• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen…”/ Dokumenti i vitit 1945
Shefqet Beja
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
“Shoku Enver, ju lutem të më falni për guximin që marr t’ju drejtohem juve personalisht, por e bëj këtë, sepse…”/ Letra e panjohur e inxhinierit, që u dënua si sabotator në minierën e Selenicës
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Me 27 shtator 1947, në sallën e kinemasë “17 Nëntori”, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake shpalli vendimin e dënimit të “Grupit të Deputetëve” të Legjislacionit të parë të zgjedhur në vitin 1945, dhe shumë intelektualëve të tjerë, cilësuar si bashkëpunëtorë të tyre. Trupin gjykues e caktoi Komiteti Qendror i PKSH-së. Prokuror i përgjithshëm ishte Josif Pashko, ish-zv/komisar gjatë luftës dhe kryetar i gjyqit, Niko Çeta, kreu nr. 2 i Sigurimit të Shtetit, me shkollë fillore dhe me profesion furrxhi. Të dënuarit prej tyre me varje, pushkatim e burgime të rënda, ishin të gjithë personalitete dhe përfaqësues të elitës intelektuale me prirje perëndimore në Shqipërinë e pas luftës.

TE DËNUARIT

Shefqet Beja, deputet, pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje varje. Sheh Ibrahim Kurbunara deputet, një ndër firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë, dënohet me vdekje, varje. Dr. Enver Sazani, deputet, Drejtor i Spitalit Ushtarak, dënohet me vdekje, pushkatim. Salaudin Toto, deputet, themelues i Institutit të Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parë i këtij Instituti, dënohet me vdekje, pushkatim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

Irfan Majuni, deputet, nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje, pushkatim. Sulo Ismail Klosi, diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë së Naftës në Strasburg, kryeinxhinier në Rubik, dënohet me vdekje, varje. Riza Alizoti, diplomuar në Oksford, specializuar për shfrytëzimin e minierave në Strasburg, dënohet me vdekje varje. Salim Kokolari pedagog në Liceun Francez në Gjirokastër, mbështetës i Luftës Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje pushkatim.

Muhamet Prishtina, djali i patriotit Jahja Prishtina, dënohet me vdekje, pushkatim. Tefik Deliallisi, me profesion mësues, dënohet me vdekje, pushkatim. Hysen Shehu, djali i Sheh Ibrahim Kurbunarës, dënohet me vdekje, pushkatim. Beqir Çela, me profesion mësues, dënohet me vdekje, pushkatim. Abdyl Kokoshi, diplomuar për Drejtësi, dënohet me vdekje, pushkatim. Pertef Karagjozi, me profesion nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje, pushkatim. Agathkli Xhitomi, me profesion noter, dënohet me vdekje, pushkatim.

Pjesëtarët e tjerë të këtij gjyqi deputetë dhe mbështetës të tyre, u dënuan me burgime të rënda, e madje mes tyre pati edhe të vdekur nën tortura, si rasti i Baba Myrteza Pajës nga Kruja.

Burgosja dhe dënimi i deputetëve e intelektualëve bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme si pro-lindore me Bashkimin Sovjetik në krye.

Për këtë arsye kërkohej eliminimi i intelektualëve nacionalist me kulturë perëndimore e, veçanërisht të Deputetëve që mund të votonin kundër Konventave Sovjetike e Jugosllave dhe do të mundë të rrezikonin ratifikimin e tyre.

MANIPULIMET E PROCESIT

Pjesa më e madhe e procesit hetimor dhe atij gjyqësor ndaj grupit të parë të deputetëve, është e manipuluar nga hetuesia…! Gjatë procesit gjyqësor kundër 24 të pandehurve, hetuesia ka mundur të vendosë të dhëna të paqena ndaj 20 personave, të cilët i ka vendosur edhe kundër njëri-tjetrit. Pra vetëm me deklarimet e katër personave, defekte të tjera të hetimit si dhe me integrimin me proceset e tjera, arrihet tek e vërteta…!

Foto Bala, një nga bashkëkohësit e Enver Hoxhës, i cili në deklarimin e datës 8 shkurt 1947, pra një muaj pas arrestimit, thotë se çdo gjë që ka nënshkruar deri atë çast, ishte fryt i “imagjinatës së ndezur prej torturave të vazhdueshme”.

Dy prova të tjera në lidhje me manipulimin e procesit hetimor-gjyqësor në lidhje me “grupin e deputetëve” vijnë nga dy oficerë hetues. Njëra nga dëshmitë, si për ironi të fatit ,është marrë nga prokurori i procesit, Josif Pashko.

Hetuesi i parë dëshmon:

“Në procesin e deputetëve punët nuk shkonin mirë, pasi procesi nuk kombinohej. Nga ana e të pandehurve kishte mjaft qëndresë. Gjyqi u vendos të bëhej shumë shpejt pa pasur argumentin e bërë për fajësinë e tyre. Drejtoria vendosi të marrë deklarata nga personat që njihnin apo dinin diçka nga aktiviteti i Shefqet Bejës, Selaudin Totos etj. Vaska më jep një listë emrash dhe më thotë që nga këta të merrja deklarata që të vërtetohej fajësia e deputetëve.

Asnjë proces nuk bëhej pa sugjerime. Irfan Majuni gjatë gjithë procesit nuk tregoi asgjë rreth aktivitetit të tij, përveç disa deklaratave me anën e të cilave do të dilte në gjyq. Si akuza do të mjaftonin thëniet e Tefik Deliallisit. Pasi u pyet Tefiku, para se të fillonte seanca e dytë e gjyqit, Irfan Majunit iu bë agjitacion nga ana ime, duke i thënë se po të tregonte, do të kishte lehtësira, por, megjithëkëtë, ai nuk u bind. Kur erdhi Nesti për të vizituar të burgosurit, prania e tij bëri që Irfani të pranonte fajësinë, d.m.th. ai pranoi gjithçka tha Tefiku”.

Oficeri Foni Qirko dëshmon:

“Gjatë viteve 1947-1948, kam parë disa procese që ishin krejt ose pjesërisht falso. Kështu procesi i Kolë Kuqalit është bërë nga hetuesit e Sigurimit pasi ai kishte vrarë veten dhe që në hetuesi nuk kishte deponuar gjë. Po kështu procesi i Baba Myrteza Krujës, gjithë pjesa që flet për aktivitetin e tij pas çlirimit është shtuar nga hetuesit e Sigurimit pas vetëvrasjes së tij….!

Në Gjirokastër, i pandehuri Agathokli Xhitomi, i cili në Tiranë me gjithë torturat për tre muaj rresht, nuk kallëzoi asgjë, arriti që atje që bëjë për veten e tij një proces komplet dhe të ngarkohet nga organet e Sigurimit që t’u përgatis komplet proceset të arrestuarve të tjerë duke i premtuar këtij lirimin nga burgu…”!

Ajo që duhet theksuar për procesin ndaj “Grupit të deputetëve” dhe intelektualëve të tjerë është përdorimi i torturave të tmerrshme. Gjatë periudhës së hetimit vdiqën nga torturat e rënda, këta të pandehur:

– Ali Begeja, ish kryebashkiak i Tiranës (procesi i parë), vdiq më 18.8.1947. Për të u shkrua se gjoja “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”.

– Stanislav Zuber (procesi i parë), për të cilin mungon data e saktë e vdekjes, pavarësisht se të dhëna të ndryshme ka.
– Ferit Hysenbegasi, jurist (procesi i dytë), 17.9.1947
– Avdul Bani (procesi i dytë), roja i Islam Radovickës

Për këtë arsye procesi hetimor dhe ai gjyqësor është në masën 90-95% i pavërtetë dhe i manipuluar, dhe kjo për shkak të torturave të paimagjinueshme ku më kryesorja ka qenë ajo e prerjes së mishit.

Lista e torturave

1 – Jeleku (tortura më e tmerrshme, njeriu lidhet pas një huri dhe merr pamjen e një qingji që piqet në hell).

2 – Kamxhiku dhe druri.

3 – Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.

4 – Korrenti elektrik deri sa i binte të fikët.

5 – Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.

6 – Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru varur deri sa t’i priten gishtat.

7 – Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre).

8 – Kripa në gojë.

9 – Shpifnim gjoja sikur do të ekzekutoheshin ose do të vareshin dhe u shtihej në ajër ose shpiheshin te litari.

10 – Tortura morale në lidhje me familjen: do të burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato bënë gjoja sikur ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë t’i çnderuar

11 – Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.

12 – Një herë Myftar Tarja (hetues-shënim) i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara.

13 – Djegia e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkool në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua.

– Gjellë me kripë e lënia pa ujë.

– Futje në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër.

– Pakësim i ushqimit gradual për të vdekur brenda 1 ose 2 vjetëve

– Lënia pa gjumë në këmbë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 14 Shtator 2026

Next Post

“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta...”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 12, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve
Dossier

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

September 12, 2026
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

September 11, 2026
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 10, 2026
Next Post
“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta…”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta...”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme