• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

Kalendari Historik 20 Shkurt
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

Nga FRROK VUKAJ

Pjesa e dytë

Memorie.al / Frymëzuar nga ngjarjet e kohës, në Nikaj-Mërtur, me kërkesën e atdhetarëve vendas, Sokol Basha, Tunxh Miftari, Bek Selimi, Syl Martini, Murrec Sadria, Ukë Çuni, Fetë Sadiku, Myftar Alia, Çun Kola, Met Sokoli, Mark Alia, Marash Uka etj. (në vitet 1915-1916, madje edhe më parë ), organizohej mësim në mjediset e kishave, ku direkt apo indirekt mësonin edhe disa prej frymëzuesve e nismëtarëve. Largësia e madhe nga qendrat administrative dhe mungesa e mjeteve të komunikimit, ka sjellë mungesë dokumentacioni e kjo nuk na lejon t’i quajmë shkolla në kuptimin klasik, megjithëse ishin të tilla.

                                                        Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Komanda e superlavdrueme pret prej jush që, nën pikëpamjen e shërbimit si mësues, t’i nënshtroheni Para shkresës për nëpunësit e vendit e, të gjendeni në marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit të Bezirkut e, me Drejtorinë e Arsimit e Përgj. t’Arsimit, që të jepni pak së paku, nga tri orë mësim në ditë e, që të mos largoheni nga vendi pa ndonjë nevojë të madhe”.

Për nevojat e funksionim e kësaj shkolle flet edhe një letër me shkrim dore e A. Vjerdhës e datës 29.11.1917, “… për të dërguam për mësonjëtoren e Nikajt 30 copë abetare për shkollë fillore e 60 copë defterë”.

Ky argument shtesë e shumë bindës nuk na lejon mëdyshje për hapjen e kësaj shkolle. A. Vjerdha nuk ka se si të kërkonte libra e defterë për një shkollë të pahapur, por është e sigurt se ajo funksiononte normalisht me një numër të konsiderueshëm nxënësish, gjë që duket edhe nga numri i abetareve e defterëve të përmendur më sipër.

Për ekzistencën e funksionim e shkollës së Gjonpepajt flasin edhe dokumente edhe ngjarje të tjera të vitit 1918. Në një shkresa të datës 05.08.1918 që mban emërtimin e Drejtorisë së Arsimit Shkodër shkruhet: “Komanda… na kumton lajmin e Bezikomandës së Zhurit mbi hapjen e shkollës në Gjonpepaj (Nikaj-Mërtur), në të cilën mësimi jepet prej famullitarit At A. Vjerdha”. (pra, jo E. Vjerdha, shën.im)

“Populli i Nikaj-Mërturit është tuj diftue interes të madhe për ndërtim të shkollës e për të çuem të fëmijëve për me u dhanë mësim, shenjë kto të gjitha që na napin uzdajë se aj popull i vojtun keq vetëm prej pamësimit, mas tashit ka me mujt me shti në punë për dobi të vet e t’atdheut njato veti të jashtëzakonshme që e stolisin…”.

Edhe pjesëmarrja e gjerë në këtë ditë të bekueme, jo vetëm e banorëve të zonës, por edhe e klerikëve e autoriteteve të prefekturës, përforcojnë atë që thamë më sipër. “Në këtë shkollë të re për tash nji herë ka me u kenë dhanë mësim nja 50 fëmijëve. Ma vonë, mandej asht ba mendim me çilë edhe një internat ku kanë me kinë bashkue gjithënjata fëmijë që tuj pas shpijat larg fort prej shkolle, nuk kanë si me shkue e me ardhë”. “Posta e Shqypnisë”, 29 maj 1918

Në këtë ditë bekimi, sipas gazetës, morën pjesë shumë njerëz të përmendur e popuj. Në ceremoni morën pjesë edhe Bajraktari i Nikajt, Sokol Basha, Vojvoda i Nikprendajt, Beg Selimi, Myftar Aliaj i Nikprendajt, komandari i Bezirkut e i Ekspoziturës në Bunjaj, zotni major Verubis, trupi i oficerëve etj.

Bekimin e dhanë françeskani i Palçit P. Loro Mileta dhe për ndihmëtarë françeskajt P. Pjetër Gjinin, famullitarin e Currajt e P. Engjëll Vjerdha, famullitarin e vendit. Megjithëse në një zonë të largët, jehona e hapjes së kësaj shkolle qe e madhe, aq sa shkruhet edhe në shtypin e kohës.

Themelore dhe e rëndësishme ishte se interesi për shkollën qe rritur nga autoritetet e vendit, prindërit e fëmijët. Në maj të vitit 1918 është përuruar godina e re e cila është bekuar nga kleri i zonës dhe Paria e vendit. Më 29 Maj 1918, “Posta e Shqypnisë” shkruan: Shkresa dt. 16. 06.1917 e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Luigj Gurakuqi që emëron At Nikollë Kolajn mësues, mendoj se ligjëron zyrtarisht hapjen e shkollës në Gjonpepaj.

Disa nga nxënësit e parë janë: Martin Prel Gjonpalaj, Kolë Çun Palnikaj, Zef Mark Gjonpali, Sokol Prel Marticanaj, Dodë Prela, Zef Sadri Marvataj, Mark Lulash Perpali, Pal Ukë Marvataj, Kolë Pal Gjeloshgjokaj, Ndue Pjetër Gjonpali, Pal Kol Bushati, Ndue Qerim Neçaj, Çun Gjelosh Pervataj, Vuksan P. Perpali, Mark Z. Bushati, Kadri Ceca, Zmajl Q. Dedaj, Mark Nd. Perpali, Mark S. Hajdarkolaj, Stak P. Gjonpali, Qerim Nura, Bafti Ndue Zhivani etj.

Në vitin shkollor 1970-71, kur kam qenë mësues në Gjonpepaj, shumë prej tyre jetonin e më kanë pohuar hapjen e shkollës në këtë vit. Mbështetur në trashëgiminë gojore e kujtimet që ruanin nga të ish-nxënës të kësaj shkolle e bashkëmoshatarë të tyre në Nikaj e Mërtur, nuk vihet në dyshim viti 1917, por deklarohet me bindje nga të gjithë.

Rritjen e dëshirës e interesit për të mësuar në shkollën e Gjonpepajve e tregon edhe shtimi i numrit të nxënësve në atë kohë që arriti deri në 50-të. Kjo shtroi nevojën edhe për një mësues tjetër. Shkresa dt. 5.06.1918 sigluar nga autoritetet përkatëse emëron për mësues në këtë shkollë A. Vjerdhën.

Nuk ka asnjë të dhënë për hapjen e internatit për të cilën u fol më lart, por hapja e kësaj shkollë ngjante si dita e parë e pranverës. Shteti i asaj kohe pati akorduar edhe një fond për blerjen e tokës dhe ndërtimin e shkollës. Kjo shprehet qartë në shkresën e datës 16.06.1917 që e përmendëm më lart të nënshkruar nga Luigj Gurakuqi.

“Komanda M.e.R të XIX, T’u ka pëlqyem edhe të blemit e vendit afër kishës për Kr. 900 serm, si dhe të ngritunit e një ndërtese shkollore tue dhënë një kredit 3000 kr”.

  • U hap në kushte të vështira ekonomiko-politiko- shoqërore.
  • Varfëri e tejskajshme. Baza materiale e pakët (pak libra e defterë, rrasa guri e të tjera mjete rrethanore) të siguruar më vështirësi mundësive, mësuan çdo ditë apo me shkëputje.
  • Përkrahja e patriotëve vendas e figurave të ndritura të arsimit, veçanërisht e Luigj Gurakuqit, Mati Logorecit, Gaspër Beltojës, Ndue Palucës etj.
  • Shkollën e mundësoi ekzistenca e lokalit dhe prifti patriot me kulturë të gjerë që dinte mirë shqipen.
  • Funksionimi i kësaj shkolle nuk ka arsye të vihet në dyshim, pasi mësohej shkrim, këndim, aritmetikë, histori, dhé shkronjë, gjimnastikë, punëdore, këngë e vizatim, por edhe fe. Feja nuk është arsye për ta mohuar si shkollë, pasi edhe Evropa e vendet e tjera e kanë pasur një lëndë të tillë, bile disa edhe sot.
  • U shfrytëzuan edhe disa liri e të drejta që dha pushtuesi austro-hungarez për arsimin shqip, pa përjashtuar edhe qëllimet gjeostrategjike etj.
  • Shtrati për hapjen e kësaj shkolle ishte përgatitur nga zhvillimet pararendëse që i kemi përmendur më sipër.
  • Përveç nxënësve të rregullt, një pjesë e mirë e frymëzuesve e nismëtareve për hapjen e shkollës sipas mundësive, mësuan çdo ditë apo me shkëputje

Në këtë vit shtohet ndjeshëm hapja e shkollave shqipe edhe në krahina të tjera të Shqipërisë.

(Në pranverë të 1917 hapet shkollë edhe në Theth të Shalës).

Në 100 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe, më 2 Qershor 2017, në qendër të Nikaj-Mërturit u organizua një festë e madhe me një pjesëmarrje të gjerë jo vetëm nga Tropoja or edhe Autoritete të pushtetit. Shkolla u nderua me dekoratën “Naim Frashëri”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Next Post

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës...”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

Artikuj të ngjashëm

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 22, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 21, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 22, 2026
“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Dossier

“Grupi tradhtar i Beqir Ballukut, kërkonte t’i zhvillonte në ushtrinë tonë disa pikëpamje të gabuara, si lënia e terrenit të luftës dhe…”/ Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 20, 2026
Next Post
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës...”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme