• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kemi hequr Alibalin dhe Sheri Mitën, por kemi problem, Anagnostin, Shytin e Robert Ndrenikën…”/ Lista e 67 artistëve me biografike të keqe që do largoheshin…
“Shoku Haxhi, hetuesit t’i përgëzojmë, që ua provuam me dokumenta tradhtinë dhe ne si Presidium, me sëpatë t’i presim, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekret për pushkatimin e Beqir Ballukut, 5 nëntor ‘75
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Me Beqir Ballukun, kishim miqësi të ngushtë familjare dhe kur babai e mësoi për vrasjen e tij, na tha për Enverin…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së gjeneralit rus, dy herë “Hero i Bashkimit Sovjetik”
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Memorie.al
“Peripecitë e mija pas letrës të koleges së Arkivit, se kisha qeshur në mitingun e përmortshëm kur vdiq Enver Hoxha dhe…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                                    Vijon nga numri kaluar

Korrik 1975

Gjithashtu mund të lexoni

“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

Refuzimi i hapjes me sovjetikët

Tirana ka përsëritur me forcë indiferencën e saj ndaj interesit sovjetik për riafrim diplomatik. Në një editorial autoritar të të përditshmes “Zëri i Popullit”, ajo jo vetëm shprehte indiferencën e saj ndaj BRSS-së por dhe paralajmëronte çdo anëtar të lidershipit që mund të jetë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve. Në komentet e saj të mbushura me zjarr politik, Tirana thoshte se joshjet apo presionet e Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të tij nuk do të ndryshonin qëndrimin anti-sovjetik.

Artikulli pretendonte se populli shqiptar ishte i vendosur për të bërë “çdo sakrificë, siç kemi bërë në të kaluarën, për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë”, përfshi dhe mbështetja në forcat veta për shtimin e zhvillimit ekonomik. Koha e publikimit të këtij komenti është interesante, pasi vjen gjatë tentativave të Moskës për normalizim të marrëdhënieve dhe sinjaleve për sfida të brendshme ndaj udhëheqjes së Enver Hoxhës. Artikulli paralajmëron kolegët pro-sovjetikë të mos ushqejnë shpresa për bashkëpunim me Moskën ose ndryshe të përballen me pasojat.

Artikulli thotë se politikat e sugjeruara të kreditit të huaj nuk do të shërojnë problemet ekonomike. Ish-ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku u largua nga posti në korrik 1974 pasi favorizonte qëndrime të tilla. Komenti i lëshua në prag të samitit të Helsinkit dhe jep një arsyetim të mungesës së Tiranës në bisedimet evropiane të sigurisë. Shqipëria i ka përshkruar më parë këto bisedime si një “demonstrim komik i superfuqive” dhe shfrytëzoi rastin për të përçmuar diplomacinë sekrete të vendeve që “nxjerrin në ankand” interesat kombëtare.

Raport inteligjence

Nëntor 1978

Pikat kryesore: Që prej pranimit publik të mbylljes së asistencës kineze në korrik, Shqipëria ka nisur një politikë të jashtme të vetmisë, duke abstenuar ndaj afrimit me dy armiqtë e saj kryesore ideologjikë, Kina dhe BRSS-ja. Ajo as nuk ka treguar shenja të zbutjes së armiqësisë ndaj SHBA-ës. Por Tirana ka shtuar përpjekjet e nisura vitin e kaluar për zgjerimin e lidhjeve ekonomike me disa vende të caktuara, si nga Lindja ashtu dhe nga Perëndimi.

Deri tani Shqipëria ka treguar se nuk mund të gjejnë një sponsor që mund të japë mbështetjen e dhënë më parë nga Kina. Shqipëria përballet me rënie të ndjeshme në rritjen e saj ekonomike, nëse nuk hapet ndaj kreditit të huaj, për të cilin qeveria duhet të heqë ndalimin kushtetues ndaj huamarrjes nga jashtë.

Pasojat e prishjes me Kinën

Shqipëria, si një vend i vogël me burime të pakta, do të jetë gjithmonë i varur nga tregtia apo asistenca e jashtme për zhvillimi ekonomik. Gjatë dy dekadave të aleancës me Kinën, Tirana u mbështet thuajse tërësisht te Kina për asistencë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake, prandaj pasojat e ndarjes do të jetë të rënda dhe kanë nisur tashmë të duken.

Ne nuk kemi parë prova se regjimi i Hoxhës ka kërkuar strategji të reja për burime asistence, por duket se ka vendosur të vazhdojë, të paktën për momentin, politikën e shtimit të lidhjeve graduale me vende të tjera. Nuk ka gjasa që kjo qasje t’u sjellë shqiptarëve mbështetjen dhe furnizimet e nevojshme industriale për të evituar trazirat në prodhimin industrial apo rënien ekonomike.

Edhe sikur vendi të ketë vështirësi ekonomike, nuk ka gjasa për trazira popullore për sa kohë nevojat bazë të konsumatorit të plotësohen. Hoxha mban një nga regjimet me represive në botë dhe megjithëse disa shqiptarë kanë dyshime për politikat e tij të vetëmjaftueshmërisë, nuk ka prova për sfida serioze ndaj autoritetit të tij. Hoxha ka justifikuar publikisht politikat e tij aktuale në një fjalim ku bëri dallimin mes “regjimeve të ndryshme shoqërore”, që tregohen progresive ndaj Shqipërisë, dhe atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Ai shprehu vullnetin për të ruajtur marrëdhënie me të parat, por theksoi se Shqipëria gjithsesi nuk do të mohojë ndryshimet politike apo ideologjike me këto regjime. Hoxha shfrytëzoi rastin edhe për të përsëritur armiqësinë e Shqipërisë me SHBA-ës, BRSS-në dhe Kinën, duke u zotuar se Tirana do të vazhdojë luftën ndaj imperializmit amerikan dhe imperializmit socialist të Kinës dhe BRSS-së, çka përjashton mundësinë e afrimit mes tyre për të ardhmen e afërt.

Me gjithë refuzimet publike të Shqipërisë, Moska dhe aleatët e saj të Paktit të Varshavës vazhdojnë përpjekjet e tyre të nivelit të ulët, për të joshur shqiptarët. Bullgaria e cila është në krye të ofensivës së joshjes, ka publikuar kohët e fundit disa artikuj ku Shqipëria përshkruhet në dritë pozitive. Sofja zyrtare i ka lënë të kuptojë Tiranës se dëshiron marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.

BRSS-ja është më para aleatëve të tij në Evropën Lindore për joshjen e Shqipërisë, por është i ndërgjegjshëm se Tirana nuk do të pranojë afrim të lidhjeve me të për sa kohë që Hoxha të mbetet në pushtet. Lideri shqiptar nuk ka dhënë asnjë sinjalizim se do të zbusë qëndrimin dyshues ndaj sovjetikëve dhe europiano-lindorëve. Por gjithsesi Moska mund të konsiderojë si progres ri-sjelljen e Shqipërisë në tufë në epokën post-Hoxha.

Jugosllavia, e cila kërkon me çdo kusht që Shqipëria të mos ribashkohet në orbitën sovjetike, ka shprehur vullnetin e përmirësimit të lidhjeve bilaterale, të cilat janë pritur pa kundërshtime të hapura nga Tirana, edhe pse deri tani nuk ka pasur zhvillime të konsiderueshme dhe në terma afat-shkurtër nuk priten.

Lidhje me vende të tjera

Disa nga tentativat më ambicioze të Tiranës për zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe ndoshta për ndihmë financiare apo teknike, janë drejtuar nga India, Algjeria dhe Japonia. Një vizitë në Indi nga një delegacion i nivelit të ulët në gusht, ndezi spekulimet se Tirana kërkon të zëvendësojë Kinën me Indinë. Mediat indiane shkruanin se Shqipëria kërkon nga India asistencë për përfundimin e një liste të gjatë projektesh të braktisura nga Kina dhe parashikonin mundësinë e hapjes së misionit diplomatik të Tiranës në Delhi.

Ne nuk kemi parë prova se Shqipëria kërkon asistencë madhore ekonomike dhe teknike, por besojmë se me afrimin te India, ashtu si me disa vendeve të tjera, ajo kërkon diversifikimin e lidhjeve të jashtme tregtare, në një kohë që kërkon të evitojë varësinë nga partner i vetëm. Shqipëria po kërkon gjithashtu zgjerim të marrëdhënieve me Algjerinë. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare dy-vjeçare në prill, Tirana ka dërguar një delegacion të nivelit të lartë në Algjer në shtator, të drejtuar nga ministri i tregtisë.

Shqipëria po shton gjithashtu lidhjet e saj me Japoninë. Një delegacion tregtar japonez vizitoi Tiranën në gusht, i cili shprehu interesin e eksplorimit të tregut shqiptar nga kompanitë japoneze, të cilat ashtu si të tjerë kërkojnë të blejnë kromin shqiptar apo koncentratet e tij. Nëse Shqipëria kërkon të krijojë lidhje diplomatike me Tokion ky i fundit me shumë gjasa do të pranojë.

Lëvizjet në Evropën Perëndimore

Shqipëria ka tentuar të zgjerojë lidhjet tregtare me disa vende të Evropës Perëndimore, kryesisht Italia, Greqia e Franca, por këto vende nuk kanë bërë përkushtime të drejtpërdrejta. Mungesa e reagimeve nga këto vende ka sjellë shprehje zhgënjimi nga disa zyrtarë përfshi dhe ministrin e jashtëm shqiptar. Gjithsesi marrëdhëniet e Shqipërisë me këto vende janë përmirësuar në krahasim me një vit më parë, më shumë ato me Greqinë.

Përveç përpjekjeve për kontakte në Evropën Perëndimore, Shqipëria po eksploron mundësi tregtare në Amerikën Latine. Deri tani asnjë nga avancimet e Shqipërisë nuk ka sjellë përfitime të mjaftueshme për të mbështetur nivelin aktual të zhvillimit industrial.

Tetor 1983

Media amerikane, “Foreign Insight”, Prill 1985

Diplomati shqiptar u përgjigj ftohtë ndaj kërkesave të gazetarëve për të marrë pjesë në funeralin e Enver Hoxhës, liderit të vendit për 41 vitet e fundit. “Nuk është në protokollin tonë të ftojmë gazetarë perëndimorë në ngjarje të tilla”, tha ai.

Ndërsa pyetjes nëse do të lejohej shoqërimi i një delegacioni të huaj në vend, ai iu përgjigj: “Nuk do të ketë ftesa për liderët as nga Lindja as nga Perëndimi”. Pra varrosja e Hoxhës do të jetë po aq e izoluar nga kurioziteti Perëndimor sa dhe regjim i tij i paprecedent komunist në vendin bregdetar të Adriatikut, ngjeshur mes Greqisë dhe Jugosllavisë.

Vendi i prapambetur prej 2.8 milionë banorësh ka përfaqësuar formën më të pastër politike të Stalinizmit, duke refuzuar çdo kamp, si Lindjen, Perëndimin, neutralët apo të paanshmit. Çështja është se kur do të dalë Shqipëria nga guaska e saj, teksa ka nisur të krijojë apo të përmirësojë lidhjet me disa vende perëndimore, për arsye ekonomike. Mes tyre përmenden lidhjet me Austrinë, Italinë dhe Gjermaninë Perëndimore.

Lideri i ri Ramiz Alia është i dedikuar ndaj politikës armiqësore të Hoxhës me superfuqitë dhe analistët nuk presin ndryshime dramatike. Diplomatët thonë se Perëndimi duhet të kujdeset për Shqipërinë në mënyrë që të evitohet joshja ndaj Bashkimit Sovjetik, aq sa për të mundësuar që BRSS-ja të përdorë portet shqiptare. Edhe më keq do të ishte për Perëndimin rikthimi i saj në Paktin e Varshavës, të cilin e braktisi zyrtarisht në 1968, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.

Jugosllavia shqetësohet për afrimin e Shqipërisë me sovjetikët për arsye të minoritetit të saj shqiptar të Kosovë, ku influenca sovjetike do të përkeqësonte gjërat. Italia gjithashtu shqetësohet prej afërsisë gjeografike me Shqipërinë në Adriatik, teksa raketat ruse të instaluara në Shqipëri do të ishin lehtësisht brenda distancës së goditjes. Pretendenti i fronit mbretëror të Shqipërisë, Leka I-rë, biri i Mbretit Zog, është gjithashtu shqetësuar.

Ai u shfaq në Paris pas vdekjes së Hoxhës, duke paralajmëruar kundër rrezikut të zgjerimit të Bashkimit Sovjetik dhe duke u bërë thirrje nacionalistëve shqiptarë të bashkohen “për krijimin e një kombi të lirë”. Diplomatët shqiptarë në Perëndim nuk tregojnë shenja afrimi me Moskën dhe insistojnë se shqetësime të tilla janë energji e humbur. Shqipëria disa herë ka refuzuar hapjet miqësore të Kremlinit pas prishjes, i cili për shqiptarët është qendra e “imperializmit socialist”, sikundër “imperializmit të thjeshtë” amerikan.

Ekziston gjithnjë rreziku i fraksioneve të goditura më parë nga spastrimet, që mund të kërkojnë riafrim me Moskën, por shumica e analistëve perëndimorë besojnë se Moska nuk ka më fuqi për sfida ndaj Perëndimit. Shqiptarët e konsiderojnë veten më shumë se individë stoikë të patundur sesa si izolacionistë dhe thonë se vendimi për t’u bashkuar me Stalinin dhe më pas për t’u ndarë nga pasuesit e tij dhe Traktati i Varshavës, ishin thjesht qëndrime morale.

Kështu zyrtarët shqiptarë thonë se arsyetuan edhe kur u miqësuan me Mao Ce Dunin dhe më pas prishën lidhjet me Kinën kur ajo po bëhej miqësore me Perëndimin, megjithëse më shumë se 800 milionë dollarë ndihma u dhanë nga Pekini për rreth 17 vjet. Por pas këtyre qëndrimeve idealiste, radikalët e Evropës Lindore po hapin sytë dhe po kuptojnë se kanë mbetur me dekada prapa ekonomikisht. Kur i pyesin diplomatët shqiptarë se përse ndalohen makinat private, ata përgjigjen se kështu ajri është më i pastër dhe se më shumë njerëz mbajnë biçikleta.

Kur paralajmërohen se do vuajnë nga mungesa e investimeve ata thonë se janë me fat që nuk kanë barrën e borxheve të huaja. Dhe vërtet Kushtetuta ndalon huat nga kapitalistët apo shtetet “borgjezë e revizionistë”. Shqipëria gjithashtu ndalon opozicionin politik, udhëtimin jashtë shtetit dhe praktikat fetare. Ajo është e vetë-mjaftueshme me energji, nuk ka taksa dhe as inflacion.

Qeveria ndalon gjithashtu bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese. Ramiz Alia, pasuesi 59 vjeçar i Hoxhës, duket disi më pragmatik, por ai i ka qëndruar gjatë besnik diktatorit në një sistem që ka eliminuar pa mëshirë rivalët. Fjalët thonë se ish-kryeministri Shehu, i akuzuar për bashkëpunim me inteligjencat e huaja, është vrarë nga vetë Hoxha. Fillimisht zyrtarët thanë se ishte vetë-vrasje, por tashmë shtypi pranon se ai u eliminua.

Diplomatët thonë se Hoxha ishte sëmurë prej disa kohësh dhe Alia nisi të zbatonte disa politika hapjeje me miratimin e Hoxhës. Një nga ndryshimet e dukshme ishte fakti që Shqipëria ndaloi së quajturi Kinën “revizioniste”, prej nevojës për pjesë këmbimi për mjetet dhe projektet industriale kineze të ndërtuara para prishjes së lidhjeve tregtare me Pekinin./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu...”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

Next Post

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

Artikuj të ngjashëm

“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik
Dossier

“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

September 10, 2026
“Ballistët e inkuadruem nën komandën e Shkodrës, prej së cilës ushqeheshin e paguheshin, mbasi e dhanë fjalën me më ndjekë planin tim, u shmangën dhe…”/ Kujtimet e Kol Bib Mirakës
Dossier

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

September 10, 2026
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Dossier

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
Dossier

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

September 8, 2026
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
Dossier

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
Next Post
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme