• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e njëzetegjashtë

                                  – NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET –

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit. 

                                                  Vijon nga numri kaluar

TEATRI

Personi i Leninit, udhëheqësit të Tetorit, me kalimin e viteve alternon shpesh me atë të Stalinit. Sa më lart ngrihet kulti i Stalinit, madhështia e Leninit zbehet, zhduket. Në ‘Незабываемый 1919 год’ (‘Viti i paharruar 1919’) të Vsevolod Vishnevskit, Lenini duket në prologun e pjesës dhe i lëshon vendin Stalinit duke i thënë: “Ne mbështetemi tek ju, shoku Stalin”. Kjo pjesë u shkrua nga Vishnevski me rastin e shtatë-dhjetëvjetorit të lindjes së Stalinit. Ajo u vendos në skenë në pothuajse të gjitha teatrot e Bashkimit Sovjetik. Vetë autori do të nderohet, me këtë rast, me çmimin “Stalin”.

‘Семья’ (‘Familja’) e Ivan Popovit, është edhe kjo një pjesë kushtuar Leninit, rinisë së tij. Ajo përfundon me një skenë ku themeluesi i ardhshëm i shtetit sovjetik, Lenini, gëzohet në vitin 1897 nga veprimtaria revolucionare e Stalinit, që në atë kohë nuk ishte as 17-vjeçar! Me kalimin e viteve, teatri rus apo sovjetik e bën të përhershme klishenë, sipas së cilës është Stalini i gjithë ditshëm, që përmbysi regjimin carist. Në pjesën e tij ‘Большевики’ (‘Bolshevikët’) dramaturgu Mihail Shatrov, dënon “komunizmin e kazermës”, burokracinë që, sipas tij, shkatërruan trashëgiminë e Leninit. Ai e paraqet Stalinin si mishërim i së keqes. Shatrovi i ka kushtuar dhjetë pjesë dhe 25 vjet të jetës së tij Leninit. ‘Большевики’ i Shatrovit përqendrohet në ditën e 30 gushtit të vitit 1918, kur Fania Kaplan qëllon Leninin dhe kur bolshevikët forcuan terrorin e kuq.

Lufta Civile zë një vend të rëndësishëm në dramaturgjinë sovjetike të kohës dhe më pas. Gjatë viteve 1917-1921 seksionet politike të Ushtrisë së Kuqe janë veçanërisht aktivë. Në Moskë, gjatë viteve 1917-1919 lindin teatrot ushtarake «Aquarium» dhe Teatri amator i Ushtrisë së Kuqe. Në vitet 1920-1921 krijohet Teatri i regjimentit të III të Gardës, Teatri i Rajonit ushtarak të Moskës. “Tetori 1917”. Rajoni ushtarak i Petrogradit, gjatë Luftës Civile, llogariste më se dhjetë teatro të përhershme. Drejtoria politike e Frontit të Perëndimit krijon në vitin 1920, në Minsk, një teatër të përhershëm me tre trupa aktorësh ; një ruse, një bjelloruse dhe një hebreje. Në vitin 1920, në Flotën dhe Ushtrinë e Kuqe kishte 1.210 trupa profesioniste dhe 911 rrethe dramatike, që luanin në 1.800 klube.

Gjatë Luftës Civile pjesët e para të dramaturgëve sovjetikë u mbështetën mbi aktualitetin dhe pasqyronin luftimet midis të bardhëve dhe të kuqve, d.m.th. midis forcave të armatosura cariste dhe atyre bolshevike. Ato bënin fjalë gjithashtu për përballjet mikroborgjez – proletar. Fundi është gjithnjë i pashmangshëm : fitorja e të kuqve dhe e ideve të reja komuniste, nëpërmjet sakrificash dhe dhimbjesh. Në vitin 1921 Vsevolod Vishnevski ve në skenë, në qiell të hapur, spektaklin 8 orësh ‘Суд над кронштадтскими мятежниками’ (‘Gjyqi i kryengritësve të Kronstadit’), kushtuar revoltës së Kronstadit. Në vitin 1929 ai ve në skenë pjesën ‘Первая Конная’ (‘Kalorësia e Parë’) mbi ngjarjet e vitit 1920 në frontin polonez, mbi formimin dhe veprimtarinë luftarake të njësisë legjendare – ‘Kalorësia e Parë’.

Në vitin 1922 V. Ivanovi nxjerr ‘Бронепоезд 14-69’ (‘Treni i blinduar 14-69’) që i kushtohet luftës së klasave. Personazhi pozitiv, Katshalovi, në rolin e një fshatari partizan i të kuqve, ndeshet me personazhet negativë, Knipper-Tshekhova, që mishërojnë borgjezinë e madhe revanshiste, të mbushur me helm. Pjesa shprehet vendosmërisht kundër tolerancës, këtij mëkati intelektual!

Aktorët ngjiten menjëherë në skenë për të asgjësuar, pa mëshirë, armiqtë e revolucionit. Në vitin 1925 shkrimtari dhe dramaturgu Vladimir Naumoviç Belotserkovski, boton dramën ‘Шторм’ (‘Stuhia’), që përshkruan gjendjen e një fshati gjatë Luftës Civile; urinë, sëmundjet, çorganizimin, komplotet e gardistëve të bardhë, rebelimet e të tjera të këqija, që mposhten nga komunistët. Në dramë shprehet mosbesimi ndaj intelektualëve, që paraqiten potencialisht si kundërrevolucionarë. Fundi, sipas skemës së detyrueshme për t’u zbatuar, mbyllet me entuziazmin revolucionar të masave.

Po në të njëjtin vit Boris Lavrenevi boton pjesën e tij të parë ‘Дым’ (‘Tymi’), kushtuar kryengritjes së të bardhëve në Turkmenistan. Ajo u luajt në Teatrin dramatik akademik të Leningradit. Drama përshkohet nga fryma e propagandës komuniste, himnizon fuqinë e vendit të sovjetëve. Boris Lavrenevi njihet si një nga krijuesit e llojit të dramës heroiko-revolucionare sovjetike. Përveç sa më sipër, autorë të tjerë vazhdojnë të botojnë drama me subjekt nga Revolucioni i Tetorit dhe nga Lufta Civile. Në vitin 1932, Vsevolod Vishnevski shkruan ‘Оптимистическая трагедия’ (‘Tragjedia optimiste’). Pjesa i kushtohet Ushtrisë së Kuqe dhe bën fjalë për Luftën Civile në vitin 1918. Një grua komisare dërgohet nga Moska në anijen luftarake të flotës së Baltikut.

Pushteti në anije u takon anarshistëve të kryesuar nga Sipli dhe Aleksei, persona të paturpshëm, që provojnë të tallen me komisaren, duke i propozuar që të martohet me ta. Komisarja vret me një të shtënë pistolete personin e parë që provon të cenojë nderin e saj. Krerët anarshistë pranojnë një lloj armëpushimi, me shpresë se do ta kthejnë komisaren nga ana e tyre. Komisarja gjen aleatë pranë komandantit të anijes, ish-oficerit carist Bering dhe marinarit Vainonen, simpatizant i bolshevikëve. Sipas urdhrave të Moskës, detashmenti “anarko-revolucionar i lire” kthehet në Regjiment i Parë i Marinës. Shefi anarkist i zhveshur nga pushteti, duke u treguar si i sjellshëm dhe i bindshëm, e kthen ekipin kundër komisares dhe komandantit, jep urdhra dhe organizon linçimin. Ekipi shkon në front.

Shefi u kërkon mbështetje anarshistëve dhe sipas urdhrave të tij, komandanti arrestohet. Më pas anarshistët arrestojnë dy oficerë, që u kishin shpëtuar gjermanëve dhe sipas urdhrave të shefit, i pushkatojnë ata. Pjesa tregon edhe një përballje midis anarshistëve dhe një grupi të vogël komunistësh. Veprimet e shefit të anarshistëve bëjnë që Aleksei dhe disa marinarë të tjerë t’i bashkohen komisares. Me urdhër të saj, Aleksei qëllon mbi shefin anarshist. Më pas regjimenti dërgohet në Detin e Zi, ku ndeshet me trupat gjermane. Si pasojë e tradhtisë nga ana e Siplit, një pjesë e regjimentit zihet rob. Komisarja vdes ndërsa pjesa tjetër e marinarëve arrijnë të shpëtojnë.

Morali është i qartë. Me anarshistët, që minojnë revolucionin, nuk mund të ketë fitore. Këtë mund ta sigurojnë vetëm bolshevikët duke u treguar të pamëshirshëm edhe ndaj anarshistëve, këtyre armiqve të betuar të revolucionit.

Edhe Lufta II-të Botërore është trajtuar nga dramaturgët sovjetikë. Shumë autorë do të gjejnë në përvojën e tyre ushtarake tema të veprave dramatike, që do t’i shkruajnë gjatë viteve të më pasme. Në kohën më të vështirë të bllokadës së Leningradit nga trupat naziste, u krijua në këtë qytet një teatër i ri, i njohur si “Teatri dramatik i Leningradit”. Lufta u shoqërua me njëlloj zbutjeje të vigjilencës së Partisë në “frontin letrar”. Në plan të parë u vendosën ndjenjat kombëtare. Me 7 Nëntor 1941 Stalini në një fjalim citonte emrin e Leninit, por në plan të parë nxirrte princat Aleksandër Nevski, shenjtor i kalendarit ortodoks, dhe Dimitri Donskoit, princ i Mesjetës ruse, i shpallur edhe ky si shenjt nga Kisha Ortodokse. Ai vepron njëlloj duke ekzaltuar kujtimin e mareshalëve caristë Kutuzov dhe Suvorov.

Ndër veprat dramatike që trajtojnë vitet e Luftës II Botërore bën pjesë edhe ‘Далёкий край’ (‘Vendi i largët’) i Evgeni Lvoviç Schwartzit. Autori, që ka marrë pjesë në mbrojtjen e Leningradit, tregon në këtë dramë fatin e fëmijëve të një jetimoreje të qytetit, zhvendosjen e tyre nga jetimorja. Ai shkruan edhe dramën ‘Одна ночь’ (Një natë), lidhur me bllokadën e Leningradit nga nazistët. Së bashku me Mihail Zoshtçenkon, Evgeni Lvoviç Schwartzi shkruan edhe pjesën antifashiste ‘Под липами Берлина’ (‘Nën blirin e Berlinit’). ‘Вечно живые’ (‘Përjetësisht i gjallë’) është një tjetër pjesë kushtuar Luftës II-të Botërore, shkruar nga Viktor Rozovi në vitin 1943, kur autori i plagosur gjendej në spital. Duke u bazuar në këtë pjesë, më pas Rozovi do të shkruaj skenarin e filmit ‘Летят журавли’ (‘Shtegtojnë krillat’) të Mihail Kalatozovit, që do të fitojë ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës në vitin 1958.

Në dramë aksioni fillon në Moskë, më 3 korrik 1941, me mesazhin radiofonik nga Sovinformburo, që njofton se trupat sovjetike janë përfshirë në luftime të rënda në Luftën e Dytë Botërore. I riu Boris Borozdine, megjithëse i përjashtuar nga shërbimi ushtarak, del vullnetar për të shkuar në front. Ai largohet një ditë para ditëlindjes së të fejuarës Veronika, të cilën e quan Belka. Ai i lë si dhuratë Veronikës një lodër – një ketër, që është një aludim për pseudonimin Belka që do të thotë ketri në rusisht. Lodra përmban një shënim të fshehur, por Veronika nuk mund ta gjejë shënimin. Duke mos patur lajme nga Borisi, Veronika e dëshpëruar, pasi ka humbur prindërit dhe shtëpinë, martohet me Markun, kushëririn e Borisit, por kjo martesë nuk i sjell asnjë ngushëllim.

Ndërsa babai i Borisit dhe motra e tij Irina punojnë në një spital ushtarak, duke dhënë ndihmesën e tyre në vitet e luftës, Marku, pianist i varfër amator, bën gjithçka që të mos përfshihet në ushtri. Ai shkon shpesh shtëpinë e një farë Antonina Monastirskaia, ku takohen individë që përfitojnë nga lufta. Marku, i dashuruar me Monastirskaian, i jep asaj ketrin e Veronikës. Me këtë rast gjendet letra e Borisit. Veronika vendos të ndahet me Markun. Të larguar nga Moska, Borozdinët qëndrojnë me Anna Kovalevan, një mësuese historie. Djali i kësaj të fundit, Vladimiri, u kthye në shtëpi me leje pas një plagosjeje dhe, duke mos i njohur Borozdinët, flet një ditë për shokun e tij Boris, i cili e thërriste të dashurën e tij Belka. Prej tij Borozdinët mësojnë se Borisi ishte vrarë në luftë. Më pas Borozdinët kthehen në Moskë, të shoqëruar nga Anna Kovaleva dhe Volodia. Marku e kupton se prania e tij në shtëpi është e padëshiruar. Volodia dashurohet me Veronikën, por ajo ende e kujton Borisin dhe e don atë. Ajo i lutet Volodias t’i japë kohë. Akti i fundit përfundon me fishekzjarrë për nder të trupave sovjetike që kalojnë kufirin gjerman.

Me 3 korrik 1941, Stalini do të deklarojë : “Vëllezër dhe motra, përkushtohuni për fitoren mbi armikun, bëni gjithçka që mundeni për të shtypur armikun, nazizmin gjerman!” Nga dy fjalët e para të kësaj thirrjeje të Stalinit, ka dalë edhe titulli i pjesës ‘Братья и сёстры’ (‘Vëllezër dhe motra’). Kjo pjesë është përshtatje e romanit të Fedor Abramovit me të njëjtin titull. Ajo tregon jetën e një fshati në veriun e largët të Rusisë në rajonin e Arkhangelskut, nga viti 1945 deri në vitet 1950. Abramovi, i lindur në këtë fshat në vitin 1920, rrëfen fillimisht urinë gjatë viteve të luftës dhe pak më pas. Banorët nuk kanë as bukë. Ata bëjnë, me myshk, njëlloj buke të pangrënshme. Të gjithë burrat janë në front dhe vetëm gratë përpiqen për mbijetesën e familjeve të tyre. Fundi i luftës vetëm do të përkeqësojë të ftohtin, urinë, rrëmujën. Vetëm dy burra u kthyen nga lufta. Njëri kishte qenë rob lufte dhe fati i atyre që u bënë robër lufte nga gjermanët, ishte një nga krimet më të errëta të Stalinit.

Ata menduan se, më në fund, po ktheheshin në shtëpi, por në kufi i hipën në trena, që i çuan në Siberi ose në kampet e veriut të largët. E njëjta gjë ndodhi edhe me civilët, gratë dhe fëmijët, veçanërisht ukrainasit, të cilët gjermanët i kishin depërtuar në Gjermani, në kampe ose në fabrika luftarake. Numri i vogël i ish të burgosurve apo të internuarve që arritën të ktheheshin në fshatin e tyre, si Timofei në dramë, u persekutuan nga zyrtarët vendas të partisë, u mbajtën mënjanë. Abramovi tregon gjithashtu se pas luftës detyrimet e të korrave, taksat (nën maskën e “huave” të detyruara) dhe forma të ndryshme të punës së detyrueshme, shkatërruan fermerët kolkozianë.

‘Увойны не женское лицо’ (‘Lufta nuk ka pamjen e një gruaje’) është një pjesë teatrale, bazuar në një roman të viteve 80 të Svetlana Aleksieviçit. Në fund të paktit gjermano-sovjetik nazistët sulmuan Bashkimin Sovjetik. Shumë burra u vranë në luftë, gratë u ngritën si burrat për të marrë armët dhe për të mbrojtur atdheun kundër pushtuesit. Sipas shifrave, 800 mijë prej tyre shërbyen në forcat e ushtrisë sovjetike. Shumë të tjera u bashkuan me partizanët. Nëse fillimisht në luftë gratë shërbenin në infermieri apo mensa, më pas ato morën me të vërtetë armët, drejtuan aeroplanë, komanduan batalione. Emrat e tyre në dramë janë Anna, Sonia, Nina dhe Olga. Secila ka historinë e vet, arsyet, dhimbjet, shpresat, dashuritë, vdekjet e veta. Duke u mbështetur në dëshmitë e shumta në librin e Svetlana Alekseievitit, drama paraqet këto katër portrete. Këto gra takohen çdo 9 maj për të përkujtuar fundin e Gjermanisë naziste, ferrin që kanë jetuar, një ferr që është i paimagjinueshëm.

Pavarësisht të gjithave, drama nëpërmjet personazheve të saj, i shërben propagandës së regjimit, që i nxjerr në pah këto heroina për të treguar forcën heroike të Partisë, që krijoi apo brumosi njeriun e ri hero! Detyra e dramaturgëve sovjetikë u bë veçanërisht e vështirë kur, me porosi, ata duhet të shkruanin drama mbi bashkatdhetarët e tyre në jetën e përditshme. Fill pas Revolucionit të Tetorit, në vazhdim, autoritetet komuniste kritikojnë autorët, që e vendosin theksin te personazhet negativë. Atyre u kërkohet që, përpos Revolucionit, Luftës Civile, Luftës II-të Botërore, të shkruajnë për industrializimin e vendit apo për epokën “industriale”, heronjtë e së cilës shqetësohen vetëm për të tejkaluar planin e prodhimit dhe korrigjohen nëpërmjet kritikës dhe autokritikës.

Temat personale, veçanërisht ato të dashurisë, luajnë vetëm një rol dytësor. Partia dikton që arti përgjithësisht, në veçanti drama, të “vendosë në qendër të vëmendjes rrugën drejt së ardhmes”. Me kalimin e viteve bolshevikët në pushtet do të kërkojnë që drama të pasqyrojë vetëm konfliktin midis “së mirës” dhe “më të mirës”, sepse sipas tyre, karakteret negative nuk janë më tipike në një shoqëri të zhvilluar sikurse ishte ajo sovjetike! Pothuajse menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në vitin 1918, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Мистерия Буфф’ (‘Misteri Buf’). I njëjti autor do të shkruajë më pas edhe pjesët ‘Клоп’ (‘Çimka’) në vitin 1929, si dhe ‘Баня’ (‘Banja’) në vitin 1930.

Në “Misteri Buf” autori zbaton skemën marksiste të zhvillimit të historisë. Shfaqja ka si bosht të saj, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, thjesht zhvillimin e luftës së klasave. Në të veprojnë “Të pastrit”, ose “zotët borgjezë”, dhe “Të papastrit” apo “proletarët e varfër”. Figurat e së Keqes personifikojnë kapitalizmin, ndërsa figurat e së Mirës, komunizmin. Në fillim të Aktit II-të, “Të Pastrit” vendosin autokracinë. Pastaj vjen revolucioni borgjez. Monarkia pasohet nga Republika Demokratike, por revolucioni proletar përmbys borgjezinë dhe vendos pushtetin sovjetik. Nga akti III në të VI trajtohet një periudhë e madhe kalimtare, gjë që do të thotë se rruga për në komunizëm është ende e gjatë. Majakovski i ofron spektatorit rrugën drejt një bote më të mirë, utopinë komuniste.

“Misteri Buf” është në të vërtetë një dramë marksiste, por ajo transmeton një program revolucionar marksist nëpërmjet një toni profetik, madje mistik. Nëse Marksi e pastron dialektikën e Hegelit nga forma e saj mistike, duke parapëlqyer ta vendosë dialektikën në rrugën e transformimit të marrëdhënieve të prodhimit, komunistët rusë nuk shkëputen plotësisht nga një gjendje e caktuar mendore, e trashëguar nga Rusia e lashtë, dhe që vazhdon të shprehet në “Mister-Buf” brenda profecisë së “Njeriut të së ardhmes”. ‘Kлоп’ (Çimka) është një “komedi përrallore” në pesë akte dhe nëntë skena, shoqëruar me një partiturë muzikore të Dimitri Shostakoviçit. Ajo rrëfen borgjezimin e punëtorit Prisipkin, një anëtar i vjetër i Partisë.

I lodhur nga privimet e pësuara gjatë Luftës Civile (1917-1923), duke braktisur të fejuarën e tij Zoja Berezkinën dhe miqtë e tij punëtorë, ai u martua me Elzevire Davidovnën, pronare e një sallon parukerie, duke përqafuar kështu komoditetin e jetës borgjeze. Gjatë martesës, mes të ftuarve shpërthen një sherr dhe në sallonin e flokëve bie zjarri. Të gjithë të ftuarit vdesin. Vetëm Prisipkin mbijeton, i ngrirë në një bllok akulli, i formuar prej ujit të hedhur nga zjarrfikësit për të shuar zjarrin. Pesëdhjetë vjet më pas gjendet Prisipkini i ngrirë. Ai u ringjall më 12 maj 1979. Bota në këtë kohë drejtohet nga robotë të cilët, pas një diskutimi, votuan për ringjalljen e tij. Prisipkini nuk e njeh më këtë botë. Shoqëria ka ndryshuar, është bërë komuniste.

Ajo që ka mbetur nga e kaluara janë qëndrimi i tij mikroborgjez dhe një shoqërues i papritur: një insekt që iu ngjit në qafë. Ky insekt ishte ngrirë në të njëjtën kohë me të. Ndërsa Prisipkini, nostalgjik për zakonet e tij mikroborgjeze dhe për vodkën, sjell nga e kaluara të gjitha llojet e sëmundjeve, insektit i pëlqejnë dyshekët. Për këtë arsye, “insekti normalis” dhe “vulgaris mikroborgjez” gjenden në vitrinën e parazitëve të muzeut zoologjik. Fati i mikroborgjezit, që trashet dhe dhjamet në kurriz të njerëzimit, është i ngjashëm me atë të insektit që shëndoshet dhe ngopet në trupin e njerëzve. Frika nga sëmundjet ngjitëse trajtohet gjithashtu në fund të pjesës.

Ndërsa burrat e së ardhmes shfaqen me një ideologji higjeniste, që qëndron si kurorë mbi kokat e tyre, ata duken gjithashtu edhe më të brishtë dhe më të rrezikuar se Prisipkini nga sëmundjet ngjitëse. Me këshillën e ekipit mjekësor, njeriu i së kaluarës duhet të izolohet për të shmangur çdo pasojë përballë rrezikut mikroborgjez. ‘Баня’ (‘Banja’) kjo dramë e Majakovskit me gjashtë akte, me cirk dhe fishekzjarrë, u shkrua gjatë pranverës dhe verës së vitit 1929. Shfaqja e parë u dha më 30 janar 1930 në Leningrad.

Premiera e Moskës u zhvillua më 16 mars 1930, me regji të Meyerholdit. Ndërmjet viteve 1930 dhe 1953, drama nuk u shfaq më në BRSS për shkak të satirës së zhvilluar ndaj burokracisë. Ç’përfaqësojnë banjat?! Çfarë duhet të lajnë?! Pjesa bën fjalë për pastrimin e aparatit administrativ nga të gjithë ata që pengojnë marshimin drejt komunizmit.

Një tjetër autor, Sergei Tretiakov, do të japë në vitin 1924, për teatrin rus, pjesën ‘Противогазы’ (‘Maskë kundërgaz’). Ajo trajton një aksident në një fabrikë. Punëtorët përpiqen të riparojnë një rrjedhje gazi pa përdorur maskat. Shfaqja u dha në një fabrikë të vërtetë gazi. Qëllimi ishte të tërheqë spektatorët në skenë dhe t’i angazhojë ata drejtpërdrejt në punën e punëtorëve, që përpiqen të shmangin rrjedhjen e gazit. Megjithatë, për shkak të gazit, që ishte realisht i pranishëm, publiku  nuk qe në gjendje  të ndjekë skenën. “Maskë kundërgaz” qe dështim i plotë, një shembull për të kuptuar konkretisht kufirin e pakapërcyeshëm, që ndan artin nga jeta. Solidariteti proletar, sado i “shenjtë”, nuk mund të jetë i çmendur, pavarësisht nga agjit-propi bolshevik. Në thelb jeta ka ligjet e saj.

Sërish, në vitin 1924, do të jetë tani Vladimir Naumoviç Bielotserkovski, ai që do trajtojë proletariatin dhe rolin e tij në vendin e punës dhe në histori, por këtë radhë nuk vihet proletariati rus në skenë, por ai amerikan, solidar me atë rus. Këtë pasqyron pjesa e tij ‘Эхо’ (‘Jehonë’) kushtuar dokerëve amerikanë, që nuk pranojnë të ngarkojnë armë të caktuara për t’u përdorur kundër sovjetikëve. Nga i njëjti autor do të botohet, vite më pas (1934) pjesa ‘Жизнь зовёт’ (‘Jeta thërret’), që vendos në skenë individin e nënshtruar ndaj nevojave personale dhe supremacinë e kolektivit. Dramat e Bielotserkovskit trajtojnë, përgjithësisht, komunizmin heroik dhe kapitalizmin dekadent. Ato kanë luajtur rolin e tyre në jetën teatrale, në formimin e mekanizmave dhe të karaktereve të Realizmit Socialist. Kuptohet edhe përse, gjatë periudhës sovjetike, veprat e tij janë subjekt i 58 botimeve në 1 milionë kopje dhe janë përkthyer në nëntë gjuhë./ Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi nxirrte zhavor me lopatë tek ‘Gropa e Zhurrit’, rrëzë Kalasë, ku fshinte djersët me duar, Vexhi Buharanë e dërguan te rrojtorja e...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

Next Post

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 28, 2026
“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 27, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Në Danimarkë pushtuesi gjerman, si edhe në Shqipëri ai italian, strukturën shtetërore e lanë të pacenuar, pra të dy vendet patën parlamentet dhe qeveritë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 27, 2026
“Femrat gjakovare u shquan edhe si artiste e këngëtare dhe në teatrin amator të kohës, kanë luajtur; I. Zherrka, V. Binishi, D. Bakija, A. Kryeziu, J. Rudi, etj,…”/ Historia e panjohur e Gjakovës
Dossier

“Femrat gjakovare u shquan edhe si artiste e këngëtare dhe në teatrin amator të kohës, kanë luajtur; I. Zherrka, V. Binishi, D. Bakija, A. Kryeziu, J. Rudi, etj,…”/ Historia e panjohur e Gjakovës

May 27, 2026
“Në kuadrin e Lojërave Olimpike, u vu në skenë pjesa ‘Loja me zare në Frankenburg’, e Eberhard Wolfgang Möllerit, porositur nga Gëbelsi, e cila ishte…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në kuadrin e Lojërave Olimpike, u vu në skenë pjesa ‘Loja me zare në Frankenburg’, e Eberhard Wolfgang Möllerit, porositur nga Gëbelsi, e cila ishte…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 28, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Enver Hoxha të na tregojë, përse shtetit i kushton 1 milion lekë trajtimi i çdo anëtari të Komitetit Qendror dhe…”/ Dokumentet e panjohura të Konferencës së Tiranës në 1956-ën, në librin e historianes Ana Lalaj

May 26, 2026
Next Post
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme