• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Zbulohen dokumentet arkivore/ Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija, e cila në ’85-ën, pas vdekjes së tij, shkoi në….

Dashnor Kaloçi  

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë të cilat prej vitesh janë mbajtur “Tepër sekret”, ku bëhet fjalë për një korrespodencë në mes ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe kabinetit të Enver Hoxhës, lidhur me një testament pasuror që një shtetas italian, i quajtur, Romano Gobbo, nga San Darligo, Triste, kishte vendosur që t’ia linte Enver Hoxhës?! Çfarë thuhet në ato dokumente arkivore që redaksia e Memorie.al po i publikon për herë të parë duke filluar nga numri i sotëm dhe si shpjegohet fakti që; ato dokumente zyrtare me një rëndësi aq të madhe që i adresohen Enver Hoxhës, nuk janë të sigluara nga ana e tij ashtu siç ndodhte me të gjitha dokumentet e tjerë edhe nga më të rëndomtat?!

“Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha”! Kështu thuhet në mes të tjerash në një prej dokumenteve arkivore me siglën “tepër sekret” që mban datën 30 nëntor të vitit 1981, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë, duke tentuar të hedhë dritë dhe të ndriçojë një nga historitë më të errëta të familjes së ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, që ka të bëjë me një testament pasuror që i ka ardhur atij nga një shtetas italian, me emrin Romano Gobbo!

Nisur nga fakti se, për pasurinë e familjes Hoxha është përfolur shumë nën zë, që nga fundi i viteve ’80-të, dhe hapur e publikisht në shtyp, pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1991, publikimi i këtyre dokumenteve tenton që të zbardhë sadopak një nga anët më të errëta të familjes së diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, e cili për afro gjysëm shekulli  qeverisi me dorë të hekurt vendin e vogël ballkanik, duke e lënë atë një nga më të prapambeturit e më të pazhvilluarit e gjithë kontinentit europian.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë dy dokumenta arkivore me faksimilet përkatëse, ku i pari që mban datën 20 nëntor 1981, është një shkresë zyrtare e ambasadës shqiptare në Romë, e firmosur nga ambasadori, Piro Bita, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku i bëhet me dije se një shtetas Italian, i quajtur, Romano Gobbo nga San Darligo, Trieste, ushqente një dashuri të madhe për “veprën e shokut Enver”, në shenjë respekti shprehte dëshirën që të linte me testament pasurinë e tij, “në favorin tonë”! Në fund të kësaj shkrese zyrtare, ambasada shqiptare e Romës, i bënte me dije Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, se letrën ata po e dërgonin për t’i vënë në dijeni, pasi personin në fjalë nuk e njihnin, por do t’i dërgonin fotografi dhe disa material të shokut Enver.

Dhjetë ditë  pas kësaj letre, më datën 30 nëntor 1981,  ministri i Punëve të Jashtme, Reiz Malile, i dërgon një shkresë zyrtare, sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, ku e informon për letrën që i ka ardhur  dikasterit që ai drejtonte, lidhur me një shtetas Italian të quajtur, Romano Gobbo, i cili “kishte përgatitur një testament pasuror në adresë të shokut Enver Hoxha”! Dhe në fund të kësaj shkrese zyrtare, ministri Reiz Malile, theksonte se ambasada shqiptare në Romë i bënte me dije se nuk e njihte personin në fjalë!

Letra e ambasadës shqiptare në Romë, për Ministrinë e Punëve të Jashtë në Tiranë, lidhur me shtetasin Italian, Romano Gobbo, që donte t’i linte pasurinë Enver Hoxhës

                                                  A M B A S C I A T A

 DELLA REPUBBLICA POPOLARE D’ALBANIA                                       Roma 16.11.1981

  IN   ITALIA                                                                                          VIA ASMARA.9

 TEL 83.80.725

 Nr. 301 

                                           MINISTRISË SE PUNËVE TE JASHTME

           T I R A N E

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën që i drejton përfaqësisë sonë i quajturi GOBO Romano me banim në San Darligo, Triste, nga e cila del se personi në fjalë është simpatizant i RPSSH dhe që ushqen dashuri të madhe për veprën e shokut ENVER. Në shenjë të këtij respekti i shpreh dëshirën që të lërë me testament pasurinë e tij në favorin tonë.

Letrën e tij po ua dërgojmë për t’u vënë në dijeni. Ne nuk e njohim personin. Do t’i dërgojmë një fotografi dhe material të shokut ENVER.

A M B A S A D O R I

  (PIRO BITA)

………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Letra e ministrit, Reiz Malile, drejtuar Haxhi Kroit, lidhur me testamentin pasuror që shtetasi italian, Romano Gobbo, ia linte Enver Hoxhës

Shoku Haxhi Kroi,

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha.

Ambasada jonë na njofton se ky person nuk njihet prej saj.

 Tiranë, më 30 nëntor 1981                                              Reis Malile

………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Nesër do të lexoni:

  1. Testamentin e plotë pasuror që shtetasi Italian, Romano Gobbo, ia linte Enver Hoxhës!
  2. Kush ishte Romano Gobbo, çfarë lidhjesh kishte ai me Shqipërinë dhe përse kishte vendosur që pasurinë e tij t’ia linte me testament, Enver Hoxhës?!
  3. Përse korrespodenca me dokumentet arkivore nuk është sigluar nga Enver Hoxha ashtu siç ndodhte rëndom me çdo lloj dokumenti zyrtar ose jo, që i adresohej atij?!
  4. Përse është ndërprerë korrespodenca ndërmjet ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe kabinetit të Enver Hoxhës?!
  5. Kjo korrespodencë, a mund të jetë vazhduar më pas nga Zbulimi (Sigurimi) Politik personal i Enver Hoxhës, i cili ka ekzistuar prej vitesh në bazë të një platforme të Byrosë Politike dhe godina e saj ka qenë në një vilë sekrete, diku afër Radio-Televizionit Shqiptar?!
  6. Cilët ishin personat që kishin drejtuar në vite Sigurimin Politik personal të Enver Hoxhës deri në vitin 1990-të?!
  7. Çfarë ishte në të vërtetë ai testament pasuror që vinte në adresë të Enver Hoxhës dhe a u mbajt ai i fshehtë nga Nexhmije Hoxha?!
  8. Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit pranë një ambasadë shqiptare në Perëndim, i cili tregon se në fundin e vitit 1984, atë e thirrën në Komitetin Qendror të PPSH-së në Tiranë dhe S.L. e urdhëroi që të merrej me “Testamentin pasuror” dhe ajo të mbahej në sekretin më të madh?!
  9. Si e shpjegon dhe e argumenton ish-shefi i Zbulimit faktin se: funksionari i lartë i Komitetit Qendror të PPSH-së që urdhëroi atë, nuk ishte nga Sigurimi i Shtetit, siç dhe ishte praktika në të tilla raste, por ai ishte në sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror?!
  10. Si e komenton ish-shefi i Zbulimit faktin se ai urdhër iu dha jo në vitin 1981 kur dhe erdhën njoftimet nga ambasada shqiptare në Romë për testamentin pasuror në adresë të Enver Hoxhës, por vetëm në fundin e vitit 1984, kur shëndeti i Enverit kishte filluar të përkeqësohej ndjeshëm?!
  11. Si i filloi ai dhe Zbulimi Politik investigimet për testamentin pasuror dhe si ranë në gjurmët e Romano Gabbo, pasi paguan disa shuma në valutë nga një agjent i tyre me origjinë nga Kosova?!
  12. Dëshmia e ish-Shefit të Zbulimit se si Nexhmije Hoxha menjëherë pas vdekjes së Enverit, e shoqëruar nga Sulo Gradeci bëri një vizitë të fshehtë në Itali, gjë për të cilën nuk kishte dijeni gjysma e familjes së saj?!
  13. Cilët janë personat që e shoqëruan Nexhmije Hoxhën në vizitën e fshehtë të saj në Itali, gjë për të cilën ish Shefi i Zbulimit disponon edhe fotografi?!
  14. Përse Nexhmije Hoxha e deklaroi atë vizitë në Itali për “arsye shëndetësore”?!
  15. Përse Nexhmije Hoxha nuk shkoi në Francë “për arsye shëndetësore” ku shkonin zakonisht të gjithë pjesëtarët e familjes së saj dhe ata të udhëheqjes së lartë?!
  16. Çfarë thuhet në përgjigjen zyrtare të Komunës së Triestes lidhur me shtetasin Romano Gobbo, pas kërkesës së bërë nga ana e Memorie.al?
  17. Përse Memorie.al i publikon këto dokumenta për herë të parë pikërisht sot që u njoftua se ndërroi jetë Nexhmije Hoxha?!/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share58TweetPinSendShareSend
Previous Post

Historia tragjike e familjes Toro: "Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”

Next Post

“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vendi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vendi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim

“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vendi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!