• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, October 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

Kur qeveria e Mbretit Zog promovonte turizmin kulturor në Francë/ Gazetat ‘Le Courrier de la Manche’ dhe ‘L’ Ouest-Éclair’, pasqyronin resurset e mëdha që ofronte Shqipëria
Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Në gushtin e 1944-ës, Dom Anton Zogaj i mblodhi të rinjtë e famullisë dhe pasi u foli për rrezikun komunist, u kërkoi që…”/ Historia tragjike e meshtarit nga Durrësi, që u dënua me vdekje, për Krishtlindjet
“Në gushtin e 1944-ës, Dom Anton Zogaj i mblodhi të rinjtë e famullisë dhe pasi u foli për rrezikun komunist, u kërkoi që…”/ Historia tragjike e meshtarit nga Durrësi, që u dënua me vdekje, për Krishtlindjet
Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit
“Ai ishte ndër të parët që kuptoi qartë qëndrimin e SHBA-së, Anglisë dhe Italisë e, porsa u emërua në detyrën e re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha…”/ Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit
“Kapiteni Pal Thani, edhe pse i dorëzuar në bazë të amnistisë, do të torturohej nga Sigurimi, deri sa të vdiste në duart e xhelatit Fadil Kapizyzi, kurse i vëllai Marku…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Memorie.al / Në kohën e rrokopujës ballkanike dhe botërore, në Selinë Diplomatike në Shqipëri, në vitin 1938 erdhi Delegati Apostolik, Leone Nigris. Ai lindi në Ampezzo (Carnia) në vitin 1884. Pas shkollimeve në Uddine, u shugurua meshtar në 1908. Më pas ishte profesor i Letërsisë në Seminar të Uddines dhe në vitin 1929 u zgjodh kanonik-gjyqtar në metropolin e Uddines. Ai shquhej për botimin e disa librave në fushën teologjike. Për shkak të zgjuarsisë që kishte, Papa Pio XI, në vitin 1938 e emëroi Delegat Apostolik në Shqipëri. Ardhja e tij zyrtare në Shqipëri, shënohet më 16 tetor 1938, duke zbarkuar në orët e mëngjesit me anije në Durrës, i shoqëruar nga sekretari i Dërgatës Apostolike në Shqipëri, Dom Nikollë Gjinaj.

Në Durrës, krahas besimtarëve të shumtë, u prit nga Imzot Pjetër Gjura, kryeipeshkv i Durrësit dhe famullitari Dom Anton Zogaj e, famullitari i Tiranës, Dom Shtjefën Kurti. Duke vazhduar rrugën për në Selinë e tij në Shkodër, Delegati Apostolik Nigris, në ora 12, arriti në Milot dhe Gurrës. Në Lezhë, vizitoi Qendrën Jetimore të Etërve Françeskanë, ku me këtë rast u recitua poezia e poetit Ndre Mjeda, “Lissus”.

Nga Lezha për në Shkodër i shoqëruar nga besimtarët të cilat e përshëndesnin gjatë rrugës, Nigris u ndalua pran Kalasë Rozafa në Shenjtëroren “Zoja e Këshillit të Mirë”, për ta vazhduar rrugën për në Katedralen e Shkodrës, ku u prit nga qindra besimtarë dhe hierarkia e lartë kishtare, Imzot Gaspër Thaçi e ipeshkvijtë të tjerë. Leone Nigris si diplomat i fundit, qëndroj në Shqipëri deri më 11 tetor vitit 1945.

Ngjarjet kishtare dhe politike në Shqipëri

Gjithashtu mund të lexoni

“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

Nigris, në jug të Shqipërisë nga viti 1939, vepronte në cilësinë e ordinariatit, për Administraturën Apostolike të Jugut, duke themeluar disa famulli dhe shumë qendra misionarësh. Ai i propozoi Selisë së Shenjtë transferimin e Zyrës Apostolike nga Shkodra në Tiranë, për arsye se do ishte më e volitshme prania e Delegatit Apostolik në kryeqytet si qendër, sesa në Shkodër që ishte skaj i Shqipërisë.

Ndërkohë që rreth kësaj çështjeje po zhvilloheshin bisedimet, ndodhi që natën e 18 dhjetorit të vitit 1943, të digjet Selia Apostolike në Shkodër. Përgjigjja e autorizimit vonoi të vinte dhe ndërkohë erdhi pushtimi ushtarak i 7 prillit (1939), që e bëri të vështirë problemin e blerjeve të shtëpive në kryeqytet, duke mbetur kështu pezull ideja e tij.

Në Arkivin Sekret të Vatikanit, Nigris, ka dy relacione shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe jetën kishtare. Në një nga relacionet e dt. 11, tetor 1945, ndër të tjera ai rrëfen se, “Ipeshkvijtë e Arbërisë, janë të mirë, por nuk mund të thuhet se ishin në lartësinë e mandatit të tyre! Numri i Dioqezave ishte i tepërt! Gjashtë Ipeshkvij mbi rreth 120 meshtarë shekullarë dhe rregulltarë”! “Shenja dominuese e klerit”, – thekson Nigris, – ishte plogështia baritore. Populli kishte një tendencë të theksuar për politikanizëm, një dhënie e dukshme pas parasë!”

“Krye-dioqeza e Tivarit, – thotë Nigris, – ishte në gjendje të mjerueshme, kurse ajo e Shkupit (e cila përfshinte dhe Kosovën) me probleme sociale”. Në relacionin e dt. 1 janar 1945, për periudhën 1938-1944, dërguar Papa Pio XII, Nigris flet gjerësisht për situatën politike dhe shprehet se, “gjatë pushtimit italian vizitova katër kampe të burgosurish grekë dhe jugosllavë; gjatë pushtimit gjerman u interesova për të burgosurit dhe për qytetarët italianë. Si në regjimin italian, ashtu dhe gjatë pushtimit gjerman, iu bëra mbrojtës hebrenjve”.

Në mbyllje të relacioneve të tij, Leone Nigris thotë: “Kështu u mbyll në mënyrë drastike një periudhë prej gjashtë vitesh e gjysmë mjaft e gjallë, me pasimin e katër regjimeve të kundërt mes tyre: 3 luftëra, 2 pushtime ushtarake, luftë civile, një seri Qeverish antagoniste kryesisht me bazë ambicionesh personale, një vazhdimësi e ‘tour de force’ për të ruajtur ekuilibrin dhe për të mos kompromentuar Përfaqësinë e Selisë së Shenjtë, pa numëruar aventurat e shumta të rrezikshme personale”, përfundon Nigris.

Dëbimi

Në fund të marsit 1945, Enver Hoxha thërret Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII dëshirën e Qeverisë Shqiptare, për të pasur marrëdhënie diplomatike me Vatikanin. Por ky udhëtim i diplomatit të Vatikanit qe pa kthim, sepse i qe ndaluar kthimi në Shqipëri.

Ky ishte momenti kur Shqipëria ia mbylli dyert për dyzet e pesë vite me radhë Papatit, qytet-shtet në Romë, apo Selisë së Shenjtë, që është shteti virtual me juridiksion në të gjithë botën e i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka marrëdhënie diplomatike me 178 shtete të botës.

Shqipëria i mbylli portën mikut të çmuar, i cili në shekujt e vështirë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, në fushën sociale, politike e arsimore, deri në largimin përfundimtar të diplomatit të vyer Leone Nigris, i cili, sikur pas vetes la mallkimin hyjnor, duke na mbuluar më pas mortja e zezë e komunizmit.

Pas largimi të tij në janar të vitit 1945, nga regjimi i Enver Hoxhës, rolin formal të delegatit Apostolik e luante Imzot Frano Gjini, ipeshkëv i Abacisë së Mirditës, deri në pushkatimin e tij në zalle të Kirit, në vitin 1948. Si rezultat i komunizmit ateist, bilanci ishte: krahas shkatërrimeve e konfiskimeve të objekteve fetare, shënohet se shumë pak klerikë kishin mbetur ende gjallë. Sipas një statistike mësohet se gjatë periudhës (1945-1980) kur regjimi komunist erdhi në fuqi, kishin vdekur nëpër burgjet e shtetit, 2 argjipeshkvi, 5 ipeshkvi, 1 abat, 65 priftërinj dioqezanë, 33 françeskanë, 14 jezuitë, 10 seminaristë dhe 8 murgesha.

Me ndryshimet e mëdha që ndodhën në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në lidhje më respektimin e të drejtave të njeriut dhe futjen e pluralizmit politik në vendin tonë, u bë e mundur që të fillonin kontaktet e para me Selinë e Shenjtë, me Shtetin e Vatikanit. Si rezultat i bisedimeve qe vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetit të Qytetit të Vatikanit, më 7 shtator 1991 në nivel ambasadorësh.

Selia e Shenjtë ka akredituar pranë qeverisë shqiptare në vitin 1992, Nuncin e parë Apostolik, Imzot Ivan Dias; në vitin 1997, Nuncin Imzot, Giovanni Bulaitis dhe në vitin 2008 e në vazhdim, Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë, Imzot Ramiro Moliner Ingles. Ndërsa në vitin 1992, ambasadori i parë shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, ishte z. Wili Kamsi. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, u krijuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Një pikë kulmore është vizita e Papës Gjon Pali II në Shqipëri, më 25 prill 1994. Atit të Shenjtë iu rezervua një pritje e shkëlqyer dhe madhështore nga populli shqiptar. Vizita e Shenjtërisë së tij qe një mbështetje morale dhe politike për Shqipërinë. Le të shpresojmë se ardhja e Papa Françeskut, më 21 shtator në Shqipëri do ketë po aq jehonë sa e Papa Gjon Palit II dhe do shërbejë më tej, përveç diplomacisë, edhe në marrëdhënie bashkëpunimi në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe ngritjes shpirtërore të popullit tonë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën...”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

Next Post

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

Artikuj të ngjashëm

“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit
Personazh

October 18, 2026
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
Personazh

“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

October 16, 2026
“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Piloti grek, Akrivojannis, ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh, por disa vite ai quhej tradhtar…”/ Historia e komunistit grek që pushkatua në gusht ‘56

October 14, 2026
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
Next Post
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme