• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim

“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
“Në Konferencën e Tiranës në ’56-ën, u tha se udhëheqja kishte vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe nga epidemia u mbush vëndi me varreza”/ Dëshmia e ish-delegatit që vuajti 32 vite burg e internim
Ditari sekret i Enverit: “Behari më njoftoi se polakët e kanë shpallur ‘non grata’ ambasadorin tonë, Musin Kroi…”/ Ngjarjet e shkurtit ’61, pas konfliktit me Moskën dhe fotot e rralla
20
Shares
1.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Konferencës së Partisë për Tiranën e cila u mbajt në Kinema “Punëtori” nga data 14 deri më 19 prill të vitit 1956, ku disa organizata partie si ajo e Kinostudios “Shqipëria e Re”, “Zëri i Popullit”, Radio-Tirana, etj., ngritën probleme të shumta lidhur me hendekun e madh që ishte krijuar në mes funksionarëve të lartë e udhëheqjes së PPSH-së, me popullin e thjeshtë, si dhe privilegjet e shumta që kishin anëtarët e Byrosë Politike dhe ministrat e qeverisë.

Kush ishin delegatët që lëshuan akuzat e para ndaj udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe ndryshimi i situatës që ishte krijuar pas ardhjes së Enver Hoxhës nga Vlora dhe hyrjes së tij në sallë, i cili u prit me duartrokitje dhe ovacione të gjata nga pjesa më e madhe e të pranishmëve. Cilat ishin akuzat që Enveri iu bëri disa delegatëve që i kishin dhënë tonin asaj konference dhe roli i ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, që u vu në shërbim të Enverit…?!

Ardhja e Enver Hoxhës në sallë u prit me duartrokitje të shumta nga të gjithë delegatët, sepse ne mendonim që ai do të ishte dakord me problemet që u ngritën ditën e parë të Konferencës. Ditën e dytë të zhvillimit të punimeve të Konferencës së Tiranës, në seancën e pasdites erdhi vetë Enver Hoxha. Ai ndërpreu pushimet në Vlorë pasi e informuan për atë që po ndodhte në Tiranë. Hyrja e Enverit u prit me duartrokitje të shumta, pasi ne akoma besonim se ai do të ishte dakord me ato probleme që u ngritën ditën e parë të Konferencës. Pasi Enveri mori në dorë situatën dhe filloi t’ju kundërvihej Vehip Demit, kolonel Iljaz Ahmeti, Drejtorit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, Nesti Zotos e disa të tjerëve që konsideroheshin si organizatorët antiparti të asaj konference, ai ju drejtua sallës duke thënë: A e shihnin këtë Ihsan Budon, ky është një kurioz i jashtëzakonshëm dhe bën çmos e kërkon që t’i dijë të gjitha”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

Ihsan Budo, ish-kreu i komunistëve të rrethit të Sarandës gjatë viteve të Luftës, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Itali për Reparacionet e Luftës dhe zv/ministër i Grumbullimit, dëshmon për Memorie.al, pjesëmarrjen e tij si delegate në Konferencën e Partisë të Tiranës të vitit 1956, ku ai u cilësua si “antiparti e armik” dhe të gjitha peripecitë që i erdhën prej saj, duke u internuar për 31 vjet në minierat e Kurbneshit dhe i dënuar me 10 vite burg politik.

Ihsan, diçka shkurtimisht për veten tuaj?

Unë kam lindur në qytetin e Gjirokastrës në dhjetor të vitit 1920, ku asokohe familja ime banonte në lagjen Palorto. Babai nuk kishte shkollim, por të parët e trungut të familjes sonë kanë qenë të shkolluar në Turqi dhe kanë mbajtur funksione në administratën e lartë vendore të asaj kohe. Gjyshi im, Hazbi Budo, ka qenë nënprefekt i Përmetit, vëllai i tij, Musai, ka qenë Prefekt i Gjirokastrës dhe vëllai tjetër, Mustafai, ka qenë Dekan i parë i Fakultetit të Mjeksisë në Stamboll dhe më pas Shef i Shëndetësisë së Vilajetit të Janinës. Po kështu vëllai tjetër i gjyshit, Refik Budo, ka qenë një nga mbështetësit kryesor të çetës së Çerçiz Topullit dhe është njohur si patriot. Gjatë viteve 30-të, për arsye ekonomike unë u detyrova të ndërprisja mësimet në gjimnazin e Gjirokastrës dhe u futa në punë në Centralin Elektrik të Sarandës. Si tani e mbaj mend 7 prillin e vitit 1939 kur anijet italiane të pushtimit që nxinin bregdetin e Sarandës atë të premte të zezë.

A keni marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste?

Deri në tetorin e vitit 1941, nuk kam qenë i inkuadruar me Lëvizjen dhe nuk kam qenë komunist. Më 28 tetor të 1941-it, kur ndodhesha në Tiranë, mora pjesë në demonstratën e madhe antifashiste që u zhvillua aty. Në atë demonstratë për herë të parë kam parë Enver Hoxhën, të cilin nuk e njihja më parë. Disa gjirokastrit ma treguan duke më thënë se ai ishte djali i Mulla Halilit. Mbas asaj demonstrate, në janarin e 1942, më thirri Myfit Dudushi një revolucionar i vjetër gjirokastrit dhe më ngarkoi me detyrën e përgjegjësit të grupit edukativ të punëtorëve të Sarandës. Duke u aktivizuar në atë detyrë partie rashë në sy të italianëve, të cilët më 24 korrik në vitit 1942, më arrestuan së bashku me 35 shokë të tjerë në Sarandë.  Më 15 tetor të po atij viti, pas tre muajsh hetuesie, munda të lirohem me ndihmën e Veliko Maliles, një tregtar gjirokastrit, i cili pagoi 200 napolona flori dhe na liroi të gjithëve.  Me veprimin që bëri Veliko u tregua një patriot, por është për të ardhur keq se pas çlirimit shokët tanë komunistë e arrestuan atë dhe pasi i sekuestruan të gjithë pasurinë, e dënuan me vdekje. Ai bëri shumë vite burg dhe më pas vdiq në Kavajë ku ishte i internuar.

Pas arrestimit nga italianët, vazhdove përsëri aktivitetin antifashist?

Kur dola nga burgu, më thirri Bedri Spahiu që ishte sekretari i Qarkorit Komunist të Gjirokastrës dhe pasi u pranova në parti si komunist, më ngarkoi detyrën e sekretarit të partisë për Sarandën. Takimin me Bedriun e bëra në shtëpinë e Qerime Tauzit, që ishte nga bazat më të forta komuniste të Gjirokastres, ku ishte strehuar edhe Qemal Stafa. Këtë detyrë e mbajta deri në nëntorin e vitit 1944, kur u çlirua Shqipëria”.

Pas mbarimit të luftës, çfarë detyrash keni pasur?

Në dhjetor të 1944-ës, më dërguan në Berat, si oficer qarkullimi dhe në mars të 1946-ës, më kthyen përsëri në Gjirokastër si kryetar i Ndërmarrjes Ekonomike. Më 1 prill 1947 erdha në Tiranë si drejtor i Ndërmarrjes së Artikujve Industrial. Gjatë kësaj kohe, kam shkuar dy herë në Jugosllavi për të lidhur kontrata pune në kuadrin e Marveshjes Ekonomike në mes dy vendeve. Duke kundërshtuar për shumë probleme që kishin të bënin me atë marrveshje ekonomike, deshën të më përjashtonin nga partia si antijugosllav, por më mbrojti Gogo Nushi, Vasil Kati e Haki Toska. Në vitin 1948 u emërova Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorive të artikujve ushqimor dhe industrial, e më pas në 1949-ën, Kryetar i Entit Autonom të Grumbullimit. Pas këtyre detyrave, në fundin e vitit 1949, me vendim të Byrosë Politike u emërova si delegat i qeverisë shqiptare në Itali, për problemet e Reparacioneve të Luftës.

Sa kohë punuat në atë detyrë?

Në atë detyrë punova për 15 muaj dhe të gjitha reparacionet e luftës që Gjermania i pagoi Shqipërisë, erdhën në vendin tonë nëpërmjet Italisë. Pas asaj detyre u ktheva në Shqipëri ku në 1950-ën, më emëruan Drejtor i Përgjithshëm i Grumbullimit në Tiranë. Në atë kohë më thirri Hysni Kapo në zyrën e tij dhe më njoftoi se vendimin e Byrosë Politike, pasuritë që shtetasit shqiptarë kishin jashtë, do të ktheheshin në Shqipëri dhe me këtë detyrë do të merresha unë. Në vitin 1953-in u caktova Drejtor i Përgjithshëm i Furnizimi të Punëtorëve, nga ku u caktova dhe si delegate në Konferencën e Partisë të Tiranës në vitin 1956.

Si është e vërteta e asaj konference?

Konferenca e Partisë së Tiranës i zhvilloi punimet në Kinema “Puntori” nga data 14 deri në 19 prill të vitit 1956. Ajo konferencë u zhvillua nën frymën e vendimeve të Kongresit të 20-të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku Hrushovi dënoi gabimet e Stalinit dhe kultin e tij të individit. Në këtë kontekst u zhvilluan dhe aktivet e organizatave të partisë të Tiranës, ku u ngritën shumë probleme nga një pjesë e mirë e komunistëve.

Si e kujtoni fillimin e konferencës?

Ditën që filloi punimet konferenca, Enver Hoxha botoi një artikull në gazetën “Zëri i Popullit” ku mbështeste vendimet e Kongresit të 20-të dhe po atë ditë shkoi për pushime në Vlorë. Konferencën e drejtonte Beqir Balluku dhe në presidium ishin dhe Fiqirete Shehu,(Sekretarja e Parë e Tiranës), gjeneral-major Tahir Kadare, gjeneral Halim Ramohito, Haxhi Lleshi dhe ndonjë tjetër që nuk e kujtoj dot. Konferencën e hapi Beqiri dhe raportin e lexoi Fiqirete Shehu. Ai raport u prit shumë ftohtë  nga delegatët, sepse ishte i thatë dhe i mbulonte të gjitha problemet që ishin diskutuar në aktivet e organizatat e partisë.

Cilat ishin këto probleme?

Disa kohë para fillimit të konferencës, në aktivet e organizatave të partisë të Tiranës, siç ishin ato të “Zërit të Popullit”, Kinostudjos, Ministrisë së Industrisë, gazetës “Puna” dhe “Luftëtari” etj., u diskutua dhe u shfaqën pakënaqësi të mëdha për gjëndjen e vështirë ekonomike në të cilën jetonte populli i thjeshtë dhe privilegjet që kishin për vetë udhëheqjen e lartë. Nga shumë komunistë u ngritën probleme se në rastin e rënies së epidemisë së fruthit, udhëheqja e lartë kishte sjellë nga jashtë vaksina vetëm për fëmijët e tyre dhe jo për fëmijët e popullit të thjeshtë dhe si rezultat i kësaj u mbushën varrezat me varre fëmijësh. Si të thuash në ato aktive u ngrit një revolt masive e komunistëve të ndershëm, kundër udhëheqjes së burokratizuar, kundër shkëputjes së saj nga masat, kundër metodave të ashpërsimit dhe acarimit të luftës së klasave brenda dhe jashtë partisë, kundra ndikimit negative të kultit të individit etj.

U ngritën akuza konkrete ndaj udhëheqjes së lartë për privilegjet?

Patjetër, mjaft delegatë në ato aktive përmendën fakte të degjenerimit të kuadrove kryesorë, të privilegjeve që shtoheshin të servilizmit dhe konformizmit në aparatet e partisë  dhe të shtetit, gjendjen e vështirë ekonomike në qytet e në fshat dhe u kritikua propaganda euforike që bëhej për ta zbutur dhe zbukuruar gjëndjen tejet të vështirë ku ndodhej vendi.

Është thënë se në atë konferencë u kërkua nga disa delegatë edhe rehabilitimi i disa ish-funksionarëve të lartë të PPSH-së që ishin dënuar nga Enver Hoxha?

Në disa organizata u ngrit problem i rehabilitimit të Sejfulla Malëshovës, Tuk Jakovës, Bedri Spahiut e të ndonjë komunisti tjetër, duke e quajtur dënimin e tyre  si të padrejtë, problem i luftës së klasave dhe i marrdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë etj. Për të gjitha këto probleme, pas raportit që mbajti Fiqëret Shehu, nga ana e delegatëve u bënë pyetje me shkrim e me gojë dhe më kujtohet se në koridoret e asaj konference filloi të flitej dhe për teorinë e Mao Ce Dunit, për lulëzimin e njëqind shkollave e njëqind luleve.

Si u pritën këto kërkesa, nga ata që drejtonin konferencën?

Ngritja e këtyre problemeve e elektrizoi sallën dhe kjo gjëndje vazhdoi deri ditën e dytë, kur në seancën e pasdites të Konferencës erdhi vetë Enver Hoxha, si duket e lajmëruan për gjendjen e nderë që mbizotëronte.

Cili ishte reagimi i presidiumit të Konferencës për pyetjet e bëra dhe çfarë ndodhi pas ardhjes së Enverit?

Për të gjitha pyetjet që u bënë pas leximit të raportit, nuk pati asnjë prononcim as nga presidiumi i mbledhjes dhe as nga ndonjë anëtar i Byrosë Politike apo ministër që ndodhej aty, sepse ata nuk e dinin qëndrimin që do të mbante Enver Hoxha dhe nuk jua mbante të flisnin pa ditur se çfarë do të thoshte shefi i tyre.

Si e kujtoni hyrjen e Enverit në konferencë?

Hyrja e Enverit në sallën e Konferencës u prit me duartrokitje të mëdha nga të gjithë ne që bëmë kritikat, sepse ne shpresonim deri në fund që ai do të pajtohej me frymën tonë dhe do të kritikonte dhe merrte masat e duhura për të gjithë ata persona të udhëheqjes së lartë që u atakuan në pyetjet e bëra ditën e parë të Konferencës. Ky besim, vinte edhe nga artikulli që Enveri botoi në “Zërin i Popullit”, por për fat të keq nuk ndodhi ajo që besonim ne. Enveri porsa hyri në sallë zuri vend në presidium, kurse pas tij hynë të gjithë anëtarët e Byrosë Politike që zunë vend në plate. Enveri e mori fjalën menjëherë dhe tha:”Këtu ka qenë një situatë e elektrizuar”. Pas atyre fjalëve ai bëri një histori të gjithë veprimtarisë së Partisë Komuniste që nga krijimi i saj. Gjatë gjithë fjalës së tij ai u duartrokit shpesh herë nga e gjithë salla. Pas fjalës së Enverit, u gjallëruan shumë nga dishepujt e tij dhe filluan që të bëheshin presione të ndryshme kundrejt atyre delegatëve që kishin bërë pyetjet.

Kush i bënte ato presione, kundër kujt u drejtuan ato dhe në çfarë mënyrash bëheshin?

Një nga mbështetësit kryesor të Enver Hoxhës në atë konferencë ishte ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, i cili kishte organizuar gjithë Sigurimin e Shtetit dhe pas fjalës së Enverit, ai filloi menjëherë presionet në mënyra të ndryshme. Komunistët kryesorë të konsideruar si antiparti, armiq, tradhëtarë dhe “koka” e organizimit të asaj konference, ndaj të cilëve u drejtuan presionet ishin: Vehip Demi, kolonel Iljaz Ahmeti, Nesi Zoto, unë, Ishan Budo, Vandush Vinçani, Taho Sejko, Pëllumb Dishnica, Pajo Islami, Hulusi Spahiu, Adriatik Kanani, Amali Dishnica, Njazi Jaho, Ibrahim Zverku, Alfred Uçi, Sofokli Afezolli, Qazim Vaqarri, Peço Fidhi, Agron Frashëri, Vasil Mici dhe Masar Bektashi. Duhet të theksojmë se Hulusi Spahiu, Peço Fidhi dhe Pajo Islami nuk ishin fare delegatë në atë konferencë, por ato u akuzuan si “koka” e organizimit të asaj konference që kishin nxitur komunistët e tjerë të flisnin hapur aty./Memorie.al

                                                       Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share20TweetPinSendShareSend

Previous Post

Zbulohen dokumentet arkivore/ Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija, e cila në ’85-ën, pas vdekjes së tij, shkoi në….

Next Post

”Bashkë me disa gardistë të veshur civil, na futën në sallë dhe prisnim shenjën për të vrarë secili nga një person, që na ishte…”/ Dëshmia e ish-delegatit të Konferencës së ’56-ës

Artikuj të ngjashëm

“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
Intervista

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

March 27, 2023
“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
Next Post

”Bashkë me disa gardistë të veshur civil, na futën në sallë dhe prisnim shenjën për të vrarë secili nga një person, që na ishte…”/ Dëshmia e ish-delegatit të Konferencës së ’56-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!