• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
Letra për Hysniun dhe Mehmetin: “Sokrat Plaka, i thotë sekretarit të parë: ju të Sigurimit, keni hijen e rëndë dhe…”/ Relacioni tepër sekret në ’77-ën, për dy titullarët e ambasadës në Beograd
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Do internojmë nga Tirana 272 familje me të cilët…”/ Relacioni ‘tepër sekret’ i Manush Myftiut në ‘66-ën për elementët e deklasuar
“Sofo Lazri, ishte i dashuruar marrëzisht me vetveten dhe sa shpirtzi, po aq cinik e mashtrues, njeri i prapaskenave, tepër i rrezikshëm për…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

Memorie.al / Me politikën e orientuar drejt lindjes Republika Federale Gjermane nuk kishte pse të mos lidhte marrëdhënie zyrtare edhe me Shqipërinë komuniste. Problemi qe ekstremizmi politik i drejtuesve të regjimit stalinist në Shqipëri. Nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare qe një ngjarje shumë e rëndësishme për Shqipërinë komuniste të kohës edhe pse në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë së atëhershme perëndimore, qenë shumë të vonuara.

Me politikën e orientuar drejt Lindjes, Gjermania Perëndimore, pra Republika Federale e Gjermanisë (RFGJ) kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me “republikat popullore” të Evropës Lindore, e në fund, në vitin 1972, madje edhe me Republikën Demokratike Gjermane.

Problemi kryesor – ekstremizmi politik i regjimit stalinist në Shqipëri

Duke pasur marrëdhënie diplomatike me gjithë botën komuniste, RFGJ-ja nuk kishte pse të mos lidhte marrëdhënie zyrtare edhe me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Sipas Robert Elsie, i cili ka qenë përkthyes i dy delegacioneve nga Gjermania dhe Shqipëria për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitet ‘80-të, problemi kryesor për vonesën ishte “qëndrimi i paparashikueshëm i regjimit komunist në Shqipëri, pra luhatjet e brendshme të politikës shqiptare dhe këmbëngulja dhe ekstremizmi politik i drejtuesve të regjimit stalinist në Shqipëri”.

“Megjithatë – shton Elsie – duhet të pranojmë gjithashtu se Gjermania nuk tregoi ndonjë interes të veçantë për Shqipërinë, një vend i vogël, tepër i prapambetur dhe pa interes gjeopolitik apo ekonomik”.

Problemi i reparacioneve dhe i dëmshpërblimeve

Një pengesë kryesore për lidhjen e marrëdhënieve mes Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, sikurse qe emërtimi zyrtari asaj kohe, ishte kërkesa e palës shqiptare për pagimin e reparacioneve dhe dëmshpërblimeve për dëmet e luftës nga Republika Federale e Gjermanisë.

Por qeveria e RFGJ-së nuk kishte liri veprimi në lidhje me këtë çështje, për shkak të Marrëveshjes së Londrës në lidhje me borxhin e huaj të Gjermanisë. Në këtë marrëveshje mes përfaqësuesve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe disa shteteve fituese, e lidhur më 27 shkurt 1953, qeverisë së RFGJ-së i ndalohej trajtimi i diferencuar i shteteve të ndryshme.

Mungesa e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Federale të Gjermanisë qe motiv që përsëritej vazhdimisht në fjalimet e Enver Hoxhës, i cili theksonte se “Qeveria e Bonit …. i ka borxh Shqipërisë reparacione e dëmshpërblime në vlerën e miliarda markave”.

Por ky qëndrim nuk mbetej vetëm tek deklarat apo fjalimet. Më 1 korrik 1975, ambasadori i atëheshëm shqiptar në Beograd, i dorëzoi homologut të tij gjerman atje, Jesco von Puttkamer, një memorandum të qeverisë shqiptare ku kërkoheshin dëmshpërblime në vlerën 4.5 miliardë dollarë.

Ndryshimi i situatës në vitet ‘80-të

Shqipëria qe i vetmi shtet evropian që nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Helsinkit të vitit 1975. Megjithatë në përgjithësi në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme thuhej se nuk shkonte më, që dy shtete evropiane të mos kishin të paktën marrëdhënie zyrtare diplomatike.

Nga ana tjetër edhe në Shqipëri klima politike kishte ndryshuar disi, sepse pas prishjes së aleancës me Kinën në vitin 1978, Shqipëria mbeti pa aleatë dhe – akoma më e rëndësishme – mbeti pa ndihmë ekonomike.

Elsie thotë se “Politika e izolimit të skajshëm e kishte dëmtuar zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe regjimi filloi të interesohej sadopak për të përforcuar marrëdhëniet me vendet të Evropës Perëndimore, për të kompensuar ndihmën jugosllave, sovjetike, dhe kineze. Prodhimet e pakta kryesisht agrare të Shqipërisë, kishin nevojë edhe për tregun gjerman”.

Për këtë pas Kongresit VIII të Partisë (nëntor 1981) Enver Hoxha thoshte se mes Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, nuk dukej të kishte pengesa të pakapërcyeshme për lidhjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Bisedime në Beograd, Bon dhe Vjenë

Deri në fillim të viteve ‘80-të bisedimet me diplomatët e RFGJ-së për lidhjen e mundshme të marrëdhënieve diplomatike zhvilloheshin pëmes ambasadës shqiptare në Beograd. Por ato mbetën gjithmonë pa rezultat për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve.

Në shkurt 1980 qeveria shqiptare njoftoi se kishte ngarkuar ambasadorin e vet në Vjenë, për të biseduar më tej rreth çështjes së dëmshpërblimeve dhe të marrëdhënieve me RFGJ-në. Ministria e Jashtme e RFGJ-së u shpreh se ishte dakord me këtë ndryshim vendi, sepse, sikurse thuhet në dokumentet zyrtare “Ambasada shqiptare në Vjenë ishte si për nga pikëpamja konsullore ashtu edhe ajo politike përgjegjëse për mbulimin e Republikës Federale të Gjermanisë”.

Premisa për të lidhur marrëdhënie diplomatike

Në shkurt 1982, pala shqiptare i dorëzoi palës gjermane përmes Ambasadës shqiptare në Vjenë një memorandum në të cilin thuhej, se “ne po shohim se qeveria e kancelarit Federal Helmut Schmidt dhe e zëvendës-kancelarit Hans-Dietrich Genscher, janë duke ndjekur një politikë pozitive dhe se partia dhe qeveria e Shqipërisë, kishin arritur në përfundimin, se tani janë krijuar premisat për të lidhur marrëdhënie diplomatike mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Më 26-27 prill 1984, në Bon qëndroi një delegacion nga Shqipëria për të trajtuar çështjen e fillimit të bisedimeve për marrëdhëniet diplomatike. Këto bisedime u pasuan në gusht të vitit 1984 nga një vizitë private në Shqipëri e kryeministrit të landit të Bavarisë Franz Josef Shtraus, i cili ishte një ndër politikanët e parë perëndimorë që bisedoi në Tiranë me zëvendëskryeministrin e asajkohe, Manush Myftiun.

Bisedimet zyrtare filluan gjashtë muaj më vonë dhe u zhvilluan në Austri – shtet neutral ku edhe Shqipëria kishte një ambasadë – më 8-9 nëntor 1984. Në këto kohë ambasador i ri i Shqipërisë në Vjenë u emërua Idriz Bardhi, i cili luajti një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të bisedimeve mes të dyja palëve për hapjen e negociatave rreth lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Darka në hotele dhe restaurante luksoze

Robert Elsie kujton se delegacioni gjerman drejtohej nga Gerold von Braunmühl, kurse përfaqësuesit e delegacionit shqiptar ishin Sofokli Lazri, Engjëll Kolaneci dhe Anton Bërxholi. “Megjithëse bisedimet ishin tepër sekrete, kishte një atmosferë disi festive. Përveç bisedimeve, mbaj mend pritje dhe darka në hotelet dhe restaurantet më luksoze dhe më të shtrenjta të Vjenës.

Zoti Gerold von Braunmühl u shpreh i habitur që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u përfaqësuar si vend gjoja i begatë evropian, pasi i kisha shpjeguar atij privatisht se niveli i jetesës në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën se sa me Evropën.” / Memorie.al

Bisedimet që zgjatën për disa vjet u kurorëzuan me nënshkrimin e Marrëveshjes për Lidhjen e Marrëdhënieve Diplomatike më 15 shtator 1987 në Tiranë. Pas miratimit nga ana e të dy qeverive marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh nisën nga data 2 tetor 1987. Tri javë më vonë, më 23 tetor 1987, në Shqipëri qëndroi për një vizitë zyrtare gjashtëorëshe Ministri i Punëve të Jashtme, Hans-Ditrich Gensher.

DW

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 12 Shtator 2026

Next Post

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e...”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

September 12, 2026
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 10, 2026
“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik
Dossier

“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

September 10, 2026
“Ballistët e inkuadruem nën komandën e Shkodrës, prej së cilës ushqeheshin e paguheshin, mbasi e dhanë fjalën me më ndjekë planin tim, u shmangën dhe…”/ Kujtimet e Kol Bib Mirakës
Dossier

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

September 10, 2026
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Dossier

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
Dossier

“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

September 9, 2026
Next Post
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e...”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme