• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist, që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme

“Ata që do të kalojnë fshehurazi kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse s’do t’u binden kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital, pasi…”/ Porosia e ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, mars 1990
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja
“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Ndrecë ‘qelbaci’, apo ‘Akrepi’, siç e thërrisnim ne të dënuarit mes nesh, pasi qelbte era përç një orë larg, ishte polici më negativ, pisanjos proverbial, mizor…” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
Tentoi vetëvrasjen duke prerë gishtat e këmbës me bel në Vloçisht, por e varrosën të gjallë…/ Historia tragjike e kolonelit të diplomuar në Akademinë e Torinos, që u dënua me 30 vite në Gjyqin Special

Nga KASTRIOT DERVISHI

Memorie.al / Nisur nga keqinformime e keqinterpretime sistematike që po i jepen publikut në lidhje me personat që kanë humbur jetën gjatë regjimit komunist, si dhe me shifrën e “6 mijë të zhdukurve”, e quaj me vend të sqaroj të interesuarit rreth kësaj çështjeje. Së pari, duhet ndarë koncepti mbi personat që humbën jetën nga komunistët dhe atyre që nuk u janë gjetur eshtrat, sepse nuk është e njëjta gjë.

Së dyti, duhet të qartësohet se bëhet fjalë për vrasje të kryera nga komunistët gjatë luftës dhe gjatë ushtrimit të pushtetit prej tyre. Siç po vërej me keqardhje, zyrtarë të institucioneve shtetërore, fillestarë të pandreqshëm në këto punë, që kujtojnë në mënyrë fëmijërore, se kur i mësojnë ata dy-tri gjëra, po fillon historia, nuk i ndajnë dot këto koncepte.

Shifra e përafërt e 6 mijë personave që humbën jetën nga komunistët e jo vetëm nga regjimi i tyre (pra para dhe pas lufte), është bërë e ditur prej meje në kuadër të një takimi që kemi pasur më 28.7.2011 në Ministrinë e Brendshme me znj. Kathryne Bomberger – drejtore e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, me qendër në Bosnje-Hercegovinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Shifra është nxjerrë mbi bazë sondazhi, d.m.th. nga të dhënat e grumbulluara, si dhe duke pasur parasysh mungesat e vërejtura në listën e përpiluar në vitin 1996. Nisur nga fakti se ende sot nuk është përpiluar një listë e saktë e personave që u vranë nga komunistët, unë kam artikuluar shifrën e përafërt prej 6 mijë personash, pa shtuar asnjëherë, se të gjithëve këtyre nuk u janë gjetur eshtrat.

Zyrtarë, mesa duket kopjac edhe plagjiatorë, të cilët reflektojnë anekënd amatorizëm, nuk e kanë për gjë as të marrin pohimin apo studimin e tjetrit, por artikulojnë keq shifrën për “6 mijë trupa”, a thua se të vrarët janë të ngrirë në frigorifer e po presin me durim këta shpëtimtarët e situatës për t’i “shkrirë”.

Si qëndron e vërteta? Në vitet 1992-1997, është bërë një punë e madhe, por jo e plotë (efekti njohje-kohë), në drejtim të identifikimit të personave të ekzekutuar nga komunistët, në vitet 1941-1944 dhe 1944-1991.

Për këtë arsye, një komision shtetëror arriti në bazë të provave dokumentare dhe vetë-deklarimeve të familjarëve, të përpilojë një listë që mban datën 17.4.1996, në të cilën përfshihen 5.157 persona të vrarë me ose pa gjyq. Në këtë listë, të hartuar sipas kriterit alfabetik, janë rreshtuar të vrarët nga viti 1941 e deri në vitin 1991.

Ekzekutimet janë kryer nga komunistët në këto raste:

– Gjatë luftës civile në vitet 1941-1944

– Me vendim gjykate të formës së prerë

– Në kufi në orvatje për t’u arratisur

– Si desantë të ardhur nga jashtë

– Si të arratisur brenda vendit

Por, është përllogaritur edhe humbja e jetës në këto rrethana:

– Kampet tela me gjemba

– Burgjet dhe kampet e punës së detyrueshme

– Hetuesi, në kushtet e torturës fizike e psikologjike

– Spitalin e burgut

Rreth 2 mijë persona të kësaj liste i takojnë të vrarëve të viteve 1941-1943, të cilët janë varrosur qysh në atë kohë dhe nuk konsiderohen të zhdukur, sepse nuk kanë qenë të tillë. Po ashtu në vitet 1992-1997 u bë e mundur gjetja e shumë vend-varrimeve dhe u organizuan ceremoni të posaçme për personat që u rivarrosën, etj.

Një pjesë tjetër e të vdekurve në hetuesi apo në burgje, janë varrosur pa shenja në varreza që nuk ekzistojnë më, si në Tiranë (“Varri i Bamit”), Elbasan (“Parku i qytetit”), etj., duke humbur përfundimisht.

Në shumicën e zonave ku janë bërë pushkatime, si bregu i lumit në Tiranë, zona poshtë Dajtit, Pusi i Mezinit në Vlorë, Spitalla në Durrës, etj., janë bërë ndërtime të shumta dhe këto raste konsiderohen përfundimisht të humbura.

Në këtë mënyrë, numri i personave të cilëve nuk iu gjenden eshtrat, është shumë më i vogël nga ai që pretendohet në aktivitete me karakter qokash, apo “për t’u dukur Kola në punë”.

Të dhënat dokumentare të trashëguara janë shumë të vogla dhe informacioni shumë i pakët. Megjithatë, i gjithë informacioni i gjetur është vënë në dispozicion të kërkuesve kur është kërkuar prej tyre dhe nuk ka ngelur asgjë pa u ditur rreth kësaj çështjeje. Asnjë dosje hetimore-gjyqësore nuk ka skica varrimi. Me përpilimin e praktikave të tilla, është marrë Policia e, jo Sigurimi.

Asnjë dosje formulare e Sigurimit të Shtetit, nuk përmban të dhëna vend-varrosjeje, sepse këto dosje kanë karakter vetëm agjenturialo-operativ. Po ashtu nuk ka të dhëna për “persona të zhdukur”, sipas përcaktimeve që do t’i gjeni pa fantazi e mekanikisht në një ligj që shkel disa ligje, por që nuk ekzistojnë kurrkund në realitet.

Skica e parë e varrimit e trashëguar është ajo e vitit 1984. Ekzistojnë disa skica të veçuara të viteve 1984-1991 për raste të të dënuarve politikë dhe ordinerë, si dhe skica e varrezës së fshatit Panahor në Ballsh (Kampit nr.309 të të burgosurve), në të cilën janë varrosur të dënuarit e atjeshëm. / Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 29 Gusht 2026

Next Post

“Dy oficerë shqiptarë që kohët e fundit u arratisën në Greqi, raportuan se që prej vdekjes së Stalinit, rezistenca ndaj regjimit të Enver Hoxhës është...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
Next Post
“Gjon Marka Gjoni me të birin, bëjnë jetë vështirë, pa banesë, pa duhan, Kol Bib Mirakaj, me lëmosha, kurse Vërlaci e Koliqi, janë në kushte të mira…”/ Zbulohet dosja e UDB-së, për emigracionin shqiptar

“Dy oficerë shqiptarë që kohët e fundit u arratisën në Greqi, raportuan se që prej vdekjes së Stalinit, rezistenca ndaj regjimit të Enver Hoxhës është...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme