• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

Pamje nga puna në ndërtim të Maternitetit të Tiranës dhe ambientet e brendshme në vitin 1940 – 1943
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al /  Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor ishte falas për të gjithë shtetasit:, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, ai linte shumë për të dëshiruar. Madje në shumë aspekte, siç ishin aparaturat dhe pajisjet e spitaleve e objekteve të tjera shëndetësore me  medikamente të ndryshme bash-kohore, ka qenë një problem që mbeti i pazgjidhur deri në shembjen e atij regjimi. Por një nga plagët më të mëdha të shëndetësisë së para viteve ‘90-të, thuhet se ka qenë ai i numrit të lartë të vdekjeve të fëmijëve të moshës nga 0 deri 1 vjeç, apo siç njihej ndryshe me termin e mjekësisë; “mortaliteti tek foshnjat”.  

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore të Ministrisë së Shëndetësisë së asaj kohe, ku ndodhet korrespodenca e saj me disa nga institucionet dhe organet më të larta partiake e shtetërore të asaj kohe, në të cilat bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit 1971, në të gjitha rrethet e vendit, nga 72.771 lindje, u shënuan 7027 vdekje në fëmijët e moshës 0 deri në 1 vjeç.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Por ajo që tronditi Tiranën dhe alarmoi udhëheqjen e lartë partiake dhe shtetërore të asaj kohe, ishte vdekja e 27 foshnjave në Maternitetin e Tiranës (sot Materniteti “Nana Mbretëreshë) vetëm gjatë disa ditëve në fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit 1972, gjë e cila detyroi organet përkatëse të asaj kohe që ta mbyllnin Maternitetin e Tiranës. Po pse ndodhi një numër aq i lartë vdekjesh në atë maternitet në atë kohë dhe cilat ishin arsyet që u mor vendimi për mbylljen e asaj Shtëpie Lindje? Çfarë thuhet në raport-informacionet e ministrit të Shëndetësisë të kohës, Dr, Llambi Ziçishti, dërguar instancave më të larta të shtetit dhe cili ishte reagimi e përgjigjja e udhëheqjes së lartë, duke filluar nga kryeministri Mehmet Shehu, sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, sekretari i parë i Komiteti të Partisë së Tiranës dhe anëtari i Byrosë Politike, Manush Myftiu, etj.?

Dokumentet e mëposhtme arkivore, që publikohen për herë të parë, sjellin një pasqyrë të detajuar mbi gjendjen alarmante të mortalitetit infantil në Shqipërinë e vitit 1971, si dhe përpjekjet e aparatit shtetëror për të vënë nën kontroll këtë fenomen tragjik. Përmes relacionit të Zv/Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Kleo Miho, si dhe raporteve zyrtare të nënshkruara nga Dr. Bukurije Maçi pranë Drejtorisë së Nënës dhe Fëmijës, zbardhet tabloja e vërtetë e shërbimit mjekësor në rrethe dhe fshatra gjatë regjimit komunist.

Këto shkresa zyrtare të fillim-vitit 1972, nxjerrin në dritë jo vetëm shifrat e larta të vdekshmërisë së foshnjave, ku sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si bronkopneumonia zinin deri në 60% të rasteve, por edhe prapambetjen e thellë infra-strukturore në zonat rurale. Dokumentet zbulojnë dështimin e planit për ndërtimin e shtëpive të lindjes e konsultoreve, mungesën e lejeve të lindjes dhe kontrolleve mjekësore për fëmijët 0-3 vjeç, si dhe kushtet skandaloze të ushqimit në çerdhet e fshatit, ku mungonin edhe artikujt më bazikë si buka e grurit dhe qumështi.  Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

RELACIONI I ZV/MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DR. KLEO MIHO, DËRGUAR KOMITETIT EKZEKUTIV TË KËSHILLIT POPULLOR TË RRETHIT TË TIRANËS, PËR SHIFRAT E VDEKJES SË FËMIJËVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                             Tiranë më 18.I.1972

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Drejtoria e Nënës dhe Fëmijës

Nr. 54/7 Prot.  

                                       KOMITETIT EKZEKUTIV TË K. P. TË RRETHIT

                                                    (Seksionit të Shëndetësisë)

Për të patur të dhëna më të shpejta mbi gjendjen e mortalitetit infantil, kërkojmë që të na dërgohen çdo muaj (numri i lindjeve, numri i fëmijëve të vdekur 0-1 vjeç dhe përqindja) deri më datën 20 të muajit pasues. Ndërsa në çdo tre muaj të dërgohen analiza të hollësishme mbi mortalitetin infantil të rrethit tuaj, siç është vepruar.

Brenda muajit janar 1972 të na dërgohet gjendja e mortalitetit infantil (lindjet, vdekjet dhe përqindja) e vitit 1971 si dhe analiza e tremujorit të IV. Për rrethet që nuk kanë dërguar analizat e tremujoreve të tjerë duhet të na dërgojnë analizë vjetore. Po ashtu brenda muajit janar të na dërgohet dhe plani që kini për kualifikimin e mamive të fshatit. Këto të dhëna do t’i dërgoni në Drejtorinë e Nënës dhe Fëmijës.

                                     Zv. MINISTRI

                                   Dr. Kleo Miho

                                     18.1.1972

RAPORT-INFORMACION I DREJTORISË “NËNA DHE FËMIJA” PRANË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, LIDHUR ME NUMRIN E LINDJEVE DHE VDEKJEVE TË FOSHNJAVE GJATË VITIT 1971

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                               Tiranë më 11. IV. 1972

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Drejtoria e Nënës dhe Fëmijës

Nr. 54/17 Prot.

Lënda: Informacion mbi mortalitetin infantil për vitin 1971.      

                                      KOMITETIT EKZEKUTIV TË K. P. TË RRETHIT

                                               Seksionit të Shëndetësisë

Mortaliteti infantil si republikë është më i ulët në vitin 1971 nga ai i vitit 1970, por më i lartë se viti 1969 dhe konkretisht paraqitet si më poshtë (në shifra relative):

Viti 1969 = 76.1 % 1970 = 97.8 % 1971 = 93.8 %

Si mbas tremujorëve në këtë vit (1971) mortaliteti infantil paraqitet si më poshtë (në shifra absolute dhe relative):

Tremujori I = 113 %

Tremujori II = 76 %

Tremujori III = 88.6 %

Tremujori IV = 99.0 %

Në shifra absolute paraqitet:

Tremujori Lindje Vdekje

I 19.782 2.242

II 23.405 1.815

III 16.581 1.473

IV 13.002 1.297

Siç shihet nga treguesit e mësipërm në tremujorin e parë të vitit 1971 ka qenë mortaliteti më i lartë qoftë si shifra relative edhe si numër total të vdekurish. Kjo gjendje siç dihet u analizua me interes në mbledhjen që bëri Dikasteri për këtë problem në muajin prill të 1971, me pjesëmarrjen e gjithë shefave të seksioneve të shëndetësisë të rretheve si dhe shokë të tjera nga qendra dhe nga rrethet.

Kështu edhe si rezultat i masave më të mira e të menjëhershme organizative e mjekësore të marra nga punonjësit dhe organet e shëndetësisë si të një bashkëpunimi e ndihme më të mirë nga organet e pushtetit e dhe organizatat e masave nën drejtimin e Partisë në të gjitha rrethet gradualisht kemi ulje të mortalitetit infantil.

Në tremujorin e II-të kemi uljen më të theksuar por kjo si shifër relative pse janë shtuar shumë lindjet ndërsa vdekjet si total janë më shumë në tremujorin e II-të se në atë të III-të dhe të IV-ët. Tremujori i IV-ët ka përqindje më të lartë vdekje se tremujorët e II-të dhe III-të por si numër absolut ka më pak vdekje se këta dhe lindje shumë më të pakëta.

Punimi, zbërthimi dhe thellimi i konkretizimit të detyrave të që parashtroi plenumi i XI-të i Komitetit Qendror të P.P.SH; në shërbimin e nënës dhe fëmijës ka bërë që të ritet kujdesi i gjithë shoqërisë dhe i punonjësve dhe organeve të shëndetësisë për shëndetin e gruas shtatzënë e në laktacion si dhe mirërritjen e fëmijëve.

Gjatë vitit 1971 bashkëpunimi i punonjësve dhe organeve të shëndetësisë me organet e Pushtetit në qendër të rrethit e në bazë si dhe me organizatat e masave ka qenë më i mirë dhe me rezultate të mira në shumë rrethe.

Po ashtu gjatë vitit e sidomos në gjashtëmujorin e II shërbimi i nënës dhe fëmijës është marrë në analizë nga Komitetet Ekzekutive, Këshilli Popullor i rrethit, organizatat e masave të cilat në shumë rrethe kanë zhvilluar dhe aktive të zgjeruara për këto probleme.

Drejtoria jonë për gjendjen e mortalitetit infantil në tremujorin e I-rë, II-të, e të III-të (respektivisht dhe për 6 mujorin e 9 mujorin), ka nxjerrë informacione të posaçme të cilat ju a ka dërguar gjithë rretheve. Në këtë informacion ne do të flasim shkurtimisht për disa nga shkaqet e mortalitetit infantil për vitin 1971 të bazuar në konstatimet tona dhe në analizat që na kanë dërguar seksionet e shëndetësisë me komisionet e demografisë së rrethit. Duket theksuar se me gjithë udhëzimet dhe insistimet tona akoma këto analiza nga disa rrethe nuk vinë në nivelin e duhur dhe shumë here vetëm formulare.

Kështu edhe për vitin 1971, si vjetor, kanë dërguar analiza të tilla rrethet Berat, Gramsh, Krujë, Librazhd, Mat, Mirditë, Shkodër, Tropojë, e Vlorë; ndërsa rrethi i PUKËS nuk e ka dërguar fare analizën vjetore bile të asnjë tremujori. Disa prej këtyre analizave kanë dhe materiale të mira në drejtim të masave që kanë marrë e do merren në këtë shërbim por ju mungojnë shumë të dhëna themelore e komenti i tyre si për shembull:

Si paraqitet mortaliteti postnatal (0-7 ditësh), ai i muajit të parë dhe i gjashtëmujorit dhe shkaqet e tyre, cilat sëmundje kanë predominuar gjatë periudhës tremujore apo vjetore, si ka qenë asistenca në lindje dhe si shfrytëzohen Shtëpitë e Lindjes, ku kanë vdekur fëmijët dhe a kanë marrë ndihmë mjekësore, sa janë të vdekur brenda 24 orëve të para, sa përqind të vdekurve janë pa diagnozë, sa janë vdekje në maternitet, si paraqitet distrofia e rakiti etj.

Ndoshta me saktësi të gjitha këto nuk mund të jenë (si për sëmundjet apo distrofinë e rakitin) por të tjerat duhet të jenë të sakta sepse dhe vete seksionet i kanë e duhet t’i kenë për punën e tyre.

Gjatë vitit që kaloi shumë rrethe janë arsyetuar se nuk kishin as një skenë për të bërë këtë studim të mortalitetit infantil, dhe në tremujorin e IV-ët të vitit 1971 ju dërgua gjithë rretheve as një skedë tip për anketimin e vdekjeve të fëmijëve nga e cila do dilnin dhe këta tregues, por akoma shumë nga këto rrethe dhe në analizë e tremujorit të I-rë të këtij viti (1972) nuk i kanë dërguar këta tregues dhe komentin e tyre, siç do ta theksojmë dhe në informacionin për tremujorin e I-rë që do tu dërgojmë.

Ndërsa analiza më të plota për vitin 1971 kanë dërguar rrethet Përmet, Lushnjë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan, Durrës e Sarandë. Siç pamë dhe më sipër mortaliteti infantil ka ulje nga viti 1970, megjithëse kjo është një ulje e vogël prej 4 %.

Dihet se vitin 1970 për arsye të epidemisë së gripit e konsideruam si një vit të jashtëzakonshëm, por edhe nga ky vit në vitin 1971 disa rrethe kanë rritje në mortalitetin infantil dhe konkretisht: Gramshi, Lezha, Librazhdi, Lushnja, Mati, Mirdita dhe Saranda.

Ndërsa nga viti 1969 me përjashtim të tre rretheve; Kolonjës, Përmetit dhe Sarandës, që kanë ulje të gjitha rrethet e tjera kanë rritje.

Disa nga shkaqet e njohura që kanë influencuar në mortalitetin infantil për vitin 1971 kanë qenë:

1 – Ndër sëmundjet që zënë vendin e parë si shkak përfundimtar në vdekjet e fëmijëve 0 – 1 vjeç, vendin e parë e zënë sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes e midis tyre janë bronkopneumonitë.

Këto sëmundje në shifra relative variojnë si mbas rretheve nga 25 – 60 % (kështu Durrësi 46 %, Dibra 51 %, Elbasani 34 %, Kruja 50 %, Librazhdi 60 %, Mirdita 58 %, Lushnja 50 %, Kukësi 50 %, Saranda 43 %, Skrapart 52 %, Vlora 44 % dhe Tirana 39 % në qytet e 31 % në fshat. Ndërsa në rrethet Gjirokastër fshat as shtëpia e lindjes e as konsultorja, të cilat nuk u përfunduan as në fund të vitit, kur mbaruan masat e tjera e që ishte plani për t’i përfunduar.

Kështu edhe gjatë vitit 1971 në shumë fshatra të vendit kontrolli dhe leja e grave shtatzënë nuk është bërë në rregull si dhe vizitat e kontrolli periodik i fëmijëve të porsalindur e deri në tre vjeç. Gjatë këtij viti në vazhdim duhet bërë përpjekje më të mëdha për sigurimin e këtyre lokaleve në fshat si dhe për fillimin e rikualifikimit të mamive të fshatit, si mbas programit të dërguar nga drejtoria e kuadrit.

Në vitin e kaluar në fshat u hapën më shumë çerdhe se vitet e mëparshme, por siç kemi theksuar dhe në materialet e tjera, këto ishin akoma shumë të pakta në krahasim me nevojat e fshatit, shërbimi dhe ushqimi në to kishte shumë të meta. Komitetet Ekzekutive të gjithë rretheve kishin dhënë udhëzime për një ushqim më të mirë sidomos për bukë gruri dhe qumësht por që në shumë raste nuk u bë deri në fund të vitit! Kështu në këto kondita çerdhet jo vetëm që nuk do tërheqin shumë fëmijë por dhe mirërritja e tyre nuk sigurohet.

Përhapja dhe përgjithësimi i eksperiencës së përparuar e më të mirë në drejtim të kujdesit për nënën dhe fëmijën brenda rrethit apo midis rretheve është një anë që do përmirësonte shërbimin. Për këtë është bërë pak qoftë nga seksionet e shëndetësisë si dhe nga drejtoria jonë më Dikaster.

Po ashtu ndihma e drejtorisë sonë për rrethet dhe kontrolli i zbatimit të udhëzimeve të dhëna ka qenë jo i mjaftueshëm. Po ashtu edhe ndihma nga klinikat qendrore qoftë dhe për kohë të shkurtër e probleme të veçanta nuk ka qenë në mundësitë që kanë këto klinika, dhe ndjekja e këtij me nga ana jonë nuk ka qenë i vazhdueshëm. / Memorie.al

                           PËR DREJTORINË

                          Dr. Bukurie Maçi

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e...”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

Artikuj të ngjashëm

“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie
Dossier

September 11, 2026
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 10, 2026
“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

“Ballistët e inkuadruem nën komandën e Shkodrës, prej së cilës ushqeheshin e paguheshin, mbasi e dhanë fjalën me më ndjekë planin tim, u shmangën dhe…”/ Kujtimet e Kol Bib Mirakës
Dossier

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmuan nga Brigada e V-të e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e, prej Fadil Hoxhës e Pavle Jovanoviç…”/ Raporti i ushtarakut britanik

September 10, 2026
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Dossier

“Siç raportohet, kompanitë italiane po negociojnë për sjelljen e disa pajisjeve industriale në Shqipëri, ndërsa në verë, kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss, erdhi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 9, 2026
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme