• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Faik Konica tha; Mbreti Zog, është personaliteti me më rëndësi, si në Shqipëri e tek ne shqiptarët, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Në planin politik Venizellosi nxiti dhe financoj një qeveri kukull epirote, me kryeministër renegatin nga Shqipëria, Jorgji Zeografos, i cili…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Skrapar, 25 korrik 1914
“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Ata bukuroshët korçarë, që rrëmbyen sa plasën, rrinë dhe po u sosen të hollat e nuk gjejnë më të rrëmbejnë, pandehin se po ta zaptojë Greqia përsëri Korçën, do të derdhë florinjtë…”! / Shtypi i vitit 1917
“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913
“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913

Nga Besim Dervishi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Njëqind e shtatëmbëdhjetë vjet më parë më 25 korrik 1913, në “Qafën e Martës” në fshatin Backë të Skraparit, u zhvillua një ndër betejat më legjendare të çetave të Skraparit, Kolonjës dhe Korçës, ndaj hordhive andarte greke. Skraparasit, kolonjarët dhe korçarët luftuan krah për krah si burrat ndaj kriminelëve andartë. Po si rrodhën ngjarjet deri në këtë betejë të ashpër. Historia e teorisë së “Megali Idea-s” ka shënuar një nga faqet e saj më të turpshme dhe të urryer, sidomos me masakrat të cilat u bënë në jugun e Shqipërisë në vitin 1913- 1914. Qeveria greke e asaj kohe nuk u mjaftua me marrjen e “Shqipërisë së Poshtme” (siç e quan Epirin e Jugut, historiani John Foster Fraser në punimin e tij me të njëjtin emër, por dhe gjithë udhëtarët perëndimorë në vitet 1800) por pretendonte dhe mbi Kazatë e Gjirokastrës dhe Korçës (shih librin “L’Albanie en 1921.  Preface de M. d’Estournelles de Constant”, të autorit Justin Godart, faqa 259).

                                                                 Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

“Për historiografinë tonë të sotme, janë krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të tipit të Dimitrije Bogdanoviçit, i cili për ilirët …”/ Refleksionet e studiuesit nga Kosova

Gjithashtu është e pamundur të besosh, por rrugët e Vlorës janë mbushur me trupat e grave lakuriq me shenja të dhunës në trup si shenja mbytjeje në qaf dhe fëmijë të vegjël me shenja nëpër trup si të prera me thika (shih librin “Albania’s Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania”, autori Aubrey Herbert, fq. 186). Po sipas deputetit britanik Aubrey Herbert, andartët vranë në fshatin Kodër 250 civilë të pambrojtur, 90 trupa i dogjën. Në fshatin Hormovë të Tepelenës ata vranë 159 fëmijë dhe 151 gra. Në Gjirokastër rreth 8.000 banorë refuzuan të largohen.

Në 1 maj 1914 andartët dogjën 55 shtëpi në fshatin Qinam të Kolonjës, në Starie 120 shtëpi, në Leskovik 2.200 shtëpi, në Frashër 150 shtëpi (shih librin “Albania’s Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania”, autori Aubrey Herbert , fq. 182). Interesante është letra e dërguar nga Vlora e Edith Durham dhe e botuar në gazetën prestigjioze “The Times” ditën e mërkurë, 15 korrik 1914. Në këtë letër përshkruhet masakra mbi banorët e pafajshëm të fshatit Backë në Skrapar nga forcat kretiane, si dhe sulmi dhe masakrimi që i ishte bërë refugjatëve të Skraparit (shih librin “Albania’s Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania”, autori Aubrey Herbert, fq. 184).

Deputeti Aubrey Herbert përmend në librin e tij arrestimin e dy oficerëve të andartëve dhe mbajtjen në burgun e Vlorës nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe oficerët holandez. Ata si dhe armët e sekuestruara dyshoheshin për masakrat e bëra në Hormovë dhe Backë (po këtu fq. 185).

Beteja legjendare e “Qafës së Martës”

Backa ka qenë një çerdhe e patriotizmit shqiptarë. Këtë e përmend dhe historiania franceze Nathalie Clayer, e cila në librin e saj thekson se sidomos teqeja e Backës me Baba Fetahun ishte vatra e këtij patriotizmi (shih “Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d’une nation” Nathalie Clayer, fq. 547). Çeta e Lace Backës ishte spikatur sidomos në përpjekje me turqit në vitin 1900 në fshatin Panarit (Shih librin “Riza Kodheli” Haxhi Çemerica, Ilir Buzali, fq. 6).

Repartet turke të ndjekjes ishin bërë “vizitor” të rregullt në Backë, sepse ai fshat ju nxirrte vazhdimit telashe, sidomos për djemtë që duhet të shkonin nizamë. Në këtë kohë në Skrapar u formuan dhe çeta të tjera përveç çetës së Lace dhe Zoto Backës me djem që nuk pranonin të shkonin nizamë, si çeta e Servet Zaloshnjes, Ali Farmaqit, etj. Në vitin 1906, çeta e Lace Backës së bashku me çetën e legjendarit Mihal Grameno, kanë shpartalluar forcat turke në fshatin Staraveckë.

Po këtë vit tridhjetë delegatë me në krye Lace Backën, Zoto Backën, Ali Farmaqin, Servet Zaloshnjen, Riza Kodhelin, Kaso Borockën, Qamil Krushovën, Hysen Radëshin dhe të tjerë, morën pjesë në mbledhjen e Frashërti. Në këtë mbledhje u dhanë udhëzime të Komitetit të Manastirit për të krijuar çeta luftëtarësh që do të godisnin pushtuesin si dhe për të çelur shkolla shqipe në çdo fshatë (Shih librin “Riza Kodheli” Haxhi Çemerica, Ilir Buzali, fq. 5, si dhe librin “Riza Cerova” me autor Mane Nishovën, faqa 12).

Por le të flasim për betejën e Qafës së Martës. Konsiderohet si më e madhja dhe më historikja. Ajo u zhvillua nga 25 korriku i vitit 1913. Prof. Skënder Luarasi e ka quajtur me të drejtë, “Beteja e Termopileve”. Ashtu si 300 spartanë të cilët luftuan heroikisht kundër ushtrisë perse nën udhëheqjen e mbretit Leonidhas. Ashtu dhe 150 skraparas, korçarë dhe kolonjarë, nën udhëheqjen e komandantëve legjendarë Lace dhe Zoto Backa, Sali Butka, Qamil dhe Xake Panariti, Riza Kodheli, pas luftimesh të përgjakshme të cilat zgjatën disa ditë gozhduan mbi 500 forca kriminale andartësh, duke j’u shkaktuar humbje të mëdha.

Kjo betejë ishte dhe një fitore strategjike sepse andartët grekë të cilët hynë nga Marjani i Korçës, kishin si pikësynim pushtimin e Skraparit dhe qytetin e Beratit dhe atëhere mundet të quhej gati e realizuar ëndrra e tyre gati shekullore e “Megali Idhese”. Me të marr vesh dhe kuptuar qëllimin e andartëve, Lace Backa lëshoj kushtrimin në të gjithë zonën. Në ndihmë të Lace Backës shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u këshillua me “Beun e Mëlovës” dhe vendosën të mblidheshin në Turbohovë, në atë që u quajtë “Kuvendi i Burrave”, të gjithë zonës.

Në këtë kuvend morën pjesë banorët e Tomorricës, Gjerbesit, Grevës, Melovës, Grëmshit, Kuçit e tjerë. Kuvendi u mbajtë në shtëpinë e Fetah Ymer Koxhabellitu. Rreth 58 luftëtarë të lirisë u regjistruan në çetën e Sali Butkës. Menjëherë pa humbur kohë kjo çetë nën komandën e Sali Butkës, u nisë në drejtim të “Qafës së Martës”. Në këtë betejë morën pjesë dhe çeta e Servet Zaloshnjes, çeta e Ali Kuçit dhe çeta e Muço Kapinovës. Lace Backa me të vënë re andartët, të cilët po vinin si mizëri nga Marjani, mblodhi çetën e tij me gjithë Zoto Backën dhe Riza Kodhelin. Si një strateg i lindur dhe njohës i mirë i terrenit, ai vendosi që duhej kapur pika dominuese e “Shkëmbit të Bardhë”.

Kjo detyrë j’u ngarkua Zoto Backës i cili me disa trima u nisë menjëherë dhe e zunë atë pozicion sundues (Shih librin “Riza Kodheli” Haxhi Çemerica, Ilir Buzali, fq. 11). Luftimet ishin të rrepta, armiku ishte në epërsi numerike në një raport 1 me 5, por edhe në epërsi ushtarake. Kjo u duk kur pozicionet e luftëtarëve të lirisë u bombarduan me armë të rënda, si topa etj., nga Kisha e Marjanit.

Pas shumë orë luftimesh, Lace Backa plagoset, por luftëtarët e lirisë e vazhduan betejën. Vendi ishte mbushur me kufoma andartësh. Nuk vonoj dhe disa ngritën flamurin e bardhë. Beteja ishte fituar, por pa komandantin e saj. Në këtë betejë ra dhe Qamil Panariti dhe disa luftëtar të tjerë. Jehona e kësaj beteje i kaloj kufijtë e Skraparit dhe Shqipërisë. Fitorja e saj kishte disa efekte. E para u ndal hovi i hordhive. E dyta u shpëtua Skrapari dhe Berati. Dhe e treta kjo fitore j’u përcolli mesazhin gjithë shqiptarëve, se pa bashkim nuk ka liri.

Kohën e fundit janë disa të ashtë-quajtur historian të “rinj”, të cilët propagandojnë në mënyrë të paturpshme, se lufta ndaj andartëve ishte luftë me karakter fetar apo etnik. Jo, gaboheni të nderuar historianë, lexojeni mirë historinë, çeta e Lace Backës luftoj me vëllezërit e saj të çdo besimi, kundër çdo lloj armiku. Kjo çetë bashkëpunoj me çetat e Sali Butkës, Qamil dhe Xake Panaritit, Servet Zaloshnjes.

Por edhe me çetat e Mihal Gramenos, Themistokli Gërmenjit. Ishin këto çeta që luftuan njëlloj si në Panarit (1900), Staraveckë (1906) Përmet (1909) kundër turqve, ashtu dhe në 1913 dhe 1914, bashkëpunuan njëlloj kundër andartëve kretiano-grek. E njëjta vlen edhe për çetat e Sali Butkës të cilat bashkëpunuan me çetat e Mihal Gramenos, Spiro Ballkamenit, Themistokli Gërmenjit. Ndaj teoria juaj është e vjetër dhe përçarëse dhe i ka kaluar koha. / Memorie.al

LITERATURA

1 – “L’Albanie en 1921. Preface de M. d’Estournelles de Constant”, Justin Godart.

2 – “Shqiperia e Poshteme”, John Foster Fraser , Shtepia botuese “Zeni”, Viti i botimit 2009.

3 – “Epirus, Low Albania”, Sherif Delvina, Shtepia Botuese “Eurorilindja”, viti i botimit 2003.

4 – “Albania’s Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania”, redaktuar nga J. Tomes dhe B. Destani, viti i botimit 2011, Nju Jork

5 – “Albania past and present” Constantin Chekrezi, USA, 1919

6 – “Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d’une nation” Nathalie Clayer, Paris 2007

8 – “Riza Kodheli”, Haxhi Çemerica, Ilir Buzali, Tiranë 1984

9 – “Riza Cerova”, Mane Nishova, Tiranë 1975

10 – “Barbarite Greke në Shqipëri”, Kosta Papa Tomorri, USA 1917

11 – Kontribuan me të dhëna Nj. Dervishi, A. Guri, B. Hysi, Z. Gode.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për historiografinë tonë të sotme, janë krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të tipit të Dimitrije Bogdanoviçit, i cili për ilirët ...”/ Refleksionet e studiuesit nga Kosova

Next Post

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton...”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

Artikuj të ngjashëm

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

August 5, 2026
“Për historiografinë tonë të sotme, janë krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të tipit të Dimitrije Bogdanoviçit, i cili për ilirët …”/ Refleksionet e studiuesit nga Kosova
Dossier

“Për historiografinë tonë të sotme, janë krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të tipit të Dimitrije Bogdanoviçit, i cili për ilirët …”/ Refleksionet e studiuesit nga Kosova

August 5, 2026
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91

August 4, 2026
“Shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik?
Dossier

“Shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik?

August 4, 2026
“Në planin politik Venizellosi nxiti dhe financoj një qeveri kukull epirote, me kryeministër renegatin nga Shqipëria, Jorgji Zeografos, i cili…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Skrapar, 25 korrik 1914
Dossier

“Në planin politik Venizellosi nxiti dhe financoj një qeveri kukull epirote, me kryeministër renegatin nga Shqipëria, Jorgji Zeografos, i cili…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Skrapar, 25 korrik 1914

August 2, 2026
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova, pasi thuhet se do krijohet një parti socialiste dhe ….”/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91

August 4, 2026
Next Post
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton...”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme