• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Memorie.al

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e pestë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                                          Vijon nga numri i kaluar

RAPORT-INFORMACIONI I SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT TË PARTISË SË RRETHIT TË VLORËS, HALIL HASKO, DËRGUAR SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË RAMIZ ALIA

           KONKLUZIONE E DETYRA QË DALIN NGA DISKUTIMI I LETRËS SË KQ TË PARTISË.

Në të gjitha organizatat bazë të Partisë dhe në popull u diskutua për problemet e mëdha që shtron letra e Komitetit Qendror të Partisë. Secili ka nxjerrë mësimet e veta. Sot, në Plenumin e Komitetit të Partisë të rrethit do të diskutojmë së bashku mbi konkluzionet që kemi arritur dhe detyrat që na dalin për të ardhmen. Procesi i demokratizimit të jetës politike, ekonomike e shoqërore të vendit i shprehur në vendimet e Plenumeve të kohëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë është i pakthyeshëm.

Situata e re komplekse e brendshme dhe e jashtme, gjithë Partinë e ka vënë para detyrash e zgjedhjesh të reja. Si t’i kuptojmë e si të vihemi në krye të këtyre situatave që iniciativën, në çdo moment ta kemi në dorë ne komunistët, kjo është një nga pyetjet dhe detyrat më të vështira, ky është çelësi i suksesit të punës së Partisë. Ky është objekti i Plenumit të sotëm.

Problematika e gjerë e plenumeve të KQ të Partisë, të rejat dhe zhvillimet që ato sjellin, nuk ishin e nuk janë të lehta për t’u kuptuar. Kuptimin e tyre e vështirësoi edhe vazhdimi me metoda e vjetra në punën e Partisë. Lëvizshmërisë së situatave nuk i vumë përballë atë dinamizëm e atë zhdërvjelltësi që kërkohej. Situatat e reja nuk përballohen me frazeologji e me slogane, por me argumente bindëse, shpjegime të kohës. Mungesa e kuptimit, mëdyshjet e deri te lëkundjet se mos këto ndryshime kanë të bëjnë me ndryshime në vijë sollën një tërheqje e një defensivë në punën e Partisë.

U gjallëruan elementët armiq, të cilët fillimisht nxorën në ballë kontingjente të gënjyerish e me nivel të ulët, sidomos nga radhët e punëtorëve të rinj. Në momentin e përshtatshëm ata dolën dhe vet me parulla të hapura armiqësore, duke nxjerrë realitetin dhe përparimet tona, duke nxitur e ngjallur urrejtje për Partinë pushtetin popullor, për komunistët, udhëheqjen e Partisë e idealet socialiste e pati prej tyre që thoshin: “Erdhi koha jonë”.

Gjatë diskutimit të Letrës së Komitetit Qendror të Partisë, komunistët pranuan se ne nuk ishim përgatitur për të përballuar situata të tilla. Tolerancës që sollën ndryshimet demokratike e aq më tepër shtyrjes e in-disiplinimit që domin të shkaktonin armiqtë me synim marrjen e pushtetit nuk iu përgjigjëm me punë sulmuese e të organizuar Partie. Në vend të këtyre lindi çoroditja, tulatja e deri mosbesimi në të ardhmen.

Kritika e asaj që nuk kemi bërë mirë është njëkohësisht edhe mësimi kryesor që nxjerrim për punën e Partisë. Të zotërojmë vazhdimisht situatat e të vihemi në krye të tyre, sado e “zbutur” e ashpër apo e mprehtë të jetë lufta e klasave. Të mos lëshojmë pozicione. Lëshimi, tërheqja, indiferentizmi janë avantazhe e pozita të fituara nga armiku.

Përgatitjes politike e ideologjike të komunistëve e kuadrove në këto momente i shërbyen aktivet e Partisë që zhvilluan në të gjithë rrethin. Në të morën përgjigje mjaft pyetje e probleme që kishin dalë në popull, që shoku Ramiz Alia i trajtoi në takimin me sekretarët e parë të komiteteve të Partisë të rretheve në muajin korrik. Letra e Komitetit Qendror të Partisë ishte një përgjithësim i ri i problemeve e i shqetësimeve para të cilave ndodhën Partia e populli në momentet e sotme.

Ndërkohë që qarkullonin lloj-lloj shpifjesh, parullash, thashethemesh denigruese e armiqësore Letra konfirmoi edhe një herë qëndrimin zyrtar të Partisë për konsekuencën në vijën dhe rrugën që kemi zgjedhur vet për ndërtimin e socializmit. Krahas sqarimit të shumë çështjeve ideologjike, politike, ekonomike e të politikës së jashtme ajo ishte edhe një thirrje për gatishmëri e vigjilencë për mbrojtjen e pushtetit popullor, Partisë, socializmit e Atdheut.

Letra forcoi më tej bindjet politike dhe besimin te komunistët e masat për vijën e Partisë dhe drejtësinë e vendimeve të Plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë. Organizatat e Partisë kritikuan naivitetin, plogështinë, mungesën e orientimit e të mprehtësisë ideologjike, duke u përfshirë në vorbullën e shpifjeve e thashethemeve. Gjatë diskutimit të Letrës doli se pyetjet dhe paqartësitë janë të ndryshme e të shumëllojshme por kanë edhe anë të përbashkëta, dyshimet se mos kemi ndryshime në vijë. Njëri krah është ai konservator, që e atakon Partinë nga e majta.

Këta janë njerëz që ju dhimbset çështja, ju dhimbset Partia, por nuk janë të qartë e duhen sqaruar për përmbajtjen e synimet e ndryshimeve që bëjmë. Krahu tjetër është krahu liberal që e atakon Partinë nga e djathta. Ai përpiqet që ne të thyejmë qafën. Në emër të mirëqenies e të zhvillimit të shpejt ai hedh tezat e privatizimit të ekonomisë, të kredisë skllavëruese pa kushte, të pluralizmit të Partisë etj.

Ose në mos dal hapur përmes presionit që bën për ndryshimin e menjëhershëm të kushteve të jetesës, jashtë mundësive tona monetare e materiale do që Partia të thyhet e të devijojë nga rruga e sovranitetit e lirisë dhe e pavarësisë. Njohja e prirjeve dhe e tendencave të tilla ndihmon në përcaktimin e drejtimeve të punës së organizatave bazë të Partisë në të ardhmen. Një pjesë e gjërave i sqaroi Letra e Komitetit Qendror të Partisë, të tjera t’i sqarojmë në punë e sipër.

Letra e Komitetit Qendror të Partisë i shërben forcimit të mëtejshëm të unitetit moralo-politik të popullit rreth Partisë. Entuziazmi dhe niveli me të cilin u festua 70-vjetori i Luftës së Vlorës, 47-vjetori i Luftës së Drashovicës dhe asaj të Çetës së Myzeqesë ishin manifestime dhe shprehje e gjallë e unitetit të popullit me Partinë e palëkundësisë dhe e mbështetjes vëllazërore që populli i bëri Partisë për ta udhëhequr në rrugën e zgjedhur për ndërtimin e socializmit.

Atmosferën revolucionare që krijoi Letra e Komitetit Qendror të Partisë e ngriti më tej ndjenjat atdhetare që populli i rrethit tonë shprehu në qindra letra e telegrame drejtuar KQ të Partisë dhe shokut Ramiz Alia, për pretendimet territoriale greke ndaj vendit tonë, ku ai shprehu zemërimin dhe indinjatën e thellë ndaj këtyre qëndrimeve provokuese e shoviniste.

Letra e Komitetit Qendror të Partisë i dha tone të reja qëndrimit ndaj punës e pronës shoqërore. Kudo janë pakësuar mungesat pa arsye. Në uzinën e Sodë-PVC ka një rritje të prodhimit ditor, nga 80 në 90 ton në ditë. Në mjaft brigada traktoriste janë marrë me realizimin e planit vjetor qysh më 29 Nëntor. Në fabrikën e çimentos po përgatiten që remontin e furrës ta bëjnë dy herë më shpejt se sa koha e planifikuar, e barabartë kjo me 4000-5000 ton çimento.

Në fabrikën e tullave u vendos të vihet në jetë një studim i bërë më parë për shtimin dyfish të rendimentit. Brenda këtij muaji do të fillojnë nga puna 50 njësi shërbimi të artizanatit dhe 28 të tregtisë me llogari më vete, si dhe do të hapen 10 njësi të reja të shërbimit artizanal.

Në të gjitha kooperativat bujqësore janë vendosur afate dhe po ndiqet zbatimi i masave suplementare për kompensimi e deficiteve të krijuara nga thatësira, për arritjen e vlerës së ditës së punës etj. Ngritja e ndërgjegjes politike të komunistëve e masave përbën një bazë të re për t’i quar punët më përpara. Para detyrash të tjera më të mëdha ndodhemi në të ardhmen.

  1. Të forcojmë qëndrimin luftarak të organizatave bazë të Partisë, të komunistëve e kuadrove e punonjësve, punën politike me njerëzit ta vemë në plan të parë.

Të gjithë jemi të një mendimi se ne nuk ishim përgatitur për të përballuar situata të tilla, si ato që kaluam e po kalojmë. Lindi pyetja pse nuk ishim të përgatitur? Procesin e demokratizimit të jetës së Partisë e të masave, si mbledhjet e hapura të Partisë apo pluralizmi e mendimeve, disa komunist e interpretuan si likuidim apo shkrirje të rolit udhëheqës të Partisë, si fshirje kufijsh midis organizatës e komunistëve dhe pjesës tjetër pa Parti.

Për pasojë pati luhatje e lëshim të pozitave të Partisë. Ndërkohë që punët e Partisë u shtuan, komunistë e kuadro të paqartë e të mjegulluar në mendime u tërhoqën. Në vend që të shtonin forcat e të hidheshin në sulm, nuk punuan as ashtu siç kishim punuar më parë. Ndërkohë që më shumë se kurrë kërkohej vigjilencë, militantizëm, shpjegime të zgjuara e plot argumente, komunist e organizata Partie u hutuan, u krijua kështu një boshllëk i madh në punën e Partisë.

Pluralizmi i mendimeve krijon terren ballafaqimi e vështirësi më të mëdha. Ndeshja e të kundërtave dhe fitorja e asaj që është e partishme e në të mirën e popullit sot çan, me logjikën e forcën e argumentit. Komunistët e kuadrot tanë as për këtë nuk ishin të përgatitur si duhet. Komunisti është udhëheqës i masave. Por të ruash pozitën udhëheqëse në shoqëri duhet të bindësh me shembull, por dhe të rrëmbesh zëmrat e njerëzve, me forcën bindëse të teorisë e të praktikës revolucionare.

“Monopoli” i ideve shumë gjëra i ka realizuar si me komandë e pa shumë mundime. Për pasojë disa komunistë kanë mbetur të plogët e të paaftë, ka prej tyre që koha i ka lënë mbrapa apo të tjerë që nuk u orientuan dot në ndryshimet e vrullshme të brendshme e të jashtme. Ngjarjet e Lindjes disa i frikësuan dhe humbën besimin në të ardhmen.

Pra cili është konkluzioni? Për rrethanat politike të jashtme më të favorshme për të, armiku mori kurajo dhe është bërë më agresiv, por shkalla e demonstrimit të agresivitetit të tij varet nga ne. Po të jemi në sulm e në vigjilencë të pandërprerë armiku do ruaj lëkurën, do struket e do tulatet, se pushtetin e kemi në dorë ne, populli, komunistët. Si e në ç’mënyrë mund të vihemi në pozitat aktive e të sulmit, ç’duhet të bëjmë?

Së pari: ne komunistët e kuadrot aty ku punojmë e aty ku jetojmë të bëjmë jetën e militantit. Për militantin nuk ka qetësi, për atë indiferentizmi është i huaj, pulsi i rreh gjithmonë për çështjen e Partisë e të popullit. Ai s’mund të ndodhet asnjëherë larg njerëzve e nuk mund të luaj rolin e të “paditurit” siç ndodh në disa raste ku edhe pse gjërat bisedohen, madje tirren e organizohen, marrin përpjesëtime dhe komunistë e kuadro përfshi edhe sekretarë, drejtorët e kryetarë habiten se si u organizua një gjë e tillë, hiqen mënjanë si të pafuqishëm për rregullimin e gjendjes.

Militanti dëgjon e mëson se ç’mendon populli e çfarë shqetësime e pre-okupacione ka, si është situata politike, gjithnjë ai është i informuar e i azhornuar. Në Himarë komunistë e kuadro thonë: “Habitemi si na u krijua kjo situatë”? Pse të habiten? Në qoftë se shikohet televizioni grek dhe njerëz të caktuar, me qëllim apo pa qëllim të keq, komentojnë ato që dëgjojnë, po kuadrot dhe shokët e tjerë të Partisë ç’bëjnë pse nuk shpjegojnë domethënien ose të kundërtat e tyre, pse nuk argumentojnë?

Në qoftë se të rinjve iu është prishur mendja nga turistet e vizitorë që vijnë tek ne, pse nuk interesohen, ç’njerëz përfaqësojnë këta? Janë njerëz dashamirës e realist apo janë korba të rinj e të dërguarit e asfalisë greke. E po qe nevoja të këshillojnë që ose të rrinë mirë ose të ikin paq andej nga kanë ardhur. Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë vendosen kryqe, organizohen tërë ata njerëz. Disa thonë pse të mos e shpërndajmë fondin e akumulimit, q’e duan.

Një pjesë e të rinjve kanë braktisur punën dhe bëjnë propagandë edhe të tjerëve. Aty është dhe shefi i planit te kooperativës, dhe nuk jep asnjë shpjegim. Pse? Kujt i shërbejnë qëndrime te tilla indiferente, veç shkallëzimit te kooperativës dhe rendit tonë politik! Ç’thotë ky “hermeticitet” i komunistëve e kuadrove, madje i përzier me frikë? Pushteti mbahet me luftë e qëndrime militante, frika dhe tërheqja na çojnë në humbjen e tij!

Militanti ose njeriu luftarak është i tillë se ka bindje te patundura në idealin e tij, në rrugën që kemi zgjedhur për ndërtimin e socializmit. Ai, burim frymëzimi ka idealet komuniste dhe Partinë e tij. Në këtë aspekt është e pafalshme që mjaft komunist në vend që vendimet e Plenumeve të Komitetit Qendror t’i përdorin si argumente sulmuese, ranë në prehrin e propagandës armiqësore.

Thashethemeve se; “nuk ka unitet në udhëheqje”, militanti u qëndron, kërkon kush e tha e si e argumenton ai që e tha. Lloj-lloj parullash: “Ju komunistët nuk dini gjë, do vijë koha të marrin tokat siç i kemi pasur para formimit të kooperativës “Pse të punojmë në kooperative”, “do bëhet pluralizëm partish”, tani ju komunistët mbaruat, i keni ditët të shkuara, boll na shtypët, erdhi koha jonë”, “Mjekësia do bëhet me para” etj. etj.

Po t’i shikosh me vëmendje ato kanë një prirje, një theks, një dëshirë, minimin e socializmit, të Partisë dhe të pushtetit popullor. Për ndodhitë e Himarës përgjegjësi të veçantë ka shoku Dhimitër Çali, si anëtar i Byrosë së Rrethit dhe drejtues i kooperativës.

Nuk mjafton vetëm pozimi i ndonjë situate. Kryesorja është qëndrimi militant, lufta për shëndoshjen e gjendjes së sëmurë. Problemet e Himarës janë si rezultat i një pune të dobët Partie që bënë përgjegjëse org. bazë Partisë, komunistët dhe drejtuesit e organizatave shoqërore. Për armikun e brendshëm e të jashtëm, për “Zërin e Amerikës” Bi-bi-sinë e qarqe të tjera reaksionare, kjo është dëshira e madhe, për këtë u qan zemra dhe do të përpiqeshin me të gjitha forcat që të pabërën ta bëjnë të bërë. Kjo është ëndrra e tyre.

Po komunisti, kuadri e njeriu ynë, si nuk revoltohet, si nuk ngrihet ndaj këtyre njerëzve, gjuhë nepërka t’i denoncojnë, t’i demaskojnë, t’u tregojnë vendin. Atyre që janë të paqartë t’i sqarojnë, ndërsa të tjerëve që thonë erdhi “koha jonë”, t’u thonë: “Pa na jepni shpjegime për cilën kohë ëndërroni e cila kohë paska ardhur!? dhe ashtu “fshatçe” siç thekson artikulli “Zëri i Popullit”, dt. 14.9.1990, t’u bëjnë gjyqin në kolektiv se na prekin në gjënë më të shtrenjtë, më të dashur, në pushtetin popullor që e fituam me gjakun e 28 mijëve nga 70 mijë që u rreshtuan në rreshtat partizane. / Memorie.al

               P/BYRONË E KOMITETIT PARTISË RRETHIT

            SEKRETARI I PARË I KOMITETIT PARTISË RRETHIT

                                Halil Hasko

Vlorë, më 20.9.1990

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 18, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme