• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur
“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

Nga Auron Tare

Pjesa e parë

Memorie.al / Para disa vitesh nga Arkivi i Topkapi Sarajit në Stamboll erdhi më në fund përgjigjja se dokumenti E 9695 që kisha kërkuar prej kohësh ishte miratuar për botim. I përmendur për herë të pare nga studiuesi turk Tahsin Öz në një shkrim mbi periudhën e Sulltan Mehmetit të II-të, fatkeqësisht ky dokument Persian nuk ishte i përkthyer asnjëherë. Dr. Oz përmend se në dokument kishte mundur të dallonte fjalën Akhisar por pa shtjelluar më asnjë shpjegim. Ishte kjo e dhënë që na bëri të besojmë se ky dokument mund të kishte lidhje me Krujën e Skënderbeut. Dokumenti i ardhur nga Stambolli është i shkruar në persishten e vjetër dhe deri sot nuk ishte përkthyer nga asnjë studiues i fushës.

Interesant është fakti se për arsye të ndryshme dokumenti i ka shpëtuar vëmendjes së historianëve të periudhës së Sulltan Mehmetit II-të si dhe marrëdhënieve të tij me Venecian, veçanërisht  në lidhje me territoret shqiptare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

Në rrugën e gjatë të përkthimit të këtij dokumenti janë përfshirë një sërë orientalistësh të disa prej universiteteve më të mira në Amerikë. Duke filluar nga miku im i vjetër, Viktor Freedman nga Instituti i Studimeve Orientale në Universitetin e Çikagos, i cili rekomandoi një sërë studiuesish të fushës, e deri tek disa profesorë iranianë të Universitetit të Kalifornias. Fatkeqësisht, të gjithë u dorëzuan nga stili i vështirë i këtij dokumenti të pazakontë.

Kërkesa për ndihmë nga Ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja mesjetare, mund të ketë humbur në kanalet e burokracisë iraniane. Mbas 8 muajsh përpjekjesh, rastësisht kërkesës sime për ndihmë iu përgjigj një emër totalisht i pa njohur për mua, por një ndër emrat më të rëndësishëm botërorë të studimeve orientale, Prof. Wheeler Thackston nga Universiteti i Harvardit, i njohur veçanërisht për veprat monumentale të përkthimit në Farsi, Arabishten Klasike si dhe kujtimet e Perandorëve Mugale të njohura si Babur Name dhe Jahangir Name.

Njohuritë e thella në Arabishten Levantine, Ottomanisht, Uzbek dhe Kurdish i kanë dhënë atij një famë të madhe në lëmin e orientalizmit. E megjithatë edhe Prof. Thackston e kishte të vështirë si fillim përkthimin e këtij dokumenti të rrallë. Për disa javë me radhë kemi komunikuar në përgjithësi natën deri në mëngjes pasi profesori, me sa dukej ulej të punonte në pasditen e vonë, që i binte gati mëngjes në Tiranë.

-“Auron – shkruante Profesori – kaligrafia e këtij dokumenti i quajtur Nasta’liq, është një formë e shkrimit mesjetar Persian, por ky dokument është ajo kaligrafi që ne e quajmë Ta’liq, një formë djallëzore e të shkruajturës persisht. Në mënyrë të përsëritur, shkronjësit e vjetër vendosnin pika të cilat ti nuk do ti lexosh dhe lënë jashtë ato pika të cilat ti duhet ti lexosh”

Në fakt përcaktimi i këtij dokumenti nga Prof. Wheeler si dokument i shkruar në kaligrafinë persiane Ta’liq, ishte një hap i rëndësishëm për të përcaktuar vërtetësinë e tij si një dokument i dalë nga shkruesit mbretërorë të Sulltanit. Kjo kaligrafi e persishtes mesjetare përdorej kryesisht në korrespondenca zyrtare të Portes së Lartë në fillimet e shtetit Otoman.

Dokumenti E 9695 përbëhet nga 22 vargje të shkruara në mënyrën më elegante të mundshme. Në krye duhet të ketë pasur Tugren (vulën) sulltanore e cila mungon, si dhe emrin e Sundimtarit të cilit ky dokument duhet t’i jetë drejtuar. Ka disa ide të ndryshme se kujt personazhi mund t’i jetë drejtuar ky dokument. Në fillimin e punës për përkthimin e këtij dokumenti Prof. Thackston dalloi se bëhej fjalë për pushtimin e një kështjelle të quajtur Akhisar.

“Në vështrimin e parë mendoj se është një mënyrë e retorikës së lartë Persiane për të thënë gati asgjë përveç faktit se një Fortesë e fuqishme është pushtuar. Dalloj fjalën Aqcha Hisar dhe Mevlana Murad Celebi”, –  shkruante Profesori. Në fakt, të dhënat e para nga Prof. Thackston ishin me shumë interes, pasi Akhisar apo Kështjella e Bardhë, ishte emri me të cilin otomanet quanin fortesën e fuqishme të Krujës, e cila me rezistencën e saj kishte lënë gjurmë të thella në Oborrin Sulltanor.

Ndërkohë Mevlana Murad Celebi është një emër tejet intrigues, pasi mund të kemi një të dhënë të rëndësishme historike për pjesëmarrjen e një pasardhësi të familjes së Xhelaledin Rumit në rrethimin e Krujës. Titulli Mevlana, në përgjithësi, mbahej nga pasardhësit e Rumit. Nga konsultimi me burimet e kohës mendojmë se dokumenti ynë duhet t’i referohet Karaman Mehmed Pashës një pasardhës i Xhelaledin Rumit i ngjitur deri në shkallën e Vezirit të Madh, gjatë periudhës së Mehmetit të II.

Sipas Dr. Mehmet Tutuncu, specialist i Otomanishtes së vjetër, dokumenti është datuar sipas sistemit Arab 4 Rebiul Sani (5 korrik) por pa dhënë një vit specifik. Por nga përmbajtja e dokumentit (rënia e Krujës) mund të nxjerrim përfundimin se ai është shkruar në Hixher 883 apo në kalendarin gregorian 1478. Dokumenti Persian mund të themi se mban datën e 5 Korrikut 1478.

Më poshtë po japim një përkthim të përafërt me transkriptimin e bërë nga Prof. Thackston Wheler i Universitetit të Harvardit.

Përmbajtja e dokumentit fillon në 10 rreshtat e parë të cilat janë një gjuhë oborrtare e mbushur me fjalë që në thelb nuk thonë asgjë.

Pjesë nga dokumenti

“Le të bëhet e ditur se midis ndodhive të lumtura me mbërritjen e Vezirit të madh është ardhja e lajmit të pushtimit të Kështjellës së Krujës e cila ishte rrethuar nga një prej shërbëtorëve të Oborrit. Edhe pse një kështjellë e fuqishme, me Kulla të larta që imagjinata nuk i përfytyron dot, nga ku rrëkejt e detrave qiellore pinë, themelet e saj nuk krahasohen me Piramidat dhe lartësia e mureve është baras me lartësinë e majës së Saturnit”.

Vargu 15/16:

“Edhe pse kjo Fortesë si dhe të tjerat përqark nuk janë veçse degë të Perandorisë, pushtimi i saj do të sjellë qetësi për njerëzit e tjerë si dhe do të ndalojë lulëzimin e armiqve të besimit. Ne jemi të vendosur me të gjithë vëmendjen tonë në arritjen e këtij qëllimi”.

Vargu 18:

“Kemi shpresë se me vazhdimin e këtyre fitoreve të mëdha ky pushtim do të jetë burimi i arritjeve dhe qëllimeve të tjera tona”.

Vargu 19-21:

“Në këtë kohë, për mbylljen e marrëveshjeve dhe pakteve për hedhjen e themeleve të dashurisë dhe respektit të ndërsjellët. Ekselenca e Tij, Veziri i Madh, Mevlana Murad Celebi një shërbëtor i rëndësishëm i Oborrit është dërguar për t’ju sjellë detaje nga afër”

Vargu 22:

“Me shpresën se kjo do të jetë faqja e historisë përgjithmonë. Meqenëse Arsyeja për këtë letër  ishte për t’ju dërguar lajme  shpresojmë të mos jemi zgjatur”

4 Rabi II (viti mungon)

Firmosur

Në Iskanderie (Shkodër) pushtuar nga pushtuesi i Kostandinopojës.

Sipas Prof. Tutunçu, ky dokument mund të cilësohet si FATHNAME apo e njohur ndryshe si Dokument Pushtimi (një deklarim zyrtar i një fitoreje). Këto dokumenta të rralla janë mjaft të rëndësishme pasi japin përshkrime edhe pse të shkurtra të betejave historike.

Analiza historike

“Ne nuk kemi bërë asgjë kundër armiqve të Kryqit” – Papa Pius. Kur Venecia i shpalli Luftë Perandorisë Otomane në Korrik të vitit 1463, ndoshta Sinjoria nuk e kishte parashikuar se Lufta që do të zgjaste për gati 16 vjet, do t’i sillte humbjen e pakthyeshme të Shqipërisë dhe Peloponezit.

Humbja e një sere kështjellash strategjike përgjatë bregdetit do të sillte pasoja të mëdha për tregtinë e Lindjes, duke zvogëluar gjithashtu edhe prestigjin venecian në rajon. Ndërkohë rëndësia strategjike e Shqipërisë në ekspansionin otoman drejt perëndimit shpjegon arsyen se përse Mehmet II-të, një prej Sulltanëve më të njohur të Perandorisë, merr pjesë personalisht në fushatën shqiptare. Në këtë kontekst historik duhet parë edhe rëndësia e dokumentit E9695.

Nga burimet e kohës duket se Mehmeti II-të megjithëse kishte provokuar disa inkursione në zonën e Peloponezit kundër zotërimeve Veneciane, kërkonte paqe me Venedikasit. Me shumë mundësi, ai nuk dëshironte një front të dytë konflikti me Venecianët, pasi për momentin ishte i angazhuar në prapavijat e zotërimeve të tij ku Uzun Hasani Sulltan i Grigjës së Bardhë kishte filluar një sërë provokimesh.

Uzun Hasani i nxitur nga Sinjoria po nxiste Mehmetin në një përplasje frontale por duket se Sinjoria për të qenë e sigurtë po komplotonte vrasjen e Mehmetit nëpërmjet atentatorëve të fshehtë. Në këtë kontekst mund të shikojmë ambasadën e dërguar nga Mehmeti II-të për Dozhen e Venedikut Cristofero Mauro, ku kërkon paqe nga Sinoria dhe mbajtjen e territoreve nga secila palë me përjashtim të rikthimit të ishullit të Lesbos dhe “kthimin e Krujës, e mbajtur nga ju që nga vdekja e Skënderbeut, në duart tona” .

Por me thyerjen e rëndë të Uzun Hasanit në Konia tashmë Mehmeti i II-të i kishte duart e lira për fushatën e tij Ballkanike. Mehmeti, i cili në fushatën e të atit kundër Krujës, kishte marrë pjesë aktive e njihte më së miri territorin arbëror. Një prej gjeneralëve të tij më të suksesshëm, Gedik Ahmet Pasha, vinte nga këto territore. I shquar në disa fushata vendimtare të Mehmetit, Gehdik Pasha kishte qenë kundër marshimit drejt Shkodrës. I izoluar për pak kohë në Burgun Imperial ai u lirua me ndërmjetësinë e Vezirit të Madh dhe u emërua Pasha i Vlorës duke marrë pjesë aktive në rrethimin e Shkodrës.

Epopeja e Krujës dhe Shkodrës vjen tek ne ndër të tjera edhe nëpërmjet veprës së fratit Barleti, i cili në De Scodrensi Obsidione, përshkruan me ngjyra të ndezura dhe plot ekzagjerime përleshjet midis mbrojtësve të kështjellave dhe ushtrisë Otomane. Sipas Barletit, Mehmeti, pasi mori në dorëzim Kështjellën e Krujës dhe masakroi të gjithë mbrojtësit e saj, u drejtua në Veri drejt Shkodrës, ku trupat Otomane tashmë ishin vendosur përqark Bunës, të prira nga Shqiptari Daut Pasha, Bejlerbeu i Rumelisë dhe Evrenos Oglu Ahmed Pasha, Sanxhakbeu i Shqipërisë.

Dokumenti ynë mbështet kronikën e Barletit për kohën e rënies së Krujës. Kruja bie në 1478 një fakt i konfirmuar edhe nga burimet venedikase. Por dokumenti që sjellim sot në mënyrë eksplicite, thotë se Iskanderie (Shkodra) është pushtuar nga Mehmeti II-të, fakt ky i pa konfirmuar nga burimet e kohës pasi dihet se Shkodra ra disa muaj pasi Mehmeti ishte larguar nga rrethimi i saj. Ndërkohë, vërtetësia e këtij dokumenti të rrallë na bën të mendojmë se Shkodra teorikisht ka rënë më herët se sa njihet deri më sot.

Në botimin e Bombacit “La collezione di documenti turchi dell Archivio si Stato di Venezia”, mësojme se Sinjoria me të marrë lajmin se trupat otomane po marshonin drejt Arbërisë dërgon provedorin e Flotës Tomaso Malpiero në brigjet shqiptare me vendimin për pranimin e termave të Sulltanit për Paqe. Fillimisht Sulltani kishte kërkuar dorëzimin e Krujës pa luftë. Për këtë ai kishte dërguar si negociator nje çifut (me shumë mundësi mjekun e tij personal Maestro Jakopin) në Krujë, e cila ishte e rrethuar nga Ahmed Beu, Sanxhak Beu i Shqipërisë.

Ambasadori Otoman i cili nga Kruja udhëtoi me një galerë të Admiralit Loreto drejt Venedikut, vdiq papritur duke lenë negociatat në mes por që për rëndësinë e tyre nuk mund të vonoheshin më tej. Për këtë arsye Sinjoria dërgon Ambasadorin Malpiero i cili duke udhëtuar nëpërmjet Via Egnatia mbërrin në kampin e Sulltanit, i vendosur diku afër Kusendilit. Në këtë takim ai mëson se tashmë Sulltan Mehmeti kërkon jo vetëm dorëzimin e Krujës por edhe Shkodrës, Drishtit dhe Lezhës.

Admirali Venedikas i pa fuqishëm për te negociuar me Sulltanin për kërkesat e reja rikthehet pranë Flotës së pozicionuar në Adriatik duke pritur. Pasi Mehmeti merr Krujën dhe i drejtohet Shkodrës, Malpiero rikthehet në brigjet shqiptare dhe mbërrin në Shkodër menjëherë nëpërmjet Bunës për të mbërritur në Kampin e Sulltanit vetëm disa ditë përpara se trupat e kalorësisë së lehtë të Mihal Oglu Ali Bej dhe Davud Pasha Shqiptarit të mbërrinin në fshatrat aty pranë./ Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu...”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43

Next Post

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe...”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

Artikuj të ngjashëm

Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
Next Post
“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe...”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme