• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s
Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
“Në Finiq, sekretari partisë dhe kryetari kooperativës, vanë të hiqnin ikonat e kishës, por u mblodhën 40 gra dhe i rrahën e i…”/ Fjala e Enverit në Byro
Fotot e pabotuara / “Kur Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, pozonin me ushtarakët madhorë, gjeneralë e kolonelë, të cilët…”
“Pasi vëzhgoi me dylbi nga maja e Sazanit, Zhukov i’u drejtua komandantit të Detit të Zi, admiralit Kudetcov, dhe i tha…”/ Dëshmia e kolonelit që e shoqëroi

Pjesa e gjashtëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka deklasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigranët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtërnguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                                          Vijon nga numri kaluar

5 maj 1961

Gjithashtu mund të lexoni

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

Raport radio propaganda

Rritja e tensionimit mes Moskës dhe Shqipërisë

Që prej kongresit të shkurtit të Partisë së Punës të Shqipërisë po akumulohen shenjat e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve satelite sovjetike. Në kongres Shqipëria u shpreh sfiduese ndaj tutelës sovjetike. Në prill, radio komuniste me bazë në Pragë “Oggi in Italia”, publikoi artikullin e një gazete komuniste italiane, ku flitej për kritika direkte ndaj Shqipërisë nga një zëdhënës i lartë komunist. Gjatë dy muajve të fundit marrëdhëniet shqiptaro-polake po karakterizohen nga një antagonizëm gjithnjë e më i hapur.

Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë me BRSS kanë mbetur në dukje korrekte, por janë përkeqësuar nga përpjekjet e Rusisë për t’u afruar me armikun e hershëm të Shqipërisë, Jugosllavinë, si dhe nga propaganda favorizuese e sovjetikëve për një konferencë në Berlin, ku Shqipëria ishte e përjashtuar. Këto zhvillime po ndodhin në një sfond propagande dhe aktivitetesh që tregojnë për një marrëdhënie të ngushtë mes Tiranës dhe Pekinit.

Forcimi i lidhjeve komuniste mes Shqipërisë dhe Kinës

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën po bëhen gjithnjë e më të sjellshme që prej kongresit të katërt të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili përfundoi më 20 shkurt. Dy vendet po i japim mbulim favorizues zhvillimeve në Shqipëri dhe Kinë. Përveç kësaj Tirana në disa raste ka treguar simpatinë për Republikën Popullore të Kinës dhe pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Një prej shembujve ishte mungesa e delegacioneve nga Kina e Shqipëria në festën e pavarësisë së Senegalit, ku Kina protestonte ndaj prezencës së një lideri nacionalist kinez, në një kohë kur sovjetikët kishin dërguar një delegacion të gjerë, bashkë me përfaqësues nga vende të tjera satelite sovjetike.

Marrëveshja e ndihmës dhe e tregtia me Kinën

Ngjarja kryesore në marrëdhëniet shqiptaro-kineze që prej kongresit të partisë, është marrëveshja tregtare e nënshkruar në prill, e cila ka si qëllim forcimin e Shqipërisë ndaj presionit sovjetik, çka dukej qartë nga propaganda që iu bë nga të dyja palët.

Deklarata e lëshuar në përfundim të bisedimeve ekonomike, e përshkruar si një pakt i sinqertë i paprecedentë, thoshte se Kina pranonte të jepte një kredi prej 112 milionë rubla për financimin e 25 komplekseve industriale dhe të mjeteve bujqësor, fusha për të cilat kishte qenë esenciale asistenca sovjetike në të kaluarën. Çdo fazë e negociatave deri në arritjen e marrëveshjes finale, u shoqërua me shfaqje të miqësisë dypalëshe.

Më 14 mars delegacioni shqiptar erdhi në Pekin me zëvendës-kryetar Pupo Shyti (në këtë pikë, as Pekini e as Tirana, nuk kishin njoftuar emrin e kreut të delegacionit, i cili nuk kishte ardhur ende). Një banket u dha në nder të delegacionit, ku folësit kinezë lavdëruan Enver Hoxhën dhe deklaruan se Shqipëria mbështeste të njëjtat parime dhe politika kryesore të Republikës së Kinës.

Ardhja më vonë e kreut të delegacionit shqiptar Abdyl Kellezi, pas një muaji, u dha atyre në tjetër mundësi të deklaronin mbështetjen reciproke. Zëvendës-kryeministri kinez Li Sien Nien deklaroi: “Çdo provokim kundër Shqipërisë është një provokim kundër të gjithë vendeve socialiste dhe kundër popullit kinez”.

Deklarimet në media

Mbyllja e protokolleve ekonomike solli dhe demonstrata mirënjohjeje, ndërsa radio Tirana deklaronte: Populli kinez, partia e qeveria e tyre po japin një kontribut të vlefshëm në ruajtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit kundrejt sulmeve të egra të disa elementeve devijues, të revizionistëve modernë me në krye Beogradin. Transmetimi i thurte lavde Mao Ce Dunit dhe bënte thirrje për marrëdhënie më të afërta.

Takimi i Paktit të Varshavës

Marrëdhënia e ngushtë mes vendeve u demonstrua edhe pas takimit të Paktit të Varshavës në Moskë, që përfundoi më 30 mars. Delegacioni shqiptar aty përbëhej nga zyrtarë të një niveli shumë të ulët, të cilët u larguan menjëherë pas mbylljes së takimit. Delegacioni drejtohej nga Behar Shtylla dhe përfshinte dhe Abdyl Kellezin, i cili më vonë do të shkonte në Pekin si drejtues i delegacionit shqiptar në Pekin.

Raportimet e mediave jugosllave pretendonin se mes temave të diskutuara në Moskë ishte dhe ajo e sjelljes rebele të Tiranës dhe masat që duhet të merreshin për këtë. Më 3 prill Tirana njoftoi se Shehu kishte pritur ambasadorin kinez Lo Shi Kao në të njëjtën ditë, për një diskutim mbi disa tema të pacaktuara, duke treguar se Shqipëria e Kina po qëndronin në kontakt mbi çështjen.

Kongresi i sindikatave shqiptare

Temat e qarta pro-kineze u dalluan në kongresin e pestë të partisë që u hap më 24 prill. Folësit kryesorë Rita Marko e Gogo Nushi iu referuan në mënyrë të veçantë Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, dhe sipas transmetimeve të Radio Tiranës fjalimet për sindikatat e punës zinin vetëm një pjesë të vogël të diskutimeve.

Ata sulmuan revizionizmin dhe imperializmin, duke lavdëruar unitetin e partisë me liderin Enver Hoxha, dhe në kundërshtim me linjën sovjetike të politikës së jashtme, Shqipëria mohoi mundësinë e tranzicionit paqësor drejt socializmit. Në një gjuhë të ngjashme me atë të Pekinit, shqiptarët insistonin për revolucionin e dhunshëm.

Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, Rita Marko tha: “A mund të besohet se imperializmi, duke kërkuar një balancim forcash, të heqë dorë vullnetarisht nga interesat e tij në favor të socializmit?

Vetëm revizionistët modernë dhe disa langoj të imperializmit, përpiqen të bindin popullin punëtor për një integrim paqësor të kapitalizmit në socializëm, në mënyrë që populli të vuajë për socializmin dhe të mos e arrijë kurrë. Jo, shokë. Paqja, liria e socializmi nuk mund të arrihen duarlidhur. Ato nuk vijnë si një dhuratë, por ato fitohen me luftë, përpjekje dhe aktivitet të organizuar revolucionar”.

Lëvizjet drejt izolimit të Tiranës në Evropën komuniste

Partia e Punës së Shqipërisë nuk është kritikuar ashpër nga një zëdhënës i Bllokut Komunist, por nga një prej komunistëve të njohur të Perëndimit, italianit Palmiro Togliatti. Në një artikull me titull “Një politikë e shtrembëruar”, jugosllavët përmblidhnin kritikën e Togliatti, në këtë formë:

“Pas deklaratës së Ualter Ulbticht mbi dogmatizmin dhe sektarizmin e liderëve shqiptarë në konferencën e partive komuniste në Moskë, tani vjen një artikull nga Palmiro Togliatti, ku deklarohet se në Shqipëri “çështjet jetësore dhe diskutimet brenda partisë trajtohen në një mënyrë që për ne është e gabuar dhe e rrezikshme”.

Artikulli i Togliatti u botua në revistën italiane “Rinascita” në prill 1961, dhe është transmetuar nga radio Çekosllovake në 1 prill 1961. Në artikull Togliatti deklaron: “Kështu ne mësuam nga shokët që morën pjesë në kongresin e fundit të partisë shqiptare se çështjet e jetës së brendshme të partisë trajtoheshin në një mënyrë që ne na duket e gabuar dhe e rrezikshme. Ne e thamë mendimin tonë por përgjegjësia për korrektimin nuk qëndron te ne”.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Poloninë kanë marrë një kthesë nga përkeqësimi që prej mbështetjes së fuqishme sovjetike të sekretarit të partisë komuniste polake Roman Novak, dhe kritikave të tij ndaj kongresit të Partisë Komuniste Shqiptare. Pas zhvillimit ambasadori polak në Tiranë është larguar dhe as nuk është kthyer as nuk është zëvendësuar. Shqipëria është i vetmi vend i Bllokut Komunist që nuk i dërgoi mesazh zyrtar presidentit polak Cirankievic, për 50 vjetorin.

Marrëdhëniet me BRSS-së

Ndërkohë marrëdhëniet e shtetit sovjetik janë përmirësuar me Jugosllavinë duke sjell mjaft zhgënjim në Tiranë. Partia Komuniste Shqiptare është shumë e zhgënjyer që duhet të tregojë më pak urrejtje ndaj armikut të saj të vjetër. BRSS-ja ka nisur negociatat për një marrëveshje afatgjatë tregtie me Jugosllavinë, pesë ditë pas mbylljes së kongresit të partisë shqiptare.

Negociatat u mbyllën në favor të jugosllavëve, me marrëveshjen për dyfishimin e volumit të tregtisë së vitit 1960, ndërsa me Shqipërinë, sovjetikët kanë nënshkruar një akord një-vjeçar që sjell vetëm një rritje prej shtatë për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Marrëdhëniet direkte shqiptaro-sovjetike nuk kanë ndryshuar shumë që prej kongresit të partisë shqiptare në shkurt. Mos marrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të reklamuar shërbimet e mëparshme të sovjetikëve ndaj Shqipërisë.

Moska shfrytëzoi gjithashtu përvjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia (21 prill 1939) për t’i kujtuar asaj borxhin e çlirimit nga ushtritë fashiste si dhe linjën aktuale të politikës së jashtme. Shqiptarëve iu kujtuan gjithashtu avantazhet e anëtarësisë në Paktin e Varshavës.

Gjithashtu, gjatë kohës kur në Pekin po përfundonte nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike mes Kinës e Shqipërisë, Radio Moska lavdëronte përvjetorin e katërt (18 prill) të deklaratës së vitit 1957 mes Shqipërisë dhe BRSS-së në Moskë.

Ajo i kujtonte me nostalgji audiencës shqiptare “ditët plot diell” kur liderët shqiptarë priteshin me entuziazëm kudo që shkonin, duke detajuar më tej dhuratat që kishte marrë populli shqiptar si rezultat i miqësisë. Sipas llogaritjeve të tyre dhuratat arrinin 435 milionë rubla në mallra ekonomike. Ndërsa huat ekonomike që po ofroheshin nga Kina arrinin në 500 milionë rubla. / Memorie.al

                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe...”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

Next Post

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai...”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

Artikuj të ngjashëm

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
Dossier

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
Dossier

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Dossier

“Majori Stojan Bruiç tha se Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte se sovjetikët po e shfrytëzonin atë…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
Dossier

“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

September 6, 2026
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in
Dossier

“Mehmet Shehu kritikoi tërthorazi takimet e Hrushovit në New York me Titon, dhe drejtpërdrejtë shprehu kundërshtim ndaj dy propozimeve sovjetike për bazat…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar…”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën
Dossier

“Më 24 tetor 1950, gazeta greke ‘Le Messager d’Athenes’, shkruante se sovjetikët donin të zevëndësonin Enver Hoxhën me Mehmet Shehun, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 7, 2026
Next Post
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai...”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme