• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
“Dy shokët e mi, Ibrahim Nezha e Osman Pepmarku, pas torturave çnjerëzore, i detyruan të hapin një gropë dhe i hodhën të gjallë…”/ Dëshmia e rrallë “diversantit”, që u kthye në Shqipëri pas ‘90-ës
“Më dënuan me pushkatim, pasi UDB-ja kishte njoftuar Sigurimin se kisha ndihmuar për arratisjen e nipit të Abaz Kupit dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit
“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950
“Virtut Gjylbegu, nuk i duroi dot vuajtjet dhe natën doli nga kapanoni e shkoi te telat e rrethimit, ku rojet…”/ Dëshmia e ish-zv / ministrit, Ejëll Çoba

Pjesa e tretë                            

                                                     Vijon nga numri kaluar

Memorie.al/ Gjatë natës së 30-31 marsit një grup me agjentë të ministrisë së Brendshme u sulmua nga rreth 15 anëtarë të rezistencës antikomuniste shqiptare, teksa po udhëtonin nga Tirana drejt Elbasanit. Në incidentin rreth 30 kilometra larg Tiranës, policia pësoi 12 të vrarë ose të plagosur, mes tyre dhe njëfarë Poda, komandant i Batalionit të Ministrisë. Para vdekjes ai raportohet të ketë thënë: “Ju mund të më vrisni, por ju siguroj se jam në anën tuaj, prandaj po vdes pa asnjë mendim hakmarrjeje”.

Mes dokumenteve të kapura pas sulmit ishte një urdhër për kontrolle të pozicioneve apo forcës së grupeve të rezistencës në këtë zonë. Aktualisht rreth 85 për qind e popullsisë urbane dhe rreth 95 për qind e popullsisë fshatare janë anti-komuniste. Por popullsia qytetare është kryesisht apatike, prandaj s’ka asnjë iniciative, në ndryshim nga zonat fshatare, kryesisht ato të veriut të vendit, të cilat kanë dispozitë të ndihmojnë aktivitetin e rezistencës (deri në muajt mars-prill 1950)

Gjithashtu mund të lexoni

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

Nëntor 1950

Informacione ekonomike

Rreth 3 km. në jug të Tiranës po ndërtohet një tjetër fabrikë e Kombinatit Tekstil “Stalin”, të nisur prej vitit 1948. Deri në maj 1950 shumica e ndërtesave ishin përfunduar dhe ishin instaluar makineritë e sjella nga çmontimi i disa fabrikave sovjetike dhe të vendeve satelite.

Një fabrikë sheqeri, e cila tashmë ka një prodhim ditor prej 7000 kg., është ndërtuar në Maliq, ku janë punësuar 100 deri në 150 punëtorë. Në gusht 1950 pritet të përfundojë një rrugë me një korsi që lidh Peqinin me Elbasanin. Në maj 1950 u kompletuan dy tunele në … me gjatë si rreth 1000 metra.

Bonifikimi i kënetës së Maliqit

Projekti i bonifikimit të tokave të kënetës së Maliqit arriti me sukses të devijojë rrugën e ujërave të liqenit me anë të një kanali 3 km. të gjatë drejt lumit të Devollit. Projekti ka nisur në 1946 por në dhjetor 1949 kanali ishte ende duke u ndërtuar, në fund të kanalit është ndërtuar një digë për të kontrolluar fluksin e ujërave.

E ndërtuar me beton-arme, ajo është rreth 50 metra e gjatë dhe ka tetë porta uji. Zona e bonifikuar do të përdoret për kultivimin e panxharit dhe patateve. Panxhari do të përdoret në fabrikën e re të sheqerit të ndërtuar në qytetin e Maliqit.

Rezistenca ndaj ndalimit të armëve në Shqipëri

Sipas refugjatëve të ardhur kohët e fundit në Jugosllavi nga Shqipëria, skuadra të policisë po kontrollojnë në qytete e fshatra për armë dhe municione. Me gjithë kërcënimet e autoriteteve, operacioni nuk ka qenë i suksesshëm pasi njerëzit i kanë fshehur armët e lëna nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Refugjatët deklarojnë gjithashtu se në disa zona në veri-lindje të Shqipërisë, veçanërisht në Kukës, fshatarët kanë refuzuar me forcë tentativat e policisë për konfiskimin e armëve të tyre të gjahut, të për të cilat ata kanë nevojë për mbrojtjen e bagëtive nga ujqërit.

Për arsye të krizës së urisë, fshatarët e vendeve malore janë detyruar të vrasin edhe qentë për ushqim, dhe armët e tyre janë e vetmja mbrojtje ndaj kafshëve të egra. Megjithëse populli shqiptarët jeton në kushte të mjerueshme dhe varfëri, rezistenca e përgjithshme në vend kundër liderëve komunistë nuk po merr përmasat e një revolte të organizuar.

Në zonën e Korçës rezistenca është më aktive në pjesën myslimane të qytetit, ndërsa në veri të Shqipërisë, rezistenca është aktive mes popullatës katolike. Përplasje me armë dhe incidente të tjera të prishjes së rendit janë të shpeshta në të gjithë vendin. Gjyqe të veçanta lëvizëse shkojnë drejt vend-ndodhjeve të caktuara pas një revolte dhe japin vendime të shpejta arbitrare për të kapurit.

Një tjetër informator raporton se nuk ka shenja të një revolte të gjerë të organizuar, dhe se gjithsesi diçka e tillë konsiderohet e pamundur. Disa nga shqiptarët më të arsimuar janë të djathtë radikalë, por shumica e njerëzve nuk mendojnë për programe politike, përveçse për të qenë anti-komunistë. I njëjti informator thotë se komunistët në Shqipëri kanë zhdukur ushqimin e vendit dhe mallrat e tjera. Fshatarët jetojnë vetëm me ato që mund të fshehin nga zyrtarët e shtetit që mbledhin prodhimin e të vjelave.

Fshatarët mbajnë në shtëpi ushqim vetëm sa për dy-tre ditë, dhe ri furnizohen nga rezerva të fshehura në mal. Dyqanet e fshatrave janë të zbrazura, nganjëherë rrallë kanë kripë ose vajguri. Në zonën e Korçës, sa herë që vjen një dërgesë ushqimi apo mallrash të tjera, autoritetet e ndajnë në dy pjesë, një për fermat kolektive dhe tjetrën për vete dhe anëtarët e partisë, duke mos lënë asgjë për popullatën. Këtë vit priten të korra të mira.

Agjentët e rekrutuar

Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës antikomuniste, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të Serrisht, në Mirditë.

Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para.

Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill, Ismail Vërlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoriaa në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill, ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Ndërhyrja nga fqinjët

Gjatë veprimeve të revolucionit forcat e stërvitura prej rreth 4000 shqiptarësh që pretendohet se ekziston në Jugosllavi dhe forcat ushtarake të Greqisë e Jugosllavisë duhet të qëndrojnë të gatshme për asistencë, nëse lind nevoja.

Forcat greke dhe jugosllave duhet të tërhiqen menjëherë prapa kufijve të tyre sapo revolucioni të ketë shpallur suksesin. Flota e Gjashtë amerikane do të bëjë manovra në detin Adriatik e Jon gjatë revolucionit, për të mbuluar zbarkimet amfibe dhe për të ndihmuar revolucionarët në rast nevoje.

Ajo nuk do të ketë një rol aktiv nëse nuk thërritet për këtë. Flota do të mbetet në zonë për disa javë për të shkurajuar dhe parandaluar veprime antagoniste nga Bashkimi Sovjetik apo, satelitët e tij. Të organizohen zgjedhje të lira për qeverinë demokratike.

Teksa shumë nga rekomandimet individuale në paragrafët e mësipërm mund të mos jenë të nevojshëm, është me rëndësi të kërkohet neutraliteti miqësor i Italisë, Greqisë e Jugosllavisë, për përmbysjen e qeverisë shqiptare, në mos bashkëpunimi i tyre aktiv.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë. Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës.

Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje. Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është i kontrolluar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë.

Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit. Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

Transmetimet radio

Mjeti detar me stacion e radios klandestine ka krijuar bazën e tij në Patras të Greqisë dhe një oficer ndërlidhjeje mes detit dhe tokës do të shkojë në Patras në maj. Nisja e transmetimeve besohet të nisë rreth 15 majit, pasi është penguar nga vështirësitë teknike dhe të personelit.

Ndërkohë po kryhet riparime në pajisjet e telegramit të dëmtuara gjatë kalimit të oqeanit. Mbledhja e stafit të propagandës po përfundon në Greqi dhe pritet të arrijnë në vend redaktori i propagandës dhe një tjetër teknik radio.

Tekstet që do të transmetohen dërgohen fillimisht në Uashington. Dega e propagandës në Komitetit Kombëtar të “Shqipërie e Lirë” po rrit prodhimin e saj dhe materiali i kalon nevojat e përmuajshme prej 500.000 broshurash. Përveç kësaj Komiteti po prodhon material të bollshëm edhe për gazetën e Komitetit që botohet në Nju Jork.

Aktivitetet politike ende nuk janë zgjidhur problemet e brendshme politike mes grupeve të Komitetit Kombëtar të “Shqipëria e Lirë”, megjithëse ai vazhdon të funksionojë si një njësi duke dhënë mbështetje të konsiderueshme me juntën e tij ushtarake dhe me degën e propagandës.

Dy numrat e prillit të gazetës së Komitetit u botuan në kohë. Said Kryeziu, anëtar i kryesisë së Komitetit për Shqipërinë e Lirë (NCFA) dhe drejtues i Partisë Agrare, i cili ka vizituar Kompaninë e Gardës në Gjermani, pritet të jetë në SHBA më 10 maj, në një vizitë që ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes tij dhe anëtarëve të tjerë të NCFA`.

Marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, gjatë regjimit komunist, nuk kanë qenë aspak të mira. Të paktën, kështu pretendojnë amerikanët. CIA ka de klasifikuar një dokument të vitit 1955 dhe aty tregohet për largimet në qeveri, por dhe për marrëdhëniet Hoxha-Shehu. Aty thuhet se ka pasur rivalitet të madh mes tyre, ndërsa sipas raportit, Hoxha futi në qeveri njerëzit e tij dhe sidomos Spiro Kolekën, në mënyrë që të forconte pozitat e tij. Më tej në disa dokumente të tjera tregohet ajo se çfarë ndodhte me sistemin arsimor në vend.

Gjendja e brendshme në Shqipëri

Dy tronditje madhore kanë ndodhur në regjimin shqiptar në tre javët e fundit, me dy drejtues të nivelit të lartë të shkarkuar me akuza in-kompetence, Zv. Kryeministri Tuk Jakova dhe ministri i Arsimit e Kulturës, Bedri Spahiu. Mes arsyeve të mundshme për këtë është ndryshimi i orientimit të politikave shqiptare drejt Jugosllavisë, apo zhvillimi i asaj që është raportuar edhe më parë, si rivalitet mes kryeministrit Mehmet Shehu dhe kryetarit të partisë Enver Hoxha.

Një nga të shkarkuarit, Bedri Spahiu, ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949. Ndërsa i shkarkuari tjetër Tuk Jakova, raportohet se ka qenë në Moskë në vjeshtën e 1948, për të marrë urdhrat e largimit të Xoxe dhe zëvendësimin e tij si sekretar i partisë. Nga ana tjetër të dy këta nisën të mos favorizoheshin më prej vitit 1951. Shkarkimi i tyre ishte pjesë e vështirësive personale të të dyve brenda partisë.

Në lidhje me rivalitetin Hoxha- Shehu, provat për përfshirjen e tyre me njëri-tjetrin janë kryesisht të bazuara në zhurma. Prova më e fortë ka të bëjë me ngritjen e besnikut të Hoxhës, Spiro Koleka, në postin e zëvendës-kryeministrit, që sinjalizon se të tjera lëvizje mund të priten nga Hoxha për të forcuar pozitat e tij. Edhe Ministria e Jashtme italiane pretendon se ndryshimet vijnë pas largimeve të njerëzve anti-Tito, dhe se ka ardhur koha që SHBA-të të ngrejë çështjen e paanësisë së Shqipërisë.

Propozimi tregon për dëshirën e Italisë për më shumë manovrim në çështjet e Ballkanit dhe sugjeron se ndoshta Roma po e ekzagjeron rrezikun e lëvizjeve jugosllavo-shqiptare. Jugosllavët kanë treguar pak vullnet për ndërmarrjen e hapave të pazakontë drejt Shqipërisë dhe në fakt duken më të interesuar për atë që mund të bëhet me Bullgarinë.

Sistemi i arsimit, dhjetor 1950

Sistemi arsimor në Shqipëri funksionon si më poshtë: Ministri i Arsimit, Karaman Ylli, është gjithashtu anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Është rreth 30 vjeç dhe ka provuar besimin e partisë. Në 1947, ai ka qenë anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes së Parisit.

Kur u kthye, ai u bë ministër arsimi duke zëvendësuar Naxhie Dumen, një grua rreth 35 vjeçe, e shoqja e një gjenerali ushtrie që u shkarkua pas valës së spastrimeve dhe arrestimeve pas ekzekutimit të Koçi Xoxes. Informatorët thonë se ministri i Arsimit është nën mbikëqyrjen e një konsulenti sovjetik, me zyrë brenda në ministri. Këto konsulentë nuk ndërhyjnë asnjëherë personalisht por i kalojnë instruksionet ministrit./ Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali...”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave

Next Post

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që...”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 6, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Ne asnjëherë s’kemi pasur simpati për shqiptarët, i kemi luftuar të gjitha kërkesat e tyre për krijimin e shtetit të pavarur…”/ Raporti i funksionarit të ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiç, në 1939

August 6, 2026
Fati tragjik i albanologëve, gjuhëtarëve dhe përkthyesve shqiptarë, në regjimin komunist: “Nga B. Palaj, D. Kurti, L. Shatoja e Gj. Shllaku, te P. Gjeçi, V. Volaj, M. Janina e I. Vrioni, të cilët…”!
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme, pasi…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 5, 2026
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

August 6, 2026
“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913
Dossier

“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913

August 5, 2026
Next Post
“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që...”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme