• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”

Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”
Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”
Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”
Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”
Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”
Historia tragjike e familjes Toro: “Vëllanë tim e demaskuan para naftëtarëve të Patozit dhe ndërsa pritej t’i vinin hekurat, një toger i Sigurimit nxori pistoletën dhe…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes Toro nga fshati Kurjan i Roskovecit, ku të parët e saj, pasi ishin diplomuar në universitetet e Stambollit, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbyen në organet e Drejtësisë, si Salih Toro, që u emërua në funksionin e Kryetarit të Degës Civile në Gjykatën e Diktimit në Tiranë. Angazhimi i familjes Toro e gjitha me Lëvizjen Antifashiste dhe tërheqja nga radhët e Frontit, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, duke mbajtur anën e forcave nacionaliste, gjë e cila u bë shkak që pas ardhjes së komunistëve në pushtet, ajo familje të konsiderohej si reaksionare dhe të përfundonte në kampet e internimit, që në vitin 1945.  Arratisja e Qani Toros nga Shqipëria, duke u vendosur në Gjermaninë Perëndimore pranë Kompanisë 4000 dhe ngjarja tragjike e Rrushit Toros, që punonte në puset e naftës në Kuçovë, të cilin pasi e demaskuan para të gjithë punëtorëve, një nga oficerët e Sigurimit të Shtetit me gradën e togerit, nxori pistoletën dhe e qëlloi tre herë në kokë…?!

Torot, mbështetës të Monarkisë

Haziz Toro u lind në vitin 1920-të në fshatin Kurjan të Roskovecit, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Një ndër burrat më të dëgjuar të asaj familje, ka qenë Emin Toro, i cili lindi rreth viteve 1850-të dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Turqi, ku dhe u diplomua në Jurisprudencë. Në atë kohë që Emini studioi në Turqi, në degën e Jurisprudencës të Universitetit të Stambollit, ishte dhe një nga të afërmit e tij, Salih Toro. Pas diplomimit, Salihu u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1921, ai u thirr në Tiranë dhe u caktua në funksionin e Kryetarit të Degës Civile në Gjykatën e Diktimit,. Në vitet e fundit të jetës, Emini u kthye në vendlindjen e tij, ku dhe ndërroi jetë rreth viteve të para të shekullit të kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, të cilët pas vdekjes së të atit, u morën me administrimin e pasurisë së familjes së tyre, që ishte mjaft e madhe. Nga të dy djemtë e Emin Toros, vetëm Rizai bëri emër, pasi u mor me politikë dhe në atë kohë ka qenë i njohur në të gjithë krahinën. Ndërsa djali tjetër i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua për Financë në Turqi, gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, shërbeu si toger i Financave në doganën e fshatit Bllatë të Prefekturës së Dibrës. Rizai që ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe të tre vëllezërit, studiuan e u diplomuan në shkollën Teknike Amerikane të Harry Fultzit në Tiranë. Pas diplomimit në atë shkollë, Qaniu me Rrushitin, filluan punë të ndryshme, në fundin e viteve ’30-të, ndërsa Hazizi fitoi një të drejtë studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe, duke u regjistruar në Fakultetin e Agronomisë, pranë Universitetit të Bolonjës. Por pasi mbaroi vitin e parë Hazizi i ndërpreu mësimet dhe u kthye në Shqipëri, me synim për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shokët e mi nga Tirana, m’u lutën që takohesha me Selman Vaqarin, që dikur kishte organizuar rrahjen time në gjimnaz, me rininë komuniste, unë pranova, por kur ai erdhi…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

Familja Toro e gjitha me Luftën

Gjatë periudhës së Luftës, në vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro, e cila asokohe bëhej rreth 12 shtëpi, u lidh me Lëvizjen Antifashiste. Ajo familje në atë kohë kishte miqësi të ngushtë, me disa nga shtëpitë e para të Mallakastrës, si atë të Bektash Bej Çorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Çorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirët, Klosët etj. Po kështu përveç këtyre familjeve të njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirë miqësinë e saj edhe me familje të tjera të njohura, si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atë të Ali Maliq Agollit në Dibër. Lidhur me këto e qëndrimin e asaj familje gjatë periudhës së Luftës, Haziz Toro, tregon: “Që në prillin e vitit 1939-të, e gjithë familja jonë e shprehu hapur indinjatën, kundër pushtimit fashist të vendit dhe aty nga viti 1942, vëllai im Qaniu, u mor me organizimin e Grupit të Parë partizan të krahinës sonë të Mallakastrës, duke u emëruar dhe komandant i atij formacioni të armatosur. Në atë kohë në përbërje të atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckën, të cilët më pas u bënë udhëheqës kryesorë të formacioneve më të mëdha të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Enver Hoxhës. Gjatë periudhës së Luftës, familja jonë kishte disa hasmëri të vjetra me familjen e Isa Toskës dhe ato u shtuan akoma dhe më shumë, pasi vëllai ynë, Qaniu, doli në mal në krye të Grupit të Parë partizan të Mallakastrës. Nisur nga ky fakt, Isa Toska i cili kishte edhe mbështetjen e italianëve, shfrytëzoi rastin dhe na i dogji shtëpitë tona në fshatin Kurjan. Nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrëveshjen e Mukjes dhe filloi përplasja e hapur, në mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonë u tërhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kësaj ne mbajtëm anën e forcave nacionaliste dhe vëllai ynë, Qaniu, qëndroi me disa forca nacionaliste ku bënte pjesë dhe Ismail Çorushi, të cilat kishin ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me partizanët”.

1945, internimi i Torove

Menjëherë pas mbarimit të Luftës, regjimi komunist që erdhi në fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atë me të gjitha mënyrat. Lidhur me këtë, Hazis Toro kujton: “Menjëherë pas mbarimit të Luftës, që në dhjetorin e vitit 1944, familja jonë u gjend nën terrorin e komunistëve që erdhën në pushtet, të cilët filluan hakmarrjen ndaj nesh. Në fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht në qytetin e Krujës, ku bashkë me shumë familje të tjera, na mbanin nën kontroll të vazhdueshëm. I vetmi që mundi të shpëtonte nga familja jonë në atë kohë, ishte vëllai im, Qaniu, i cili qëndroi në arrati, nëpër male për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve, të cilët e kishin shpallur atë armik që nga viti 1943, kur ai u distancua nga partizanët dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qëndroi disa kohë nëpër male, në fillimin e vitit 1946, Qaniu së bashku me dy shokët e tij, intelektualë të njohur që ishin diplomuar në Perëndim: Taho Baçi dhe Ramadan Velmishi, u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në Republikën Federale Gjermane. Në viti 1950-të, Qaniu u inkuadrua në radhët e “Kompanisë 4000”, e cila ishte instaluar në disa kodrina në periferinë e qytetit të Munihut. Ajo kompani që kishte një efektiv prej 4000 personash, nga të gjitha vendet e Europës Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarë, të cilët stërviteshin nga anglo-amerikanët, për të zbarkuar në Shqipëri. Qaniu, qëndroi në atë kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri pas tradhtisë, që kishte bërë, Kim Filbi, agjenti britanik që punonte për sovjetikët. Pak kohë më vonë, vëllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos në SHBA-ës ku jetoi deri në vitin 1982″.

Ekzekutimi i Rrushitit në Patos

Deri në vitin 1950-të, familja Toro vazhdonte të qëndronte në internime, së bashku me shumë familje të tjera të cilat komunistët i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por në vitin 1950-të, kur Qani Toro u inkuadrua në formacionet e bazave ushtarake, që stërviteshin nga anglo-amerikanët për t’u hedhur si diversantë në Shqipëri, ndaj asaj familje filloi një goditje akoma dhe më e ashpër. Lidhur me këtë, Haziz tregon: “Në fillimin e vitit 1950-të, pasi plotësuam pesë vitet e parë të dënimit në internim, ne na hoqën nga Kruja dhe na internuan përsëri, duke na shpërndanë nëpër vende të ndryshme. Mua me gjithë familjen time, më çuan në Kalanë e Porto-Palermos, ndërsa vëllai tjetër, Rrushiti, pasi u lirua shkoi në Patos, ku filloi punë si punëtor në një nga ndërmarrjet e Naftës të asaj zonë. Por kjo punë nuk zgjati shumë, sepse si duket iu mësua biografia, që ai nuk e kishte treguar. Pas kësaj Rrushitin e nxorën përpara kolektivit, ku kishte filluar punë dhe i bënë një demaskim publik, duke e quajtur armik dhe sabotator që kishte shkuar aty, për të djegur puset e naftës. Në fund të asaj mbledhje kur të gjithë prisnin që Rrushitit t’i viheshin hekurat, ndodhi diçka tjetër akoma më e rëndë. Një nga oficerët e Sigurimit të Degës së Brendshme të Mallakastrës, i cili mbante gradën e togerit, nxori pistoletën nga brezi dhe e qëlloi tre herë pas koke, duke e lënë Rrushitin, të vdekur në vend, aty përpara të gjithë naftëtarëve, që ishin në atë mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi të gjithë ata punëtorë, që i kishin mbledhur jo rastësisht aty, por asnjëri nuk mund të reagonte pasi i gjithë vendi, ishte i rrethuar më përpara nga forca të shumta policore”.

Burgoset Çezari, Qazimi e Ylviu

Vrasja barbare e Rrushit Toros, në atë kohë e rëndoi akoma dhe më shumë gjendjen e fisit të tij, pasi të gjitha familjeve Toro, që në atë kohë ishin të internuara, u përmendej shpesh duke u thënë se: kishin një njeri të pushkatuar nga Partia. Lidhur me këtë, Hazizi kujton: “Pas vrasjes së Rrushitit, unë qëndrova i internuar në Porto-Palermo, deri në vitin 1956. Në atë vit, mua më çuan në fshatin Plug të Lushnjes, ku dhe krijova familje, duke u martuar me vajzën e Ali Maliqit (Agollit), me të cilët ne kishim miqësi të vjetër. Në atë fshat ne qëndruam të internuar deri në vitin 1967, kur na liruan nga internimi e na kthyen në fshatin tonë Kurjan. Në atë kohë aty u grumbulluam të gjitha familjet e fisit tonë, që kishim qenë nëpër internime. Edhe në fshatin tonë Kurjan, ne na çuan si të internuar dhe lufta ndaj nesh ishte akoma dhe më e forte, pasi na njihnin të gjithë. Si rezultat i kësaj, në viti 1976, regjimi komunist filloi edhe një goditje tjetër, ndaj familjes sonë. Në atë vit u arrestua nipi im, Çezar Toro, (djali i Qaniut) i cili punonte në kooperativë dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik. Pas arrestimit dhe dënimit të Çezarit, u arrestua dhe u dënua po me dhjetë vjet burg, edhe Qazim Toro, djali i kushëririt tim të parë. Hakmarrja e komunistëve ndaj familjes sonë, nuk mbaroi me kaq, sepse pas tyre u arrestua dhe u dënua po me dhjetë vjet burg politik edhe një kushëri tjetër i yni, Ylvi Toro. Ai u bashkua me Çezarin dhe Qazimin në kampin e Spaçit, ku të tre vuajtën dënimet, deri aty nga viti 1986″, kujton Haziz Toro./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share40TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vetëvrasja e Njazi Islamit pa i dhënë llogari Partisë, vërtetojnë aktivitet antiparti të këtij grupi dhe zbulimi i tyre është një sukses…”/ Historia e panjohur grupit opozitar që shpërfilli Enverin

Next Post

Zbulohen dokumentet arkivore/ Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija, e cila në ’85-ën, pas vdekjes së tij, shkoi në….

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
Dossier

“Shokët e mi nga Tirana, m’u lutën që takohesha me Selman Vaqarin, që dikur kishte organizuar rrahjen time në gjimnaz, me rininë komuniste, unë pranova, por kur ai erdhi…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 8, 2025
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Dossier

“Për t’i shpëtuar gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit, erdhën në atdheun amë, por ranë nga shiu në breshër, pasi përfunduan kampeve dhe burgjeve…”/ Pse u goditën intelektualët kosovarë të arratisur në Shqipëri?!

July 6, 2025
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

July 6, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 6, 2025
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
Dossier

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

July 5, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
Next Post
Zbulohen dokumentet arkivore/ Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija, e cila në ’85-ën, pas vdekjes së tij, shkoi në….

Zbulohen dokumentet arkivore/ Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija, e cila në ’85-ën, pas vdekjes së tij, shkoi në….

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme