• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Memorie.al
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Memorie.al
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Raporti sekret i ambasadës shqiptare në Beograd në 1948-ën: “UDB-ja nëpërmjet Xhavit Nimanit vrau Xheladin Hanën dhe…”/ Njoftimi për Manush Myftiun
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Afro 20 e sa vite të shkuara, në një nga bisedat tona me studiuesin dhe historianin e njohur Sherif Delvina (“Mësues i Popullit”), së bashku dhe me dy miqtë e tij të ngushtë, profesor Luan Malltezi e Gani Demiri Ratkoceri (“Mësues i Popullit”, me origjinë nga Kosova, i ardhur në Shqipëri si emigrant politik në vitin 1961, ish-i burgosur në kampet e burgjet politike të Enver Hoxhës), Sherifi, i cili pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar më shumë në arkivat e shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare, na thoshte se: “Enver Hoxha, jo vetëm, që nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, por ai ka luftuar me të gjitha mënyrat, që ajo gjë të mos bëhej realitet”! Duke na shpjeguar se; në rast se Kosova do gëzonte statusin e Republikës, ashtu si gjashtë republikat e tjera, Kosova do merrte vëmendje të madhe dhe do njihej shumë më tepër në arenën ndërkombëtare, duke eklipsuar kështu Shqipërinë komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha, e cila do dilte në plan të dytë si shtet. Nisur nga kjo, “mbështetja” që Shqipëria dhe Enver Hoxha i dhanë Kosovës pas demonstratave të marsit 1981, që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës, ishte thjesht për konsum publik.

Kërkesës sonë, (profesor Luan Malltezit e Gani Ratkocerit), që të zhvillonim një intervistë në “Gazeta Shqiptare” (ku asokohe mbuloja rubrikën historike dossier), ku ai të na i shpjegonte publikisht më të zgjeruara ato që po na thoshte, Sherifi nuk pranonte në mënyrë kategorike, duke na thënë se: “Këto që po ju them, unë i kam me të dëgjuar dhe akoma nuk i kam gjetur akoma dokumentet arkivore në Arkivin Qendror të Shtetit, apo Ministrinë e Jashtme, por ju siguroj, që këto dokumente janë aty dhe nëse do i gjeni ndonjë ditë, do më jepni të drejtë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

Nuk mund të flas pa dokumente”!

Sigurisht që nuk e ngacmuam më që ato të na i thoshte publikisht në shtyp, pasi Sherifi ishte i prerë dhe ne ia njihnim mirë natyrën e tij. Sherifi na tregonte shumë ngjarje dhe histori nga më të ndryshmet, kryesisht me Enver Hoxhën, të cilin ai e kishte njohur që kur ishte fëmijë, (në periudhën e Luftës, 1939-1944), kur shkonte në shtëpinë e dajos së tij, Esat Dishnica, ku Enveri si mik i ngushtë e tepër kofidencial i tij, gjendej shpesh aty për dreka e për darka.

Po kështu, shumë nga ngjarjet dhe historitë që kishin të bënin me Enver Hoxhën, Sherifi i dinte nga ish-kryeministri Ibrahim Bej Biçaku, (dajua i nënës Sherifit), apo i ati, Neki Delvina, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë në periudhën e Monarkisë Zogut dhe vitet e para të pas Luftës, që u dënua me burg politik. Të gjitha këto ngjarje dhe histori, Sherifi i “mori me vete”, dhe nuk pranoi kurrë t’i bënte publike në media, edhe pse miku i tij i ngushtë, profesor Luan Malltezi, (apo autori i këtyre radhëve), i luteshin herë pas here, se ato duheshin publikuar në shtyp, pasi kishin interes publik!

Por, duke u kthyer në temën kryesore të këtij shkrimi, theksojmë se studiuesi dhe historiani i njohur Sherif Delvina, ka pasur plotësisht të drejtë lidhur me ato që na thoshte, pra: që Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të fitonte statusin e Republikës, gjë e cila bëhet e ditur nga disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” (tashmë të de klasifikuara), të cilat i përkasin vitit 1970, ku ndodhet edhe një proces-verbal i takimit të Enver Hoxhës me diplomatin Lik Seiti, të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd.

Në të gjitha këto dokumente, ku për herë të parë hidhet dritë dhe bëhet e ditur zyrtarisht ajo që prej vitesh është përfolur gojarisht mbi lidhjet okulte të Enver Hoxhës me Josif Broz Titon, (mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit nëpërmjet Fadil Hoxhës) si dhe proces-verbalin në fjalë, shkruhet e zeza mbi të bardhë, se; Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës, madje ka bërë të gjithë përpjekjet me aq sa ka mundur, që ajo gjë të mos ndodhte kurrë. Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe të plota (bashkë me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

                                                             Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME LIK SEITIN, TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLOR TË SHQIPËRISË NË BEOGRAD

TAKIMI I SEKRETARIT TË PARË TË KQ TË PPSH, SHOKUT ENVER HOXHA, ME TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVI, LIK SEITIN, NË TIRANË, NË DATËN 19.9.1970

SHOKU ENVER HOXHA: Gjithashtu është i drejtë mendimi juaj që duhet punuar për forcimin e autonomisë së Kosovës. Autonomi e plotë, ashtu siç e thatë edhe ju, do të thotë sigurim i të drejtave të plota: në pushtet, në ekonomi, në arsim e kulturë, në pregatitjen e kuadrove të të gjithë sektorëve, duke përfshirë edhe oficerë për ushtrinë, për Sigurimin e Shtetit etj. Dhe kjo jo vetëm përputhet me politikën e drejtë nacionale, siç e kuptojmë ne, por edhe se Kosova është një entitet kombëtar i madh, i njohur nga vetë kushtetuta jugosllave.

Prandaj të kërkosh autonominë e plotë dhe të drejta të plota për Kosovën, në kuadrin e Federatës, nuk është as anti-serbe, as anti-jugosllave. Me këtë kërkesë, përkundrazi, luftohen vetëm shovinistët serbë, të cilët kanë luftuar e luftojnë për të kufizuar e mohuar të drejtat e Kosovës, sepse këtë duan ta kenë nën administrimin e tyre absolut, në mënyrë që të diktojnë, si mbas interesave të tyre shoviniste, gjithë zhvillimin politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës.

Përsa i përket bashkëpunimit tonë me ju, ne do ta zhvillojmë këtë brenda kuadrit të Federatës Jugosllave. Por jua themi hapur: në këto marrëdhënie preferencën ne ua japim marrëdhënieve me ju, me Kosovën. Ne jemi të disponuar ta ndihmojmë Kosovën në të gjitha drejtimet, veçanërisht lidhur me zhvillimin e arsimit, me pregatitjen e kuadrove, me tekstet që ju nevojiten, qoftë për universitetin, qoftë për shkollat e tjera.

Mund të shkëmbehet eksperiencë midis kuadrove të sektorëve të ndryshëm, mund të shkëmbehen kuadro për të mbajtur cikle leksionesh etj. Gjithashtu mund të vinë tek ne, për vizita e për të parë, në forma të ndryshme, vëllezërit kosovarë.

Shoku Enver më porositi t’ju them juve, shoku Fadil, se nga ana jonë nuk ka asnjë pengesë. Bile do të jemi të kënaqur të plotësojmë të gjitha kërkesat tuaja. Republika Popullore e Shqipërisë, më tha shoku Enver, ka detyrime ndaj vëllezërve të Kosovës. Por rëndësi ka dhe kjo varet edhe nga ju, nga mbështetja juaj, që në Shqipëri të vinë sa më shumë kosovarë e studentë, vetëm përpiquni të jenë njerëz të mirë dhe që t’ju shërbejnë juve sa më shumë në të ardhmen.

Përgjithësisht lidhur me marrëdhëniet me Federatën Jugosllave ju duhet të na kuptoni drejt. Ju keni politikën e qëndrimin tuaj ndaj Federatës, edhe ne kemi tonin. Të flasim hapur: Historia provoi se nga Jugosllavia e Titua është bërë një politikë e egër kundër vendit tonë, saqë tani edhe vetë udhëheqja jugosllave e njeh zyrtarisht. Ju, që keni hequr mbi kurriz ato çka bëri Rankoviçi, e kini kuptuar politikën antishqiptare që është ndjekur në Kosovë, e kuptoni se sa të drejta kanë qenë dhe janë qëndrimet tona ndaj udhëheqjes jugosllave.

Ju mund të keni pikëpamjen tuaj, por për ne Titua është antimarksist. Megjithëkëtë, ne ju themi që, në këto koniunktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse jua lehtësoi disi vuajtjet. Por ky qëndrim i Titos ndaj Kosovës, sipas pikëpamjes sonë, nuk diktohet nga dashuria, ai diktohet nga rrethanat që u krijuan, në të cilat çështja shtrohet: o t’ju ketë armiq, ose t’u ketë miq. T’ju armiqësojë është e rrezikshme për të. Prandaj do që t’ju ketë miq, gjë që ka rëndësi edhe në luftën e Titos kundër rankoviçianëve.

Në këtë koniunkturë ka probleme të interesit të përgjithshëm, për të cilat qëndrimet tona janë pozitive. Në këto qëndrime ne udhëhiqemi nga parimet e marksizëm-leninizmit, nga interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë, nga interesat e shqiptarëve të Kosovës, si dhe nga interesat e popujve të Jugosllavisë dhe të popujve të tjerë.

Prandaj, kur shohim se në koniunktura konkrete rrezikohen popujt e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne mbështesim luftën e popujve të Jugosllavisë për mbrojtjen e vendit të tyre. Edhe udhëheqja jugosllave i sheh këto koniunktura dhe, në përputhje me to, kërkon që marrëdhëniet me Republikën Popullore të Shqipërisë t’i zhvillojë me vrull. Ky është interesi i saj, por ajo ka edhe merakun që të tregojë se Shqipëria socialiste ndryshoi vijë e ngjyrë, se titizmi ka pasur të drejtë në qëndrimet e tij. Ne ju themi juve se këtë kënaqësi dhe kapital politik nuk ua japim titistëve.

Ne jua themi juve si shok e vëlla i yni, se marrëdhëniet tona me Federatën Jugosllave do të vijnë duke u përmirësuar në rrugë shtetërore. Edhe çështjen e shkëmbimit të ambasadorëve po e studiojmë. Por udhëheqja jugosllave duhet ta dijë që ka bërë shumë të këqija ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë dhe shumë qëndrime të saj duhet t’i dënojë publikisht që të mund të pastrohet sadopak rruga nga pengesat që ajo vetë ka krijuar prej vitesh me radhë.

Ne i kuptojmë vështirësitë tuaja, shoku Fadil, ashtu siç dimë edhe dallgët nëpër të cilat keni kaluar, si dhe qëndresën tuaj. Ky është një nder për ju dhe për shqiptarët e Kosovës. Ne i kuptojmë drejt gjithashtu edhe qëndrimet tuaja në konjukturat e ndryshme.

Të jeni të bindur se çdo qëndrim marksist-leninist i Republikës Popullore të Shqipërisë, ashtu si deri tani edhe në të ardhmen, do të ketë parasysh gjithnjë interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe interesat e vëllezërve tanë shqiptarë të Kosovës, duke forcuar miqësinë me popujt e Jugosllavisë në rrugën marksiste-leniniste.”

Si e sheh të gjitha këto çështje ti do t’ia thuash Fadilit. E, si mendon tani? T’ia japim këtë përgjigje apo jo? Pastaj mund t’ia themi kështu? Shkon? Mos është e butë apo e fortë, domethënë mos është nevoja ta zbusim ca akoma, apo ta forcojmë më tej? Thuana mendimin tënd, është një përgjigje politike apo sektare, apo mos është liberale? Si të duket pra, se të kemi ekspert për problemet jugosllave.

SHOKU LIK SEITI: … (Pasi mendohet pak); Mua më duket një përgjigje e plotë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Si gjykon ti, se do të jetë reagimi nga ana e tij?

SHOKU LIK SEITI: Në pjesën ku ne flasim për Titon, mendoj se ai do të reagojë patjetër.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për këtë çështje në përgjigje thuhet që ti për Titon ke mendimin tënd, ne kemi tonin.

SHOKU ENVER HOXHA: Ne i themi atij që të mbështetet tek Titua, se me disa masa që ka marrë, ai tani e ka lehtësuar disi gjendjen e kosovarëve dhe me këtë i themi Fadilit që jemi njëkohësisht dhe realistë, por nga ana tjetër i bëjmë të qartë se Titua këto masa nuk i ka marrë nga dashuria që ka për kosovarët, po nga halli.

Përse nuk veproi ai edhe dje kështu? Atëhere Titua ishte plotësisht dakord me Rankoviçin, prandaj lëvronte druri mbi popullin kosovar, kurse sot u krijuan koniunktura të tjera, prandaj ndryshoi qëndrimet ndaj kosovarëve.

SHOKU LIK SEITI: Ky tekst mendoj është i qartë, i plotë, prandaj nuk ka si t’i përgjigjemi ndryshe.

SHOKU ENVER HOXHA: Pastaj fundi i fundit, kur flasim për Titon, kemi parasysh edhe perspektivën e tij. Ne kemi dëgjuar që Fadili ka qenë kundër Rankoviçit, se e kish vënë në shenjë, po dimë që Titua me Rankoviçin ishte. Kjo duhet parë një çikë. Sidoqoftë, ne e marrim me mënd që Fadili nuk mund të rrijë pa reaguar për Titon.

Kur të marrë vlerësimin tonë për të, ai mund të shprehet se nuk është dakord me ne mbi këtë çështje. Në qoftë se këtë nuk e bën, do të thotë se është plotësisht dakord me ne, po ne e dimë mirë që ai nuk është i tillë. Edhe po të mendojë si ne, prapë do të thotë se nuk është dakord me përgjigjen tonë dhe do të përsërisë që Titua është “marksist”.

Në të dyja rastet, edhe sikur të jetë anti-titist, këtë ai nuk mund të ta thotë ty. Një gjë të tillë, që ai është kundër Titos ai mund ta thotë vetëm në rast se do të jetë shumë i sigurtë që pikëpamja e tij do t’i vejë në vesh drejtpërdrejt Enverit. Po ne e dimë se Fadili nuk është i tillë. Duke qenë titist, ai mendon që në të kaluarën Titua nuk ka ditur gjë hiç ç’bëhej, kurse ne e kemi të qartë që edhe atëhere ai ishte i plotfuqishëm, pra nuk e vërtiste si donte Rankoviçi.

Në vetvete Fadili mund ta thotë këtë, po me mëndje mund të thotë gjithashtu që shqiptarët kanë të drejtë kur thonë ç’do të bëhet në Jugosllavi kur të vdesë Titua. Megjithatë edhe duke qenë titist, Fadili është një nacionalist shqiptar, ai nuk e ha Nikeziqin, se është serb, prandaj nuk mund të mos mendojë ç’rrugë do të zgjedhë kur të vdesë Titua, do të vejë te Nikeziqi të luftojë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, apo do të zgjedhë rrugë tjetër. Fadili thotë se kundër Shqipërisë nuk lufton dhe në këtë qëndrim atë e çojnë ndjenjat e tij nacionaliste shqiptare.

Ne nuk e dimë si do të zhvillohen ngjarjet pas vdekjes së Titos, por mendoj se duke e marrë si nacionalist do të jetë e zorshme që Fadili të bëhet me serbët. Po ta marrë fuqinë në dorë më vonë Rankoviçi, mund të bëhej edhe Fadili me të si Xhavit Nimani, se populli e do, po në të kaluarën Rankoviçi e ka persekutuar.

Ka mundësi pra që personalisht Fadili të mos ecë në këtë rrugë Ndryshe është me të tjerët, të cilët pas vdekjes së Titos mund të krijojnë një unitet shovinist, si me thënë serbo-shqiptar kundër Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Fadili do të gjendej atëhere përsëri në minoritet, në të njëjtat pozita që u gjend edhe kur Rankoviçi ish më parë në fuqi.

Tani sa e ka gjykimin ky njeri, ç’kapacitet politik ka, si e ka rrethin që e mbështet, këto nuk i kemi të qarta. Ne dimë vetëm atë që ai ka besim tek Titua, për arsye se ky po i mbështet tani kosovarët, por nga ana tjetër Fadili nuk mund të mos mendojë për të ardhshmen, për kohë të këqija, për të cilat i duhet të zejë pozitat që tani, por ato që shkon nëpër mend ai ndofta nuk ua thotë dot të gjithëve. Pra ç’është ky njeri, ne nuk e dimë.

SHOKU LIK SEITI: Edhe një gjë tjetër na mbeti pa sqaruar në takimin që pata me Fadilin, ajo që tha se tani në Kosovë janë pregatitur një tok kuadrosh që populli i do. Po cilët janë ata dhe përse e ngriti këtë çështje, kjo mbeti vetëm kaq, nuk u sqarua kush janë këto kuadro.

SHOKU ENVER HOXHA: Natyrisht këta ai nuk mund të t’i thotë me emra. As ti nuk duhet të futesh në rrugën e investigimeve të Sigurimit, duke u përpjekur të mësosh prej tij kush është ky apo ai që është me Fadil Hoxhën. Me këtë ai donte të të thoshte që njoftoje Enverin, se ne nuk jemi vetëm, po kemi edhe shokë. Ai flet pra me ty si politikan, hiqet njëkohësisht edhe si patriot, por njerëzit që janë afër meje nuk është nevoja të t’i them cilët janë, vetëm të bëj të ditur që ne kemi krijuar këtu një fond kuadrosh që gëzojnë simpatinë e popullit. / Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në...”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

Artikuj të ngjashëm

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 21, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 21, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 22, 2026
“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 21, 2026
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Dossier

“Grupi tradhtar i Beqir Ballukut, kërkonte t’i zhvillonte në ushtrinë tonë disa pikëpamje të gabuara, si lënia e terrenit të luftës dhe…”/ Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 20, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme