• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Që në ora 2.30 e mëngjesit, një grumbull njerëzish, prisnin përpara një dyqani në rrugën kryesore të kryeqytetit për racionin e qumështit, kurse pak më tej, në ‘Bllok’, Ramiz Alia…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, 25 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e pestë

Memorie.al / Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag te zgjedhjeve të para pluralisite që mbaheshin pas afro 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, më 6 mars 1991, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së me në krye sekretarin e përgjithshëm Ramiz Alia, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku u morën në analizë disa nga ngjarjet kryesore që kishin ndodhur kohët e fundit, duke bërë dhe një retrospektivë edhe për të gjitha ato që kishin ndodhur në harkun kohor të një viti. Duke filluar që nga ngjarjet e Shkodrës në janarin e vitit 1990, për heqjen e bustit të Stalinit, ato të Kavajës më pas, ngjarjet e 2 korrikut ku rreth 6000 persona u futën në ambasadat e huaja në Tiranë dhe u larguan nga Shqipëria; përkimi i këtyre ngjarjeve me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës po me 2 korrik, “implikimi reaksionit ndërkombëtar” me në krye CIA-n, francezët dhe jugosllavët për destabilizminin e Shqipërisë; protestat e rinisë studentore në “Qytetin Studenti” në muajin dhjetor, të cilat çuan dhe në shpalljen e pluralizmit politik; largimet masive të shqiptarëve nga vendi në kufijtë veri-perendimorë e jug-lindorë drejt Jugosllavisë e Greqisë; rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991; eksodi masiv i ditëve të para të marsit 1991, ku me mijra shtetas shqiptarë rrëmbyen anijet në portet kryesore të vendit dhe u larguan drejt brigjeve italiane; rreziku i përsëritjes së ngjarjeve të ambasadave e, deri te përgatija për zgjedhjet e para pluraliste që do mbaheshin në 31 marsin e vitit 1991, ku sipas ambasadës shqiptare në Athinë, ambasadori amerikan atje, kishte refuzuar një ftesë përë të shkuar në Boston, duke thënë se: “pritet të ndodhin ngjarje në Shqipëri”.

Lidhur me këto etj., bëhet fjalë në këtë dokument arkivor sekret (tashmë prej kohësh i de-klasifikuar), të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), në të cilën ndodhet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, ku përveç raportit të Ramiz Alisë, i cili është ndalur dhe ka folur edhe për Partinë Demokratike dhe dy liderët kryesorë të saj, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, janë edhe të gjitha diskutimet e “shokëve të Byrosë” dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë, që publikohet për herë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

                                                              Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, 6 MARS 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                                                 Sekret

KOMITETI QENDROR

                                                   – Sektori i Përgjithshëm – 

                                                    P R O C E S – V E R B A L

         I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PARTISË

6 mars 1991, ora 17:00

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 6.3.1991, diskutoi rreth ngjarjeve të ditëve të fundit dhe për Letrën që do t’u dorëzohet organizatave-bazë të Partisë. Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Marrin pjesë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, shokët: Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhelil Gjoni, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja, si dhe sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Spiro Dede dhe Abdyl Backa. Mungon me arsye shoku Kiço Mustaqi.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Nga këto, 6 mijë janë të shkallës jashtëzakonisht të rëndë, banojnë në shtëpi që janë në rrezik shembjeje, në kushte antihigjienike, të pabanueshme. Shtesat demografike dhe mekanike në Tiranë shtojnë 2.700 kërkesa në vit. Në qoftë se nuk bëjmë mbi 3 mijë apartamente, jo vetëm nuk e zbutim situatën që kemi në Tiranë, po ajo do të bëhet akoma më e rënduar. Në takimet që bëjmë me popullin, asnjë zgjidhje nuk japim. Porosi marrim, letra u kanë bërë juve, shokut Adil dhe shokëve të tjerë, po ne asnjë zgjidhje nuk japim dot.

Në Tiranë gjendja është rënduar shumë me kthimin e të internuarve. Janë gjithë ato familje që kanë ardhur në Tiranë nga internimi, nga burgu. Ne ua kemi marrë shtëpitë. Në takime unë i kam pritur, se jam kryetar pushteti, që nga Liri Belishova, Halim Ramohito etj. Nuk u japim dot gjë. Na kanë mbetur dhe pak vite për të jetuar, thonë, prandaj kërkojmë shtëpi, se na i keni marrë.

Do të prisni, u themi ne. Sa do të presim? Na caktoni datën kur do të na jepni shtëpi, thonë. Duan kushtet minimale, dhomë e kuzhinë, po unë sot nuk kam në dispozicion asnjë dhomë e kuzhinë. Për familjet e Bllokut, në qoftë se nuk do të kishim liruar klinikën dhe zyrat e drejtorisë së pritjes, do të ishim turpëruar fare. Me ato dhe mezi po i rregullojmë. Dhe pretendimet e shokëve janë shumë të mëdha.

Gjendja në Tiranë është shumë e rënduar, po sidomos çështja e strehimit është një pikë shumë-shumë e mprehtë. O duhet t’i japim zgjidhje kësaj, ose populli do të thotë që prapë po na gënjeni. Unë jam i bindur se kështu siç po ecim ne, jo vetëm nuk e zbutim situatën siç thuhet në programin tonë elektoral, por do ta rëndojmë edhe më shumë. Atëherë populli do të thotë që ju po na gënjeni përsëri, çfarë partie jeni? Unë kam bërë disa me propozime.

SHOKU RAMIZ ALIA: Çfarë propozimesh ke bërë?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Unë them se duhet të bëjmë një uzinë të re për ndërtimin e apartamenteve me parafabrikate, që të realizojë 3.500 deri 4.000 apartamente në vit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Sa kushton ajo uzinë?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Sa të kushtojë, do ta përballojmë, le të pezullojmë çdo objekt që kemi. Mbi strehimin nuk ka, është çështje jetike. Mendoj të pezullojmë investimet. Në Tiranë kemi rreth 160 milionë lekë investime. Nga këto 40 milionë lekë i kemi për ndërtime.

SHOKU RAMIZ ALIA: Çfarë strukture kanë? Merri të gjitha. Ja e vendosim këtu në Byro.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po t’i marrim të gjitha, e zgjidhim me problemin e strehimit.

SHOKU HEKURAN ISAI: Për të ndërtuar atë uzinë që thua ti, do të duhen gjashtë vjet.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po mirë, shoku Hekuran, atëherë si mendon ti? Do ta zbatojmë programin elektoral që kemi bërë?

SHOKU HEKURAN ISAI: Po të beson populli, kur t’i thuash që do ta ndërtojmë për gjashtë vjet?!

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po dhe me firmat e huaja të bëjmë investime për ndërtimet. Unë nuk dal dot para popullit me këtë gjendje.

SHOKU NIKO GJYZARI: Sa është kapaciteti i sotëm i uzinës për ndërtimin e apartamenteve me parafabrikate?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: 2 mijë apartamente në vit, e ka kapacitetin ajo.

SHOKU NIKO GJYZARI: Dyfishoje kapacitetin e kësaj që ke.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Ti e di që ajo është kineze, nuk e dyfishon dot kapacitetin. Vitin që shkoi u ndërtuan 1.700 apartamente me parafabrikate, po kjo uzinë është për tërë Shqipërinë, nuk është vetëm për Tiranën. Për Letrën që do t’u dërgohet organizatave-bazë të Partisë, jam dakord me atë që tha shoku Besnik, që ajo do përmirësuar, sipas sugjerimeve dhe vërejtjeve që bëtë ju, shoku Ramiz.

Unë mendoj se nuk ka nevojë të mbledhim Plenum e Komitetit Qendror. Kemi shumë punë, prandaj të kalojmë të gjithë në aksion. Letra të aprovohet me ato ndryshime që tha shoku Besnik, që unë i quaj të drejta, se mund të rregullohen shumë gjëra.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, dakord.

SHOKU ABDYL BACKA: Po të jetë puna për fonde, që të ndërtohen apartamente, mund të përdoren fondet e amortizimit.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Në çështjen e ndërtimeve po ecim mbrapsht.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Shoku Llambi, e dini sa e keni realizimin e planit në fund të vitit?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Është tjetër punë ajo, shoku Adil. Ne do ta zgjidhim me problemin e strehimit, apo do ta lëmë pezull?

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Shoku Llambi, me këtë nivel prodhimi të materialeve të ndërtimit, jo vetëm nuk e zgjidhim, po dhe nuk e zbusim dot. Të jemi realistë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Populli do qumësht, do vezë, do zarzavate.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Mbi të gjitha është shtëpia, shoku Adil.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Mbi të gjitha është ushqimi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mbrëmë, në orën 12 të natës, kur Xhelili dhe Kiço Mustaqi vinin nga Durrësi, vunë re se që në atë kohë fillonte radha për qumësht.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Tani japim qumësht vetëm për fëmijët nën një vjeç.

SHOKU RAMIZ ALIA: E shikon ku jemi?

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Dyqanet e qumështit u bënë farmaci.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Qumështi pluhur që duhej të vinte nuk erdhi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk ka në treg as pazi, as qepë të njoma. Ky është fakt.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Tani do të dalë pazija. Ushqimet po i merr populli, po shtëpitë janë kryesoret.

SHOKU SPIRO DEDE: Gjendja e tregut të Tiranës është në atë gjendje që nuk ka qenë ndonjëherë. Nuk ka gjendje më të rëndë sesa është tregu. Unë isha pardje në treg dhe pashë që, me përjashtim të ca karotave të shtypura, absolutisht asnjë gjë nuk ka.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Të gjithë po hanë.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Po çfarë po hanë?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Nuk e nënvleftëson njeri me problemin e strehimit, se populli ka nevojë për të, por ama sot ka nevojë në radhë të parë për ushqim. Kjo është kryesorja tani.

SHOKU ABDYL BACKA: Ushqimet dhe lëndët e para janë kryesore.

SHOKU PALI MISKA: Ushqimet po i marrin njerëzit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është puna e zarzavateve, të cilat mungojnë

SHOKU ABDYL BACKA: Artikujt bazë ushqimorë dhe vezët janë rregulluar. Mjaft rrethe kanë ngritur me problemin e oborrit të familjeve në ndërmarrjet bujqësore dhe ndonjë gjë tjetër të kësaj natyre. Po u bë kjo, është koha. Në qoftë se nuk bëhet, ta lëmë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ky problem është paraqitur në Qeveri.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Po t’u jepet oborr familjeve të ndërmarrjeve bujqësore, atëherë duhet t’ua shtosh dhe kooperativistëve. Në ndërmarrjet bujqësore paga është e lartë. Deri tani fshatarësisë kooperativiste pagën e ulët ia kemi argumentuar, duke u thënë se keni oborrin. Po tani që dhe punonjësit e ndërmarrjeve bujqësore do të kenë oborr, çfarë do t’u themi fshatarëve?

SHOKU RAMIZ ALIA: T’ia lëmë Qeverisë ta zgjidhë këtë çështje. Parashikohet që çdo familje të ndërmarrjes bujqësore t’i jepet nga një lopë dhe nga dy dynymë tokë. Unë nuk besoj që kooperativat bujqësore do të ishin të pakënaqura, sikur t’i japim nga një lopë çdo familjeje, sepse sot kemi pjesën më të madhe të familjeve kooperativiste, që nuk kanë lopë. Janë gjithsej 400 mijë familje fshatare, kur në të gjithë Shqipërinë kemi 220 mijë lopë. Sikur të shpërndahen tërë lopët nuk plotësohen të gjitha familjet fshatare, mbetet një e treta pa lopë.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Familjeve kooperativiste mund t’u japim viça femra dhe kështu i plotësojmë të gjitha.

SHOKU RAMIZ ALIA: Llogaritë i bëni një çikë mirë, se po t’i japim çdo familjeje të ndërmarrjeve bujqësore nga një lopë, nuk do të ketë më lopë në ndërmarrje, atëherë do të ngelen qytetet pa qumësht.

SHOKU ABDYL BACKA: Me bagëtitë që kanë tufëzat në ndërmarrjet bujqësore, janë 20 mijë lopë, 16 mijë viça dhe 100 mijë të imëta, plotësohen 50 mijë familje, nga 66 mijë familje që kanë ndërmarrjet bujqësore.

SHOKU ABDYL BACKA: Unë mendoj që kooperativave të fushës mund t’u shtojmë një dynym tokë në oborr, që të bëhet tre dynymë, ndërsa për ndërmarrjet bujqësore bagëtitë janë dhe mund të plotësohen familjet e tyre me to. Këtu nuk është puna e rrogës së punëtorëve të ndërmarrjeve bujqësore, nuk e ngre shumë njeri këtë, po është puna që ata tani nuk furnizohen me produkte blegtorale, një pjesë e mirë i mbajnë fshehur bagëtitë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Vetëm se ekziston rreziku që punonjësit e ndërmarrjeve bujqësore të merren me lopën e me oborrin e tyre, me vjedhje në ndërmarrje dhe këto të shkatërrohen.

SHOKU ABDYL BACKA: Nuk ka problem, se ato kanë fuqi punëtore të tepërt. Oborri në ndërmarrjet bujqësore, do të jetë një gjë shumë e mirë.

SHOKU XHELIL GJONI: Po ku do të merret qumësht për qytetin?

SHOKU ABDYL BACKA: Po ata i kanë bagëtitë në tufëza sot.

SHOKU XHELIL GJONI: Po pse të mos i kenë të përqendruara dhe tufëzat, për të dhënë prodhim për qytetin?

SHOKU RAMIZ ALIA: Më përpara në ndërmarrjet bujqësore nuk kishim tufëza dhe punëtorët e merrnin qumështin nga dyqani i shtetit. Tufëzat i krijuam këtu pasi i krijuam dhe në kooperativa. Tani zëre sikur nuk kemi krijuar fare tufëza dhe kthehemi ku kemi qenë, siç u kthyem në kooperativë tek oborri kooperativist. Domethënë tregtia të furnizojë me qumësht, me perime e, me të gjitha gjërat ndërmarrjet bujqësore.

SHOKU ABDYL BACKA: Është dhe ai variant.

SHOKU XHELIL GJONI: Kurse në disa ndërmarrje bujqësore malore, ndryshon puna.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është tjetër gjë për ndërmarrjet bujqësore malore.

SHOKU PALI MISKA: Kjo do të ndikojë që jo vetëm të plotësojnë nevojat e tyre, por ndonjë gjë dhe ta shesin.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, çfarë ka ndonjë vërejtje tjetër?

SHOKU SPIRO DEDE: Unë mendoj se të pretendosh tani për të mbushur tregun, për të zgjidhur me problemin e strehimit e të gjitha hallet e tjera, kjo do të thotë të futemi në diskutime të kota. Ne duhet të vemi medoemos në zgjedhje duke propaganduar me tërë forcën, me argumente dhe me shpirt një nga programet më të mira që i jepet popullit shqiptar për të ardhmen e tij. Ta bindim popullin që ne jemi më të ndërgjegjshëm se kushdo, e ndiejmë përgjegjësinë historike për gjithçka.

Populli na kupton që këto ditë ne nuk i zgjidhim dot të gjitha hallet dhe problemet, po ne vijmë me këtë program dhe atij i mbushet mendja për peshën e këtij me programi, për karakterin e tij vërtet shumë realist dhe përparimtar. Njerëzit e mirë thonë: a do të jeni në gjendje ju komunistët ta zbatoni këtë program dhe të na udhëhiqni me këtë program? Ndërsa njerëzit e këqij thonë që; ju programin e keni shumë të mirë, por keni marrë fund e, të tjera.

E dyta, ne duhet t’i mbushim mendjen popullit që kjo parti është më e afta forcë politike, më e seriozja, më e pjekura, ajo që patjetër do ta realizojë këtë program. Po duhet të dimë të zbërthejmë mirë: ç’është Partia jonë, ç’ka bërë ajo, veçanërisht çfarë po bën për rinovimin e saj, sidomos vitin e fundit, tek po shkallmojmë nga vetja jonë koncepte, metoda pune të vjetra e të tjera.

Këto ditë kam qenë në disa mbledhje. Më janë lëshuar në fillim bile dhe komunistë, saqë për një moment mendoja të dilja përjashta. Por kur fillon e u flet për programin, kur u shpjegon ç’është Partia, kur u flet me sinqeritet, populli të kupton. Tani nuk kemi mundësi, prandaj është e kotë t’u flasësh që do të bëjmë këto dhe ato. Po të kishim mundësi, do të bënim premtime më të forta se ata të Partisë Demokratike, që i kanë si menu, po ne jemi seriozë, themi ato gjëra që mund t’i bëjmë.

Këto ditë tërë punonjësit e aparatit të Komitetit Qendror i ndamë për të shkuar në të gjitha rrethet e vendit që të bëjnë zbërthimin dhe propagandimin e programit elektoral të Partisë. Në të njënjtiën kohë krijuam grupe me lektorë të specializuar dhe në çdo rreth do të organizohen dy me aktive për probleme konkrete të programit, që do të pasqyrohen edhe në shtyp e televizion me qëllim që të ndihet që Partia e Punës po punon, po bën propagandë, është një forcë e gjallë, gjë që ata të Partisë Demokratike e kanë bërë më mirë se ne. / Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës...”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913

Next Post

Kalendari 06 Gusht 2026

Artikuj të ngjashëm

Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
Next Post
Kalendari 01 Gusht 2026

Kalendari 06 Gusht 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme