• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, October 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Si e vrau Sigurimi i Shtetit, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë, kolonel Sali Ormëni, pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të tij, ish-oficer Xhemal Ymeri
“Arso Milatoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë
“Në vitin 1957, kur isha në shtëpinë e tij, Enver Hoxha më tregoi se ai kishte urdhëruar për vrasjen e Gjinishit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Që në fillim të bisedës me ambasadorin Lik Seiti, Fadil Hoxha, preku momente të pëlqyeshme për Enver Hoxhën, madje, u duk se po vazhdonte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe diplomatit Esat Myftari
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                                 Vijon nga numri kaluar

Prill 1949

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi…”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

“Sëmundjet që prekin më shumë të burgosurit janë malaria dhe dizenteria, të cila përhapet në mënyrë epidemike dhe gjatë vitit 1950, në kamp vdiqën 100 veta…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Jugosllavia krijon komitetin kundër vendeve komuniste të Kominform

Në nëntor 1948 Edvard Kardelj, me rekomandimin e marshallit Tito, organizoi Komitetin e Propagandës Anti-Kominform. Që prej krijimit të saj organizata është zgjeruar shumë dhe sot numëron rreth 500 anëtarë, ku përfshihen gazetarë, diplomatë jugosllavë, zyrtarë të qeverisë dhe policisë.

Organizimi i komitetit mbahet sekret, kurse politikat e tij përfshijnë luftën ndaj propagandës sovjetike me anë të dërgimit të agjentëve të aftë në vendet satelite të BRSS-së për nisjen e fushatave të anti-propagandës.

Nga data e krijimit deri në mars 1949 komiteti ka dërguar 11 agjentë në Shqipëri, 27 në Bullgari, 32 në Hungari, 20 në Çekosllovaki, 51 në Poloni dhe 14 në Rumani. Nga këta, 29 janë arrestuar ose janë detyruar të kërkojnë strehim në ambasadat jugosllave të vendeve përkatëse.

Agjentët janë si burra dhe gra dhe janë instruktuar paraprakisht në përhapjen e propagandës. Ata veprojnë nën pretekste të ndryshme përfshi dhe me mbulim diplomatik. Ata që nuk kanë mbulim diplomatik furnizohen me fonde të bollshme dhe kanë linjat e tyre të komunikimit me Jugosllavinë, me anë të korrierëve të pavarur.

Komiteti ka rekrutuar rreth 270 agjentë të huaj të cilët kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme me punën e tyre në Shqipëri, Bullgari dhe Çekosllovaki. Ndërsa operacionet në Rumani, Hungari e Poloni kanë rezultuar më të vështira.

Në Bullgari e Shqipëri agjentët raportohet se kanë arritur me sukses të krijojnë fraksione anti-sovjetike në gradët e larta të Partisë Komuniste. Teknikat e përdorura prej tyre janë nxitja e pakënaqësisë kryesisht me promovimin e ndjenjave nacionaliste.

Ata i vënë theksin mospërputhjeve të politikave sovjetike dhe kritikojnë plaçkitjen e trupave sovjetike në vende të ndryshme, duke evidentuar më tej paevitueshmërinë e një lufte mes lindjes dhe perëndimit në rast të vazhdimit të të mbështetjes ndaj BRSS-së. Për Maqedoninë greke dhe bullgare, Komiteti ka pajtuar ndihmën e njëfarë Mihajlov, ish-lider i IMRO.

Jugosllavët raportohet t’i kenë premtuar Mihajlov pavarësinë e plotë të Maqedonisë pas bashkimit të vendit. Mihajlov është më shumë dashakeq ndaj Bashkimit Sovjetik sesa ndaj Jugosllavisë, dhe është bindur se bashkëpunimi i tij me Titon mund të sjellë pavarësinë e shtetit të Maqedonisë.

Nga ana tjetër qeveria jugosllave beson se mund të neutralizojë lëvizjen e pavarësisë së Maqedonisë që sponsorizohet nga sovjetikët, me anë të rekrutimit të Mihajlov dhe ndjekësve të tij. Shpenzimet për Komitetin jugosllav të Propagandës, i kanë kaluar tashmë 1 milionë dollarë. Një pjesë e shpenzimeve ka shkuar për shkollat e trajnimit dhe prodhimin e materialeve të shtypura.

Korrik 1950

Ekonomike, gazeta “Bashkimi”

Enver Hoxha fajëson sabotazhet në mosrealizimin e planit të naftës. Në fjalimin e tij në Kongresin e Dytë të Partisë së Punës, të mbajtur në Tiranë në 10 prill 1950, presidenti Hoxha pranoi se plani ekonomik në vitin 1949 nuk ishte realizuar, por lavdëroi Bashkimin Sovjetik për ndihmën ekonomike dhe zgjatjen e kredive pa interes.

Për dështimet ai bëri me faj sabotimet në instilacionet industriale, nga armiqtë e regjimit. Hoxha theksoi më shumë dështimet në industri dhe në minierat, që janë sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Ai përmendi industrinë e naftës, veçanërisht puset në zonën e Patosit, të cilat i kritikoi për mangësitë.

Enver Hoxha tha se plani i naftës për zonën e Kuçovës ishte plotësuar në masën 91.2 për qind në vitin 1949, në krahasim me realizimin prej vetëm 62.7 për qind në Patos. Në shkallë vendi plani i naftës bruto ishte realizuar në masën 83.7 për qind kursi plani i bitumit ishte arritur vetëm 35.6 për qind.

Presidenti raportoi se plani i prodhimit të bitumit në Selenicë ishte tejkaluar më 114 për qind, ndër dhe plani i qymyrit dhe hekurit ishte arritur, me gjithë vështirësitë e mëdha si mangësitë në transport apo në mjete të cilësisë së lartë.

Sipas Hoxhës, nafta është i vetmi sektor i industrisë që nuk ka pasur rritje të ndjeshme dhe të vazhdueshme, dhe kjo tregon për mobilizim të pamjaftueshëm dhe sabotime të shumta nga armiku, veçanërisht në Patos, i cili kishte dhe pjesën më të madhe të planit.

Përveç sabotazhit nga agjentura jugosllave, Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi i cili ka qenë më parë drejtori i Uzinës së Naftës, nga Nasi Marjani drejtor i operacioneve të Patosit, dhe nga armiq të tjerë teknikë dhe drejtues që kanë punuar aty dhe gëzojnë besimin dhe mbrojtjen e autoriteteve.

Hoxha tha se prodhimi i naftës në tërësi dhe për Patosin në veçanti, tashmë bazohej në prodhimet e kaluara. Llogaritjet e sakta nuk janë të mundshme, – tha ai,- pasi studimet gjeologjike të rezervave nuk ishin përfunduar ende. Ai akuzoi më tej se sabotatorët si Shyqyri Këllezi dhe Abedi Shehu, ishin përpjekur të hidhnin fajin te mungesat e teknikëve dhe materialeve.

“Është e vërtetë se ka mungesa materialesh dhe teknikësh, pasi nuk ka shumë teknikë të trajnuar për naftën në Shqipëri, por industria ka asistencën e çmuar të Bashkimit Sovjetik dhe të inxhinierëve të tij”, tha Hoxha, duke shtuar më tej se kur Shyqyri Këllezi u thirr para Komitetit Qendror gjashtë muaj më parë, ai pranoi se dështimi në planin e naftës nuk ishte si rezultat i mangësive teknike por prej mangësive në përpjekje, dhe i kishte premtuar Komitetit Qendror se plani do të realizohej.

Sipas Hoxhës, Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin sabotuar qëllimisht planin e prodhimit, duke vënë në zbatim metoda pune anti-socialiste dhe duke zbutur masat dhe direktivat e caktuara nga organizatat e punës.

Ata kishin ulur tre herë planet e prodhimit, dhe nëse qeveria nuk do të kishte marrë masat e saj, ata do t’i kishin ulur ato edhe më tepër. Në Patos dhe Kuçovë, materialet e vëna në dispozicion nuk po përdoren siç duhet. Mjetet shpuese dhe materialet e tjera janë porositur dhe megjithatë mirëmbajtja e puseve dhe e traktorëve nuk ka qenë e rregullt.

Gjithashtu nuk janë bërë studimet e kërkuara për fushat e naftës. Hoxha theksoi se plani për tre-mujorin e parë të 1950 do të tejkalohet në të gjithë sektorët e ekonomisë, përveç industrisë së naftës. Megjithëse prodhimi i naftës është shtuar vazhdimisht prej asistencës teknike dhe materiale të BRSS-së, deficiti i vitit të kaluar nuk mund të rikuperohet më, tha Hoxha.

Ai shtoi se ka shpresa për një rikuperim të defiçitit në prodhimin e bitumit të lëngshëm, për të cilin tashmë ishin siguruar materialet teknike. Gjithashtu një metodë e re e nxjerrjes së karburantit nga bitumi natyral po perfeksionohej nga sovjetikët për industrinë shqiptare, tha ai.

Presidenti sugjeroi se përmirësime të ndjeshme tashmë janë në progres dhe citoi shifrat e mëposhtme për tremujorin e parë të 1950: nafta 85 për qind, bitumi i përpunuar 103.5 për qind dhe qymyri 107.3 për qind. Hoxha tha se megjithëse plani i naftës për vitin 1950 pritet të realizohet, plani dy-vjeçar nuk do të përmbushet plotësisht prej dështimeve në 1949./ Memorie.al

                                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai...”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

Next Post

Kalendari 6 Shtator 2026

Artikuj të ngjashëm

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!
Dossier

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi…”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

October 19, 2026
“Sëmundjet që prekin më shumë të burgosurit janë malaria dhe dizenteria, të cila përhapet në mënyrë epidemike dhe gjatë vitit 1950, në kamp vdiqën 100 veta…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Sëmundjet që prekin më shumë të burgosurit janë malaria dhe dizenteria, të cila përhapet në mënyrë epidemike dhe gjatë vitit 1950, në kamp vdiqën 100 veta…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 19, 2026
“Piloti e pa se drita e kuqe e karburantit nuk po vezullonte më, që do të thoshte se nga çasti në çast do të…”/ Si u shmang tragjedia ajrore mbi Jugosllavi në shtator 1957, me 26 udhëtarët shqiptarë…?!
Dossier

“Piloti e pa se drita e kuqe e karburantit nuk po vezullonte më, që do të thoshte se nga çasti në çast do të…”/ Si u shmang tragjedia ajrore mbi Jugosllavi në shtator 1957, me 26 udhëtarët shqiptarë…?!

October 19, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve…”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

October 18, 2026
“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 20, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 19, 2026
Next Post
Kalendari 01 Shtator 2026

Kalendari 6 Shtator 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme