• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953

“Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit,…”/ Fotot e panjohura të ceremonive në Tiranë për vdekjen e Stalinit
“Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit,…”/ Fotot e panjohura të ceremonive në Tiranë për vdekjen e Stalinit
“Kur ishte në URT-në e Durrësit, Ladin e thirrën në Degën e Brendshme ku e ‘këshilluan’ dhe kur u nis në Gramsh, ai u tha shokëve…”/ Zbulohen anët e panjohura të djalit të ish-kryeministrit  Mehmet Shehu
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
“Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret për…”/Kujtimet e panjohura të “diversantit”
Relacioni sekret: “Si e vramë shkelësin e kufirit, Sokol Vreshti dhe kapëm të gjallë shokun e tij, Gjelosh Gega, pasi do të arratiseshin në Jugosllavi…”?! / Ngjarja e 2 tetorit ’86, në Vermosh

Pjesa e dytë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Situate e brendshme ne tremujorin e parë të vitit 1953

Gjithashtu mund të lexoni

“Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb…”/ Ana e errët e shërbimit të fshehtë jugosllav

“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in

Numri i qytetarëve sovjetikë është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. të ardhurit përfshijnë punonjës burra dhe gra, shoferë e teknikë. Teknikët punësohen në aktivitete të ndryshme të vendit, përfshi dhe inspektimet sanitare. Inspektorët sanitarë kanë fuqinë të mbyllin vendet që nuk zbatojnë urdhrat e tyre.

Shumë nga sovjetikët kanë sjellë me vete familjet e tyre. Mes tyre nuk u dallua reagim i veçantë pas vdekjes së Stalinit, dhe as nuk kishte largime të papritura. Pas vdekjes së Stalinit qeveria shqiptare mori masa shtesë për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe kufijve.

Urat dhe rrugët kryesore u fortifikuan me armë anti-tank dhe mitraloza të rëndë. Mes popullatës civile nuk u vërejtën shenja trazirash. Në pjesën e parë të vitit shtypi shqiptar njoftoi me jehonë për publikimin e një artikulli të Enver Hoxhës në të përditshmen ruse “Pravda”.

Udhëheqja gjithashtu bëri përpjekje të mëdha për të siguruar popullin për miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe BRSS-së. Por në disa raste dallohej njëfarë varësie dhe dukej që këto dhënie sigurie ishin kërkuar. Në këtë vit u nënshkruan disa marrëveshje tregtare dhe kulturore me vende të tjera komuniste.

Në to përfshihej marrëveshja me Rumaninë, Poloninë, Çekosllovakinë, Gjermaninë Lindore dhe Hungarinë. Shqipëria mban marrëdhënie të mira dhe me vende të tjera komuniste dhe disa qindra zyrtarë dhe anëtarë partie janë larguar drejt BRSS-së dhe vendeve satelite, për kurse të avancuara trajnimi në fushat e minierave, pylltarisë, bujqësisë, ndërtimit apo shkencave të tjera.

Propaganda shtetërore vazhdon të përshkruajë vendet perëndimore si agresorë dhe organizatorë luftërash. Ajo sulmon gjithashtu Paktin e Ballkanit të kohëve të fundit, si dhe Jugosllavinë për akuzat e shkeljeve kufitare dhe dërgimet e diversantëve dhe informatorëve në Shqipëri.

Qeveria ka raportuar kapjen e një numri të madh spiunësh dhe informatorësh që vijnë nga Jugosllavia. Së fundmi autoritetet kanë raportuar për vrasjen ose eliminimin e rreth 50 personave të tillë në përplasje të armatosura.

Mes popullatës jo-komuniste është dalluar tension për qëllimet e Titos dhe vendeve perëndimore për përdorimin e Shqipërisë si një mjet pazari në politikën e Mesdheut. Gjatë kësaj kohe autoritetet komuniste kanë vënë theksin në fushatën e tyre mediatike për “mbrojtjen e sekreteve shtetërore”. Kjo u interpretua nga disa rrethe si përgatitje për një gjyq të rëndësishëm.

Gusht 1950

Jugosllavia pengon riatdhesimet shqiptare

ATSH

Me gjithë akuzat e agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug më 1 mars, se Shqipëria ka shkelur marrëveshjen në lidhje me riatdhesimin e qytetarëve jugosllavë, vendi ynë ka nxjerrë vazhdimisht viza për qytetarët jugosllavë. Prej tetorit 1949 Shqipëria ka lëshuar viza për 28 familje jugosllave në një total prej 56 persona. Madje autoritetet shqiptare kanë siguruar dhe transportin për ta deri në kufi.

Nga ana tjetër qeveria jugosllave vazhdimisht po pengon riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë atje, pasi deri në tetor 1949, autoritetet jugosllave kanë lëshuar viza vetëm për katër qytetarë shqiptarë. Qeveria jugosllave jo vetëm që po pengon riatdhesimet po punohet t’i bindë shqiptarët në Jugosllavi të ndryshojnë mendje. Qeveria shqiptare i ka tërhequr vërejtje për këtë homologëve në tetë raste.

Nëntor 1950

Përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavi

Një mosmarrëveshje serioze ka lindur në qeverinë e Jugosllavisë në lidhje me problemin shqiptar. Përfaqësues të komitetit shqiptar pro-Tito të Kosovës, kanë ofenduar serbët pas deklaratave të tyre në lidhje me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. Në to theks i veçantë u vu në kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë dhe mundësinë e përfshirjes së saj në federatën e Jugosllavisë.

Serbia pretendon që në hartën e ardhshme të vendit, të përfshihen disa lokalitete shqiptare që historikisht dhe etnikisht kanë qenë serbe. Deklaratat janë kundërshtuar dhe nga përfaqësues maqedonas. Javën e fundit të korrikut 1950, ndodhën përplasje në Prishtinë mes serbëve dhe shqiptarëve të rajonit, gjatë të cilave dy vetë mbetën të vrarë. Në Ristovaç serbët raportohet se vranë një shqiptar që kishte keqtrajtuar serbët gjatë luftës, kur ai kishte qenë me ushtrinë gjermane.

Shkurt 1951

Vizita e gjeneralit Balluku në kufirin verior

Gjenerali Beqir Balluku i shoqëruar nga tre oficerë sovjetikë arriti në Kukës në 5 shkurt 1951 me qëllim inspektimin e instalimeve ushtarake kufitare. Operacionet policore në zonë u reduktuan paksa gjatë vizitës së tij, me qëllim dhënien e mbrojtjes së përshtatshme gjeneralit.

1952

Jugosllavia mohon synime unilaterale mbi Shqipërinë

Përfaqësuesi jugosllav në Athinë ka siguruar dje qeverinë greke, se Jugosllavia nuk do të trazojë gjendjen aktuale në Shqipëri. Ai tha se në rast të një revolte të brendshme atje, qeveria e Jugosllavisë do të veprojë vetëm në koordinim me fqinjët e tjerë. Deklarata besohet se është pranuar nga përfaqësuesit grekë.

Koment: Varësia e Jugosllavisë nga ndihma e SHBA-ve dhe dëshira për të mbyllur marrëveshjet e leverdishme të mbrojtjes me Greqinë dhe vende të tjera të NATO-s, ia diktojnë asaj respektimin e rekomandimeve për Shqipërinë. Por në të njëjtën kohë Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Hoxha, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri. Me gjithë shprehjen e besimit nga Greqia për qëllimet jugosllave, Shqipëria mbetet si gjithmonë pikë delikate interesi mes Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë.

Eksportet e Shqipërisë nga Hungaria

Fabrika “Orion” dorëzoi më 5 prill 1954, 2000 llamba radio për Shqipërinë, të cilat u nisën nga aerodromi i Debrecenit më 10 prill. Fabrika optike hungareze “Magyar Optikai Muvek”, ka dorëzuar 42 periskopë për Shqipërinë të cilët priten në aerodromin e Debrecenit më 15 prill 1954. Fabrika Beloianisz ka dorëzuar 250 radio-transmetues në arka metali të hollë, për përdorim si për bateri dhe për rrjetin kryesor elektrik në Shqipëri. Ato u nisën nga Budapesti më 10 prill 1954 dhe arritën në aerodromin e Debrecenit në 15 prill.

Uzina farmaceutike Chinoin Gyogyszerarugyar ka dorëzuar disa arka me medikamente për Shqipërinë, që i ngritën nga Debreceni më 10 prill. Fabrika Egyesult Izzo ka dorëzuar 500 llamba elektrike me voltazh të ndryshëm për Shqipëri. Dërgesa i nis nga Budapesti drejt Debrecenit më 10 prill. Fabrika e telefonave në Budapest ka dorëzuar 400 telefona të tipit CH46 për Shqipërinë, që u nis drejt Denrecenit më 10 prill 1954.

Fabrika Gamma ka dorëzuar 16 arka të drunjta me instrumente preçizioni për Shqipëri, që më 15 prill u nisën për në Debreceni. Fabrika e instrumenteve mjekësore Orvosi Muszergyar, ka dorëzuar 23 arka të drunjta për në Kinë, të nisura për në Debreceni më 15 prill.

Fabrika Baloianisz ka nisur 54 radio-transmetues për në Kinë, të nisura drejt Debrecenit më 14 prill. Fabrika Orion ka dorëzuar radio-marrës të tipit me llampa 3,4 e 5, në 12 arka të drunjta drejt Shqipërisë. Ngarkesa u nis më 15 prill për në Debreceni. Fabrika Gamma ka dorëzuar 10 arka me instrumente preçizionit për në Kinë deh 5 për në Shqipëri, të nisura drejt aerodromit të Debrecenit më 20 prill. Fabrika Beloianiesz ka dorëzuar një instilacion të plotë radari në 24 arka, për në Kinë, më 30 prill 1954. / Memorie.al

                                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimitari të jashtëzakonëshme, pasi...”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb…”/ Ana e errët e shërbimit të fshehtë jugosllav

August 25, 2026
“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in
Dossier

“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in

August 25, 2026
“Sipas profesor Lulash Palushaj, duke luftuar me Prelë Tulin, në Qafë të Agrit janë vrarë e plagosur tre vetë nga Malësia e Madhe, të cilët ishin…”/ Ana e panjohur e historisë së Nikaj -Mërturit
Dossier

“Sipas profesor Lulash Palushaj, duke luftuar me Prelë Tulin, në Qafë të Agrit janë vrarë e plagosur tre vetë nga Malësia e Madhe, të cilët ishin…”/ Ana e panjohur e historisë së Nikaj -Mërturit

August 25, 2026
“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
Dossier

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

August 23, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Historiografia shqiptare, nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit, kundër ekspeditës ushtarake të…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

August 25, 2026
“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91
Dossier

“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91

August 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme