• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

“Kur në një ambient konfidencial gjeta rastin dhe e pyeta Lasgushin se përse nuk e kishte formosur rezolutën e Kongresit  të Drejtshkrimit në ’72-in, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjuhëtarit të njohur
“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën

Nga Prof. Dr. Luan Malltezi

Pjesa e parë

Memorie.al / Akademia e Shkencave u krijua më 10 tetor 1972 me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Krijimi i saj erdhi pas punës së arritur për disa dekada me radhë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës në Shqipëri. Në vitin 1972, në Shqipëri vepronin 25 institucione kërkimore-shkencore. Akademia mendohej të ngrihej si institucion për zhvillimin e mëtejshëm të shkencave në përgjithësi dhe atyre albanologjike në veçanti. Njoftimi për ngritjen e Akademisë erdhi papritur në Institut. Ai ngjalli gëzim të natyrshëm dhe diskutime të shumta midis punonjësve shkencorë. Një nga çështjet që filluam të diskutonim ishte se kush mund të ishte kryetar i saj.

Një pjesë ishin të mendimit se mund të ishte drejtori i Institutit Histori-Gjuhësi, prof. Androkli Kostallari. Të tjerë mendonin se mund të ishte prof. Aleks Buda. Atë ditë morëm vesh se profesorin e kishin thirrur për këtë problem në Komitetin Qendror të PPSH-së. Pas paraqitjes në Komitetin Qendror, prof. Buda u nis në Austri. Sakaq lajmi mori dhenë se prof. Aleks Buda ishte caktuar kryetar i Akademisë së Shkencave.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos

Buda ishte atëherë shef i Sektorit të Historisë së Mesjetës, Anëtar i Këshillit të Lartë Shkencor në Institutin Histori-Gjuhësi; ai qëndronte pranë Kostallarit si konsulent për problemet historike që trajtonte Instituti. Pas kthimit nga Austria, prof. Buda erdhi në sektor për të takuar kolegët. Sektori ndodhej në katin e tretë; bashkë me të erdhën edhe punonjës të tjerë të Institutit; të gjithë ndiheshin të gëzuar për formimin e Akademisë së Shkencave dhe zgjedhjen e prof. Budës kryetar të saj.

Buda gëzonte autoritet të plotë në Institut; ai ishte një figurë e njohur për kapacitetin e tij shkencor si historian; profesori luante rol kryesor në përgatitjen për botim me nivel të lartë shkencor të revistës “Studime historike”; ai përfaqësonte Shqipërinë në institucionet shkencore me karakter ballkanik; ishte historiani që kishte lidhje dhe korrespondencë me personalitetet më të njohura të botës shkencore jashtë.

Prof. Buda ishte një nga studiuesit e paktë që njihte mirë studimet albanologjike të kohës; në Universitetin e Vjenës dhe Institutin Ballkanistik (1930-1935) në Austri, ai kishte marrë mësime nga profesorë të njohur si Karl Patch, Reiniger dhe Norbert Jokl.

Në fund të takimit në sektor, historiani Stavri Naçi, që i kishte siguruar profesorit autoveturën për t’u nisur në Austri, tha: “Po, po profesor, por unë i gjori me zor gjeta një veturë për të të çuar në Rinas kur u nisët në Austri, kurse dje, kur u kthyet në Rinas, kishin dalë me dhjetëra makina për t’ju pritur; njerëzit janë të zgjuar profesor, e morën vesh që u bëtë kryetar i Akademisë dhe nxituan t’ju presin”. Fjalët e prof. Naçit shkaktuan të qeshura te studiuesit.

Aleks Buda u kthye në Shqipëri në shkurt të vitit 1939; kthimi i tij befason të gjithë shqiptarët, ai u kthye nga Austria me 10 mijë libra shkencorë të sistemuar në kuti të shumta; shumë nga këto ishin libra të autorëve të vjetër evropianë, që flisnin mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Buda i kishte kërkuar këto prej vitesh te bukinistët e shumtë të Vjenës; ai kishte kontrolluar këto bukinistë “një herë në dy javë” për vite e vite me radhë, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë.

Në Shqipëri, Buda punoi më 1940-ën profesor në Liceun e Korçës dhe më 1943, profesor në gjimnazin e Tiranës. Më pas u angazhua dhe mori pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku u zgjodh nënkryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për zonën e Elbasanit.

Pas çlirimit ai punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare themeluar më 1922. Me punën e tij ai i dha kësaj biblioteke karakterin e një institucioni të thellë shkencor. Në maj 1946, Buda kaloi si shef sektori në Institutin e Shkencave. “Përpara se të kaloja nga Biblioteka Kombëtare në Institutin e Shkencave, – shkruan Buda, – isha këshilluar edhe me Kostaq Cipon. Ai ishte i mendimit që t’i përgjigjesha pozitivisht emërimit në institute, për të mbuluar një fushë ku kish nevojë shkenca jonë e re kombëtare”.

Angazhimi i Budës si drejtues i sektorit të mesjetës ishte, – siç shkruan ai, – “detyra për të shkruar Historinë e Shqipërisë”. Lidhur me këtë problem, Buda deklaronte në fillim të vitit 1947 në Institut, se: “Ne, ndoshta s’do t’ia arrijmë këtij qëllimi të fundit, por do të kemi kënaqësinë, se të paktën vumë bazat për hartimin e historisë sonë”.

Nën drejtimin e prof. Budës sot shqiptarët kanë historinë e tyre kombëtare në katër vëllime. Buda bëri punë kolosale si drejtues i sektorit për skedimin e materialeve për periudhën e viteve 1878-1939. “Filluam skedimin e veprave të të gjithë albanologëve të huaj që përmendnin Shqipërinë, gjithashtu, edhe revistat e çdo botim tjetër brenda dhe jashtë vendit (sidomos enciklopeditë e huaja) që kishin material për Shqipërinë”; etj., shkruante ai.

Kjo punë u shtri me kohë edhe në mbledhjen e dokumenteve të kohës nga botime të akademive dhe instituteve të rëndësishme shkencore evropiane dhe botimin shqip të tyre në vëllime të veçanta. Puna për drejtimin e Akademisë së Shkencave ishte një sfidë për prof. Budën. Për të realizuar këtë detyrë, ai punonte pasditeve në Bibliotekën Kombëtare; këtu profesori qëndronte në radhën e fundit të tavolinave, duke lexuar për orë të tëra artikuj të ndryshëm me karakter historik, gjuhësor, etnografik në revista e botime shkencore të huaja. 

Ai kthehej në këmbë në shtëpi vonë, kur mbyllej Biblioteka Kombëtare. Siç morëm vesh, e thirrën “lart” ku e “këshilluan” se duhej të lëvizte me makinë, sepse ishte e pakuptueshme për dinjitetin dhe personalitetin e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave të ecte në këmbë?! Pas kësaj, makina luksoze e profesorit qëndronte orë të tëra pranë lulishtes së Bibliotekës, në pritje të tij.

Nën drejtimin e prof. Budës, Akademia e Shkencave arriti rezultate të rëndësishme në fushën e studimeve albanologjike. Buda udhëhoqi punën për botimin me sukses të Bibliografisë së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut; ai organizoi Konferencën Kombëtare me rastin e 500-Vjetorin të vdekjes së Skënderbeut, si dhe Konferencën Kombëtare me rastin e 100-Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Akademia, nën drejtimin e prof. Budës, realizoi kërkime arkeologjike në mbarë vendin; ai organizoi konferenca dhe simpoziume shkencore të shumta në fushat historike, etnografike, arkeologjike; në këto veprimtari morën pjesë autoritete të larta shkencore nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës.

Si Kryetar i Akademisë së Shkencave

Si kryetar i Akademisë së Shkencave, Buda ndiqte me vëmendje botimet, që studiuesit shqiptarë bënin në Kosovë, dhe Maqedoni. Ai gjente kohë të bënte takime pune me studiues nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Universiteti i Shkupit, që vinin të ftuar nga Akademia e Shkencave për kërkime shkencore në Shqipëri. Buda nuk ishte një historian i thjeshtë; ai kishte kryer studimet e larta në Austri për Filozofi dhe Letërsi.

Kjo është arsyeja që shpjegon pse ai ishte në gjendje të realizonte referate shkencore në konferenca e simpoziume të mëdha me karakter kombëtar, organizuar në Tiranë, si “Etnografia shqiptare dhe disa probleme të saj” (Tiranë, 1976); “Lidhja e Prizrenit dhe rrënjët e saj historike” (Tiranë, 1978); “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” (Tiranë, 1982); “Eposi dhe historia jonë”(Tiranë, 1983); “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” (Tiranë, 1982) etj.

Prof. Buda ishte ai që organizoi Kuvendin I-rë të Studimeve Ilire” (Tiranë, 15-20 shtator, 1972); ai ishte edhe kryeredaktor i botimit të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (Tiranë, 1985). Në sektor nuk kisha pasur rast të dëgjoja Budën për marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Dija se Buda njihte serbishten, dokumente të vjetra serbe, siç ishin diplomat serbe; ai i kishte botuar të përkthyera shqip në vëllime më vete me karakter historik; Buda ishte edhe autor i hartimit të tekstit për periudhën e sundimit serb në Shqipëri, në botimin akademik “Historia e Shqipërisë”.

Por rasti e solli të dëgjoja prof. Budën kur erdhi në sektor me një punonjës shkencor që kishte përgatitur për botim “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe në mesjetë në shek. XVI-XVII”, bazuar në të dhënat e regjistrave osmanë. Buda kishte vlerësuar këtë studimin në Këshillin Shkencor, por kishte kërkuar që autori të trajtonte në hyrje marrëdhëniet shqiptaro-serbe në shek. XIV për të treguar se shqiptarët ishin në trojet e tyre në Kosovë që para pushtimit osman.

Atë ditë dëgjova prof. Budën më shumë se një orë të fliste për marrëdhëniet në fjalë; studiuesi në krah të tij përpiqej të mbante shënim fjalët e profesorit; ai e përfshiu si kapitull më vete në librin e tij komunikimin shkencor të Budës. Më vonë ai e botoi atë, por pa përmendur profesor Budën!?! Kjo ndodhte, në fakt, me të gjitha botimet që bëheshin në institut: prof. Buda bënte vërejtjet themelore për çdo punim në Këshillin Shkencor; studiuesit rregullonin vërejtjet e kërkuara dhe në botim falënderonin kolegët për ndihmën e dhënë për botimin e veprës.

Për Budën ky nuk përbënte asnjë problem; për të kishte rëndësi vetëm botimi me sukses i punimeve shkencore. Një takim të tillë prof. Buda bëri më 1991-in me dy studiues të huaj, prof. A. Ducellier dhe prof. P. Schreiner, të ftuar në Shqipëri me rastin e 800-vjetorit të formimit të Shtetit të Arbërit. Profesori atëherë ishte i sëmurë dhe qëndronte në shtëpi.

Drejtori i Institutit më caktoi mua t’i shoqëroja për në shtëpi të tij. Miqtë u pritën përzemërsisht nga prof. Buda. Pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë prof. Ducellier më tha i tronditur: “Luan, profesor Buda qenka i varfër!” Mbeta disi i habitur, sepse atëherë nuk konstatonim varfëri midis nesh.

Vërejtja e studiuesit të shquar francez më ngacmon të them diçka me rëndësi për lexuesin; prof. Buda, si zyrtar i lartë kishte sigurisht një rrogë të mirë në raport me të tjerët, por ai kishte zonjën e tij të nderuar, Vasilikën, të papunë; ajo kishte kryer Liceun e Korçës, por nuk punoi shumë, sepse ishte e angazhuar me të shoqin, fëmijët dhe punët e shtëpisë.

Buda shkruante shumë artikuj në shtypin e kohës, por asnjëherë nuk pranonte të merrte honorarë për to; “t’i kthehen kopshteve dhe çerdheve”, ky është shënimi që vinte, ky studiues i shquar te faturat që vinin për këto artikuj; Buda nuk pranonte honorarë të tilla, sepse ishte i ndjeshëm për gjendjen jo të mirë ekonomike të vendit, varfërinë që konstatohej nga të gjitha anët.

Them kështu, sepse më bënte përshtypje fakti: që kur dilte nga biblioteka profesori ndalej në dalje të saj dhe shikonte me shumë vëmendje njerëz të varfër që qëndronin grumbull aty në dimër. Nuk mund të harroj në këtë rast edhe vërejtjet e tij në sektor për të shkruar letrat nga dy anë! Pse vallë ishte kjo ndjenjë kaq e forte kursimi te ky njeri gjigant? Më kujtohet këtu edhe një ngjarje interesante kur profesori po shkonte me pushime në Durrës.

Nuk më kujtohet pse isha atë ditë me të në makinë. Prof. Buda qëndronte para me shoferin. Kur hymë në Ndroq makina ndali dhe profesori zbriti prej saj. Nuk kuptova asgjë pse zbriti; pas pak pashë në pasqyrën e makinës që po kthehej duke mbajtur me të dy duart një arkë të vogël druri me fruta të verës. U çudita kur pashë sepse në Ndroq bëja zbor prej 15 vitesh, por nuk kisha parë ndonjëherë fruta në shitje.

Dola menjëherë nga makina për t’ia marrë arkën, por profesori m’u përgjigj: “Jo more djalë, jo, – kjo sot është një mrekulli për mua”. Ndoshta gaboj, por atë çast isha i bindur se gëzimi i profesorit nuk vinte aq nga frutat, sesa për faktin se ai kishte parë fshatin ashtu siç dëshironte ai: një fshat me prodhime për të shitur.

Ajo që bënte përshtypje te ky personalitet i madh i kohës, ishte thjeshtësia e tij e jashtëzakonshme. Ne, të rinjtë e sektorit, befasoheshim nga kontaktet me të në zyrën e tij në Akademi; sapo hyje, ashtu i ndrojtur, profesori ngrihej nga tavolina e punës dhe ulej me ty në tavolinën e madhe për të biseduar për probleme pune!! Përshtypje po ashtu bënte respekti që ai ndiente për miqtë e tij të vjetër.

Përshtypje edhe sot më bën përshkimi i Budës për ish-drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Sotir Kolea, kur vajti për një konsultim; Buda e gjeti atë të vetmuar, duke punuar…! “O kujtim i shtrenjtë, – shkruan Buda! Një plak rri kërrusur mbi tryezë dhe mbulon me shkrimin e tij të imët kartën e zbetë…! Era fryn nga të katër anët në dhomën e zhveshur e ftohtë. Plaku i ngarkuar shkruan dhe harron se i janë ënjtur këmbët nga pa lëvizja; harron se ndoshta nuk ka bukë për të ngrënë dhe zjarr për t’u ngrohur…”!

Buda kishte nderim të veçantë për prof. Ҫabejn; ai mbante në tavolinën e punës fotografinë e tij. Po kështu në pushimet e tij verore në Pogradec, Buda do të shkonte gjithmonë për një vizitë te miku i tij i rinisë, poeti Lasgush Poradeci. Miq të mi në Pogradec më kanë thënë se nuk kuptonin dot si qëndronin me njëri-tjetrin; për orë të tëra me dritë shuar, këta miq të vjetër pa folur midis tyre; kujtonin vallë rininë dhe atdheun e tyre të dytë Austrinë, kryeqytetin e saj të mrekullueshëm Vjenën? Kush mund ta dijë vallë? / Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një...”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

Next Post

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës...”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

Artikuj të ngjashëm

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm
Personazh

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

August 7, 2026
Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos
Personazh

Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos

August 2, 2026
“Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha., pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së Golemit
Personazh

“Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha., pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së Golemit

August 1, 2026
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

August 1, 2026
“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit
Personazh

“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit

August 2, 2026
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
Personazh

“Në 1958-ën, Fan S. Noli i dërgoi një letër senatorit John F. Kennedy, ku e uronte dhe e mbështetëset për kandidaturën e tij presidenciale, duke e cilësuar atë si…”/ Historia e panjohur e Peshkopit shqiptar

July 31, 2026
Next Post
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës...”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme