• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, August 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91

“Vërtetë komunistët e fituan luftën, por më pas ata u kthyen në një bandë vrasësish, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Sejfulla Malëshova në fund të luftës, i cili tha…”/ Refleksionet e Bashkim Shehut
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e katërt

Memorie.al / Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag te zgjedhjeve të para pluralisite që mbaheshin pas afro 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, më 6 mars 1991, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së me në krye sekretarin e përgjithshëm Ramiz Alia, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku u morën në analizë disa nga ngjarjet kryesore që kishin ndodhur kohët e fundit, duke bërë dhe një retrospektivë edhe për të gjitha ato që kishin ndodhur në harkun kohor të një viti. Duke filluar që nga ngjarjet e Shkodrës në janarin e vitit 1990, për heqjen e bustit të Stalinit, ato të Kavajës më pas, ngjarjet e 2 korrikut ku rreth 6000 persona u futën në ambasadat e huaja në Tiranë dhe u larguan nga Shqipëria; përkimi i këtyre ngjarjeve me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës po me 2 korrik, “implikimi reaksionit ndërkombëtar” me në krye CIA-n, francezët dhe jugosllavët për destabilizminin e Shqipërisë; protestat e rinisë studentore në “Qytetin Studenti” në muajin dhjetor, të cilat çuan dhe në shpalljen e pluralizmit politik; largimet masive të shqiptarëve nga vendi në kufijtë veri-perendimorë e jug-lindorë drejt Jugosllavisë e Greqisë; rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991; eksodi masiv i ditëve të para të marsit 1991, ku me mijra shtetas shqiptarë rrëmbyen anijet në portet kryesore të vendit dhe u larguan drejt brigjeve italiane; rreziku i përsëritjes së ngjarjeve të ambasadave e, deri te përgatija për zgjedhjet e para pluraliste që do mbaheshin në 31 marsin e vitit 1991, ku sipas ambasadës shqiptare në Athinë, ambasadori amerikan atje, kishte refuzuar një ftesë përë të shkuar në Boston, duke thënë se: “pritet të ndodhin ngjarje në Shqipëri”.

Lidhur me këto etj., bëhet fjalë në këtë dokument arkivor sekret (tashmë prej kohësh i de-klasifikuar), të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), në të cilën ndodhet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, ku përveç raportit të Ramiz Alisë, i cili është ndalur dhe ka folur edhe për Partinë Demokratike dhe dy liderët kryesorë të saj, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, janë edhe të gjitha diskutimet e “shokëve të Byrosë” dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë, që publikohet për herë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik?

“Në planin politik Venizellosi nxiti dhe financoj një qeveri kukull epirote, me kryeministër renegatin nga Shqipëria, Jorgji Zeografos, i cili…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Skrapar, 25 korrik 1914

                                                              Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, 6 MARS 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                                         Sekret

KOMITETI QENDROR

                                                          – Sektori i Përgjithshëm – 

                                                          P R O C E S – V E R B A L

         I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PARTISË

6 mars 1991, ora 17:00

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 6.3.1991, diskutoi rreth ngjarjeve të ditëve të fundit dhe për Letrën që do t’u dorëzohet organizatave-bazë të Partisë. Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Marrin pjesë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, shokët: Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhelil Gjoni, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja, si dhe sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Spiro Dede dhe Abdyl Backa. Mungon me arsye shoku Kiço Mustaqi.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU HEKURAN ISAI: Unë them që kushtet tani i kemi të favorshme dhe kështu populli bindet që udhëheqja e Partisë ka punuar dhe po lufton për demokratizimin e jetës së vendit. Në qoftë se jemi për demokratizimin, atëherë do të durojmë dhe disa kthesa të shpejta që merren nën presionin e situatave të jashtme dhe të brendshme. Për këtë duhet ta bëjmë të ndërgjegjshme edhe bazën e Partisë, që ajo ta kuptojë drejt.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ne nuk po na kuptojnë sekretarët e Partisë të rretheve, për të mos thënë shokët e Komitetit Qendror.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kjo pikërisht se disa sekretarë të parë të Partisë në rrethe kanë rënë në influencën e forcave sektare dhe konservatore që dolën me akuza kundër udhëheqjes së Partisë, për ta lënë Partinë pa udhëheqje. Të vijë sekretari i parë i Partisë të rrethit të na akuzojë për tradhti pse u rrëzua monumenti i shokut Enver? Po cilin kërkon të sjellë ai në krye të Partisë?

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë se na kritikon, po të vjen sekretari i parë i rrethit tjetër dhe të thotë: “Sikur të iki unë tani? Le të vijë një tjetër në vendin tim”. Ja, sot më erdhi Manxhar Binaj e më tha që i kam fëmijët keq, le të vijë një shok tjetër sekretar i parë në Gjirokastër.

SHOKU HEKURAN ISAI: Nuk është vetëm ai, po janë disa që kërkojnë të ikin.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë kohë lufte të të thotë kështu?

SHOKU PALI MISKA: Këta njerëz po i thyen situata. Në Vlorë “u mbytën” fare.

SHOKU RAMIZ ALIA: Vlora është kthyer në të kundërtën. Kuadrot drejtues të saj, kur u takuam me përfaqësues të rretheve të ndryshme mbas rrëzimit të monumentit të shokut Enver, na erdhën këtu me tërsëllëm të madhe.

SHOKU XHELIL GJONI: Sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Vlorës (Halil Hasko) dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit (Nedin Hoxha), në vend që t’i linin përfaqësuesit e ndryshëm të rrethit të flisnin, vetë e filluan dhe e mbaruan bisedën, duke na kërkuar llogari pse u rrëzua monumenti në Tiranë?

SHOKU HEKURAN ISAI: Këtë e bënin për t’u treguar atyre që jemi në një pozitë me ju, domethënë nuk jemi ne që kemi tradhtuar.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po çfarë t’u thuash tani? Duket sikur marrim hak.

Mirë, tjetër çfarë mendimi ka?

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Letra që është menduar t’u dërgohet të gjitha organizatave – bazë të Partisë është një gjë e mirë, sepse organizatat e Partisë dhe komunistët presin përgjigje konkrete lidhur me ngjarjet që përjetojmë. Kur dëgjojmë ato që thatë ju, shoku Ramiz, dhe i vëmë përballë Letrës që lexuam sot, kam mendimin që më e plotë e më konkrete është fjala juaj, prandaj mendoj se ajo duhet reflektuar në Letër.

Kam përshtypjen se dhe kjo Letër ka një frymë të letrave të zakonshme, më tepër thirrje të përgjithshme, sesa një zbërthim të gjendjes dhe me fenomeneve që kanë dalë. Kurse në fjalën tuaj ka një analizë më të plotë.

Kam mendimin që ndoshta kjo Letër e përmirësuar, mundet të aprovohej edhe në Komitetin Qendror, në mënyrë që vetë ky plenum të ngarkohej me detyra, që shokët të bëhen përçues dhe luftëtarë në organizatat – bazë të Partisë ku militojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve, se kam bindjen e plotë që në organizatat-bazë do të ketë shumë pyetje.

Pra mendoj që në përmbajtje Letra të konkretizohet dhe ndoshta mund të organizohej një plenum që të aprovohej dhe të përmirësohej, duke i sqaruar ngjarjet jo thjesht në prizmin politik, por ca gjëra edhe në linjën ekonomike, aq sa mund të sqarohet për ekonominë, se është mjaft e vështirë, ka probleme.

Plenumit mund t’i bëhet thirrje, se ka një ndrydhje, njerëzit nuk janë në punë, siç e thatë ju me të drejtë kemi një distancë midis punëve shtetërore dhe atyre të Partisë. Po në këtë situatë nuk mund të kthehemi prapa dhe t’i themi sekretarit që të merret ai me mbjelljet, si më përpara. Po një rrugë e mesme për të dalë nga kjo situatë e vështirë duhet gjetur, duke i bërë thirrje, duke e sqaruar Plenumi më shumë sesa Letra.

Kam mendimin që në këtë plenum duhet folur edhe për fushatën e zgjedhjeve në Kuvendin Popullor. Është e vërtetë, siç thuhet në Letër, që na dha ndihmë figura dhe vepra e Enver Hoxhës, por në qoftë se nuk përfitojmë dhe nuk e çojmë më tej këtë ndihmë që na dhanë masat, do të jetë e vështirë për fushatën e zgjedhjeve.

Është e drejtë ideja për ngritjen e komisionit për me i gjashtë faqeve të reja të dokumentit për organizimin e Kongresit të Partisë. Ky do të jetë një stimul ose një instrument që do të krijojë te komunistët bindjen se, pavarësisht nga situatat që po kalojmë, në këtë ngjarje të madhe, siç është kongresi i Partisë, do ta mbajmë flamurin lart dhe po fillojmë të marrim masa. Në këtë komision duhet të futen patjetër emra të rinj. Për masën që u tha për ta shpallur portin e Durrësit zonë ushtarake, jam dakord. Takimet tona, siç po bisedojmë sonte, mund të jenë edhe më të shpeshta.

Duke e mbyllur mendimin tim, them që Letra duhet të jetë konkrete. Mund të bëhet Plenumi dhe aty të shtrohen idetë qartë, personalisht nga ju, shoku Ramiz, siç i thatë sonte, duke i thelluar patjetër, se do të jetë një ndihmë për tërë Partinë dhe shokët e Plenumit. Ta humbasim një ditë. Nuk them të bëhet sot ose nesër, por pasi të sqarohen një herë ngjarjet që kanë ndodhur në Durrës, Vlorë e në ndonjë qytet tjetër. Këtu pastaj të gërshetohet edhe çështja e fushatës së zgjedhjeve dhe e kongresit të ardhshëm të Partisë. Këto kisha unë.

SHOKU SPIRO DEDE: Më falni, shoku Besnik, Letra në aspektin ekonomik çfarë të ketë?

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Zura në gojë që ky aspekt është më i vështiri dhe në Letër vetëm sa është përmendur.

SHOKU HEKURAN ISAI: Jep ndonjë zgjidhje?

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Jo, zgjidhje mund të mos jap, se e kuptoj sa e vështirë është, por plenumit dhe organizatave të Partisë diçka u duhet thënë, se ndryshe e tërë Letra ose diskutimet në organizatat e Partisë, do të shkonin në linjën ekonomike. Kështu e përfytyroj komunistin e thjeshtë. Duke ia lexuar këtë letër të përgjithshme, siç është tani, mund të marrë atë tendencë.

Meqenëse Letra do të punohet në organizatat-bazë të Partisë, jo në plenumet e rretheve, ajo duhet të jetë më konkrete dhe më e plotë, aq sa kemi mundësi ta realizojmë këtë. Jo të zotohemi me eufori në fushën ekonomike, por ama një paragraf apo tri rreshta siç janë në Letër, janë të pamjaftueshme.

Kështu siç është ajo, është mjaft e përgjithshme. Pastaj ka ca terma të tilla si “vendi i vetëm me socialist në botë”, që nuk kanë më nevojë më tani të thuhen kështu. Ka gjithashtu edhe ca gjëra të tjera që unë i kam mbajtur shënim e, mund të bisedoj për to me shokët sekretarë të Komitetit Qendror, janë ca terminologjira, që i gjejmë dhe në letrat e mëparshme.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Situata politike është ashtu sikurse thanë shokët. Situata sociale është me shumë tensione. Në kontaktet që kemi me njerëzit, del që shqetësimet shumë të mëdha janë në fushën ekonomike. Gjendja ekonomike sa vjen dhe rëndohet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Para se të futesh në këtë çështje, më thuaj më konkretisht, nëse e ke analizuar, çfarë ka ndryshuar në komunistët e Korçës? Pyetjen e kam më tepër për qytetin.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Në komunistët e Korçës ka ndryshuar ajo që ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Unë dua të më ndihmosh, ti më thua; “ajo që ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë”! Këta komunistë ju i keni afër, kurse unë nuk i kam afër, prandaj pyes.

SHOKU HEKURAN ISAI: Flitet në masë që ne komunistëve nuk na ka mbetur asnjë kompetencë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ti sekretar i parë i rrethit të Korçës, i ke bërë analizë gjendjes si janë komunistët e Korçës? Çfarë thonë Raqi Shambli, Niko Çeta?

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Raqi Shambli dhe Niko Çeta nuk thonë ndonjë gjë. Problemi është te komunistët e ndërmarrjeve ekonomike, kurse ndryshe është në fshat. Ne bëmë mbledhje të hapura të organizatave të Partisë. Masat që morën pjesë në këto mbledhje ngritën tërë ato probleme, kurse organizatat-bazë të Partisë, nuk ishin në gjendje t’i zgjidhnin. Kjo krijon shqetësim të madh. Siç thashë, situata sa vjen dhe rëndohet. Komunistët i kanë vënë përpara lidhur me këto situata ekonomike.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pse i kanë vënë përpara?

SHOKU Vangjel ÇERAVA: I kanë vënë përpara se u kërkojnë. Problemet ngrihen nga ndërmarrjet, administratat mundohen të mbrohen për këto probleme, ndërsa komunistët vihen në mbrojtje të administratave. Kjo i ka ndarë ata nga masat. Situata ekonomike po rëndohet. Kjo krijon tensione akoma më të mëdha. Unë them që për këtë duhet diskutuar dhe duhet thënë çfarë do të bëhet.

Deri tani asnjë vend pune nuk hapim. Numri i njerëzve që nuk po zihet me punë po rritet gjithnjë e më shumë. Situata e furnizimit është po kështu. Tani kemi fushatën e mbjelljeve, po mungon nafta. Çfarë do t’u thuash punonjësve të bujqësisë? Edhe superfosfat nuk ka. Do të mbjellim pa të, por pa naftë nuk bëjmë dot. Kjo situatë ekonomike do ta rëndojë akoma më shumë gjendjen. Ajo që është më keq, ne nuk jemi në gjendje të japim asnjë perspektivë. Në fund të fundit, të gjitha mbledhjet që bëhen, katandisen me kërkesat në këtë fushë.

Unë mendoj që kërkesat janë të drejta. Ne përdorim të njëjtat argumente që kemi përdorur disa herë me radhë. Kjo e vështirëson punën e komunistëve dhe tonën, ka ulur autoritetin e komunistëve dhe të organizatave të Partisë. Në qoftë se gjykohet që të bëhet mbledhja e Plenumit të Komitetit Qendror, unë them që duhet diskutuar dhe në këtë aspekt. Nuk jam për atë që të jemi euforikë dhe të japim drejtime kot, por ama një rrugëdalje duhet gjetur.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ja, thuaj një rrugëdalje ti.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Unë, po të kisha, do të thosha. Ne në Korçë i ngritëm të gjithë njerëzit të mbledhin lëkurët, ku ishin dhe ku nuk ishin dhe kemi prodhuar aq të sipërme këpucësh, sa nuk kemi ku i vëmë. Por e ndaluam punën tani, se nuk ka shuaj. Çfarë të bëjmë më tepër?

Ose meqë nuk kishim superfosfat, ngritëm njerëzit të grumbullojnë plehun organik. Këtë e kemi në dorë, këtë kemi bërë. Në qoftë se nuk e kemi bërë mirë, do ta bëjmë akoma më mirë. Vjen filli për trikotazhin, e kemi kursyer sa më shumë, po nuk vijnë bojërat. Atëherë me çfarë të ngjyrosim?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Jam dakord me mendimin e shokut Adil, që tani nuk është koha të thellohemi në analizën e fenomeneve dhe problemeve që kemi, po si t’i zgjidhim këto që kemi aktualisht, të cilat kërkojnë veprime të shpejta dhe konkrete për t’i kapërcyer. Në programin elektoral që kemi aprovuar për zgjedhjet, një nga pikat më të rëndësishme është çështja e strehimit. Ne kemi thënë që brenda katër vjetëve do ta zbutim çështjen e strehimit.

Ne këtu kemi pikën më të dobët që do të na atakojnë. Në takimet që do të bëjmë me njerëzit, si kandidatë për deputetë që jemi, do të na zënë ngushtë. Këtë vit kemi planifikuar investime për ndërtime më pak se vitin e kaluar. Për ndërtimet me kontribut vullnetar, dhe sot e kësaj dite që flasim, nuk janë gjetur burimet e financimit. Është gjetur një teori, se kush e ka zbuluar, që të financohen nga fitimet e ndërmarrjeve ekonomike! Ky është një bllof i madh, që nuk di se si do ta përballojmë.

Me dëshirë shumë të madhe për të kapërcyer situatën që kemi, vitin e kaluar morëm zotim për të ndërtuar në Tiranë 3.200 apartamente, por përfunduam vetëm 2.600 apartamente. Jo se nuk kishim mundësi të ndërtonim 3.200 apartamente, por patëm mungesa të mëdha për hekur. Megjithatë, viti që shkoi ishte viti më i mirë për ndërtimet në Tiranë, se u përfunduan 2600 apartamente dhe janë në proces 3.500 të tjera. Kjo ishte një fitore e madhe.

Në pikëpamje morale jam shumë i vrarë, e pranoj përgjegjësinë që kam si kryetar i Komitetit Ekzekutiv që nuk e realizuam dot atë detyrë, me gjithë luftën e madhe që bëmë. Por të planifikojmë sivjet për Tiranën 600 apartamente me ndërmarrjet e shtetit, kjo është sa gjysma e atyre që u planifikuan vjet. Dhe për këto 600 apartamente kanë dalë tre vendime qeverie: 200 prej tyre t’u jepen organeve të Punëve të Brendshme për policinë, 160 apartamente t’i jepen Valiasit, se bënë grevë, 150 apartamente t’u jepen ndërmarrjeve të ndërtimit për veprat.

Këto tre vendime qeverie i ezaurojnë komplet të 600 apartamentet që ndërtojnë ndërmarrjet e ndërtimit me investimet e tyre që kanë për shtetin. Për ndërtimet me kontribut vullnetar deri tani nuk janë dhënë fare investime, se nuk janë gjetur fondet me se do të mbulohen, me gjithë përpjekjet që kemi bërë. Për këtë çështje kam biseduar me shokun Fatos, do të marrim takim këto ditë me të. Unë mendoj se ky problem është një nga pikat më të forta, se nuk dalim dot para popullit. Në Tiranë sot janë 15 mijë kërkesa për strehim./ Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa...”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik?

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik?
Dossier

“Shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik?

August 4, 2026
“Në planin politik Venizellosi nxiti dhe financoj një qeveri kukull epirote, me kryeministër renegatin nga Shqipëria, Jorgji Zeografos, i cili…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Skrapar, 25 korrik 1914
Dossier

“Në planin politik Venizellosi nxiti dhe financoj një qeveri kukull epirote, me kryeministër renegatin nga Shqipëria, Jorgji Zeografos, i cili…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Skrapar, 25 korrik 1914

August 2, 2026
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova, pasi thuhet se do krijohet një parti socialiste dhe ….”/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91

August 4, 2026
‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin
Dossier

‘Në Spaç na mbante gjallë Zoti”, të mbijetuarit rrëfejnë besimin që nuk ua theu dot regjimi komunist dhe vitet me Dom Ernest Simon Troshanin

August 2, 2026
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Dossier

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91

August 2, 2026
“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91
Dossier

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

August 1, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme