• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN
“At Shtjefën Gjeçovi dhe At Gjergj Fishta, janë kushërij të një gjaku, nga baba, të vëllazërisë Prend Gjeçi, me qendër në Iballe-Pukë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Dr. Gjelosh Nikolla
ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN
ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN
ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

Nga Gjelosh Nikolla

                        -“Xhemal Meçi i referohet atij manipulimi dhe e fsheh atë kur thotë këto të vërteta”! –

Memorie.al/ Po publikojmë të plotë, në ligjëratë të drejtë atë çfarë i ka ndodhur Dr. Franc Nopçës në Pukë në vitin 1906. Ja çfarë shkruan: “Në janar të vitit 1906, me qenë se udhëtoja pa pasaportë, u burgosa në Pukë nga autoritetet vendore. Situata në fillim mund të kishte qenë jo e këndshme, pasi jo larg nga burimi bashkë me dy mirditorët e mi, pashë pa pritur rreth 30 ushtarë me armë të ngrehura, gati për të shtënë, të vendosur përqark në formë gjysëm rrethi. Një komandant (Çaush) doli përpara për tѱ na hequr armët ne të treve. Në çast i kthyem armët, në fillim shërbëtori im Gjok Prenga, pastaj mirditori tjetër dhe më pas edhe unë morëm në shenjë komandantin, i cili nuk mund të na prekte pa rrezikuar jetën e tij. Patjetër as ne nuk mundnim.

Në fillim ra një heshtje, pastaj më në fund trimi im plak Gjok Prenga, mendoi duke qeshur hidhur se nga tridhjetë armë ndonjëra mund të mos qëllonte në shenjë. Ai i tha këtë Çaushit, pastaj shtoi se në këtë rast në të vërtetë ne ishim të vdekur, por edhe Çaushi do të hante tri plumba. A kërkoi gjithashtu që ushtarët t’i ulnin armët, pastaj këtë do ta bënim edhe ne. Çaushi e pranoi propozimin dhe kështu filluam bashkëbisedimet, nëpërmjet të cilave gjendja u përmirësua në një farë mase. Ai me tha se më kërkonte Kajmekami. Kësisoj duhej të shkoja. Ndërkohë mendova se nëse Kajmekami kërkonte të më takonte, ai duhej të kishte ardhur këtu, pasi nga ne të dy unë isha zotëria më i madh dhe gjithashtu pozicionet poshtë dhe lart janë po aq larg.

Gjithashtu mund të lexoni

Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko…”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

Çaushi u habit nga ky propozim. Ne debatuam në lidhje më këtë, por pastaj vendosa meqë Kajmekami i informuar kishte dërguar te mua sekretarin për të shkuar tek ai dhe pastaj kur sekretari më ftoi lidhur me këtë, i thashë; “Me gjithë qejf. Që kajmekami është njeri i mirësjellshëm e dalloi nga hapi i tij i parë që e bëri nëpërmjet dërgatës së tij”. Armën që e kishe mbajtur kundër Çaushit e zbraza në mënyrë provokuese dhe bashkë me sekretarin shkova drejtë Pukës. Armët tona na i lanë. Në Pukë duhej të isha i çarmatosur, prandaj më përpara, në hyrje të ndërtesës unë ia dorëzova me vullnet të lirë armën njërit prej ushtarëve që qëndronte aty. Aty është zakoni, që në hyrje të një ndërtese qeveritare edhe sikur të jetë bastun, ky duhet t’i dorëzohet shërbëtorit, kësisoj shmangej idea që më kishin çarmatosur.

Këtë sërish mund ta shënoj si një sukses diplomatik. Përshëndeta Kajmekamin shkurt por miqësisht dhe pyeta se çfarë kërkonte. Fillimisht ai mendoi për një eufemizëm turk, për burgimin, pra duke përdorur respektivisht një arrestim të butë, kështu që edhe në mungesë të dokumenteve unë duhej të mbetesha “mik i qeverisë”. Por më vonë kërkoi të më pengojë që të lajmëroja konsullatën time me telegraf për gjithçka ndodhi. Ditën tjetër donte të më çonte në Shkodër në gjendje arresti dhe në të vërtetë sepse një arritje e tillë e shkëlqyer, siç ishte arrestimi i një të huaj të dyshimtë, do t’i siguronte atij karrierën e ardhshme pranë Abdyl Hamitit, ndërkohë që telegram im mund t’ia shkatërronte këtë. Kjo krijonte pauza të ndryshme.

Kajmekami mendonte se kartëvizita e ime nuk vlente si dokument meqë nuk përmbante asnjë përshkrim personi nga ana e autoriteteve. Duke buzëqeshur i dhashë plotësisht të drejtë, pastaj ai bëri edhe një hap më tej duke pyetur se çfarë kisha në xhep. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kjo do të thoshte se duhej ti tregoja se çfarë kisha nëpër xhepa. I thashë se kjo nuk shkonte dhe kundërshtova fuqishëm, por për pesë minuta më pas nxora nga njeri xhep një thikë të madhe, nga tjetri një mollë dhe thashë, “pa shiko se çfarë kam në xhepat e mi” dhe fillova të qëroj mollën dhe të ha. Kajmekami me pyeti me ironi nëse isha i uritur. Unë iu përgjigja “natyrisht meqenëse është drekë” dhe ai solli bukë dhe diçka të gatuar me vezë, ndërsa mirditorëve të mi asgjë.

Unë ia dhashë bukën mirditorëve dhe u bëra gati që të haja vezën pa bukë. Ti japësh për të ngrënë njërit dhe te mos i jepje tjetrit, kjo ishte në kundërshti me mikpritjen shqiptare. Nuk zgjati shumë dhe të gjithë myslimanët e Pukës erdhën në bashki për të parë se çfarë po ndodhte, të cilët edhe qortuan kajmekamin. Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje edhe mirditorët e mi morën për të ngrënë. Kjo për shqiptarin e burgosur ishte sërish një sukses i pa dëgjuar kurrë. Përpara se të haja bëra kryqin dhe thashë një lutje që bëhet përpara ngrënies, sigurisht duke qenë përballë një shpërthimi të fanatizmit mysliman dhe një vrasjeje të çastit. Mirditorët ndoqën shembullin tim. Meqë kjo ndodhi në një bashki dhe në prani të Kajmekamit, me të vërtetë që i acaroi myslimanët, por ishte një diçka që pati peshën e saj.

Kështu dalëngadalë fitova prestigjin edhe në marrëdhëniet personale dhe kjo gjë në Orient është një pasuri e madhe. Natyrisht, Kajmekami më shumë se gjërat e tjera që kisha në xhep donte të dinte për bllokun tim të shënimeve, për të cilin hamendësonte se çfarë kisha në xhep.Sa më qetësisht e merrja unë aq më pak besonte ai që të kalohej nga fjalët në vepra. Pavarësisht protestave të mia, ai vuri një ushtar për kontrollimin e pakove të mia, por më pas nuk guxoi dhe prandaj e bluajti në mendje se si t’ia qëllimit në mënyrë të tërthortë.

Një përpjekje për të nxitur myslimanët e Pukës kundër meje si spiun austro-hungarez, në mënyrë që ata të suleshin kundër meje edhe pa urdhrin e shprehur të kajmekamit dhe kësisoj të kërkonin nëpër xhepat e mi dështoi, pasi ndërkohë që Kajmekami u tërhiqte vëmendjen myslimanëve, unë menjëherë pranova se kisha një bllok shënimesh me shënime komprometuese dhe të tradhtisë së lartë por shtova se kjo për mua nuk ishte e gjitha çfarë i interesonte një ushtrie armike, por tashmë mbante edhe emrin e kajmekamit të ardhshëm të Pukës. Kajmekami e mori si një kërcenim të vërtetë këtë dhe u dukej qartë që u frikësua sepse unë qeshja në mënyrë provokuese.

Myslimanët e vunë re që unë po e vija në lojë Kajmekamin dhe qeshën me frikën e tij. Situata u përmirësua sepse të qeshurat vazhduan të paktën edhe për një çerek ore, natyrisht në favorin tim. Sigurisht, nga ky hutim në radhë të parë më eci mbarë në lidhje më prestigjin e ngritur me mundim, pasi të myslimanët dhe madje të vetë Kajmekami në veçanti u krijua mendimi se duhej të isha një fisnik i madh, por gjithsesi duhej që të mos bazohesha kaq shumë në prestigjin tim dhe t’i shmangesha përsëritjes së një situate kaq kritike dhe kështu ndryshova taktikë. I thashë Kajmekamit se një kontroll trupor ishte ndodhi shumë e rëndë, prandaj nuk mund të bëhej përpara dëshmitarëve. Nëpërmjet kësaj para së gjithash krijova mundësinë që të gjithë shikuesit e tepërt të largoheshin nga zyra.

Pas këtij suksesi i kërkova kajmekamit që nëse dëshironte të kontrollonte xhepat e mi, të thërriste disa ushtarë dhe në fund shpalla se një kontroll trupor ishte i mundur vetëm me anë të forcës. Njërën dorë e futa në mënyrë provokuese në xhepin e xhaketës, sikur doja të bëja gati revolverin. Kajmekami e dalloi vendosmërinë time, madje edhe një e shtënë sikur të lihej të shpëtonte nuk i shkonte midesë së tij, pasi ai nga një sjellje e tillë nuk e dinte nëse më pas veprimi i tij do të ishte i mirëpritur në Kostandinopojën gjithë trille. Gjithsesi nuk donte të hiqte dorë nga kontrolli trupor, pasi kjo ishte detyra e parë e tij. Që do të më çonte ditën tjetër në Shkodër, tashmë as që vihej në dyshim, kësisoj i duhej të gjente një rrugë për të zgjidhur vështirësitë e çastit.

Si rrjedhojë e kësaj mëdyshjeje ai i telegrafoi për një këshillë edhe Valiut dhe në mënyrë të tërthortë u njoftua edhe konsullata ime për të gjithë ndodhinë. Nëpërmjet kësaj konsulli i përgjithshëm Karl më ndihmoi dhe po atë natë ai ia doli mbanë për lirimin tim. Bashkëbisedimet kishin vazhduar prej orës 11 të paradites deri në orën 6 të mbrëmjes dhe vetëm në orën 6 nga Shkodra erdhi përgjigja me telegraf që unë të lihesha i lirë. Kur kjo përgjigje erdhi, Kajmekami u bë për të ardhur keq dhe atëherë i thashë atij: “A e sheh, mik i nderuar, se si unë me anë të zgjuarsisë dhe të një rrugë të tërthortë ia arrita që të lajmëroi konsullin austro-hungarez.” Natyrisht që Kajmekami sa kaq e ndryshoi sjelljen e tij ndaj meje dhe më që tashmë tepër vonë për atë që kisha planifikuar në fillim, pra që të arrija nga Puka deri në Qerret, atëherë me gjithë dëshirë e kalova natën si “mik i vërtetë” te Kajmekami i Pukës”./Memorie.al

Ky material u muar nga libri: Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça, UDHËTIME NËPËR BALLKAN”, fq. 140-143. 

– Përktheu: Ilirjana Angoni.

– Shtëpia Botuese “Plejad”, Tiranë 2007

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’...”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

Artikuj të ngjashëm

Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45
Personazh

Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45

October 7, 2026
“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko…”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

October 6, 2026
In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare
Personazh

In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare

September 27, 2026
“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko
Personazh

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko

September 23, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

September 23, 2026
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
Personazh

“Tashti që po të shkruaj kam vuajtë shumë, tre ditë pa bukë e ujë, 20 ditë në çimento, pa shtrojë e mbulojë dhe…”/ Zbulohet letra e ish-deputetit të Shkodrës, Riza Dani, para pushkatimit

September 21, 2026
Next Post
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’...”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme