• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Memorie.al enver hoxha miladin popovic dushan mugosha
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
“Përgjegjësit e UDB-së në Kosovë, si M. Mijushkoviç, S. Gerkoviç e Sh. Kajtazi u shkarkuan, erdhën të tjerë ‘specialistë’, si Xh. Hamza e D. Ristiqi…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?
“Pas shkarkimit të Apostol Tenefit, në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët në ’42-in dhe është ‘Hero i Popullit’…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Pjesa e tretë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Pothuaj të gjithë shqiptarët që emigronin në Jugosllavi gjatë regjimit komunist, bëheshin pjesë e UDB-së. CIA ka zbardhur një dokument ku tregohet gjithë rruga e rekrutimeve të agjentëve nga UDB-ja. Sipas dokumentit, shqiptarët torturoheshin dhe detyroheshin që të bashkëpunonin me UDB-në. Pasi trajnoheshin ata ktheheshin në Shqipëri me misione të caktuara, por që shumica nuk i zbatonin dhe gënjenin për informacionet që jepnin. CIA përmend dhe Dushan Mugoshën, ku deklaron se ai ishte përgjegjësi kryesor për rekrutimin e shqiptarëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Jugosllavi – Shqipëri

Refugjatët shqiptarë 1954, Komiteti i Prizrenit

Çdo shqiptar që arratiset në Jugosllavi, detyrohet t’i bashkohet Komitetit të Prizrenit. Nëse ai refuzon ta bëjë këtë, i refuzohet dhënia e kartës jugosllave të identitetit, si dhe dhënia e racioneve të veshjeve dhe ushqimit. Nëse ai është mbi moshën 15 vjeç dhe nën 60, dërgohet në kampin e përqendrimit, ku aplikohen edhe dënime fizike. Në rastin e grave, fëmijëve dhe më të vjetërve, ata që refuzojnë të regjistrohen në Komitet, lihen të qetë, por pa ushqim dhe strehim. Prandaj të gjitha ata që nuk duan të vdesin nga vuajtjet detyrohen të bëhen pjesë e Komitetit Shqiptar të Prizrenit, drejtimi i së cilës është i gjithi në kontroll të shërbimeve sekrete të inteligjencës, UDB-së.

Emri i komitetit të refugjatëve shqiptarë është i tillë, me qëllim që ai të identifikohet me lëvizje të shkuara patriotike siç është mbledhja historike e Lidhjes e Prizrenit e vitit 1878 në qyteti kosovar. Dhe faktikisht zyrat kryesore të lidhjes së refugjatëve shqiptarë gjenden në Prishtinë. Të drejta e anëtarëve shqiptarë të komitetit janë të kufizuara dhe më shumë liri kanë ata që spiunojnë njëri-tjetrin. Oficerët e UDB-së përdorin të gjitha mjetet, duke përfshirë ryshfetet, kërcënimet, joshjen apo dhe torturën, për të depërtuar në informacionet e shqiptarëve.

Korrupsioni ka arritur në një pikë të tillë sa që mund të dëmtojë seriozisht motivimin e emigrantëve për të kaluar kufirin dhe gjithashtu të bëjë më pak efektive përpjekjet jugosllave, nga sa mund të ishin ato nëse morali i refugjatëve do të ishte më i lartë. Gjenrali Dushan Mugosha, është jo vetëm i ashtuquajturi “përgjegjës” për programin e refugjatëve shqiptarë, por gjithashtu drejtues i organizimit të programeve të refugjatëve nga të gjitha vendet satelite të BRSS-së.

Koloneli Çedo Mijoviç është gjithashtu i përfshirë në drejtimin e çështjeve shqiptare, nga zyra e tij në ministrinë e Brendshme jugosllave. Si Mugosha ashtu dhe Mijoviç, janë me origjinë malazeze dhe flasin mirë gjuhën shqipe. Mijoviç është më miqësor në trajtimin e refugjatëve. Ai raportohet t’i ndihmojë ata herë pas here dhe u flet me fjalë të mira. Kohët e fundit për shembull, refugjati shqiptar Gjon Gjinaj, i cili ishte internuar për gjashtë muaj në Serbi bashkë me Kolë Çunin, u dërgua nga Mijoviç në një qendër llixhash për kurim për disa ditë.

Frika e shqiptarëve

Ndryshe nga ata refugjatë që janë kthyer në agjentë të UDB-së duke spiunuar kundër bashkë-atdhetarëve të tyre, shumica e shqiptarëve nuk kanë pasur besim në qëllimet apo në programin e Komitetit të Prizrenit. Kjo organizatë konsiderohet nga shumica si një fasadë që Jugosllavia ka ngritur në përgatitje për aneksimin e mëvonshëm të Shqipërisë, si republika e saj e shtatë. Më herët Jugosllavia fliste për “çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e Hoxhës”, por kjo linjë duket se është braktisur prej rreth pesë muajsh.

Refugjatët thuhet se janë në gjendje alarmi prej afrimit të kohëve të fundit të Titos me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet satelite. Ata besojnë se së shpejti do të bëhen dhuratë te pushteti i ri komunist në Shqipëri, nën sponsorizonim jugosllav. Kjo frikë ishte shumë më e dukshme mes rreth 300 refugjatëve shqiptarë, delegatë të Komitetit të Prizrenit në Asamblenë e vitit të shkuar, ku në fjalimin e tij Dushan Mugosha tha: “Kam marrë lajme se ju jeni bërë objekt i shtypjes pas revolucionit të fundit të politikës sonë dhe afrimin me Bashkimin Sovjetik.

Por unë ju siguroj, se si unë, ashtu dhe presidenti Tito, do të mbrojë të gjithë refugjatët gjatë kësaj faze të zhvillimit të politikave të reja, dhe secilit prej jush do t’u jepet mundësia të emigrojë në atë vend që do, ose të qëndrojë në Jugosllavi me të drejta të pota qytetarie”. Kjo asamble u zhvillua në një atmosferë të rëndë mosbesimi dhe pasigurie. Edhe ato pak shqiptarë pro-Tito të komitetit, nuk dukej se kishin besim te premtimet. Lista e anëtarëve të rin të komitetit natyrisht ishte përgatitur paraprakisht. Apostol Tenefi dhe kolegët e tij, dukej se gjatë mandatit të tyre kishin abuzuar shumë me privilegjet, duke persekutuar vetëm armiqtë e tyre personalë dhe duke favorizuar ndjekësit e tyre.

Në këtë pikë pakënaqësia mes refugjatëve shqiptarë ishte e dukshme dhe duket se ishte kjo situatë që detyroi jugosllavët të ndryshonin përbërjen e Komitetit. Hierarkia e re e tij duket se përbëhet nga njerëz të ndershëm dhe ata në drejtim (oficerët e UDB-së) janë komunistë të sinqertë. Një person i tillë është dhe presidenti i ri, Hajrullah Ishmi, një individ i arsimuar dhe i sjellshëm, një prej vëllezërve të të cilit është varur nga regjimi në Shqipëri, gjatë kohës së pushtimit italian. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit, Ramadan Spahia, si dhe sekretari i Komitetit Arif Starova, janë gjithashtu në të njëjtën kategori me Ishmin.

Lëvizjet

Ndërsa Apostol Tenefi, Can Tahiri, Lutfi Spahiu dhe Qazim Lusha, janë ulur në detyrë si anëtarë të komitetit konsultativ. Ky i fundit përbëhet nga 40 anëtarë dhe nuk ka rëndësi të veçantë. Këtu përfshihet edhe Ndue Pjetër Gjonmarkaj dhe Mark Gjecaj (“l’Amico delle Montagne”). Ky i fundit është emëruar inspektor, që siç thuhet, bëhet nga jugosllavët me qëllim për ta kompromentuar. Vetë Gjeçaj ka qenë i pakënaqur nga emërimi, por të gjitha tentativat e tij për ta evituar shkuan kot. Mbrojtja e vendosur që Pjetër Gjonmarkaj bëri ndaj liderëve të emigracionit shqiptar në vendet Perëndimore, solli kritika të ashpra dhe sharje nga Dushan Mugosha, por gjithsesi Gjonmarkaj u pranua në komitetin konsultativ prej kërkesës së të gjithë anëtarëve të Asamblesë.

Nik Sokoli ruajti postin e zëvendës-presidentit të komitetit. Ndërsa Qazim Lusha, Can Tahiri, Mark Ujka dhe Kol Hasa, janë vegla të dobishme në dorë të UDB-së. Anëtarët e mëposhtëm të komitetit janë nacionalistë të besueshëm antikomunistë shqiptarë: Caf Ismail Deli, Mark Pashku nga Vermoshi, Mirash Gjoka nga Shkreli, Kolë Pali nga Dukagjini dhe Dod Frani nga Vukli. Lutfi Spahiu është njeriu më i përshtatshëm për drejtues nga të gjithë refugjatët, por është lënë mënjanë nga jugosllavët, pasi nuk kanë fare besim te ai. Me kërkesën e tij, Mark Gjeçaj u transferua nga Kosova në Novi-Sad, ku tani jeton si prift katolik.

Refugjatëve shqiptarë u jepet banim sipas tre grupeve kryesore: ata që vijnë nga jugu i Shqipërisë dhe Elbasani, caktohen në Maqedoni, refugjatët nga Dibra, Luma dhe Mirdita, caktohen në Serbi, ndërsa ata që vijnë nga Dukagjini, Malësia e Madhe dhe Shkodra, vendosen në Malin e Zi. Studentët shqiptarë në universitetin e Beogradit marrin asistencë dhe komandohen nga UDB-ja. Oficerët e UDB kontrollojnë vlerësimet dhe progresin arsimor dhe ata që shfaqin dëshirë të madhe për shërbim marrin dhe para ose mundësi udhëtimi në Zagreb apo Dalmati. Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi nuk lejohen të bashkohen apo të shprehin simpati për grupe të tjera politike, përveç Komitetit të Prizrenit.

Në lidhje me anësitë e përgjithshme politike të refugjatëve në Serbi dhe Malin e Zi, vetëm rreth 5 për qind e refugjatëve nga Shkodra janë mbështetës të Ballit Kombëtar. Rreth 30 për qind e refugjatëve nga Dibra dhe Luma, mbështesin Bllokun Kombëtar. Ndërsa të tjerë, megjithëse antikomunistë, mbështesin rryma të tjera politike. Mbështetësit e Ballit dhe zogistët, kufizohen në ata njerëz që kanë pasur poste gjatë periudhave respektive. Të rinjtë zakonisht janë të paqartë nga politika. Refugjatët në përgjithësi mendojnë se çlirimi i Shqipërisë nga komunistët duhet të vijë vetëm nga Perëndimi, por ka shumë që mendojnë se një ndryshim në Shqipëri, nuk mund të vijë përveçse në rast të një tjetër lufte botërore.

Misionet e UDB-së

Mark Pashku, aktualisht lider i grupit të refugjatëve të vendosur në Mal të Zi, është një nga mbështetësit më të fortë të Ballit. Ai thotë se shpëtimi i Shqipërisë duhet të vijë vetëm nga Perëndimi dhe për këtë përfaqësuesit më të mirë janë anëtarët e Ballit Kombëtar. Refugjatët shqiptarë që janë të aftë fizikisht dhe kanë eksperiencë në grupet e rezistencës në vend, detyrohen nga UDB-ja të rikthehen me misione klandestine në Shqipëri. Objektivat e UDB-së në lidhje me misionet e infiltrimit në Shqipëri janë mbledhja e informacioneve mbi ushtrinë shqiptare dhe fortifikimet e saj, mbi lëvizjet e trupave dhe moralin e popullatave lokale.

Me to UDB-ja synon gjithashtu të mësojë vendndodhjen e organizatave të vendeve satelite komuniste, ose të atyre jugosllave anti-Tito, të cilat inkurajohen nga qeveria shqiptare. UDB-ja shpërndan herë pas herë në Shqipëri broshura propagande dhe tenton gjithashtu të mësojë identitetin e shqiptarëve që favorizojnë opinionet anti-Tito. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të përfshirë në misione të tilla, kthehen në Jugosllavi dhe u japin zyrtarëve informacione të sajuara ose nuk japin asnjë informacion.

Para se të nisen atyre u thuhet të mos vrasin oficerë komunistë në Shqipëri, por në fakt të dërguarit tentojnë të shpëtojnë jetën e ushtarëve të thjeshtë dhe tentojnë të vrasin sa munden oficerë komunistë dhe në të tilla raste ata shfajësohen duke thënë se hasën rezistencë të papritur me organet e rendit. Është gjithashtu e zakonshme që këto grupe të infiltruarish shkatërrojnë broshurat e propagandës që marrin me vete nga Jugosllavia, ndoshta ngaqë informatorët e njohur të UDB-së eliminohen pa mëshirë nga autoritetet shqiptare.

Misionet nuk priten me simpati as nga popullsia shqiptare, të cilët kanë deklaruar në shumë raste se nuk mund të rrezikojnë hakmarrjen e autoriteteve duke ndihmuar ose fshehur të infiltruarit. Shqiptarët kanë zbuluar se nuk kanë avantazhe nga ndihma ndaj misioneve të huaja, ndërsa mbështetjen e mëparshme të operacioneve jugosllave, ata e kanë shpërblyer duke folur keq kundër fesë dhe zakoneve shqiptare. Shumë shqiptarë mendojnë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes regjimit komunist në Shqipëri dhe atij në Jugosllavi, ndërsa Tito është po aq i urryer sa dhe Enver Hoxha në Shqipëri./ Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 27 Gusht 2026

Next Post

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar...”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
Next Post
“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar...”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme