• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Në ’81-in në Durrës, filluam ndërtimin e spitalit sekret ushtarak nëntokësor, me 500 shtretër dhe kur erdhi zv/kryeministri Bekteshi në ’85-ën, na shpërbleu me…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Përse sekretar i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, Pali Miska, kërkoj të merreshin masa ndaj meje… “/  Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Në Reps, flija afër me Patër Zef Pllumin, Dom Ernest Troshanin, Çun Çamluk Mëhillin, Dom Mark Hasin, Hafëz Sabri Koçin, Faik Hoxhën, At Vaskën, etj. të cilët…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
“Kur Nexhmija me Ramizin, erdhën për kongresin e Frontit në Vlorë, fjetën te vila e Enverit, por të nesërmen, herët erdhi Semiramizi…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al / Ishulli i Sazanit i rrethuar kryesisht me bregdetin shkëmbor e ujin e pastër ngjyrë blu, si dhe Zvërneci me manastirin në ishullin e vogël, plazhin me dunat e rërës, pyllin me pisha të larta dhe florën e faunën mjaft e pasur, të cilat përbëjnë një bukuri të rrallë natyrore, prej disa muajsh janë bërë kryefjala e ditës e medias dhe politikës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare, (për shkak të një projekti turistik gjigant me një kompleks vilash e resortesh që parashikohet të ndërtohen nga një kompani e huaj nga SHBA-ës), duket se nuk kanë qenë vende tepër të njohura vetëm për peizazhin turistik piktoresk që ofronin, por edhe për pasuri nëntokësore! Siç është gazi dhe nafta, e konsideruar ndryshe si “ari i zi”. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor i vitit 1989, ku ndodhet proces-verbali i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, të drejtuar nga Ramiz Alia, ku merrnin pjesë edhe Lenka Çuko, anëtarë e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror, si dhe Besnik Bekteshi, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës.

Siç do të shohim nga dokumenti në fjalë, gjatë mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së (të cilat në fakt ishin kafe pune që zhvillonte Ramiz Alia në Shtëpinë e Partisë me vartësit e tij, anëtarë të Byrosë dhe sekretarët e Komitetit Qendror, të cilat incizoheshin e zbardheshin), ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, Besnik Bekteshi, (i konsideruar si një nga më të përgatiturit dhe më profesionistët që kishte qeveria shqiptare e asaj kohe), pasi ka bërë një rezyme të gjatë për vizitën e tij në rrethin e Tropojës, duke folur kryesisht për pasuritë minerare që kishte ajo zonë në veri-lindje të vendit, është ndalur dhe ka folur edhe për të gjithë problematikën e sektorëve që mbulonte dikasteri që ai drejtonte, si; nafta, gazi, kromi, bakri, qymyret, hekuri, energjetika etj., në të gjitha rrethet e vendit, nga veriu në jug.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mehmet Shehu kritikoi tërthorazi takimet e Hrushovit në New York me Titon, dhe drejtpërdrejtë shprehu kundërshtim ndaj dy propozimeve sovjetike për bazat…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Më 24 tetor 1950, gazeta greke ‘Le Messager d’Athenes’, shkruante se sovjetikët donin të zevëndësonin Enver Hoxhën me Mehmet Shehun, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Po kështu gjatë asaj bisede, ministri Bekteshi (i cili paradoksalisht ndiqej dhe survejohej prej kohësh nga Sigurimi i Shtetit, si agjent i mundshëm i Shërbimeve Sekrete të Bullgarisë, ku ai ishte diplomuar), është ndalur gjatë edhe tek kompanitë e huaja si ato gjermano-perëndimore, rumune etj., që ishin ofruar për kërkimin e naftës dhe gazit në vendin tonë, kryesisht në bregdetin e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit, ku ishin hapur puset e para për kërkimin e naftës që mendohej se ishte në thellësi të detit.

Përveç ekspozesë së ministrit Bekteshi, gjatë asaj mbledhje pune, Ramiz Alia u ka bërë me dije atyre (Bekteshit dhe Lenka Çukos, e cila çuditërisht flet me mjaft kompetencë edhe për problemet minerare), lidhur me takimin e bisedat që ai kishte pasur ato ditë në Tiranë me Zhoa Amazonas, (kryetarin e partisë marksiste-leniniste të Brazilit), me të cilin ishte këshilluar për problemet e kompanive të huaja që ishin ofruar për kërkimin e naftës dhe pasurive të tjera minerare në vendin tonë. Lidhur me këtë etj., na njeh dokumenti në fjalë që është nxjerrë së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili publikohet për herë të parë nga Memorie.al.

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË DT. 6.VI.1989, E DREJTUAR NGA RAMIZ ALIA, KU MERRNIN PJESË EDHE LENKA ÇUKO E BESNIK BEKTESHI

                                                                     MBLEDHJE

E SHOKËVE SEKRETARË TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË

Më 6 qershor 1989

Në këtë mbledhje u diskutua për zbulimet e reja në krom; për zhvillimin e konferencës së Frontit Demokratik të rrethit të Tropojës; për militantizmin komunist; për konkretizimin më të mirë të detyrave dhe për problemin e mekanizmit të punës e të shpërblimit; për ecurinë e punëve në sektorin e naftës e të mineraleve të tjera; për çështjen e firmave me risk; për shkathtësimin e metodës së punës në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, për disa probleme që nxjerr vetë zhvillimi i vendit tonë dhe për probleme të ndryshme.

Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë. Në këtë mbledhje marrin pjesë shoqja Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror; dhe shoku Besnik Bekteshi, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Në rrethin e Tropojës punonjësit ishin të mobilizuar për të realizuar detyrat e caktuara. Mobilizim i madh shihej veçanërisht dhe te punonjësit e gjeologjisë, te ata të ndërmarrjes së kërkim-zbulimit. Për zonën e Shkëlzenit mbetet detyrë që mendimet dhe çështjet që kanë dalë për rezervat gjeologjike që fshihen në këtë zonë të shtrohen e të konkretizohen.

Mendoj se këtu nuk do të ketë ndonjë problem shqetësues. Gjatë vizitës sime në këtë rreth u takova me brigada minatorësh, me gjeologë e kuadro. U fola në përgjithësi për vendimet e Byrosë Politike në drejtim të shfrytëzimit të kapaciteteve tona minerare dhe të përmirësimit të kushteve të punës e pagës së punonjësve të këtij sektori.

Në rrethin e Tropojës, shoku Ramiz, është e domosdoshme të zgjerohet kërkim-zbulimi dhe pastaj shfrytëzimi i mineralit të kromit. Në Qafë Krollai sonda ka kapur mineral kromi, gjithashtu dhe në Tëplan sonda ka kapur mineral kromi, po ky është i cilësisë së mirë, mbi 36 për qind. Madje faqja e malit, ku u zbulua ky mineral, të krijon imazhin e Pojskës.

Në këtë zonë kërkimet gjeologjike kishin filluar që më 1957-ën dhe nuk qe zbuluar asnjë gjurmë minerali, ndërsa një vit më parë me aparaturat e reja që kemi marrë për gjeofizikën e sipërfaqes gjeologët ranë në gjurmë. Aparatura jepte ndryshime, pra diçka fshihej nën tokë. U ripërsërit shpimi dhe të dyja sondat që punojnë në zonën e Tëplanit kanë hapur në katër pika kampione kromi të pasur.

Kanë kaluar 30 vjet që nga kërkimet e para në këtë zonë, por tani e zbuluam mineralin. Edhe atëherë shpime janë bërë, por me të rënë në presione mbi-normale nuk shponin më tutje, e linin kërkimin. Kam mendimin, shoku Ramiz, se Tropoja dhe Kukësi, duke patur parasysh rezervat mineralmbajtëse të tyre, nuk mund të lihen më në mëshirën e një plani relativ apo të planit që mund të hartojë vetë rrethi.

Në qoftë se para disa ditësh diskutuam për minierën e qymyrgurit në Memaliaj, që të bëhet zgjerimi i saj, mendoj që për këto zona krommbajtëse, që përmenda, të fitojmë kohë, duke bërë punime për hapje rrugësh, për hapje galerish, qoftë dhe ndonjë punim kapital, se është një rezervë mjaft e madhe mineral kromi. Ne si ministri do ta kemi në qendër të vëmendjes, por kjo të pasqyrohet në planin perspektiv, si të 1990-ës ose veçanërisht të planit të ardhshëm pesëvjeçar.

Në zonën e Vllahinës shtresa mineralmbajtëse arrin deri në 3 milionë tonë krom. Tani dua të them disa fjalë për punën në përgjithësi në Ministrinë tonë. Mbledhja e Byrosë Politike ishte për të tërë ne një përvojë e madhe dhe na shtroi detyra konkrete. Tani ne të gjithë po luftojmë për t’i realizuar këto detyra në të gjitha frontet.

Mirë e kemi kapur dhe problemin e trajtimit të veçantë në miniera apo qendra gjeologjike në drejtim të realizimit të planit. Edhe në drejtim të përsosjes së mëtejshme të kushteve të punës po bëhet një punë mjaft e mirë. Shpesh herë fondet e destinuara për përsosjen e kushteve të punës na janë djegur kot.

Gjatë qëndrimit në rrethin e Tropojës bëra vizita dhe në kooperativa bujqësore. Isha në kooperativën bujqësore të Tëplanit. Dikur këtu ishte një kënetë, por ajo tashmë ishte tharë, ishte përfituar një tokë pjellore, rreth 100 hektarë, e sistemuar dhe ishin bërë dhe drenazhimet. Në ish kënetën ishte mbjellë gruri e misri. Të gjithë treguesit në këtë kooperativë ishin të mirë.

Shokët drejtues të kësaj kooperative kishin disa kërkesa në adresë të Ministrisë së Bujqësisë, gjë që do të dyfishonte rendimentet. Fushës së përfituar të Tëplanit tropojanët ia kishin vënë emrin “Myzeqe e vogël e Tropojës”. Edhe sektori i blegtorisë paraqitej mirë. Pjellshmëria ishte e mirë si dhe numri i krerëve të bagëtive.

Edhe në Tropojë, si gjithkund në vendin tonë, tufëzave dhe arrëzave po u shihej për ditë e më tepër rezultati. Për këtë problem folëm konkretisht dhe me disa brigada. Pas konferencës së frontit demokratik të rrethit, ku mora pjesë si i deleguar në një fshat u bë përurimi i ujësjellësit.

Njerëzit qanin nga gëzimi. Disa pleq më thanë se kishin 25 vjet që kishin ardhur nga Lekbibaj në këtë fshat po uji është gjë e madhe. Në këtë fshat bëra dhe vizitë në disa shtëpi fshatarësh. Shtëpitë i kishin të mira, të mobiluara, ishin në gjendje të mirë ekonomike. Dyqanet ishin të furnizuara.

Sivjet në Tropojë kanë ndërtuar serra dhe tropojanët do të furnizohen me domate dhe tranguj nga këto serra. Qumështi dhe djathi jepej në dyqan pa tallon. Para 15 majit nuk e përballonin dot kërkesën e popullsisë së rrethit për nënproduktet e qumështit, ndaj merrnin dhe nga rrethet e tjera. Pas 15 majit e ndërprenë furnizimin nga rrethet e tjera.

Gjendja moralo-politike e rrethit të Tropojës ishte shumë e mirë, ndaj dhe zgjedhjet për në kryesinë e frontit demokratik të rrethit dhe zgjedhjet e delegatëve për në kongres vajtën shumë mirë. Më bëri mjaft përshtypje se në konferencën e rrethit si raporti dhe diskutimet ishin përgatitur me nivel e pjekuri politike.

Veç anëve pozitive e me sukseseve që u nënvizuan në konferencë, pati dhe kritika. Kjo tregon gjendjen e shëndoshë moralo-politike të rrethit. Kryetar të Frontit Demokratik të rrethit zgjodhën Ibrahim Dautin. Më parë ai ka qenë sekretar i byrosë së Partisë në disa kooperativa bujqësore dhe tani së fundi kryeredaktor i gazetës “Shkëlzeni”.

Biseduam një herë të zgjidhnim kryetar Mehmet Ramën, por ai qe rënduar shumë dhe e kishin lënë fuqitë. U nisëm dhe nga logjika e orientimit të përgjithshëm që atje ka qenë një sekretar i komitetit të Partisë. Për kryetarin e posa-zgjedhur, Ibrahimin, na folën shumë mirë. Nënkryetar të Frontit Demokratik të rrethit lanë Mehmet Ramën.

Në rrethin e Tropojës si në ekonomitë bujqësore ashtu dhe në ndërmarrjet ekonomike njerëzit ishin të mobilizuar për të realizuar detyrat. Ndërmarrjet në Tropojë kishin marrë nismën për të ndihmuar fshatrat në ngritjen e çerdheve dhe kopshteve. Kjo nismë shkurtonte fondin e investimeve si dhe i vinte në ndihmë fshatit për t’u ngritur sa më shpejt kopshtet e çerdhet.

Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth. Ne do ta ftojmë vetë shokun Ramiz, më thanë, por ju t’ia transmetoni dëshirën tonë. Ne, thanë ata, do t’i shumëfishojmë forcat dhe do t’i realizojmë detyrat që na ka caktuar Partia, që dhe shokun Ramiz ta presim ballëhapur dhe me rezultate të mira.

SHOKU RAMIZ ALIA: Siç e dini, rrethi i Tiranës ka marrë nismën për rritjen e efektivitetit ekonomik. A nuk do të ishte e drejtë që 20 përqind të shtesës së të ardhurave ta përdornim për përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve, dhe të kursenim fondet e destinuara për riprodhimin e zgjeruar? Unë mendoj se po. Në stadin aktual të zhvillimit me socialist të vendit, siç u tha edhe ne në mbledhjen e fundit të Sekretariatit të Komitetit Qendror, organizatat e Partisë si dhe organizatat e masave duhet të kapen pas me problemeve kyçe.

Udhëheqja e Partisë në të gjitha nivelet nuk bëhet me fjalë, por me veprim konkret. A veprohet kështu nga e gjithë Partia? Unë them se jo. Po argumentoj mendimin tim. Në gazetën “Tirana” kishte një artikull për tufëzat. Byroja e komitetit të Partisë të rrethit, thuhej ndër të tjera, pasi i shqyrtoi problemet që kanë lidhje me zhvillimin e tufëzave orientoi organizatat-bazë si duhet të veprojnë për të patur rezultate të mira.

Pas kësaj u mblodhën byrotë e Partisë të kooperativave bujqësore dhe përcaktuan rrugët e masat që duheshin marrë për punën me tufëzat. Ky me diskutim është shumë i përgjithshëm. Për të qenë konkret unë do të thosha që organizata-bazë e Partisë nisur nga direktiva e Partisë për zhvillimin e konsolidimin e tufëzave t’u me caktonte komunistëve detyra me konkrete. Po edhe kjo, për mendimin tim nuk është e plotë.

Organizata bazë duhet t’u me kërkonte komunistëve që brenda një periudhe të caktuar të jepnin llogari për kryerjen e detyrës para saj dhe para masës. Në këtë mënyrë organizata-bazë e Partisë të ushtrojë kontroll për zbatimin e detyrave. Që të eci mirë me puna në organizatën-bazë të Partisë duhet të ketë debat, të evidentohen rezultatet, por të mos mbulohen shkaqet e mosrealizimeve.

Sa më mirë të nxirren në pah pengesat dhe vështirësitë aq më e madhe është edhe lufta për eliminimin e tyre. Në qoftë se organizata-bazë nuk ushqen këtë frymë militante te komunistët do të atrofizohen organizatat e Partisë dhe detyrat do të na mbeten në letër. Për realizimin e detyrave ka rëndësi këmbëngulja e organizatës-bazë, militantizmi i komunistëve.

Organizata-bazë e Partisë duhet t’ia bëjë të qartë çdo komunisti që nga zbatimi i detyrës që i është caktuar varet qenia tënde në Parti. Komunisti që e kryen detyrën të lavdërohet, ndërsa ai që e  neglizhon nuk e me meriton të jetë në radhët e Partisë. Militantizëm komunist jashtë punës dhe pa dhënie llogari për detyrën, nuk ka e nuk mund të ketë. Komunisti është ai që e realizon detyrën që i caktohet dhe ndihmon shokët për të kapërcyer vështirësitë në mënyrë që edhe të ecë përpara.

Po qe se ekziston kjo frymë në komunistët, do të thotë se udhëheqja e organizatës-bazë të Partisë është kolegjiale. Konkretizimi më i mirë i detyrave rrit përgjegjësinë personale të komunistit dhe forcon kontrollin. Kontrolli i Partisë, i cili ndryshon nga ai që bëjnë organet e pushtetit duhet të jetë konkret. Çdo komunist jep llogari për detyrën që i është caktuar para organizatës-bazë. Në organet e pushtetit është ndryshe.

Ai punonjës (qoftë ky drejtues, specialist apo punëtor i thjeshtë) që nuk zbaton detyrën që ka karakterin e një urdhri, apo të një rregulli normativ me fuqi ligjore përgjigjet deri me penalisht. Në Parti ka norma të tjera. Organizata-bazë e Partisë u kërkon llogari komunistëve si militantë. Çdo komunist duhet ta kuptojë mirë militantizmin kjo është thirrja kryesore që bën me aktualisht Partia.

Militantizmi do ta nxisë komunistin të punojë e të luftojë, të jetë në me pararojë. Detyrat që shtron Partia në planin me ekonomik janë njëkohësisht dhe detyra të pushtetit, kanë vlerë të dyfishtë. Realizimi i planit është detyrë dhe atëherë përgjegjësia e punonjësit, e komunistit është akoma më e madhe dhe në këtë rast zbatimi i detyrave me merr karakterin ligjor.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Fill mbas mbledhjes së Byrosë Politike për problemet e rezervave minerare e sidomos të naftës, caktuam me përgjegjësi njerëz e komunistë të punojnë në këto me fronte me qëllim që vendimi i marrë të zbatohet më së miri. Këtë çështje nuk e kemi kufizuar vetëm te sektori i kromit.

Kemi dhe mendime në drejtim të përmirësimit të organizimit të punëve dhe të përcaktimit të kompetencave konkrete. Një nga rrugët që nxit punën dhe ndikon në rritjen e rendimentit dhe shtimin e prodhimit është dhe përsosja e formës së shpërblimit.

Në sektorin e kromit forma e re e shpërblimit ka dhënë rezultate dhe nxit e stimulon minatorin jo vetëm në shtimin e sasisë së nxjerrjes së kromit, por dhe në drejtim të cilësisë së mineralit. Për nxjerrjen e kromit të pasur janë përdorur forma të tjera shpërblimi, të cilat janë më të me organizuara. Mendimi që do të shpreh këtu, të cilin e kam shprehur dhe në një mbledhje të Qeverisë, është i lidhur me 90 përqindëshin e pagës së kuadrove. Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mehmet Shehu kritikoi tërthorazi takimet e Hrushovit në New York me Titon, dhe drejtpërdrejtë shprehu kundërshtim ndaj dy propozimeve sovjetike për bazat...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in
Dossier

“Mehmet Shehu kritikoi tërthorazi takimet e Hrushovit në New York me Titon, dhe drejtpërdrejtë shprehu kundërshtim ndaj dy propozimeve sovjetike për bazat…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar…”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën
Dossier

“Më 24 tetor 1950, gazeta greke ‘Le Messager d’Athenes’, shkruante se sovjetikët donin të zevëndësonin Enver Hoxhën me Mehmet Shehun, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 5, 2026
“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Kërcënimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, krijoi shqetësim shumë të madh, çorientim dhe alarm të paprecedentë te SHBA-ës…”/ Zbulohet ditari politik i Enver Hoxhës, qershor 1984

September 3, 2026
“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 6, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme