• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90
“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90
“Për mos të dëgjuar të qarat e djalit te qelia përballë, merrja bishta cigaresh, i vendosja te gropëzat e veshëve, por ato s’më shpëtonin nga ai zëth…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës
“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e katërt

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

  Vijon nga numri i kaluar

RAPORT-INFORMACIONI I SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT TË PARTISË SË RRETHIT TË DURRËSIT, NAZIM SKUQI, DËRGUAR SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË XHELIL GJONI

Shokut Ramiz

Shokut Foto Çami

Shokut Abdyl Backa

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                      S E K R E T

KOMITETI I PARTISË I RRETHIT                                  Ekzemplar nr. 1

Nr. 1704 Prot.                                                           Durrës, më 4.12.1990

D.1

                                         KOMITETIT QENDROR TË PPSH

                                                     Shokut Xhelil Gjoni

                                          T I R A N Ë

Detyrat që shtrojnë para nesh materialet e plenumeve të kohëve të fundit të KQ të PPSH e kanë intensifikuar më tej punën e Partisë në rrethin e Durrësit për kuptimin dhe sqarimin konkret të proceseve të demokratizimit të mëtejshëm të të gjithë jetës së vendit.

Organizatat-bazë të Partisë, komunistë, kuadro e punëtorë i kanë përkrahur e propaganduar këto vendime. Në ndonjë rast është vërejtur edhe ndonjë veprim që flet për paqartësi dhe shfaqje të kuptimeve jo të drejta të këtyre vendimeve, sidomos nga mjedise dashakeqëse e me nivel të ulët ideo-kulturor.

Kështu, me datën 28.11.1990, në Pallatin e Kulturës të qytetit Kavajë u dha një koncert recital nga nxënësja e shkollës së mesme Alketa Çobo. Shumica e spektatorëve ishin të moshës 14-18 vjeç, mjaft prej tyre nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme.

Gjatë zhvillimit të koncertit, e veçanërisht kur u kënduan disa këngë të huaja, pati thirrje e deri vallëzime nga disa të rinj në sallë.

Pas përfundimit të koncertit kanë ikur me grupe. Ndërsa një grup me rreth 50 veta, në distancë afërsisht 200 metra nga Pallati i Kulturës, ka hedhur parulla me përmbajtje armiqësore si: “Poshtë qeveria e Enver Hoxhës”, “Liri-demokraci”, “Rroftë Ismail Kadareja”, “Lironi shokët tanë”.

Menjëherë u bënë ndërhyrjet e nevojshme. Komiteti i Partisë i rajonit po e intensifikon më tej punën e tij në organizatat-bazë të Partisë, punonjësit e rininë për të ngritur opinionin e shëndoshë kundër këtyre veprimeve.

Me datën 23.11.1990 në një vitrinë në Shijak u afishua një listë me rreth 300 persona, një pjesë e mirë e të cilëve e kishin nënshkruar atë, ku veç të tjerash, kërkonin leje për organizimin e një ceremonie fetare. Kjo kërkesë nuk u miratua sepse nuk ishte konformë ligjit për grumbullimet.

Organizatorët me datë 26.11.1990, bënë njoftim me shkrim pranë postës së policisë në Shijak, me të cilën kërkonin ceremoninë me datë 30.11.1990. Edhe kërkesa e dytë nuk ishte bërë konformë ligjit, gjë për të cilën u thirrën e u lexua ligja mbi grumbullimet.

Njëkohësisht me miratimin e kërkesës, sugjeruam që propagandës t’i përgjigjemi me propagandë e të mos krijojmë konfrontime. Vëmë re se edhe në këto raste ka një pozitë pritjeje se ç’porosi do të marrin nga Komiteti i Partisë i rrethit. Takuam shokë komunistë e kuadro që u dëgjohet fjala në Shijak.

I porositëm që propagandës t’i përgjigjen me propagandë, me biseda e sqarime. Të mos lejojmë që opinionin të na e përpunojnë njerëz me gjykime e qëllime keqdashëse.

Njëkohësisht tërhoqëm vëmendjen që komunistët, e kur është e nevojshme organizatat-bazë të Partisë, duhet të veprojnë ose mblidhen me iniciativë, pa kërkuar e pritur porosira. Kështu duhet të stërviten në debate e biseda demokratike.

Njëkohësisht tërhoqëm vëmendjen për të rritur vigjilencën ndaj veprimeve dashakeqëse e armiqësore, por jo për t’u tërhequr, tulatur, frikësuar apo humbur besimin, siç kemi vënë re tek ndonjë komunist apo kuadër në të tilla raste.

Të jemi të ndërgjegjshëm që gjatë zhvillimit të proceseve demokratike, deri sa ato të formojnë shtratin normal, nuk përjashtohen edhe rastet e “dredhjeve”.

Rëndësi ka që ne të jemi vigjilentë e të intensifikojmë punën tonë propagandistike e bindëse, shoqëruar edhe me masat e tjera të nevojshme që i parashikon ligja.

Po përpiqemi që e gjithë puna jonë të ketë karakter parandalues dhe në opinion e deri në gazetën “Adriatiku” i kemi kritikuar haptazi këto raste si veprime të mjediseve injorante e me dashakeqeje politike që nuk përkrahen nga masa e që kërkojnë të pengojnë proceset demokratike që ka ndërmarrë Partia.

Veçanërisht, këto demaskime kanë bërë efekt kur kanë zënë vend në faqet e “Adriatikut”. Njëkohësisht kjo u ka prerë rrugën keqinterpretimeve e amplifikimeve.

Me gjithë punën sqaruese që bënë organizatat-bazë të Partisë e ato të masave, kuadrot drejtuese e veteranët të ngarkuar nga ne e që gëzojnë respekt në Shijak, rituali fetar u zhvillua rreth orës 16.00 të datës 30.11.1990 në shtëpinë e qytetarit Sheref Deliallisit.

Në këtë ritual fetar morën pjesë rreth 500 vetë, por besimtarë ishin më pak se sa kureshtarë. Rituali zgjati rreth 30 minuta.

Organizatorët e kësaj veprimtarie janë:

Fadil Shehi, ish hoxhë, ka kryer medresenë. Në vitet 1948-1949 ka punuar mësues në zonën e Ishmit, deri në vitin 1967 ka qenë myftiu i Shijakut.

Selami Kasa, me arsim të mesëm, magazinier në NTSH Shijak. Babai i tij ka qenë hoxhë dhe më vonë e ka ushtruar këtë profesion fshehurazi, duke siguruar përfitime materiale.

Hysni Hasani, vazhdon me korrespondencë vitin e katërt të fakultetit zootekni, punëtor në Xhafzotaj.

Sheref Deliallisi, ka lëshuar shtëpinë për t’u bërë xhami.

Flamur Perati, punëtor, me qëndrim jo të mirë.

Këta organizatorë kanë vajtur e kanë parë organizimin e veprimtarive fetare në Shkodër.

Theksojmë se organizatorët janë përgjithësisht njerëz pa personalitet dhe nuk gëzojnë respekt në popull.

Organizatat-bazë të Partisë e ato të masave po punojnë intensivisht për të thelluar propagandën ateiste në ndërmarrje, shkolla e lagje.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet njerëzve të lëkundur e atyre kureshtarë që kanë marrë pjesë në këto veprimtari./ Memorie.al

SEKRETARI I PARË I KOMITETIT TË PARTISË TË RRETHIT

                                Nazim Skuqi 

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

Artikuj të ngjashëm

“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 18, 2026
“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi
Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

September 17, 2026
“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99
Dossier

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

September 17, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme