forcat nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, me në krye Pavle Jovanoviç dhe Fadil Hoxhën.

Gani Kryeziu nuk deshi të bënte luftë civile mes shqiptarësh dhe i shpërndau forcat. U arrestuan Gani Kryeziu, majori britanik Simkoks, këshilltari politik i Kryezinjve, Llazar Fundo, Said Kryeziu dhe krerë të tjerë të Lëvizjes. Më vonë, forcat e OZNA-s masakruan në Hereç 26 bashkëluftëtarë të Lëvizjes Kryeziu, mes tyre edhe Hasan Kryeziun. Majori britanik Simkoks, punoi për disa muajt në shtabin e Kryezinjve dhe në dhjetor 1944 hartoi një raport të plotë për lëvizjen e tyre.

Ai raportoi për ministrinë e Luftës Britanike se Gani Kryeziu u sabotua nga misioni i mëparshëm britanik i oficerit të Hands, duke mos i dhënë ndihma e duke furnizuar vetëm lëvizjen komuniste të Kosmetit. Por Gani Kryeziu tregoi vlera të mëdha, duke u kthyer në lëvizjen më të fortë në Veri të Shqipërisë. Vlen të theksohet një detaj, që Said Kryeziu, pati jetuar në Francë si kundërshtar i Zogut dhe atje ka mbajtur me para edhe Enver Hoxhën. Diktatori Hoxha nuk pati mëshirë për kryezinjtë duke i konsideruar kundërshtarë politikë dhe armiq.

Ende pa mbaruar lufta, Enver Hoxha dha urdhër për likuidimin e kësaj lëvizjeje patriotike. Ai vrau mikun dhe bashkëpunëtorin e tyre, Llazar Fundo. Gani Kryeziu do të burgosej deri në vitin 1952, në burgun famëkeq të Sremsko-Mitrovicës, ku do humbiste jetën në mënyrë të dyshimtë. Komunistët do t’i vrisnin edhe katër nipa të tjerë. I vetmi që mbijetoi, ishte Said Kryeziu, që falë këmbënguljes së britanikëve, u ekstradua në Itali e më pas shkoi në SHBA-ës, si përfaqësues i Kosovës në Komitetin “Shqipëria e Lirë” themeluar nga Mid’hat Frashëri në vitin 1949.

DOKUMENTI I PLOTË I USHTARAKUT BRITANIK

Lëvizja e pavarur në Veri të Shqipërisë, si pjesë e luftës Gani Kryeziu dhe nacionalistët e tij, është e vështirë për t’u dhënë një emër ndjekësve të Gani Kryeziut. Ajo çka ndodhi me të, është shumë e rëndësishme. Ai është një njeri shumë i arsimuar dhe është një patriot i vërtetë në Veri të Shqipërisë e që ka luftuar gjermanët, me qëllimin e lirimit të vendit të tij dhe në të njëjtën kohë, ai ka kreditë të shumta për ta ftuar që të dëgjohet zëri i tij në Konferencën e Paqes. Për të diskutuar ndershmërisht për lëvizjen e tij, është dokumentuar veprimtaria dhe puna e vetë liderit, Gani Kryeziu.

Para pushtimit Italian të Shqipërisë, Gani Kryeziu ka pasur kontakte me serbët dhe është besuar se ka qenë pjesë e një konspiracioni për të rrëzuar Mbretin Zog, por po ashtu, edhe për të marrë kontrollin e Kosovës që mbahej nga serbët. Në lidhje me këtë çështje, tema bisedohej nga banorët, por që ata asnjëherë nuk kanë qenë në dijeni të plotë të ambicieve të Kryeziut.

Unë nuk di asnjë gjë konkrete nga ky episod i jetës së tij, por duke e njohur Gani Kryeziun, siç e njoh tani, mund të them me bindje se ai kishte në zemër gjithë kohës interesat e shqiptarëve të Kosovës, i cili ishte njëri prej tyre që kishte vuajtur nën regjimin serb. Është e vështirë për të zbërthyer çdo gjë të këtij zotërie, ndonëse unë isha pranë tij si oficer i ndërlidhjes ushtarake.

Por, e bëj të qartë, për çfarë raportoj më sipër, është një deduksion i përfituar nga copëzat e vogla të informacionit që kam mbledhur. Detajet e luftimeve të Ganiut, besoj se tashmë janë të njohura si dhe madje të konfirmuara edhe nga Koloneli Oakley-Hill, por duhet të theksoj se Ganiu me të vëllain, me një forcë prej 4 mijë vetash, i rezistuan italianëve në kohën kur britanikët po përgatiteshin për një sulm gjerman mbi ishujt britanikë.

Kjo brumosi bindjen te Ganiu, i cili edhe pse pa kombe të tëra që u dorëzuan, Britania do të triumfonte në luftë, edhe pse e vetme. Ai po ashtu, kishte besim se qeveria britanike do të ndërhynte për të ndihmuar Shqipërinë siç ka bërë me kombe të tjera të vogla, pasi luftimet të përfundonin. Ai dinte shumë pak në lidhje me politikën e jashtme britanike, e cila do të sakrifikohej për hir të vrasjes së ca gjermanëve më shumë.

Në këtë stad, kjo ide atij as që do i shkonte ndërmend, që Britania e madhe do të mbështeste komunistët. Unë vetëm mund të lutem dhe të imagjinoj zhgënjimin e madh që ai ka ndjerë kur ka mësuar se Britania e Madhe, jo vetëm nuk e ka injoruar politikën fanatike të disa organizatave, por u ka dhënë ndihma të vazhdueshme duke fuqizuar këto organizata, që quheshin luftuese, por që në fakt i ka ndihmuar që ato të arrijnë objektivin e tyre, e për më tej, që mund të detyronin atë t’u bashkohej elementëve pro gjermanë.

Pasi u rezistoi italianëve dhe gjermanëve, për disa kohë, forcat e Gani Kryeziut u shpërbënë dhe ai me familjen e tij u detyruan të largohen nga Jugosllavia pas kapitullimit, e më pas do të kapeshin e do të detyroheshin të shkonin në kamp përqendrimi në Itali. Është tepër interesante kur konstaton se asnjë nga “heronjtë” e Frontit Nacional Çlirimtar nuk ka qenë në atë burg.

Në fakt, i vetmi person i njohur që ka ndërmarrë aksione herët, që ka luftuar me Ganiun dhe ishte një element pro nacionalist brenda Luftës Nacional-Çlirimtare, ishte Mustafa Gjinishi, vdekja e të cilit, në mënyrë misterioze, në një aksion së fundmi, ka shkaktuar shumë tronditje brenda elementëve të tjerë të “djathtë” në LNÇ-së. Gjatë qëndrimit në burg në Itali, Ganiu gjithnjë shpresonte për t’u arratisur që atje. Me atë ide, ai planifikoi ngritjen e një lëvizjeje kundër gjermanëve.

Shpresat e tij filluan të kishin bazë kur vëllai i tij, Hasan Kryeziu, u kthye në Shqipëri dhe filloi lëvizjen. Duke përdorur çdo mjet të mundshëm, Gani Kryeziu, i vëllai, Saidi, dhe Llazar Fundo, i cili ishte mik i tyre, ndonëse kishte qenë komunist, por që mbështeste hapur idetë e Kryeziut, u arratisën nga Italia dhe arritën në Shqipëri në fund të vitit 1943. Në atë kohë, Majori Kemp kishte ngritur një mision për qëllime inteligjence në Kosovë.

Në raportin e tij, gjeni detaje nga zbulimet e tij, por duhet theksuar se me rikthimin e tij të menjëhershëm në Shqipëri, Ganiu kontaktoi menjëherë misionin dhe nisi rezistencën me shpresën se do kishte ndihma britanike. Është e pafat çka ndodhi me aktivitetin e Kempit në Kosovë, ku u akuzuan interesat dhe dyshimet mbi Titon (pasi në këtë kohë urrehej nga KOSMET-i) pasi nisur nga këto kushte, Kemp u largua në mënyrë që të mos cenoheshin marrëdhëniet me Titon.

Suksesi i lëvizjes së Ganiut do të duhet të mbështetej me ndihmën e menjëhershme me armë dhe veshmbathje. Tërheqja e Kempit, si dhe ekzistenca atje e oficerit britanik shumë pro partizanëve, Hands, u bë e pamundur që Ganiut të merrte vëmendjen e duhur e në veçanti materiale për luftime. Marrëdhëniet e Ganiut me KOSMET-in ishin shumë të mira, pavarësisht se idetë e tij politike nuk e lejonin që të bashkohej me forcat e Frontit Nacional-Çlirimtar apo me KOSMET-in.

Gjithsesi, ai ishte mjaft i përgatitur të luftonte gjermanët në bashkëpunim me KOSMET-in. Kjo nuk i erdhi për shtat stafit tonë atje, të drejtuar nga Hands, të cilët kërkonin të ishin forca kryesore kontrolluese e veriut. Ndaj, ata refuzuan të furnizojnë me armë Gani Kryeziun, i cili këmbënguli disa herë të diskutonte çështjen me oficerin britanik Hands, por ai injoroi komplet dy letrat e shkruara nga Ganiu.

Në përgjigjen për letrën e tretë, ai i thoshte Ganiut se do të merrte pjesë në një konferencë dhe se në asnjë rast nuk mund të diskutonte çështjen e ndihmave ushtarake, pasi kishte marrë urdhra nga Kajro “për të mbështetur partizanët”. Mësymja gjermane e marsit 1944, kundër misionit britanik dhe partizanëve, i dha mundësinë Gani Kryeziut për të pasur mbështetjen britanike.

Oficeri britanik, i cili u la në baltë nga KOSMET-i, u informua se Gani Kryeziu do i siguronte jetën dhe një vend të sigurt. Por ai e injoroi këtë mesazh dhe misioni i tij shkoi në jug të vendit, për t’i shpëtuar kësaj situate.

Raportet nga disa prej oficerëve tanë të ndërlidhjes, se njerëzit në veri ishin “reaksionarë” dhe se nuk do luftonin kurrë gjermanët, nënshkruan vdekjen e ideve të Gani Kryeziut për një kryengritje të madhe kundër gjermanëve në pranverën e vitit 1944. Ganiu luajti një rol të madh për të paraqitur situatën reale dhe mori mbështetjen morale e materiale nga Britania e Madhe, dhe lëvizja e tij do të ishte më e fortë se FNÇ-ja, por jo për sa kohë që oficeri Hands ndodhej në veri.

Ndihma që mori Ganiu ishte e vogël dhe gjithnjë vonë në kohë. Gjatë kësaj kohe, unë kam qenë duke punuar në zonën e Dibrës dhe asnjëherë nuk kam qenë i bindur me idenë se nuk ka shpresë për të nxitur luftime në veri. Kjo ishte e bazuar në bisedat që kam bërë me shumë oficerë, që kishin kaluar mjaft kohë në atë rajon dhe menjëherë shpreha dëshirën për t’u nisur në veri, në mënyrë që të qartësonim situatën.

U theksua se nuk do isha i kursyer në këtë aspekt duke pasur parasysh se nuk kisha dyshime për raportet e oficerëve të tjerë që kishin qenë në veri. Por, për tre muaj, nga marsi në maj të vitit 1944, nuk pati asnjë mision ushtarak britanik në veri, përtej lumit Drin, ndaj dhe nuk kuptohej se ç’po ndodhte atje. Gani Kryeziu vijonte të punonte për të krijuar lëvizjen e tij pro britanike dhe kishte nisur aktivitetet duke mbledhur një numër të madh mbështetësish. / Memorie.al 

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Dossier

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
Dossier

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

September 8, 2026
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
Dossier

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Dossier

“Majori Stojan Bruiç tha se Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte se sovjetikët po e shfrytëzonin atë…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
Dossier

“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

September 6, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme