• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, October 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit, janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe Koço Mukën, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi, e nga që s’kishim qefin, nëna grisi jorganin e vetëm…”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’
“Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret për…”/Kujtimet e panjohura të “diversantit”
“Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret për…”/Kujtimet e panjohura të “diversantit”
“Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”/ Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu
“Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Pjesa e gjashtëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka përshkruar me detaje se si realizoheshin informacionet për futjen e agjentëve amerikanë në territorin shqiptar për rrëzimin e regjimit komunist. Në disa dokumente të de klasifikuar tregohen disa lloje operacionesh dhe tentativa për të rrëzuar regjimin, por që në fund të gjitha tentativat dështuan. Po ashtu, tregohen dhe dyshimet e SHBA-ës ndaj britanikëve, pasi mendonin se kishin aleancë të fshehtë me Greqinë e Jugosllavinë.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Operacionet paramilitare

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1920-ën, në përcjelljen e vullnetarëve gjirokastritë për në luftën e Vlorës dhe në hedhjen në det të italianëve, ishte edhe djaloshi 12 vjeçar Enver Hoxha…”/ Zbulohet biografia e panjohur e vitit 1969

“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

Natën e 7 e 8 shtatorit, grupi prej pesë personash “FIG”, u riinfiltrua në Shqipëri. Ata raportuan me radio se zona e hyrjes ishte e qetë. Një mision ajror furnizimi u krye natën e 19 shtatorit për bazën “Apple-2”, kryesisht për furnizim me bateri për radiot. Rreth 500 kg fletushka u lëshuan mbi Shqipëri si masë diversive. Përveç misionit të ri furnizimit të “Apple-2”, më 19 shtator u lëshua dhe një kontejner në zonën “DZ” ku raportohet se gjendet baza e Hil Shllakut, lideri i supozuar i forcës së rezistencës prej 35.000 njerëzish.

Në një tentativë për të verifikuar pretendimet e bëra nga Genc Korça, në lidhje me aktivitetet e Hil Shllakut, Korça është zhvendosur nga Roma në Athinë, për marrje në pyetje. Në të njëjtën kohë po bëhen përpjekje për të kontaktuar më Zef Shllakun, i cili është larguar për në Jugosllavi bashkë me Korçën dhe me profesor Prenk Grudën, të cilët ndodhen në zonën britanike në Austri. Zef Shllaku dhe Gruda duhet të jenë të aftë të japin detaje të mëtejshme për aktivitetet e Hil Shllakut dhe mundësitë e tij të rezistencës.

Britanikët na kanë informuar se grupi i tyre është ri-infiltruar me sukses natën e 29 gushtit. Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe me Koço Mukën, liderët e Organizata e “Ballit Kombëtar”, që janë ndarë nga organizata bazë në fund të viteve 1950-të. Përpjekjet për t’i përfshirë ata në NCFA, deri tani nuk kanë pasur sukses.

Anëtarët e komitetit ekzekutiv të NCFA që ishin të pakënaqur me tekstin e letrës së dërguar nga sekretari i shtetit në përgjigje të kërkesave sipas udhëzimeve tona, refuzuan të lejojnë publikimin e korrespondencës në gazetën Shqipëria. Komiteti kundërshtonte deklaratën e zotit Dalles, se problemi i marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët e saj në të ardhmen, ishte çështje kryesisht për diskutime dhe zgjidhje bilaterale. Përfaqësuesi ynë në Romë raportonte se ishte detyruar të shkatërronte të gjitha kopjet e edicionit të 15 shtatorit të gazetës Shqipëria, për arsye të një artikulli informator mbi kufirin Shqipëri-Greqi. Gazeta më pas i riprintuar pa artikullin në fjalë.

Të dy përfaqësuesit tanë dhe ata britanikë po mbajnë qëndrim të ashpër ndaj Komitetit, në lidhje me këtë sjellje të padisiplinuar të tejkalimit të bindjes ndaj direktivave. Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen dhe kërkonin të merrej në konsideratë shpërbërja e mundshme e Komitetit. Natën e 9 e 10 shtatorit u krye një lëshim i suksesshëm fletushkash mbi Shqipëri. Rreth 300.000 fletushka u lëshuan së bashku me një sasi të pacaktuar gjilpërash qepjeje të ngjitura me fletushkash. Gjilpërat ishin objekti i parë që u lëshuan pas rishikimit të politikës, që lejon rinisjen e artikujve të ushqimit dhe të veshjeve në Shqipëri.

Stacion i monitorimit në Bari ka raportuar zhurmim të vazhdueshëm të radios klandestine “Zëri i Shqipërisë së Lirë”. Forcat në terren raportojnë se zhurmimi vjen prej thirrjeve për dezertim që brehen dy herë në ditë, dhe ka sinjalizime se zhurmimi mund të vijë prej Bullgarisë. Me gjithë pengesat transmetimet janë ruajtur sipas programit. Gazeta e përdyjavshme e NCFA “Shqipëria” është shtypur në Romë sipas afatit. Një version më i vogël i saj, i përdorur më parë në lëshimet ajrore, është ndërprerë, ndërsa një version përmbledhës është shtypur çdo muaj dhe do të përdoret në lëshimet nga ajri në Shqipëri.

11 Janar 1950

Operacioni “BGFIEND”

Dyshime mbi britanikët për “marrëveshje” me grekët e jugosllavët

Llewellyn Thompson më informoi sot se ka kryer një bisedë me përfaqësues të ambasadës britanike, përfshi edhe Lord Jellico, dhe tha se përfaqësuesit u sforcuan shumë për të justifikuar qëndrimin e tyre kur ai i përmendi një qëndrim “të paqartë” të tyre në lidhje me situatën. Produkti i takimit është se përfaqësuesit e ambasadës pranuan se ishte e nevojshme që ata të komunikonin me Lodrën për sqarime të mëtejshme, dhe më pas të mbanim një tjetër bisedë.

Sipas zotit Thompson, përfaqësuesit e ambasadës treguan në një farë mënyre se ishin në dijeni të dyshimeve italiane mbi ta, dhe spekulonin se kjo mund të ishte arsyeja përse ministria e Jashtme britanike, donte të ruante një profil të ulët. Zoti Thompson premton të na dërgojë një memorandum të bisedës së tij sapo të kompletohej. Ai raportonte më tej se një përfaqësues i ambasadës greke kishte ardhur kohët e fundit te Departamenti, për të shprehur shqetësimin mbi propozimin italian për një diskutim të “katër fuqive” për Shqipërinë, i cili do të përjashtonte Greqinë (Departamenti i Shtetit nuk favorizon një diskutim të tillë për momentin, qoftë me apo pa palën greke).

Duke reflektuar për gjithë këtë çështje, zoti Thompson tha se besonte se mesa di deri tani ambasada britanike, britanikët nuk janë të angazhuar në një marrëveshje tre-palëshe me grekët e jugosllavët, për Shqipërinë. Britanikët janë të shqetësuar për pozicionin e Titos dhe zoti Thompson beson se një marrëveshje e tillë tre-palëshe po fshihet. Një arsye për dyshimin e tij është fakti se çështja është diskutuar me zotin Bevin dhe nëse do të kishin marifete ndaj Shteteve të Bashkuara, nuk do t’i diskutonin me të për arsye të karakterit të tij të hapur e të drejtpërdrejtë

Kushtet për Enver Hoxhën

Megjithëse marrëdhëniet tona in-formale me autoritetet shqiptare u përkeqësuan pas vendosjes së marrëdhënieve me BRSS-në, ne vazhduam të kërkojmë mirëkuptim sipas linjave tona të propozimit për njohjen e regjimit. Ishte parashtruar plotësimi i dy kushteve për njohjen; e para mbajtja e zgjedhjeve të lira, dhe së dyti qëndrimi në fuqi i traktateve në fuqi mes Shqipërisë dhe SHBA-së, prej prillit 1939. Kushti i parë u plotësua me mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor 1945, kurse kushti i dytë po zvarritej nga autoritetet, kohë gjatë së cilës misioni amerikan në Shqipëri po bëhej objekt trajtimesh jo-miqësore, të pasjellshme dhe dyshuese.

Më në fund, më 13 gusht, 1946, nëntë muaj pas ofertës amerikane për njohje, regjimi shqiptar sinjalizoi pranimin e traktateve dhe marrëveshjeve multilaterale ku Shqipëria dhe SHBA-ja ishin pjesë, por nuk pranoi marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve. Duke mos marrë këto garanci nga regjimi, SHBA-ja tërhoqi misionin e saj më 14 nëntor 1946. Një tjetër çështje lindi mes Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-së dhe lëvizjes guerile komuniste në Greqi, teksa kjo e fundit po mbështetej nga Shqipëria, Jugosllavia dhe Bullgaria. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aventurë, si dhe pengimi i Shqipërisë, i punës së komisionit të veçantë të OKB-së për Ballkanin, janë kritikuar disa herë nga Shtetet e Bashkuara.

Më 1948 Departamenti i Shtetit informoi lidhjet e tij në Ballkan se objektivat amerikane në lidhje me vendet satelite të BRSS-së ishin identifikimi i vendeve demokratike që nuk siguronin të drejtat e njeriut për popullin e tyre dhe vendet që diskriminonin kundër interesave të SHBA-së dhe shteteve të tjera miqësore. Në direktiva thuhej se megjithëse SHBA-ja pranonte pjesëmarrjen e Shqipërisë në marrëveshjet e përgjithshme rajonale e Ballkanike për mirëqenien e shteteve, ne do të kundërshtonim aderimin e saj në federata bilaterale apo grupime të gjera shtetesh që krijonin unione ideologjike, pasi një zhvillim i tillë ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar.

Konkluzionet

  1. Pengesat sovjetike për aksesin e SHBA në Shqipëri nuk kanë shkaktuar disavantazhe strategjike apo ushtarake të rëndësishme. Burimet ekonomike të vendit kanë vetëm avantazhe lokale të kufizuara. Aksesi në terren, i cili është një bregdet i gjerë parësor në Ballkan, në rast konflikti madhor do të ishte gjithashtu i parëndësishëm për arsye të mungesës së porteve të përshtatshme, pistave ajrore dhe komunikimeve të dobëta në vend. Po ashtu, kontrolli sovjetik ndaj Shqipërisë i jep asaj vetëm një avantazh të dobët në rast konflikti madhor.

Burimet ekonomike të vendit nuk mund të arrihen me rrugë tokësore, dhe zhvillimi i tyre do të kërkonte investime të mëdha në njerëz dhe makineri, që do të ishin jashtë proporcioni në lidhje me përfitimet, prandaj edhe BRSS-ja nuk mund t’i kryejë. Megjithëse përdorimin i bazave të avancuara të nëndetëseve apo aeroporteve të përshtatshme do të kishte avantazhe në kohë lufte, vendet e mundshme për to janë të kufizuara në numër dhe kapacitet, dhe do të ishin të papërdorshme përballë një force ushtarake superiore ajrore apo detare. Dhe në fakt, rëndësia e Shqipërisë për Fuqitë e Mëdha është kryesisht negative dhe përbëhet nga mundësitë për përdorim si bazë guerile për ngacmime ushtarake në operacionet e mëdha.

  1. Kontrolli sovjetik i Shqipërisë duket se është kompletuar. Ai ushtrohet kryesisht prej komunistëve shqiptarë dhe nga personeli sovjetik aty, në rast konflikti të brendshëm qeveria sovjetike, duke mos pasur akses direkt në Shqipëri, do të mendonte të shpëtonte personalin e saj ushtarak, pasi nuk do të mund të bënin më shumë pa rrezikuar të nisnin një konflikt të përgjithshëm.
  2. Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin pa ndihmë nga jashtë Shqipërisë. Nuk ka alternativë tjetër përveç regjimit të Hoxhës në Shqipëri, dhe e vetmja mundësi vjen nga grupet jashtë Shqipërisë.
  3. Asnjë qeveri apo pushtet në Shqipëri, nuk mund të ekzistojë pa ndihmën e një apo disa fuqive të mëdha. Standardet aktuale ekonomike e sociale, nuk janë të favorshme për funksionimin e një demokracie, në sensin perëndimor të fjalës. Një regjim jo-komunist duhet patjetër të ndjekë forma demokratike të veprimit dhe të sigurojë të drejtat e njeriut në vend.
  4. Nga fqinjët e Shqipërisë, Jugosllavia gjithnjë e më në vështirësi me Kremlinin dhe Cominform, duket se po krijon probleme për regjimin e Hoxhës. Ato vijnë në formën e sulmeve guerile, sanksioneve ekonomike dhe propagandës. Për sa kohë në Shqipëri do të ketë një regjim si i Hoxhës, qeveria e Titos nuk do të mund të tentojë përmbysjen e regjimit pa rrezikuar të goditet nga sovjetikët nga veriu dhe lindja. Nëse regjimi komunist në Shqipëri bie nga shkaqe të tjera, situata apo koha do të përcaktonte nëse Kremlini do të kundërshtonte tentativat e Titos për të avancuar aty.

Prandaj në rast të zhvillimeve anti-Hoxha duhet shikuar me kujdes rrethanat e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Titos e Kremlinit, si dhe ato mes Titos dhe botës jo-komuniste. Veprimet për përmbysjen e Hoxhës do të kishin avantazh për ne vetëm nëse situata është e tillë që Tito nuk mund të hyjë në Shqipëri, apo nëse mund të influencohet të mos e bëjë prej dëshirës për të konsoliduar regjimin e tij.

  1. Greqia nuk ka avancuar me pretendimet e saj territoriale në Shqipëri dhe as të neutralizojë rezistencën kundër pretendimeve me bazë në Greqi. Do të kishte nevojë për presion diplomatik për të bërë që Greqia të mos ndërhynte në Shqipëri në rast të ndonjë krize të brendshme.
  2. 7. Italia aktualisht nuk ka pretendime, ndërsa është Shqipëria që ka pretendime ndaj Italisë. Italia ka dënuar dhe madje ka mbështetur aktivitete kundër regjimit të Hoxhës, veçanërisht kur është nxitur nga SHBA.
  3. Po përgatitet situata për një bashkim të kujdesshëm të grupeve anti-komuniste të emigracionit, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve. Disa të emigruar kanë krijuar komitete për aktivitete anti-regjim nga jashtë Shqipërisë dhe në lidhje me rezistencën e brendshme. Por ato kanë nevojë për mbështetje monetare dhe mjetesh. Ato do të pengoheshin nëse merrte pjesë personalisht Mbreti Zog, ashtu siç nuk do të funksiononte nëse merrnin pjesë anëtarët e grupeve
  4. Përmbysja e regjimit Hoxha prej anti-komunistëve shqiptarë dhe vendosja e regjimit anti-komunist në Shqipëri, do të kishte një efekt të rëndësishëm psikologjik në ngritjen e moralit të grupeve të rezistencës, si dhe te vendet e tjera komuniste nën dominimin sovjetik, në Ballkan dhe në Evropën Lindore.
  5. Politika aktuale e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë duhet rishikuar, për të përfituar nga situata aktuale në Shqipëri dhe Ballkan.
  6. Instrumentet në zotërim të SHBA-ës për ekzekutimin e politikës në Shqipëri, janë të pamjaftueshme për zbatimin e politikës së dëshiruar. Prandaj nevojitet dhe duhet fituar bashkëpunim i plotë me qeverinë britanike, qeverinë franceze dhe agjencitë e tyre. Në faza të mëvonshme mund të merret në konsideratë bashkëpunimi edhe me qeverinë turke.

Llojet e operacioneve

a) Operacionet paraprake – Zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera të huaja i forcave të përbashkëta që nevojiten për fazën paraprake të grushtit të shtetit. Zhvillimi i njësive të forta të rezistencës brenda Shqipërisë, që do të mbështesin dhe do të shtojnë numrin e forcave që vijnë nga jashtë Shqipërisë, përfitimi i të gjithë inteligjencës operacionale që nevojitet për kryerjen e suksesshme të grushtit.

b) Operacionet sulmuese nga pikat e selektuara në Jugosllavi e Greqi dhe pikat e përbashkëta të komandës, të nisin lëvizjet operacionale të natës, drejt objektivave në Shqipëri bashkë me dërgesat e furnizimeve. Forcat e përbashkëta në terren të sulmojnë gjatë natës për të kapur dhe siguruar zonat e synuara. Elementët e sulmit të neutralizojnë ushtarët e kufirit dhe të marrin kontrollin e instalacioneve ushtarake, të ndërpresin komunikimet dhe të shkaktojnë dezertimin ose izolimin e forcave kundërshtare ushtarake dhe të sigurisë.

Të gjitha fushat ajrore dhe avionët bashkë me qendrat e transportit të sigurohen. Më tej të kapen dhe të mbahen të gjithë liderët e rëndësishëm të qeverisë. Qeveria e përkohshme të përbëhet nga liderët e NCFA( Komiteti për Shqipërinë e Lirë). Ata të njoftojnë publikisht krijimin e qeverisë së lirë e të pavarur të Shqipërisë, dhe të detyrojnë liderët e regjimit Hoxha të pranojnë publikisht largimin nga pushteti në mënyrë që të nxitet mbështetja për qeverinë e përkohshme. Me anë të qelizave të organizuara paraprakisht dhe me grupet e terrenit të bëhet ngritja e grupeve të rezistencës vendase për kompletimin e grushtit të shtetit.

c) Kosolidimi i operacionit. Të eliminohen elementët e mbetur të opozicionit. Të riorganizohen e të forcohen forcat e qeverisë së përkohshme dhe agjencitë e forcat e tjera mike.

Mënyra për rekrutimin e agjentëve brenda vendit

“OBOPUS”- është emri për projektin e përgjithshëm të plotësimit të këtyre objektivave në Shqipëri. “OBHUNT” është nën-projekti sipas të cilit kryhet operacionet e kalimeve kufitare. Për momentin kemi 18 agjentë të gatshëm në Greqi (7 prej të cilëve të trajnuar në komunikime radio), të cilët mund të vazhdojnë programit gjatë sezonit operacional 1954. Besohet se këto operacione do të vazhdojnë në dy vitet në vijim për plotësimin e detyrave operacionale.

“OBOPUS-OBTEST” është një projekt për një radio-stacion klandestin anti-komunist, që transmeton me valë të shkurtra në Shqipëri, për llogari të Komitetit Kombëtar për |Shqipërinë e Lirë” (NCFA). Ky stacion vepro në Athinë që prej shtatorit 1951./ Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që...”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

Next Post

Kalendari 25 Tetor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Në 1920-ën, në përcjelljen e vullnetarëve gjirokastritë për në luftën e Vlorës dhe në hedhjen në det të italianëve, ishte edhe djaloshi 12 vjeçar Enver Hoxha…”/ Zbulohet biografia e panjohur e vitit 1969

October 25, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

October 25, 2026
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Dossier

“Gjatë kohës që Anton Syku nga Shën-Kolli i Lezhës ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, ai mori një letër nga kushëri i tij, Dedë Zef Prela, cili…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 25, 2026
Gjirokastra gjatë Luftës së Parë Botërore
Dossier

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

October 24, 2026
“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’
Dossier

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 24, 2026
“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës
Dossier

“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës

October 23, 2026
Next Post
Kalendari 1 Tetor 2026

Kalendari 25 Tetor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme