• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, August 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Pas kritikave që bëra në mbledhje, Abdyl Këllezi, në kulmin e nervozizmit, më tha; s’kam ardhur këtu të marr leksione nga ty dhe me grusht…”/ Kujtimet e panjohura të ish-drejtorit të Uzinës së Naftës
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Të furnizoheni me bomba, gaz lotsjellës, kundragaz e veshje të verdha për të dënuarit, kurse për ushtarët …”/ Udhëzimet e Hekuran Isait pas Revoltës së Qaf-Barit në ’84-ën
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken në rrugicat e Brindizit….”/ Shkrimi i ‘New York Times’ më 9 mars ‘91
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag te zgjedhjeve të para pluralisite që mbaheshin pas afro 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, më 6 mars 1991, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së me në krye sekretarin e përgjithshëm Ramiz Alia, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku u morën në analizë disa nga ngjarjet kryesore që kishin ndodhur kohët e fundit, duke bërë dhe një retrospektivë edhe për të gjitha ato që kishin ndodhur në harkun kohor të një viti. Duke filluar që nga ngjarjet e Shkodrës në janarin e vitit 1990, për heqjen e bustit të Stalinit, ato të Kavajës më pas, ngjarjet e 2 korrikut ku rreth 6000 persona u futën në ambasadat e huaja në Tiranë dhe u larguan nga Shqipëria; përkimi i këtyre ngjarjeve me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës po me 2 korrik, “implikimi reaksionit ndërkombëtar” me në krye CIA-n, francezët dhe jugosllavët për destabilizminin e Shqipërisë; protestat e rinisë studentore në “Qytetin Studenti” në muajin dhjetor, të cilat çuan dhe në shpalljen e pluralizmit politik; largimet masive të shqiptarëve nga vendi në kufijtë veri-perendimorë e jug-lindorë drejt Jugosllavisë e Greqisë; rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991; eksodi masiv i ditëve të para të marsit 1991, ku me mijra shtetas shqiptarë rrëmbyen anijet në portet kryesore të vendit dhe u larguan drejt brigjeve italiane; rreziku i përsëritjes së ngjarjeve të ambasadave e, deri te përgatija për zgjedhjet e para pluraliste që do mbaheshin në 31 marsin e vitit 1991, ku sipas ambasadës shqiptare në Athinë, ambasadori amerikan atje, kishte refuzuar një ftesë përë të shkuar në Boston, duke thënë se: “pritet të ndodhin ngjarje në Shqipëri”.

Lidhur me këto etj., bëhet fjalë në këtë dokument arkivor sekret (tashmë prej kohësh i de-klasifikuar), të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), në të cilën ndodhet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, ku përveç raportit të Ramiz Alisë, i cili është ndalur dhe ka folur edhe për Partinë Demokratike dhe dy liderët kryesorë të saj, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, janë edhe të gjitha diskutimet e “shokëve të Byrosë” dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë, që publikohet për herë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne asnjëherë s’kemi pasur simpati për shqiptarët, i kemi luftuar të gjitha kërkesat e tyre për krijimin e shtetit të pavarur…”/ Raporti i funksionarit të ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiç, në 1939

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme, pasi…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

                                                         Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, 6 MARS 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË               Sekret

KOMITETI QENDROR

– Sektori i Përgjithshëm –

                                                         P R O C E S – V E R B A L

         I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PARTISË

6 mars 1991, ora 17:00

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 6.3.1991, diskutoi rreth ngjarjeve të ditëve të fundit dhe për Letrën që do t’u dorëzohet organizatave-bazë të Partisë. Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Marrin pjesë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, shokët: Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhelil Gjoni, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja, si dhe sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Spiro Dede dhe Abdyl Backa. Mungon me arsye shoku Kiço Mustaqi.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU SPIRO DEDE: Ne sot i mblodhëm shokët, kemi përcaktuar dhe një tematikë, me tendencë që dikush të zbërthejë këtë ide, tjetri një ide tjetër. Kemi marrë specialistët nga më të mirët dhe jamë dakord që të fillojnë qysh nesër e të mbarojnë nga data 18 mars. Do të dërgojmë në rrethe veteranë, njerëz me influencë, që punojnë në Tiranë. Kemi bërë listat, mund të shtojmë dhe të tjerë, dhe të venë të gjithë nëpër rrethe.

Unë, thoshte Luan Qafëzezi, jam i bindur se do t’ia shtoj një mijë vota Partisë nga ata që janë lëkundur, se ka influencë në zonën e Beratit, siç kanë dhe të tjerët në zonat ku do të venë. Duhet të bëjmë ç’është e mundur me forcat që kemi. Ndërkohë do të nisim në rrethe edhe pedagogët e Shkollës së Partisë për të punuar materialet që kanë përgatitur në kuadrin e zbërthimit të programit elektoral të Partisë.

Nga ana jonë, shoku Abdyl ka vajtur deri tani në Elbasan dhe Durrës, unë vetë do të vete në 6-7 rrethe, shoku Xhelil po vete, shokët e Byrosë Politike të venë, siç duhet të venë shkencëtarët etj., që të ndihet se kemi forca serioze të shumta për të punuar në këtë drejtim. Ne do t’i bëjmë këto, kurse rrethi të bëjë të vetat.

SHOKU RAMIZ ALIA: I keni caktuar ju shokët e Byrosë Politike?

SHOKU SPIRO DEDE: Disa, po dhe ministrat.

SHOKU RAMIZ ALIA: Caktojini dhe shokët, në qoftë se janë dakord, nëpër rrethe.

SHOKU ABDYL BACKA: Unë isha në Elbasan dhe në Durrës. Me sinqeritetin dhe me seriozitetin që ka Partia jonë për programin, dëgjonin shumë dhe ishin njerëz nga më të ndryshmit. Pse nuk flasin, thoshin.

SHOKU SPIRO DEDE: Në Tiranë këto ditë jam takuar me mbi 100 sekretarë organizatash-bazë. Pse nuk na vjen njeri të na flasë në ndërmarrje? – thoshin – komitetet e Partisë të rajoneve nuk ekzistojnë, nuk na thërret njeri. Me këtë nuk dua të them se nuk punojnë shokët e Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës. Ismail Lleshi, për shembull, bën dy e tre takime në ditë. Dhe shoku Robert (sekretar i Komitetit të Partisë të Universitetit të Tiranës), ka bërë takime.

Po ata nuk ankohen ndaj Tiranës sesa ndaj rajoneve që nuk venë në ndërmarrje, ku ata të Partisë Demokratike janë vazhdimisht prezentë. Ne i organizojmë mbledhjet më shumë nëpër komitete partie, kurse punëtorët thonë pse nuk na vjen njeri në ndërmarrje. Siç bëjnë propagandë ata të Partisë Demokratike, të bëjnë dhe të Partisë së Punës. Të vijnë se na japin krahë. Të paktën mbi 5-6 veta m’kanë thënë këtë.

SHOKU XHELIL GJONI: Tirana ka nevojë edhe për ndihmën tonë, se komitetet e Partisë të rajoneve të Tiranës nuk janë në gjendje që ta përballojnë dot këtë punë, duke angazhuar dhe kuadro të inteligjencies, të Universitetit, etj.

SHOKU SPIRO DEDE: Unë me inteligjencien kam bërë dy takime. I kam thënë Fatri Sinanit që t’i mbledhë, kur të dojë, dhe pedagogët e Universitetit. Nesër e kemi lënë të takohemi me pedagogët e Institutit të Lartë Bujqësor. Do të vemi bashkë me Ismail Lleshin.

SHOKU XHELIL GJONI:Kurse unë e mendoj disi ndryshe këtë punë: shoku Foto, shoku Pirro Kondi, Nasi Lera, Dritëro Agolli, Namik Dokle e të tjerë anëtarë plenumi të inteligjencies, të shkojnë të takohen me inteligjencien e me rininë, për t’i tërhequr në anën tonë.

SHOKU SPIRO DEDE: Shumë drejt, duhet bërë dhe do ta bëjmë këtë punë.

SHOKU XHELIL GJONI: Unë të gjithë shefat e sektorëve të Komitetit Qendror i kam dërguar në Tiranë të ndihmojnë, sepse rajonet e Tiranës sot kanë nevojë për të gjithë ne.

SHOKU RAMIZ ALIA: Të mos harrojmë që ne kemi stilin e mbledhjeve hierarkike: unë flas me ty, ti flet me shefat, shefat flasin me instruktorët, instruktorët me sekretarët, sekretarët me organizatat. Ka ndryshuar ky stil? Sigurisht që ka ndryshuar.

SHOKU XHELIL GJONI: Unë them që ka ndryshuar.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jam shumë dakord që ka ndryshuar, po në një pjesë të madhe të Partisë, kam përshtypjen që nuk ka ndryshuar.

SHOKU XHELIL GJONI: Kur vajta sekretar i parë në Tiranë, gjendja atje ishte shumë e rëndë. Prandaj në mbledhjen e plenumit të Komitetit të Partisë, ku mori pjesë edhe shoku Adil, shtruam tri probleme: forcimin e punës së Partisë në rreth, punën me rininë, se vihej re një shkëputje e Partisë nga rinia, dhe çështjen e drejtësisë kundër hatërlleqeve e të tjera. Nuk mund të përballohet kaq lehtë Tirana, ku ishin akumuluar prej vitesh dobësi të tilla.

SHOKU SPIRO DEDE: Krahas kësaj duhet të bëjmë ç’është e mundur për përmirësimin e tregut, për sigurimin e lëndëve të para dhe veçanërisht për fillimin e investimeve të huaja.

SHOKU RAMIZ ALIA: Investimet e huaja nuk fillojnë dot në këtë gjendje që jemi.

SHOKU SPIRO DEDE: Për sa i përket Letrës, unë e lexova dhe, me thënë të drejtën, më pëlqeu. Mund të ketë nevojë për ndonjë krehje, mund të hiqet ndonjë shprehje, si “vendi i vetëm socialist” etj., por në përgjithësi m’u duk e mirë. Ajo shpjegon ngjarjet që ndodhën dhe njëherësh shtron detyra për angazhimin e komunistëve në fushatën e zgjedhjeve dhe në problemet e tjera.

Nuk jam dakord që për Letrën të mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë, sepse nuk ka ç’bën. Efektivisht është një plenum që nuk ekziston, faktikisht nuk punon, 60 a 70 për qind e përbërjes së tij janë pensionistë. Përsa i përket komisionit qendror për përgatitjen e kongresit të ardhshëm, më duket një gjë shumë e mirë.

Këtë komision duhet ta krijojmë sa më shpejt, ta shpallim publikisht, në të të ketë sa më shumë elementë të rinj, veçanërisht nga radhët e inteligjencies që ka autoritet. Dhe nga të moshuarit duhet të vëmë, sepse ky komision do të ndikojë për neutralizimin e rrymave të ndryshme për përçarjen në Parti.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk ka dyshim që vërejtjet e shokëve që Letra do korrigjuar e rregulluar janë të drejta. Mund të shtohet dhe ajo që tha Besniku, që të flitet në Letër dhe për me fenomenet e fundit që kanë ndodhur. Problemi që mbetet për t’u diskutuar është: të mblidhet apo të mos mblidhet Plenumi?

SHOKU XHELIL GJONI: Çfarë na dha Plenumi? – do të thonë njerëzit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në fakt Plenumi i kaluar nuk la përshtypje të mira në njerëzit. Dhe ky plenum vështirë të japë ndonjë gjë për të qenë. Tani ne do t’i futemi fushatës së zgjedhjeve. Ky plenum një gjë mund të bënte, në qoftë se biem dakord të mblidhet: të shqyrtonte nevojën e rinovimit të Partisë dhe të miratonte krijimin e grupit organizator të kongresit.

SHOKU XHELIL GJONI: Prapë do të na akuzojë baza që nuk e pyesim. Unë kam takuar sekretarë komitetesh të Partisë dhe u kam thënë që a mund të ngrini komision organizator të përgatitjeve të kongresit me njerëz nga më të mirët në rrethe? Më kanë dhënë disa emra. Në qoftë se ne do t’ia shpiem bazës poshtë këtë listë, që ta aprovojë, ajo le të marrë dhe të heqë kë të dojë. Kështu është më demokratike.

SHOKU RAMIZ ALIA: Atëherë konkluzioni është që këtë Letër ta përpunojmë, t’i shtojmë dhe gjërat që u thanë këtu, të formulojmë listën, së cilës mundet t’i hedhim një sy në Byronë Politike, në qoftë se jeni dakord, dhe ta dërgojmë poshtë në bazë. Problemi i ditës mendoj se është stabilizimi i situatës së krijuar, ç’bllokimi i saj, sidomos në Durrës, si dhe në disa qytete të tjera. Masat që kemi vendosur, do t’i marrim. Për të tjerat jeta do të na mësojë çfarë do të bëjmë. Çështja e Hekuranit, Palit dhe Besnikut ka mbetur një çikë zvarrë. Na ndodhën gjithë këto ngjarje dhe na mbeti pa u përfunduar. Çfarë variantesh ka për këtë punë?

SHOKU PALI MISKA: Kjo çështje, shoku Ramiz, koincidon me mbushjen e moshës sime të pensionit. Në punët e Partisë mund të angazhohem, po nga ana e punëve shtetërore unë e mbusha moshën. Jo se përtoj, jo se jam lodhur, po mendoj se nuk shkon më. Edhe ai pak autoritet që na ka mbetur ta ruajmë sesa ta prishim fare.

Këtë e them me sinqeritet. Unë për jetë të jetëve i jam mirënjohës Partisë, shokut Enver, juve, mbetem gjithnjë besnik i Partisë Dhe në Byronë Politike mendoj të mos jem më. Unë e them me zemër të hapur që mirë e keq si kemi punuar, kemi ardhur deri këtu, tani nuk kam asnjë pretendim.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dhe Hekurani kështu e ka shtruar me problemin, më duket. Unë kisha mendimin një herë që ai mund të na ndihmonte këtu në Komitetin Qendror.

SHOKU HEKURAN ISAI: Nuk kam çfarë të bëj këtu.

SHOKU SPIRO DEDE: Po sikur shoku Hekuran të jetë ose pranë Qeverisë, ose pranë Komitetit Qendror për zgjidhjen e vatrave të nxehta?

SHOKU HEKURAN ISAI: Jo, ç’është ajo?

SHOKU SPIRO DEDE: Unë personalisht do të isha për atë që shoku Pali të merrej vetëm me perimet dhe mbjelljet e pranverës, në ndihmë të Ministrisë së Bujqësisë.

SHOKU PALI MISKA: Jo, jo. Unë nuk ia përtoj punës, po tani u ka ikur koha këtyre.

SHOKU SPIRO DEDE: E them këtë lidhur me boshllëkun që është krijuar, se Partia u largua nga me problemet ekonomike dhe pushteti mbeti ai që ishte. Unë mendoj që shoku Pali mund të ndihmonte në këtë drejtim.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Iku koha e këshilltarëve tani. Punëtori ose kooperativisti të kërkon karburant që të punojë, nuk ka nevojë për këshilltarë.

SHOKU PALI MISKA: Është një aparat i tërë i ministrisë për këto punë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Efektivitet fizik keni dhe njëri dhe tjetri. Tani jemi në fushatën elektorale dhe mund të angazhoheni, në kuadrin e kontakteve me popullin, në disa rrethe të caktuara.

SHOKU PALI MISKA: Për fushatën e zgjedhjeve shkojmë ku të ketë nevojë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po për Besnikun si do të bëhet?

SHOKU ABDYL BACKA: Ishte një mendim për në drejtorinë e bashkëpunimit me jashtë, në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Energjetikës.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Jo, në dikasterin e tij nuk ka pse të rrijë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, nuk ka punë aty.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Unë jam inxhinier, nuk ka problem.

SHOKU PALI MISKA: Dhe çështjen e kandidaturës sonë për deputetët shikojeni që të hiqet. E them sinqerisht këtë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po e shikojnë këta shokët.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Duhet të rishikohen ato kandidatura.

SHOKU HEKURAN ISAI: Dhe unë po dal në pension me 60 a 70 për qind, sa më bie. Dalja në pension, si për mua dhe për të gjithë shokët, është një moment delikat, po rrethanat janë të tilla që ne duhet të dalim në pension. Kështu i bëhet mirë dhe Partisë dhe neve. Punë partie në lagje me popullin do të bëjmë në çdo kohë.

SHOKU PALI MISKA: Në lagje, si gjithë të tjerët, do të punojmë. Meqë u futëm në këtë çështje, do të thosha që paga jonë 7 mijë lekë të vjetra do të jetë, se ne nuk marrim as një mijë lekshin e Luftës, që të na bëhet 8 mijë lekë. Prandaj mendoj që të shikohet kjo.

SHOKU HEKURAN ISAI: Dhe një gjë tjetër: unë kam 40 vjet dhe tetë muaj punë. Në qoftë se do të isha punëtor në Cërrik, do t’i kisha blerë frigoriferin, lavatriçen, mobiliet etj., si të gjithë shokët e mi punëtorë që kam sot. Unë shkova sekretar i parë në Librazhd, pastaj në Peshkopi dhe në fund Partia më solli në Tiranë, ku godina e banimit kishte pajisjet e saj. Plaçkat e mia i lashë në shtëpinë ku rrija, ato u kalbën.

Tani më vjen punonjësi i drejtorisë së pritjes e më thotë që këto plaçka që ka shtëpia ku rri do t’i paguash me çmimin fillestar. Unë nuk kam asnjë lugë dhe pirun timin. Po të kem para në bankë, Partia ka të drejtë të më thotë që ti, shok i dashur, i ke kursyer paratë, prandaj bliji çfarë të duhet. Unë para në bankë nuk kam. Prandaj kërkoj që këto plaçka t’i paguaj me këste ose me kredi.

SHOKU ABDYL BACKA: Me shokun Adil e kemi biseduar që ato plaçka të paguhen me këste, duke i vlerësuar me gjendjen që janë.

SHOKU VANGJEL ÇERAVA: Unë mendoj se është koha të caktojmë kur do të bëjmë zgjedhjet në Parti, bile dhe kongresin. Pritet nga opinioni që të bëhet kjo.

SHOKU SPIRO DEDE: Këtë do ta caktojmë menjëherë mbas zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor.

(Dhe shokët e tjerë thonë që ky problem do të shikohet mbas zgjedhjeve.)/ Memorie.al

                  SHEFI E SEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

                                 Marika Baka 

Zbardhi materialin K. Çupa

Redaktoi e kontrolloi M. Nelaj

Daktilografoi në dy kopje N. Xhaxho

Data 23.6.1991

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ne asnjëherë s’kemi pasur simpati për shqiptarët, i kemi luftuar të gjitha kërkesat e tyre për krijimin e shtetit të pavarur...”/ Raporti i funksionarit të ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiç, në 1939

Artikuj të ngjashëm

“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Ne asnjëherë s’kemi pasur simpati për shqiptarët, i kemi luftuar të gjitha kërkesat e tyre për krijimin e shtetit të pavarur…”/ Raporti i funksionarit të ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiç, në 1939

August 6, 2026
Fati tragjik i albanologëve, gjuhëtarëve dhe përkthyesve shqiptarë, në regjimin komunist: “Nga B. Palaj, D. Kurti, L. Shatoja e Gj. Shllaku, te P. Gjeçi, V. Volaj, M. Janina e I. Vrioni, të cilët…”!
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme, pasi…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 5, 2026
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

August 6, 2026
“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913
Dossier

“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913

August 5, 2026
“Për historiografinë tonë të sotme, janë krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të tipit të Dimitrije Bogdanoviçit, i cili për ilirët …”/ Refleksionet e studiuesit nga Kosova
Dossier

“Për historiografinë tonë të sotme, janë krejtësisht të huaja synimet që u atribuohen nga disa studiues të sotëm të tipit të Dimitrije Bogdanoviçit, i cili për ilirët …”/ Refleksionet e studiuesit nga Kosova

August 6, 2026
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91

August 5, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme