• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë: “Kadare të mbajë qëndrim për ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave, ose të dalë në anën e armikut…”/ Çfarë thanë për shkrimtarin e njohur, Bashkurti dhe Xhelil Gjoni?
“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89
“Si e lejove ti Kadri që miku i Feçorit, edhe pse i internuar, mbante revole, me dhjetëra orë floriri, byzylykë e…”/ Plenumi i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu
“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Më 25 dhjetor 1989, ndërsa kishte gati tre muaj që ishte rrëzuar Muri i Berlinit dhe Blloku Lindor po shembej dita ditës e, në Rumani po atë ditë pas një gjyqi të shpejtë ekzekutohej me pushkatim diktatori Nikolae Çaushesku së bashku me gruan e tij, Elena, (pamjet e së cilës asokohe bënë xhiron e botës dhe u ndoqën me interes të madh edhe në Shqipërinë komuniste), udhëheqja e lartë e Partisë së Punës me në krye Ramiz Alinë, u mblodh me urgjencë në Tiranë. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor me siglën “Sekret”, ku ndodhet proces-verbali i mbledhjes së sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, ku morën pjesë Ramiz Alia, Pirro Kondi, Foto Çami, Hekuran Isai dhe Lenka Çuko, i cili zbulon ankthin e regjimit përballë trazirave që po përfshinin Europën Lindore, e kryesisht Rumaninë e Çausheskut.

Në këtë mbledhje, udhëheqësit më të lartë komunistë, përveç problemeve sociale të ditës, si strehimi, apo furnizimi i popullit me produkte ushqimore, veshmbathje, e artikuj industrial të përdorimit të përditshëm, morën në analizë dhe diskutuan me shqetësim të madh edhe për disa informacione konfidenciale, siç ishte një thirrje telefonike në redaksinë e gazetës “Zëri i Rinisë”, ku nga ana tjetër e telefonit dikush u bënte të ditur për krijimin e një partie demokratike, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Malazezi Pajkoviç, drejtues në zonën e Kosmetit, gjatë një takimi me Ndue Pjetrin i tha: ‘Ti e ke vrarë Bardhok Bibën? Ke vrarë një komunist të rrallë, një hero të vërtetë dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

Po kështu në dokumentin në fjalë, udhëheqja e lartë e PPSH-së, ka marrë në analizë edhe reagimet spontane apo fjalët e përhapura prej disa shtetasve, si në autobuzët urbanë etj., të cilët kanë bërë analogji me ngjarjet e Rumanisë, si dhe lajmet e agjensisë “TANJUG” apo “reaksionit grek”, për demonstrata në Shkodër e incidente në zonën kufitare në jug të vendit, ku katër shtetas të vrarë në kufi, i kishin tërhequr zvarrë në karrocerinë e një kamioni etj..

Përballë kësaj situate kritike, duket se Ramiz Alia ka nisur të hedhë idetë e para për reforma të kontrolluara ekonomike, ndryshime në konceptin e luftës së klasave dhe abuzimin e organeve partiake e shtetërore me biografinë e njerëzve, që shkonin deri te gjyshi e gjyshja, gjë e cila duket qartë se është një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur në këmbë pushtetin.

Krahas këtyre masave që kishin të bënin me situatën brenda vendit, në atë mbledhje Ramiz Alia ka folur edhe për çështjet e politikës së jashtme të Shqipërisë, duke artikuluar qartë me gojën e tij, edhe rishikimin e marrëdhënieve me Tregun e Përbashkët Europian, apo ato diplomatike me SHBA-ës dhe Bashkimin Sovjetik, pasi sipas tij; argumentet e përdorura deri në atë kohë për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me ta, u kishte kaluar koha dhe nuk vlenin më.

Madje, kreu i Shqipërisë komuniste, Ramiz Alia, në atë mbledhje ua ka bërë të qartë sekretarëve të Komitetit Qendror, se; “në rast se përfaqësues të SHBA-ve do kërkojnë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ne do u themi se do ta studiojmë këtë çështje”. Pasi sipas tij; “nuk mund të ecët më me inate politike, se politika nuk bëhet me inate”. Por, në këtë pikë, pra rishikimin e politikës së jashtme dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës dhe Bashkimin Sovjerik, Ramiz Alia shfaqet disi kontradiktor, pasi pak më lart shprehet se: “Me këtë nuk dua të them të vendosim marrëdhënie me SHBA-ës, por të përdorim një argument tjetër”.

Ndoshta dhe me shumë gjasa, krahas karakterit dyzues së Ramiz Alisë, ai ka hedhur atë ide për t’ju matur pulsin vartësve të tij në udhëheqjen e lartë të PPSH-së, e për të dëgjuar mendimet e tyre mbi atë çështje, madje më të rëndësishmet që mund të ishte diskutuar ndonjëherë nga Tirana zyrtare që nga viti 1946, kur misioni amerikan mori urdhër të prerë të largohej menjëherë nga Shqipëria! Lidhur me këtë etj., do njihemi në dokumentin në fjalë i cili është nxjerrë së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                             Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI SEKRET ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, 25 DHJETOR 1989

 MBLEDHJE E SHOKËVE SEKRETARË TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË

Më 25 dhjetor 1989                                 Sekret

Në mbledhje marrin pjesë shokët: Ramiz Alia, Foto Çami, Hekuran Isai, Lenka Çuko dhe Pirro Kondi. Mbledhjen e drejton Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Ramiz Alia.

Në këtë mbledhje shoku Pirro Kondi informon sekretarët e Komitetit Qendror mbi punimin e fjalës së shokut Ramiz Alia, mbajtur në plenumin e Këshillit Qendror të BPSH, në organizatat e Partisë të rrethit dhe problemet që kanë dalë nga kjo. Gjithashtu ai u raporton shokëve edhe për gjendjen e furnizimit në kryeqytet. Shoku Ramiz hedh disa ide për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të sotëm në fushën e ekonomisë e në çdo sektor tjetër.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ne ndërtojmë socializmin të rrethuar nga bota kapitaliste e revizioniste që bën një presion të madh politik e ideologjik kundër vendit tonë në të gjitha drejtimet, kështu që fenomene të tilla ka pasur e do të ketë. Ngjarjet në vendet e Evropës Lindore për ne indirekt janë paralajmërime të një situate kërcënuese, prandaj komunistët e populli duhet të jenë vigjilentë, Ushtria dhe organet e Punëve të Brendshme të jenë në gatishmëri për të shpartalluar çdo provokacion që mund të kryhet kundër vendit tonë.

Të bëjmë, se shqetësohet populli, as kufizime nuk duhet të zhvillohet normalisht në të gjitha drejtimet. Festivali i këngës në Radio-Televizion do të bëhet si gjithnjë, do të zhvillohen aktivitetet sportive, do të festohet mbrëmja e vitit të ri etj. Në aktivitetet që do të zhvillohen duhet patur kujdes. Partia, komunistët, duhet të jenë në krye, që të reagojnë menjëherë ndaj çdo incidenti që mund të ndodhë, të zotërojnë situatën e jo të presin që të ndërhyrë policia.

Vigjilencën e militantizmin revolucionar që komunistët kanë marrë angazhim ta rritin, duhet ta tregojnë me vepra. Në vendin tonë nuk ka asnjë arsye e rrezik të ngrihen njerëzit në masë, siç ndodhi në vendet e Evropës Lindore, por 3-4 veta mund të bëjnë rrëmujë në ndonjë ndeshje sportive, gjatë natës së vitit të ri etj.

Në aktivitetet ku ka grumbullim të madh njerëzish, po të zihen dy veta, ngatërrohen edhe të tjerë, disa për të mbrojtur shokun e disa për t’i ndarë e kështu bëhet skandal. Prandaj në çdo aktivitet duhet të ketë edhe komunistë të pranishëm që të mos ndodhë ndonjë skandal, se pastaj e shfrytëzon armiku për qëllimet e veta. Për çdo situatë që mund të krijohet në raste të tilla komunistët duhet të njoftojnë organet e Partisë në rreth apo rajon. Çështja është të evitohet futja e policisë.

Ngjarjet që po zhvillohen në Evropën Lindore, sidomos ato në Rumani, po ndiqen me vëmendje të veçantë nga të gjithë. Këto kanë rrjedhojat e veta politike dhe ideologjike. Situata është shumë e ndërlikuar, prandaj kujdes të madh në këtë drejtim duhet të bëjnë organet e propagandës e të shtypit. Këta duhet të jenë shumë të matur në lajmet që japin, të mos lihet shteg për keqkuptime. Deri tani informacioni për këto ngjarje ka qenë i mirë dhe i shpejtë, por duhet patur më shumë kujdes në të ardhmen.

Në lajmet që dha këto ditë televizioni ynë u tha që Komiteti i Shpëtimit Kombëtar ka marrë vendim që Rumania të mos eksportojë sende ushqimore. Kjo më shqetëson, sepse mund të krijohet mendimi që edhe vendi ynë nuk duhet të eksportojë produkte bujqësore. Kjo çështje duhet sqaruar nga propaganda jonë.

Siç dihet vendi nuk merr kredi, siç marrin vendet e tjera e megjithatë prapë janë në krizë. Zhvillimin tonë ne e kemi mbështetur në forcat tona. Kjo na siguron, pavarësinë, e sovranitetin. Në këto kushte deviza jonë është pa eksport nuk ka import. Mirëpo këtë nuk e kupton njeriu i thjeshtë, prandaj duhet shpjeguar. Kjo bëhet e domosdoshme, sidomos në situata të tilla. Lajmet mirë është t’i shihni fjalë për fjalë, Foto!

SHOKU FOTO ÇAMI: Unë i kam parë një për një lajmet, shoku Ramiz, Kjo që thoni ju mund të jetë shtuar nga shokët e televizionit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për situata të tilla ata duhet të të pyesin ty, Foto, për ndryshimet që bëjnë, ndryshe mund t’u japim një interpretim tjetër problemeve.

SHOKU FOTO ÇAMI: Dakord, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Zhvillimi i ngjarjeve në Evropën Lindore është refleks i krizës politike e ekonomike të revizionizmit, të degjenerimit të plotë të tij. Këto ngjarje, përveç aspektit ideologjik, kanë edhe aspektin politik: së pari, do të prishen të gjitha ekuilibrat e forcave dhe do krijohen aleanca të reja dhe, së dyti, fenomenet që kanë lindur në kuadrin e këtyre ngjarjeve kërkojnë argumente të reja, analiza e vlerësime të reja ideologjike, politike e ekonomike.

Kjo është detyra jo vetëm e propagandës, por edhe e shkencës sonë. Në këtë drejtim duhet reflektuar edhe në fushën e marrëdhënieve me jashtë për të përcaktuar qëndrimet që do të mbajmë. Konkretisht, marrim çështjen e kontradiktave. Kontradiktat midis fuqive imperialiste sot shfaqen në forma të tjera. Roli i superfuqive në kontinentin evropian ka ndryshuar, ka ndryshuar vetë Evropa.

Kohë më parë ne ishim kundër Tregut të Përbashkët Evropian, sepse ky është në shërbim të imperializmit, ndërsa sot kur ai po i konkurron superfuqitë imperialiste, ky argument nuk vlen më. Natyrisht meqë ka ndryshuar raporti midis fuqive imperialiste nuk do të thotë se ne jemi pro Tregut të Përbashkët Evropian, por qëndrimi ynë tani duhet t’i përshtatet zhvillimeve që kanë ndodhur.

Po marr një shembull tjetër. Ambasadori ynë nuk ia jep dorën ambasadorit amerikan po të takohen, për faktin se vendi ynë nuk ka marrëdhënie me Amerikën dhe si argument për këtë që qeveria amerikane ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë në kohën e luftës. Po ka shumë vende që nuk kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin, bile janë në luftë, dhe kur takohen personalitetet shtetërore i japin dorën njëri-tjetrit.

Kjo është normë e përgjithshme. Por sot që po mbajmë qëndrim korrekt ndaj Shqipërisë, shtypi amerikan shkruan pozitivisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, thonë amerikanët, pse nuk lidhni marrëdhëniet me ne? Thonë dhe këtë që me Gjermaninë dhe Italianë që ju pushtuan keni marrëdhënie, kurse me Amerikën jo.

Pra, ne vazhdojmë të mbajmë inat politik, mirëpo politika nuk bëhet me inate. Që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, kështu që personalitetet shtetërore që janë në fuqi sot, nuk mbajnë përgjegjësi për qëndrimet e qeverisë së asaj kohe. Me këtë nuk dua të them të vendosim marrëdhënie me SHBA-ës, por të përdorim një argument tjetër.

Kështu, në rast se përfaqësuesit e SHBA-së do të kërkojnë të vendosin marrëdhënie diplomatike, ne t’u themi që do ta studiojmë këtë çështje. Po u dhamë këtë përgjigje as ata s’kanë ç’të thonë pastaj. Problemi kryesor këtu është që të reflektojmë në mënyrë të re në fushën e politikës së jashtme.

SHOKU FOTO ÇAMI: Po t’i thuash një fjalë të mirë, ai nuk krijon dyshime pastaj.

SHOKU RAMIZ ALIA: Të njëjtën gjë mund të themi edhe për marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Në vitet ‘60-të ne i premë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik për sulmet e egra dhe akuzat që i bënë Hrushovi dhe klika e tij Partisë e vendit tonë dhe kemi thënë që pa na kërkuar ndjesë për këtë, nuk lidhim marrëdhënie. Sot ky argument nuk ka më vlerë, prandaj duhet gjetur një argument tjetër.

Probleme të tilla që kërkojnë vlerësime të reja kemi edhe në zhvillimin e brendshëm. Për shembull, ne e kemi burokratizuar konceptin e luftës së klasave, e shikojmë atë kryesisht në linjë trashëgimie, ç’ka qenë gjyshi, gjyshja e kështu me radhë. Pra vlerësimin e një personi peshon më shumë se ç’duhet biografia. Rinia jonë është lindur e rritur në epokën e Partisë e të socializmit, ajo është me mentalitet të ri dhe nuk e kupton këtë, prandaj duhet ta shohim.

Për ne, marksistë-leninistët, lufta e klasave është një çështje e madhe parimore, është forcë lëvizëse e shoqërisë, por kjo nuk duhet reduktuar në biografinë e personit. Qëndrimi ideopolitik e moral i familjes sot ka rëndësi të madhe, por vendimtare janë puna, qëndrimet dhe personaliteti i vetë personit.

Kjo nuk do të thotë të zbutësh luftën e klasave. Socializmi zhvillohet dhe ecën përpara nëpërmjet një lufte të ashpër klasore midis ideologjisë socialiste e asaj borgjeze revizioniste, e cila në etapa të veçanta merr forma të reja.

Sot për shembull, lufta e klasave paraqitet në forma të tjera. Në plan të parë sot kanë dalë vjedhjet, hatëri, ryshfeti, vagabondazhi. Edhe në planin e jashtëm lufta e klasave shfaqet në forma të tjera, nuk shihet në veshjen, por në forma të tjera dhe për problemet më thelbësore.

Borgjezia dhe reaksioni po spekulon shumë sot me të drejtat e njeriut, me demokracinë, por i përdor këto si mjet në luftë kundër socializmit. Në emër të gjoja demokracisë u bënë gjithë këto përmbysje në Evropën Lindore, prandaj propaganda e huaj po u bën jehonë të madhe këtyre ngjarjeve.

Nuk dolën në Rumani kulakët në rrugë dhe kërkuan që të rrëzohet qeveria e të largohet Partia nga pushteti, por rinia. Kjo ndodhi se Partitë në këto vende hoqën dorë nga marksizëm-leninizmi, nga rruga socialiste dhe iu nënshtruan presionit imperialist. Kjo çoi në degjenerimin ideologjik, politik e moral, ekonomia u shthur e ngeci në vend.

Partitë revizioniste në këto vende kanë kaq vjet që me demagogjinë e tyre për socializmin i kanë çorientuar ideologjikisht e politikisht masat. Rinia atje e provoi që “socializmi” që propagandonin udhëheqjet revizioniste nuk u dha asgjë, nuk ishte në gjendje t’i hapte rrugë zhvillimit politik dhe ekonomik. Partia dhe pushteti u shkëput nga populli, u shndërrua në një pushtet të borgjezisë e të aristokracisë së re të korruptuar. / Memorie.al

SHEFI I SEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

                            Fatmir Zaloshnja

                                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe...”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
Dossier

“Malazezi Pajkoviç, drejtues në zonën e Kosmetit, gjatë një takimi me Ndue Pjetrin i tha: ‘Ti e ke vrarë Bardhok Bibën? Ke vrarë një komunist të rrallë, një hero të vërtetë dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

August 28, 2026
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
Dossier

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89

August 28, 2026
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
Dossier

“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

August 28, 2026
“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953

August 27, 2026
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb…”/ Ana e errët e shërbimit të fshehtë jugosllav

August 25, 2026
“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in
Dossier

“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in

August 27, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme