• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 24 tetor 1950, gazeta greke ‘Le Messager d’Athenes’, shkruante se sovjetikët donin të zevëndësonin Enver Hoxhën me Mehmet Shehun, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
“Më 27 shkurt 1950, ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, u largua urgjent nga një mbledhje, dhe kur u kthye pas një ore, tha se ministri i Transporteve, kishte vrarë veten…”/ Dokumentet e deklasifikuara të CIA-s
“Geraldina Apony dhe tragjedia e dinastisë së Zogut: Nga Egjipti në Tailandë, rrugët e një Mbretërie të Humbur”
“Pas kërkesës së Mbretit Zog, Qeveria egjiptiane dhe Mbreti Faruk, me një bujari të madhe, mblodhi ndihma për emigrantët shqiptarë që ishin në Itali…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Urdhëratë me shkrim të Enverit: “Të pushkatohen”, “të ekzekutohet”,”dakord me propozimin për dënimin me vdekje”…

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                                 Vijon nga numri kaluar

Rusia pretendonte se ishte vendimtare në fitoren e Shqipërisë ndaj pushuesve nazifashistë. CIA ka zbardhur një dokument mbi Shqipërinë për vitin 1953 dhe aty jepen detaje nga një libër rus, ku përshkruhet situatë në vendin tonë sipas këndvështrimeve të Moskës. Aty tregohet gjithë historia e vendit, që nga sundimi i Ahmet Zogut dhe fitorja ndaj pushuesve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Takim i oficerëve në ministrinë e Brendshme

Zyrtarë të lartë ushtarakë dhe civilë të ministrisë së Brendshme u takuan kësaj jave në Beograd me Svetozar Stefanovic, kreu i kabinetit qendror të UDB-së, për të diskutuar situatën. Gjatë diskutimeve të situatës aktuale të Jugosllavisë përballë sulmeve të vazhdueshme të vendeve komuniste të Kominform, Stefanoviç deklaroi se një sulm i mundshëm i nisur njëkohësisht nga Bullgaria, Hungaria e Shqipëria, do të ishte fatal për Jugosllavinë.

Më pas Bogdan Markoviç, shef seksioni në ministrinë e Brendshme, tha se nuk besonte se sovjetikët do të sulmonin haptazi, por do të vazhdonin ashtu si në të kaluarën me infiltrimin e grupeve guerile. Ai shtoi se taktikat guerile mund të neutralizoheshin me sukses nga mbrojtja jugosllave dhe se vetëm një sulm frontal ushtarak i vendeve satelite do të ishte shkak për alarm.

Markoviç tha se lidhjet tregtare apo asistenca e Shteteve të Bashkuara nuk përbënte një garanci për sulet e vendeve sovjetike, dhe i kujtoi të pranishmëve se për Evropën Perëndimore, Jugosllavia ishte ende një vend komunist, pasi ata nuk ishin bindur ende se ndarja e saj me Bashkimin Sovjetik ishte një vendim final.

Por sipas tij, Perëndimi duhet të merrte në konsideratë rreziqet e braktisjes së Jugosllavisë përballë një agresioni sovjetik, një fitore e mundshme e të cilëve do të thoshte se sovjetikët afroheshin në derën e Italisë, Shqipërisë e Greqisë. Megjithëse Jugosllavia po bën përpjekje për sabotimin e aparatit shtetëror të vendeve të Kominform, Markoviç tha se kjo nuk është e mjaftueshme pasi vendi ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe në armë moderne.

Markoviç vazhdoi më tej: “Ka ende shumë njerëz në këtë vend që shpresojnë për një riafrim mes Jugosllavisë dhe sovjetikëve me shpresën se të gjithë sllavët duhet të jenë bashkë, por ata harrojnë se ne kemi luftuar shumë për pavarësinë tonë kundër pushtuesve, dhe këtë do të bëjmë edhe kësaj here, duke respektuar amanetet e të parëve tanë.

21 gusht 1950

Memorandum për asistent-drejtorin e koordinimit të politikave

Nga një prej misioneve tona në Shqipëri, i cili është në kontakt të afërt me lëvizjen e rezistencës, kemi marrë informacionin e shtjelluar në paragrafët e mëposhtëm. Sipas misionit tonë, shumë anëtarë të rezistencës shqiptare besojnë se nuk mund të durojnë më vuajtjet që po heqin dhe kanë vendosur të arratisen drejt Jugosllavisë në mundësinë më të parë.

Ata do të preferonin të shkonin në Greqi, po të mos ishte për distancën e largët prej veriut të Shqipërisë deri në kufirin grek. Me gjithë përpjekjet e bëra për t’i bindur që të qëndrojnë në Shqipëri, ata duket qartë se nuk mund të qëndrojnë një tjetër dimër në male, pasi jeta është aq e vështirë sa po i çon drejt çmendisë.

Lideri i këtij misioni ka kërkuar të dijë nëse aktivistët politikë jugosllavë në Shqipëri (të raportuar më parë te ju) njihen prej nesh dhe nëse ata përfaqësojnë përpjekjen e Aleatëve. Ata pyetën gjithashtu nëse aktivistët anti-komunistë nga Shqipëria do të priteshin mirë në Jugosllavi. Në lidhje me mbështetjen jugosllave ndaj aleatëve, u pyet se cila ishte politika e Jugosllavisë në lidhje me Korenë.

Mesazhi i mësipërm na informon se Tropoja është qendra e spiunazhit shqiptar dhe jugosllav, me agjentë jugosllavë dhe shqiptarë duke kaluar vazhdimisht kufirin. Agjentët jugosllavë përshkruhen se të gjithë kanë qenë më parë anëtarë të grupeve shqiptare të rezistencës. Më 10 gusht 1950 misioni ynë në vend dërgo një kontakt për të hetuar mbi ftesën për të takuar një person të paidentifikuar që dëshironte të furnizonte me armë dhe municione jugosllave misionin.

Lëvizjet e jugosllavëve

Mes popullsive të Shqipërisë së Veriut ka një bindje të madhe se jugosllavët po planifikojnë një lëvizje të armatosur në Shqipëri, me qëllim ngritjen e moralit të grupeve të rezistencës që strehohen maleve. Disa sasi armësh raportohet të jenë shpërndarë çdo ditë nga jugosllavët, të cilat janë pranuar edhe nga shqiptarët nacionalistë, të cilëve u janë afruar edhe para, por kanë refuzuar duke pritur aprovimin nga misioni ynë.

Lideri i misionit trembet se një bujari e tillë nga ana e jugosllavëve, do të ketë efektin e fitimit të simpatisë së shumë personave që kanë vuajtur shumë duke punuar për ne. Në konkluzion, lideri i misionit tha se puna e tij bindëse nuk do të ishte e mjaftueshme, prandaj kishte nevojë për instruksione urgjente për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte.

Në vitin 1950 qeveria e Enver Hoxhës i trembej një sulmi nga vendet fqinje. Sipas një dokumenti të de klasifikuar nga CIA, zyrtarët komunistë nisën të paralajmërojnë për sulme nga Jugosllavia, Greqia e Italia dhe për këtë po mobilizonin dhe popullsinë. Nga ana tjetër nisin dhe armatimi i policisë. Në një tjetër dokument jepen detaje mbi zhvillimin polik në vend dhe mungesën e kualifikimit në fuqinë punëtore.

Shkurt 51

Masa sigurie dhe fortifikime

Prej tetorit 1950 zyrtarët e qeverisë në takimet publike kanë theksuar se Jugosllavia, Italia e Greqia janë gati për të sulmuar Shqipërinë, prandaj populli duhet të luftojë deri në njeriun e fundit. Sipas një informatori, zyrtarët po bëhen gjithnjë e më nervozë për masat e sigurisë dhe zbatimin e tyre.

Gjatë tetorit 1950 policia u furnizua me automatikë sovjetikë. Më parë policët ishin kryesisht të paarmatosur ndërsa tani qëndrojnë gjithmonë të armatosur dhe në grupe prej dy apo tre vetash. Ata kanë ngritur patrulla pika vrojtimi në fshatra për ndjekjen e lëvizjeve të të huajve.

Ka raportime për arrestime dhe mes familjeve greke vorio-epiriote. Nga mesi i tetorit 1950, tre avionë lëshuan fletushka me vulën e Mbretit Zog në zonat e Gjirokastrës, Dibrës, Delvinës e Sarandës. Megjithëse policia tentoi të ndalonte leximin e tyre nga popullsia lokale, u raportua për një efekt të madhe të shkrimeve në moralin popullatës.

Një informator raportoi në mesin e nëntorit 1950 një numër i madh njerëzish të organeve të rendit po ndërtonin hendeqe dhe pozicione mitralozash në vendndodhjet e mëposhtme: në veri të Lumit të Bistricës, pranë Kostarit, Mali i Finikut deri në manastirin e Sarandës.

Shkurt 1953

Shtypi grek për zhvillimet në Shqipëri

Më 19 tetor e përditshmja e Athinës “Stratiotika Nea” raportonte nga burime të besueshme se Enver Hoxha po qeveriste në kohë shumë të vështira. Grupet e rezistencës ishin përhapur në Shqipërinë qendrore dhe Perëndimore. Sipas gazetës, kjo evidentohej nga fakti se numri i policëve sekretë dhe i organeve të sigurisë ishte rritur me rreth 1000 persona.

Me gjithë tentativat e ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu për shtypjen e lëvizjeve të rezistencës, ende asnjë nuk është kapur për arsye se popullsia e zonave rurale i ndihmon grupet guerile. Në një tjetër raporti gazeta thoshte se më 20 gusht një betejë me armë ndodhi në Krujë mes njësive të ushtrisë dhe grupeve nacionaliste, gjatë së cilës u vranë 10 ushtarë komunistë dhe 7 guerrilas.

Në një tjetër raportim të korrikut 1952 thuhet se qeveria ka urdhëruar punë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e moshave nga 18 deri në 50 vjeç në qytetin e Korçës. Gazeta thotë me tej se pushteti sovjetik ka në plan zëvendësimin e liderit Hoxha me Mehmet Shehun. Më 24 tetor gazeta greke “Le Messager d’Athenes” raporton se një valë e re arrestimesh po zhvillohet në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të shtatorit.

Ajo raporton se burgjet e Kukësit dhe Shkodrës janë tejmbushur me rreth 1.500 të burgosur. Gjatë gjashtë muajve të fundit raportohet të jenë arrestuar mbi 3000 njerëz. Më 16 nëntor “Stratiotika Nea” raporton se sipas informacioneve të të arratisurve nga Shqipëria, kampi më i madh i përqendrimit të të burgosurve politikë është ai në Maliq, pranë Korçës.

Aty ka aktualisht rreth 2000 të burgosur. Kampi është i ndarë në 12 batalione pune ndërsa puna varion nga 10 deri në 12 orë në ditë. Zakonisht puna kryhet pranë liqenit të Maliqit ku të burgosurit punojnë gjysmë të zhytur në ujë. Lajmi raporton se rojet e kampit rrahin rregullisht të burgosurit dhe u heqin të drejtën e ushqimit.

Një tjetër formë dënimi është dhe lënia në ujë pas mbarimit të punës. Gazeta thotë se të burgosurit e kampit janë në gjendje të mjerueshme shëndetësore. Ata flenë përtokë prandaj rrobat e tyre nuk thahen kurrë plotësisht. Raportimi thotë se atyre u jepen tenda vetëm në dimër.

Siguria në kufi

Më 30 nëntor “Le Messager d’Athens” raportonte se masat e sigurisë në kufijtë shqiptarë vazhdojnë të shtohen me fortifikime të reja dhe zhvendosjen e komuniteteve që jetojnë në zonat kufitare.

Në afërsi të fshatit Broje, pranë Shkodrës, është lëshuar një urdhër që thotë se të paktën një person në çdo familje me 2 persona, dhe dy persona nga familjet me 3 ose 4 persona, duket të kryejnë punë të detyrueshme për një periudhë të pacaktuar kohe.

Më 21 dhjetor “Stratiotika Nea” raportonte se në Shqipëri ishin zhvilluar beteja të mëdha mes guerrilasve nacionalistë dhe forcave komuniste në afërsi të Farnës pranë Lumës, dhe gjithashtu në afërsi të Konispolit.

Të tjera njësi guerile, sipas gazetës, kishin hedhur në erë një urë pranë Leskovikut dhe të tjera gjatë rrugës për në Përmet. Gazeta thoshte se akte të rëndësishme sabotazhi janë kryer në minierat e veriut të Shqipërisë, ku punojnë rreth 3000 njerëz.

Guerilasit kanë qenë aktivë dhe në zona të tjera, të nxitur nga gjendja e tmerrshme ekonomike në Shqipëri. Raportimi thotë se e gjithë ekonomia e vendit komandohet nga sovjetikët dhe prodhimi merret nga BRSS në këmbim të “mbrojtjes” së Shqipërisë.

Gusht 1953

Organizata dhe misioni i Lëvizjes IIiria

Në mars 1948 lëvizja e rezistencës “Iliria” u organizua nga Jakë Perjaku në Lezhë të Shqipërisë. Lëvizja operonte si një degë e Organizatës së “Bashkimit Kombëtar” në Shkodër dhe përbëhej nga rreth 100 vetë, kryesisht fshatarë nga Lezha dhe fshatrat përreth.

Anëtarët e saj janë zgjedhur me kujdes mes elementëve anti-komunistë dhe janë caktuar në celula prej gjashtë personash. Takimet e tyre zakonisht mbahen natën në shtëpitë e anëtarëve të celulave, në hambarët e tyre ose në pyll. Çdo anëtar duhet të paguajë 50 lekë në muaj për shpenzimet.

Funksionet kryesore të lëvizjes janë shpërndarja e trakteve anti-komuniste, zvogëlimi i prodhimit që komunistët mbledhin nga fshatarët, qoftë dhe më anë të sabotimit të të korrave apo traktorëve. Lëvizja tenton të krijojë lidhje me grupe të tjera rezistence dhe raporton mbi lëvizjet dhe masat e Sigurimit, apo gjendjen ekonomike në vend.

Trakte të shpërndara nga lëvizja mbanin vulën “Iliria” dhe bënin thirrje ndaj elementëve anti-komunistë për të vazhduar përpjekjen kundër regjimit Hoxha. Mesazhet e saj shtypen në një fletë të vetme dhe fshehtësish vendosen në mure, në gardhe ose shpërndahen nëpër shtëpitë e fshatarëve ose në qytete. Nga viti 1949 deri në 1951, rreth 25 anëtarë të Lëvizjes u detyruan të arratiseshin në Jugosllavi për t’i shpëtuar arrestimit nga Sigurimi, por lëvizja Iliria vazhdon të operojë./ Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndërsa kortezhi vërshonte nëpër varrezat e vjetra të Prishtinës të zënë nga shkurre e bimë të egra, Zija Mulhaxha, kryetari 80-vjeçar i Organizatës së Veteranëve, tha...”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

Next Post

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im...”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

Artikuj të ngjashëm

“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 4, 2026
“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 5, 2026
“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Kërcënimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, krijoi shqetësim shumë të madh, çorientim dhe alarm të paprecedentë te SHBA-ës…”/ Zbulohet ditari politik i Enver Hoxhës, qershor 1984

September 3, 2026
“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 3, 2026
“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43
Dossier

“Filozofi amerikan George Santayana thotë se një e kaluar që nuk gjykohet, është e destinuar të përsëritet…”/ Refleksionet e profesorit të filozofisë së Universitetit të Bolonjës

September 2, 2026
“Eshtrat e tij, askush nuk i mbante mend se ku mbetën, pasi nuk e tregoi njeri krimin, por ndoshta Luan Qafëzezi, mund t’i ketë marrë një…”! / Refleksionet e publicistit të njohur, për poetin beratas
Dossier

“Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsuesve të Londrës e Washington-it, që bashkëpunonin kundër ushtrisë çlirimtare komuniste…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 3, 2026
Next Post

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im...”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme