• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave
“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë
“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën

Nga Prof. Dr. Luan Malltezi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Akademia e Shkencave u krijua më 10 tetor 1972 me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Krijimi i saj erdhi pas punës së arritur për disa dekada me radhë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës në Shqipëri. Në vitin 1972, në Shqipëri vepronin 25 institucione kërkimore-shkencore. Akademia mendohej të ngrihej si institucion për zhvillimin e mëtejshëm të shkencave në përgjithësi dhe atyre albanologjike në veçanti. Njoftimi për ngritjen e Akademisë erdhi papritur në Institut. Ai ngjalli gëzim të natyrshëm dhe diskutime të shumta midis punonjësve shkencorë. Një nga çështjet që filluam të diskutonim ishte se kush mund të ishte kryetar i saj.

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

Jeta e prof. Aleks Buda

Aleks Buda lindi në Elbasan më 7 shtator 1910.  Mësimet e para Aleks Buda i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Leçe të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe më 1929 mbaroi gjimnazin në Salzburg.

Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vienës, në Institutin Ballkanistik (1930 – 1935), ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Patsch, Reiniger dhe Norbert Jokl. Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë “Albania” të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie.

Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri. Punoi së pari, si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës (që nga shtatori 1939), ndërsa më 1940 transferohet në Liceun e Korçës. Në fund të viti 1941 shkoi në Itali në Universitetin e Padovës pranë profesorit të njohur Karlo Taljavini, për t’u kualifikuar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme ballkanike dhe të shqipes, por pas një viti kthehet në atdhe, për shkak të luftës.

U lidh me lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të qarkut të Elbasanit. Buda jetoi një kohë të vështirë në Shqipëri; ai përjetoi me shumë kënaqësi çlirimin e vendit dhe punoi me kënaqësi për detyrat e vështira që mori përsipër. “Dilja nga shtëpia në mëngjes dhe vija pas mesnatës në shtëpi”, – shkruan në kujtimet e tij Buda kur punonte si Drejtori i Bibliotekës Kombëtare.

Por duhet thënë se koha kur ai jetoi dhe punoi ishte e vështirë; ai punoi në një sistem që persekutoi shumë miq të tij të mirë; ai ishte social- demokrat në bindjet e veta; donte vendin, popullin e tij dhe punoi me përkushtim për të. Buda kujton me respekt në kujtimet e veta si miq të tij figura si Sejfulla Malëshova, Naxhije Duma, Theofan Popa dhe shumë të tjerë të goditur fatalisht nga regjimi.

Goditje nga regjimi kishte pësuar edhe familja e së shoqes, Stratobërdha, ish-pronarë të minierës së Mborjes, sekuestruar nga shteti. Buda shkoi për këtë problem te ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, që e njihte që nga koha e luftës. “Si ka mundësi vallë, – tha ai, – që të merret me një të rënë të lapsit një pronë e vënë me aq mund”?! – por ministri iu përgjigj: “Aleks, ku rron ti? Po ky është rezultati i fitores dhe fuqisë së proletariatit, për të cilin luftuam”!

Në kujtimet e tij mësojmë se ai mori përsipër të shkruante “lart” letra në emër të njerëzve të gruas për problemet që kishin me regjimin, sepse letra të tilla duheshin shkruar me shumë kujdes; Buda flet me dhimbje për kunatin e tij të talentuar, Viktorin, që u dëbua nga Tirana mbas diskutimit të tij në Konferencën e Tiranës së vitit 1956. Goditje regjimi kishte dhënë edhe brenda familjes së Budës.

“Në fillimet e vitit 1948, – shkruan Buda, – morën në burg tim vëlla Stasin, se ai së bashku me Mihalin, si trashëgimtarë të farmacisë së babait, s’kishin arritur të shlyenin tatimin e jashtëzakonshëm. U kërkonin një shumë jashtë fuqive për të ardhurat që kishin nxjerrë”. “Stasin, – shkruan më tej Buda, – e çuan në punë të detyruar për tharjen e kënetës së Maliqit” dhe pas një viti e ca e liruan. 

Megjithëse njihte mirë regjimin dhe ishte i kujdesshëm me të, prof. Buda nuk u tërhoq, por nderoi me kurajë të plotë miqtë e tij të goditur padrejtësisht nga regjimi. Kam parasysh këtu pjesëmarrjen e Budës në varrimin e gjuhëtarit të shquar prof. Selman Riza, të dëbuar nga Instituti Histori-Gjuhësi më 1967, në kohën e fletë-rrufeve, që pengonin “marshimin tonë përpara”, siç thuhej në atë kohë. Prof. Riza ra viktimë e kësaj kohe; ai u transferua në muzeun e Beratit, ku kaloi jetën në vetmi të plotë. Prof. Buda e nderoi me kurajë të plotë mikun e tij në ceremoninë e varrimit.

Pjesëmarrja e Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut. Por, jo, vetëm te ne. Me këtë qëndrim ai kishte tronditur edhe njerëzit e familjes, vëllezërit e tij. Them kështu, sepse në një vizitë që bëmë në shtëpinë e Budës, vëllai i tij i madh, Mihali, kujtoi këtë qëndrim të të vëllait që e kishte lënë atëherë pa gjumë: “Atëherë Aleks, thashë se na more në qafë të gjithëve me atë nderim ndaj Rizës, po shyqyr që kaloi pa dëm”.

Kujtoj prof. Budën pas këtyre fjalëve; nuk tha asgjë, por pa shumë i menduar, të vëllanë. A ishte ai kundër regjimit? Absolutisht jo; ai ishte deputet në Kuvendin Popullor; qëndrim i tij në nderim të gjuhëtarit të shquar, nuk bëhej si sfidë ndaj regjimit, por si nderim për punën kolosale të tij kushtuar popullit të vet; ai ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe kjo ishte detyra e tij.

Në kohën kur Shqipëria jetonte e mbyllur politikisht, prof. Buda shkëlqente në perëndim si studiues i talentuar duke ngritur lart historinë e vendit të tij. Ndonëse ai ishte në kontrast me regjimin nga natyra dhe karakteri, ai bëri shumë për të ndihmuar vendin, popullin dhe qeverinë e tij të paralizuar me koncepte e slogane absurde të majta.

Rasti iu dha gjatë vizitës së Kancelarit të Landit të Bavarisë z. Shtrauss në Shqipëri, më 1985. Buda u caktua si shoqërues i tij nga Enver Hoxha. Shtraussi u befasua nga personaliteti i jashtëzakonshëm i Budës sapo hyri në kufi; Buda me gjermanishten klasike të tij, dijen dhe kulturën e gjerë “detyroi” liderin e madh gjerman të reflektonte seriozisht për shqiptarët dhe historinë e tyre.

Me rastin e largimit nga Shqipëria, qeveria shqiptare i shprehu dëshirën për t’i dhuruar mikut të nderuar gjerman diçka në kujtim të vizitës së tij historike. Mbahet mend përgjigjja e liderit të madh gjerman që i bën nder personalitetit të Budës: “Më jepni Budën po mundët zotërinj, sepse më duhet për partinë time”. Komenti është i panevojshëm: Buda kishte ditur të ngrinte para tij historinë dhe kulturën e vendit të vet të varfër, Shqipërisë.

Prof. Emil Lafe, që ka pasur rastin të ishte me prof. Budën në Vjenë më 1975-ën, u tregonte miqve të tij kur u kthye, se kishte mbetur i befasuar nga profesor Buda për mallin e tij për Vjenën, qytetin për të cilin ruante kujtime të paharruara të rinisë së tij. Buda i tregonte Lafes për mbrëmjet që kalonte në Vjenë me prof. Ҫabejn. “Ҫabeji, – i thoshte Buda, – nuk dinte të vallëzonte tjetër veç tangos, dhe kur fillonte muzika ai më pyeste ‘Aleks, tango është kjo?’, dhe kur unë i thosha ‘Po’. Ai ngrihej me vrull dhe ftonte zonjushën në vallëzim”.

Prof. Buda, zotërinj, ishte vërtet shqiptar, por nuk gabojmë po të themi se ishte edhe një austriak në të njëjtën kohë, një austriak i papërsëritshëm nga dija, kultura dhe formimi i tij. Ky burrë i madh me kolegët e tij të shquar ngritën dhe drejtuan me sukses Akademinë e Shkencave në Shqipëri. Akademia sot, sigurisht nuk është më Akademia e kohës së tyre. Akademia ra dora-dorës pas vdekjes së Budës. Të gjithë ata që erdhën në krye të Akademisë pas tij, ishin intelektualë dhe specialistë të mirë në fushën e tyre, por jo njohës të shkencave albanologjike siç kërkon detyra e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Akademia ra pas viteve ‘90 edhe nga politika, nga ndërhyrja absurde e saj për të kapur Akademinë me njerëz të zakonshëm; këta shkëputën prej Akademisë në mënyrë absurde dhe pa asnjë kuptim Institutet e Shkencave Albanologjike, (Institutin e Historisë, Institutin Gjuhësi-Letërsi, Institutin Arkeologjik dhe Institutin e Kulturës Popullore), duke formuar me këto “Qendrën e Studimeve Albanologjike”, sot “Akademia e Studimeve Albanologjike”.

Ndarja e Akademisë së Shkencave nga këto institute nuk justifikon qenien e saj; ajo ka nevojë të rinovohet, siç kërkon me të drejtë prof. Fuga dhe studiues të tjerë. Rinovimi, sipas mendimit tim, mund të bëhet me një komision ‘ad hoc’ të ngritur nga qeveria. Komisioni duhet t’i kthehet përvojës së Akademisë se Shkencave të kohës së prof. Budës, të ribashkojë Akademinë e Shkencave me institutet që aktualisht janë në “Qendrën e Studimeve Albanologjike”.

Ky, sipas meje, është hapi i parë për të zgjidhur “krizën” në të cilën ndodhet Akademia e Shkencave. Le ta kthejmë pra Akademinë e Shkencave në Qendër të Studimeve Albanologjike në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë të ketë Akademinë e saj; ajo ka nevojë për fonde nga qeveria për të bërë kërkime shkencore në fushën e historisë, të gjuhës, të kulturës dhe të identitetit të vet kombëtar.

Vendin e Akademisë së Shkencave si Qendër të Studimeve Albanologjike, nuk mund ta zënë universitetet e vendit. “Për çdo njeri që merret me shkencë, – shkruan prof. Buda, – termi ‘Akademi’ ka një domethënie të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Ajo materializonte dëshirën e rilindësve tanë për më tepër dituri, të Sami Frashërit me programin e tij për institucionet studimore të Shqipërisë në të ardhmen”.

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE NË 1945

Menjëherë pas çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare, ku kishte vetëm 15.000 vëllime. Atij i jepen në dorëzim librat e Mit’hat Frasherit. Bibloteka do të pasurohej, por kryesisht prej konfiskimit të bibliotekave private të personaliteteve të kohës, ndaj në 1947 fondi i numëronte 100.000 vëllime (1945-1946). Në vitin 1946 Buda u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë, sociologjisë dhe ekonomisë.

Aty ndihmoi në krijimin e sektorëve të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të historisë së Mesjetës dhe të artit mesjetar, të historisë së kohës së re, të etnografisë etj. Së bashku me kolegët e sektorit të tij, bënë të mundur publikimin e studimeve e arritjeve në fushën e arkeologjisë e të etnografisë, që u ekspozuan në Muzeun arkeologjik-etnografik të përuruar më 1947. Fitoi përvojë si pedagog i historisë që në fillimet e Institutit pedagogjik dyvjeçar (1946); më 1955 u bë një nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar.

Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, A. Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet. Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për Aleks Budën: U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë.

Ai do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës. Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për A. Budën: U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, deri më 7 korrik 1993./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 08 Gusht 2026

Next Post

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte...”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

Artikuj të ngjashëm

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm
Personazh

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

August 8, 2026
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

August 6, 2026
“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm
Personazh

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

August 7, 2026
Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos
Personazh

Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos

August 2, 2026
“Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha., pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së Golemit
Personazh

“Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha., pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së Golemit

August 1, 2026
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

August 1, 2026
Next Post
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte...”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme