• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Memorie.al
Memorie.al
Fotot e panjohura / Godinat, klinikat dhe mjekët e spitaleve, nga Monarkia e Zogut, në Shqipërinë Socialiste: Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Peqini, Lezha…
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
“Pasi u diplomuan në Stamboll, shërbyen si ekonomistë, ushtarakë, doganierë, mësues, administrator dhe klerikë myslimanë…”/ Historia e panjohur e familjes shkodrane Boriçi, në 12 breza
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Rusia pretendonte se ishte vendimtare në fitoren e Shqipërisë ndaj pushuesve nazifashistë. CIA ka zbardhur një dokument mbi Shqipërinë për vitin 1953 dhe aty jepen detaje nga një libër rus, ku përshkruhet situatë në vendin tonë sipas këndvështrimeve të Moskës. Aty tregohet gjithë historia e vendit, që nga sundimi i Ahmet Zogut dhe fitorja ndaj pushuesve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kërcënimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, krijoi shqetësim shumë të madh, çorientim dhe alarm të paprecedentë te SHBA-ës…”/ Zbulohet ditari politik i Enver Hoxhës, qershor 1984

“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Viti 1953

Versioni sovjetik i historisë moderne të Shqipërisë

Bisedimet

Evangelos Kirkos foli me ambasadorin grek në Itali, Giorgios Eksindaris, dhe ky i fundit u shpreh në favor të bashkimit të Shqipërisë me Greqinë. Sipas atyre që Konstandin Rendis i tha Kirkos, zëvendës-ministri i ri i jashtëm grek Politis, kishte të njëjtën ide dhe së shpejti do të priste Kirkos. Lidhja vorio-epiriote Celasforos mbante qëndrim kundër bashkimit të Greqisë me Shqipërinë dhe kishte publikuar disa artikuj mbi çështje.

Por kohët e fundit në një artikull të presidentit të Lidhjes kolonel Karisiades, është shprehur mbështetja për bashkimin. Muharrem Bajraktari rivalizon Ermenjin për udhëheqjen e organizatës. Në lidhje me këtë, burimi ynë thekson se Bajraktari është mik i sllavëve dhe bashkëpunon me britanikët.

Koment: Informacionet besohet se i referohen vizitës së Ermenjit në Athinë, mes 15 qershorit dhe 1 korrikut 1950.

Shkurt 1953

Shtypi shqiptar dhe sovjetik për shëndetësie

Arritjet

Sipas gazetës “Puna” të 29 janarit 1952, një total prej 157 milionë lekë janë shpenzuar gjatë vitit 1951 për qëllime të mirëqenies së punëtorëve, duke përfshirë kujdesin e lindjes pushimet në kampe shtetërore, shifër kjo që përfaqësonte një rritje prej 41 milionë lekë në krahasim me vitin 1950. Gazeta thotë se shuma e shpenzuar në vitin 1952 për këto institucione ishte 72.5 milionë lekë, rreth 20 milionë lekë më shumë se shifra e vitit 1951.

“Zëri i Popullit” raportonte në 13 mars 1952 se punonjësit e shëndetit publik në Durrës, ishin mobilizuar në fushatën e vaksinimit të dyfishtë kundër tifos dhe kolerës, gazeta shtonte se vaksina ishte e cilësisë së mirë dhe kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Më 9 mars “Zëri i Popullit” raportonte se në pjesën e dytë të shkurtit, Kryqi i Kuq dërgoi disa brigada në lokalitetet Vërtop, Roshnik dhe Hajdërbenaj të Beratit, për të sensibilizuar popullatën ndaj zakoneve të dëmshme e paragjykuese ndaj shëndetit publik.

Brigada që shkoi në fshatin Dardhë të Roshnikut gjeti një vajzë që kishte qenë sëmurë prej 20 ditësh. Prindërit e saj nuk e kishin dërguar te doktori, por kishin porositur një hajmali nga hoxha mysliman. Brigada ndërhyri menjëherë duke mjekuar vajzën e cila u përmirësuar. Babai i vajzës duke parë përmirësimin falënderoi brigadën e Kryqit të Kuq. Më pas të gjithë fshatarët morën një libër me rregullat i higjienës, të të cilat ishin shumë mirënjohës.

Sipas “Zërit të Popullit” të datës 13 maj, u morën masa kundër malaries në rrethin e Beratit dhe në “Qytetin Stalin”. Në fshatin Orizaj dhe në “Qytetin Stalin” rreth 90.000 metra katrorë u spërkatën me solucion dezinfektues RF-25.

Gazeta thotë se në qytetin e Beratit rreth 20.000 metra kanal u spastruan nga larvat e malaries, ndërsa në tokat e mbjella të qytetit u spërkat dezinfektues. Më 10 maj “Zëri i Popullit” shkruante se malësorët e Tropojës kishin vuajtur nga shumë sëmundje në të kaluarën, dhe se e gjithë zona kishte vetëm një ambulancë.

Gazeta thotë se sot, lokaliteti ka një spital në Kolgecaj me një doktor, një ambulancë dhe stafin ndihmës. Gjithashtu gjashtë ambulanca operojnë në fshatrat përreth, si dhe tre infermiere fëmijësh e disa zyrtarë shëndetësie. Gazeta deklaron se shkenca ka ndërhyrë në viset malore, për t’i dhënë fund trajtimeve primitive të njerëzve të prapambetur dhe të papërgjegjshëm.

Ndërhyrja sovjetike

Në një tjetër lajm të “Zërit të Popullit”, Dr. Fejzi Hoxha duke folur para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur një seri operacionesh që nuk ishin kryer kurrë më parë në Tiranë. Ai tha se shumë sëmundje që më parë konsideroheshin të padurueshme, tashmë kurohen me shpejtësi dhe me vdekshmëri të ulët, me anë të trajtimeve të reja sovjetike.

Sipas gazetës, ai besonte se nuk mjaftonte që doktorët shqiptarë të mësonin vetëm disa trajtime të reja, por duhet të qëndronin gjithmonë në kontakt me literaturën mjekësore sovjetike për të zgjeruar bazën e tyre teorike me konceptet e reja sovjetike. Më 29 nëntor, e përditshmja “Uchitelskaja” raportonte për hapjen në Shqipëri të një instituti të ri mjekësor me tetë departamente, duke përfshirë biologji, histologji, fizikë, kimi dhe marksizëm-leninizëm.

Ajo shkruante se institucioni do të kishte laboratorë anatomie, kimie dhe fizike. Në kurset e para do të pranoheshin 50 studentë. Specialistët sovjetikë kishin dhënë ndihmë të madhe në organizimin e institutit, shkruante gazeta.

Ankesat

Më 14 mars 1952, një letër nga E. Tefiku e publikuar në “Zërin e Popullit” deklaronte se në fillim të marsit, një fshatar i varfër i quajtur Hasim nga Novosela e Elbasanit, u sëmur dhe i kërkoi doktorit ta vizitonte në shtëpi. Doktori i rrethit Mihal Çaushi shkoi në shtëpinë e fshatarit sipas urdhrit të sektori t të shëndetit publik.

Pasi mbaroi vizitën dhe dhënien e mjekimeve, doktori kishte thënë se vizita kushtonte 2600 lekë. Në një letër të shkruar nga Misto Gjoka nga miniera e bakrit në Rubik, e botuar në “Zërin e Popullit” në 11 maj 1952, përshkruhet shërbimi i dobët i spitalit vendor.

Sipas Gjokës, doktorët nuk ishin në detyrë natën dhe pacientët ankoheshin për gjendjen e krevateve, por asnjë veprim nuk është marrë për ankesën. I njëjti numër i gazetës “Zëri i Popullit” deklaronte se Sadik Bilaj është ankuar për kushtet në dispanserinë e fshatit Dhëmblan në rrethin e Tepelenës, ku Hasan Musaj punon si roje.

Ambientet ishin jo-sanitare dhe Bilaj u ankua se roja nuk i kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Pacientët që vinin me temperaturë të lartë, nuk u jepej mjekimi në kohë. Për situatën u sinjalizuan autoritetet lokale por Bilaj tha se ende nuk ishin marrë masat e nevojshme.

E njëjta gazetë deklaronte se mjekimi nuk ishte dhënë në kohë në spitalin e Vlorës, duke përmendur shembullin e një pacienti që nuk mori injeksionin sipas urdhrit të doktorit, deri në mbrëmje. Pacienti duhet të bënte dhe një analizë gjaku, por kjo u bë vetëm pas largimit të tij nga spitali./ Memorie.al

                                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin...”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës

Next Post

“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane...”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

Artikuj të ngjashëm

“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Kërcënimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, krijoi shqetësim shumë të madh, çorientim dhe alarm të paprecedentë te SHBA-ës…”/ Zbulohet ditari politik i Enver Hoxhës, qershor 1984

September 3, 2026
“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Dossier

“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 3, 2026
“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43
Dossier

“Filozofi amerikan George Santayana thotë se një e kaluar që nuk gjykohet, është e destinuar të përsëritet…”/ Refleksionet e profesorit të filozofisë së Universitetit të Bolonjës

September 2, 2026
“Eshtrat e tij, askush nuk i mbante mend se ku mbetën, pasi nuk e tregoi njeri krimin, por ndoshta Luan Qafëzezi, mund t’i ketë marrë një…”! / Refleksionet e publicistit të njohur, për poetin beratas
Dossier

“Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsuesve të Londrës e Washington-it, që bashkëpunonin kundër ushtrisë çlirimtare komuniste…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 3, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Dossier

“Edhe pse Abaz Kupi e dinte që ne do largoheshim dhe ai nuk do t’i merrte më paratë, ai na dha borxh një shumë të konsiderueshme …”/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik, në vitin 1944

September 3, 2026
“Kur Abaz Ermenji u pyet a e shikonte mundësinë e përmbysjes prej Titos të qeverisë Hoxha, ai tha Tito nuk kishte shumë mbështetës në Shqipëri dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Kur Abaz Ermenji u pyet a e shikonte mundësinë e përmbysjes prej Titos të qeverisë Hoxha, ai tha Tito nuk kishte shumë mbështetës në Shqipëri dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 2, 2026
Next Post
“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane...”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme