• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Vexhi Buharaja u burgos, sepse bashkë me intelektualin tjetër beratas Todi Sotira, përzgjodhën disa libra nga autorët më në zë të botës dhe ato…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës
“Si u dënua Xhevahir Spahiu dhe u hoq nga ‘Zëri i popullit’, pasi Sigurimi gjeti dorëshkrimet e tij, ku…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Kur lexoja ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ndjeja praninë Hemingway-t, ashtu sikurse vite më vonë, praninë e Ungaretti-t, në poezinë e Martin Camajt…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur
“Ndërsa në Berat, për ta diskriminuar e dërguan si arkëtar te berberët e Komunales, kryetari Akademisë, Prof. Aleks Buda, kur vinte në qytetin tonë…”/ Historia e panjohur e Vexhi Buharasë
“Prej Naim Frashërit, shqiptarët e morën vesh se ç’ishte ky sekt, por edhe Naimi vetë, më shumë e shpiku Bektashizmin, sesa e interpretoi atë…”/ Refleksionet e gazetarit e publicistit të njohur
“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit…”/ Refleksionet e osmanologut të njohur

Nga ARSHIN XHEZO

Pjesa e parë

Memorie.al / Në vitin 1986, kur punoja në gazetë, më erdhi një letër jo e zakonshme. E dërgonte Vexhi Buharaja. Ishte një zarf i madh, që ndryshonte dukshëm nga të tjerët, ata me format të vogël, të zakonshmit, që ti i dalloje menjëherë se brenda do të kishte ndonjë ankesë qytetari për shtëpi apo punë – rutinë për çdo redaksi gazete. Duke  mbajtur në dorë atë zarf, provova një ndjesi të veçantë. Vexhi Buharaja ishte tepër i njohur për mua: i qytetit, i lagjes, i rrugicës. Madje, familjet tona, nga më të vjetrat e qytetit, kishin hyrje-dalje me njëra-tjetrën, kurse ai vetë, – mik me tim atë. Por unë, i larguar herët nga qyteti, menjëherë pas gjimnazit, e kisha takuar shumë rrallë, ndryshe nga shokët e mi të fëmijërisë që banonin atje.

Më shpesh takohesha me të në kujtimet e mia. Fëmijë – nëntë apo dhjetëvjeçar – im atë më dërgonte tek shtëpia e tij për të marrë apo çuar libra. Thoshin se biblioteka e tij ishte më e madhe edhe se ajo e qytetit. Librat që merrja ishin kryesisht në gjuhët persisht, arabisht e osmanisht, dhe mua më dukej e njëjta gjuhë dhe të njëjtët libra, si Kur’an-i. Dhe kjo ishte arsyeja që ndaj tyre isha krejt indiferent, për të mos thënë që as ua hidhja sytë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

Ishte ai mentalitet megaloman dhe snob, që, për fat të keq ekziston edhe sot, i cili, kulturën, letërsinë dhe qytetërimin modern, i sheh si monopol të Perëndimit. Më së paku, harrohet se ata që bënë Shqipërinë, rilindësit e mëdhenj, Naimi, Samiu apo themeluesi i Pavarësisë, Ismail Qemali, ishin me një kulturë të kompletuar nga të dy anët e globit.

Ndërkaq, Fan Noli, orientalisti i madh, i ka dhënë kulturës dhe letërsisë shqipe kryevepra të Orientit përmes shqipërimeve prej mjeshtri.Po të kisha mend në atë kohë, me dy mësues jo dosido – njeri në shtëpi, tjetri, pesë-gjashtë porta poshtë rrugicës sonë – të paktën njërën nga këto gjuhë, sot do ta kisha në xhep.

Një ditë më dha librin Gjylistani dhe bostani të Saadiut, një shqipërim i tij. Sapo ishte botuar – ma dha për tim atë – dhe sot atë libër e ruaj si një gjë të shtrenjtë. Kishte dhe një arsye tjetër që më befasoi ai zarf. Vexhi Buharaja dhe familja e tij ishin të deklasuar: ky ishte termi klasik për armikun. Është e vërtetë se në vitin 1986 e më vonë, domethënë pas vdekjes së Enver Hoxhës, u ndje një lloj “zbutjeje” e regjimit. Por, “në bazë”, “poshtë”, ata që ishin në krye, ose e ndienin pak këtë “zbutje”, ose nuk e donin.

Kurse Vexhi Buharaja vetë, i regjur me “ulje-ngritjet” e politikës, i kishte të gjitha arsyet të ishte dyshimtar i përjetshëm, ose, të mos u besonte fare. Ajo që nxora nga zarfi ishte një tjetër befasi. Nuk ishte as letër, as ndonjë artikull, por një studim i tërë, plot 25 faqe: Një vështrim panoramik mbi të kaluarën e lagjes “Muratçelepi” (sot “Çlirimi”), të Beratit. Në fund: Vexhi Buharaja, Berat, muaji korrik, 1979. Historia e lagjes sime! Një të tretën e faqeve e zinin referencat dhe shpjegimet.

Sigurisht, shkruante shkencëtari. Edhe letra nuk ishte e zakonshme. Gati me përmasat e A-4-ës së sotme, por një letër më tepër se e verdhë, dhe dukej si e lënë në diell vite të tëra. Kjo, për kushtet dhe mundësitë e tij, nuk duhej të të habiste. Gati dy vite më vonë, një miku im dhe i tij në Berat, më tregoi dorëshkrimin e përkthimit të Shah-Name-së të mjeshtrit, shkruar me laps kopjativ, dhe në një letër të trashë – faqe blloqesh me katrorë – nga ata, që në vitet 1950 përdoreshin në magazinat e ndërmarrjeve të ndërtimit, për shembull, për inventarë apo bordero – listat e pagave të punëtorëve. Dorëshkrimi i Vështrimit panoramik ishte i shtypur në makinë shkrimi – me siguri, me ndihmën e ndonjë shoku a miku.

Pse ma dërgoi?! Të botohet?

Në letrën shoqëruese, që për fat të keq nuk e kam ruajtur, kujtoj se kishte fjalë të mira për tim atë – që atëherë nuk jetonte më – por dhe ndonjë fjalë të mirë për mua, djalin e mikut tim, Mehmet Xhezo, që sigurisht më gëzoi shumë – bashkë me urimet. Thoshte gjithashtu se, megjithëse, sipas tij, unë e njihja historinë e lagjes, sepse e kisha lagjen time, po ju dërgoj … etj. etj. Në të vërtetë, gjer atëherë, kisha përshtypjen, se e njihja disi historinë e lagjes sime, por pas leximit të Vështrimit panoramik … të tij, mora vesh, se nuk e njihja hiç.

Pse ma dërgoi?! 25 faqe studim nuk mund të botohej në një të përditshme me katër faqe gjithsej, dhe ai e dinte këtë më mirë se unë, siç dinte më mirë edhe shkaqet e tjera: politike, që ai dhe familja e tij i kishte vuajtur dhe akoma i vuante mbi shpinë. Kujtoj se e lexova dy-tri herë letrën shoqëruese dhe ai nuk kërkonte që studimi të botohej në gazetë. Ai nuk kërkonte asgjë. Por, pikërisht se ai nuk kërkonte asgjë, ideja e botimit nuk më ndahej. Ndoshta, i mësuar që herët me kthimin e dorëshkrimeve, me refuzimin e botimit, me censurën, ai ishte mësuar të mos kërkonte asgjë.

Mesa dukej, më mundonte ideja se, në thelb, pavarësisht logjikës së ftohtë, edhe unë ndihesha si refuzuesit e tjerë. Ai nuk kërkonte asgjë, sepse atij nuk i lejohej edhe të kërkonte; e kishte të ndaluar të kërkonte. Vexhi Buharaja ishte autor i ndaluar dhe emri i tij ishte në sirtarët me mbishkrimin rezervat, apo ndalohet përdorimi. Të dukej çudi, madje, që i vetmi botim i tij, përkthimi mjeshtëror i Gjylistanit dhe bostanit të Saadi Shirazit, ishte lejuar të botohej në vitin 1960. Mesa dukej, dilema të botohet, të mos botohet historiku i lagjes, ishte edhe pengu dhe ndjesa: unë nuk kisha bërë asgjë për të.

Prisnim të ikje, që të dinim 甘humbëm – është një varg nga një poezi e Visar Zhitit për të. Edhe në shkurt të këtij viti, kur miku im, Shaban Sinani, i entuziazmuar nga Vështrimi panoramik i Vexhi Buharasë – e shikonte për herë të parë – më kërkoi ta botonte si pjesë të librit të tij Berat-Beratinus-Buhara, nuk pata asnjë ndjesi lirimi apo shkarkese. Nuk isha unë që po e botoja, por tjetërkush. Qoftë edhe miku im. Borxhi yt nuk shlyhet nga askush tjetër. I jam mirënjohës mikut tim, por, në thelb, nuk ndryshon asgjë. Raporti im me borxhin mbetet i njëjti, dhe bashkë me të mbetet edhe pengu, edhe ndjesa.

Me sa duket, mbetet të ngushëllohem me kujtimet e fëmijërisë. Duket absurde, por është e vërtetë se vetëm të vegjlit dhe pleqtë bëjnë pyetjen pse, domethënë pyetjen që kërkon shkaqet, thellësinë – kurse të rriturit, për paradoks – të kundërtën: pyetjen si, që kërkon sipërfaqen. Më vonë, edhe unë u mësova të bëja vetëm pyetjen si. Por, në atë moshë, 7-8 vjeç (duhej të ishte mesi i viteve 1950), u habita shumë pse më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve, përpara lapidarit nuk u recitua vjersha për Margarita Tutulanin e Vexhi Buharasë, që dinim në shtëpi dhe në lagje, por një tjetër, që ishte bërë në Tiranë – nuk di nga kush. Nga vjersha jonë, që thoshim përmendësh në shtëpi dhe në lagje, mbaj mend vetëm dy strofa:

“Zbardhi shpata, u nxi dita,
Ra një trup, u ngrit një emër,
Ra dëshmore Margarita,
Doli burri nga një femër.

Nëno, moj, pusho ti lotin,
Nuk ka vdekur ndënë dhetë,
Është gjallë, moj, për Zotin!
Po shkrep zjarre përmbi retë”…

Pse nuk u recitua vjersha jonë?!

Përgjigjen, pse-në, e dinin të gjithë në lagje dhe në qytet, por askush nuk iu përgjigj. Vexhi Buharaja kishte rënë në burg dhe ishte bërë me biografi të keqe. Formulimi ra në burg, që përdorej më shpesh në lagje, dukej krejt pa kuptim, sikur ti, gabimin, fajin, e kishe bërë aq pafajësish e padashur, sikur natën mund të bije në një gropë, që as e kishe vënë re që ndodhej te këmbët e tua. Besoj, se kjo shprehje përdorej si një “e mesme”, apo si një lloj eufemizmi për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm.

Për shembull, formulimin e futën në burg mund të ta merrnin kur të duash sikur gjoja, e futën kot. Por edhe shprehja tjetër hyri në burg mund të dukej si komshillëk i atij që kishte folur apo kishte ngritur dorë kundër qeverisë. Ishin shprehje të ngjashme me kur hynë këta, apo këta qenkan lidhur me rusin, që me këta nënkuptonte qeveritarët e rinj, por ti i dëgjoje vetëm në ambiente të mbyllura e me zë të ulët, dhe, përemri i çuditshëm këta dukej sikur nuk i drejtohej askujt.

Në kohë të vështira e delikate duhej maturi, se mund të të ikte koka edhe për një fjalë goje…! Vexhi Buharaja ra në burg, sepse bashkë me intelektualin tjetër Todi Sotira, përzgjodhën disa libra nga autorët më në zë të botës, të cilat ishin grumbulluar nga bibliotekat e familjeve të sekuestruara dhe do të asgjësoheshin. Dënohet me burg politik deri në vitin 1948. Libri dhe dija do të bëheshin metafora e kalvarit të jetës së tij. Dënimin e kreu pranë Kënetës së Maliqit, atje ku në ato vite vuante burgun edhe studiuesi Arshi Pipa, që më vonë u arratis; si dhe shkrimtari i njohur Mitrush Kuteli, të cilin një ditë e lanë orë të tëra të futur për së gjalli e për së gjati nën dha¨, nën gajaset e gardianëve.

Cilat ishin krimet e Vexhi Buharasë, që fshiheshin në rezervatet sekrete dhe për përdorim të brendshëm? Vonë, shumë vite më vonë, privilegji që më jepte profesioni i gazetarit, më dha edhe çelësin për të hapur disa sirtarë rezervatesh, ku zbulova jo vetëm pse në Ditën e Dëshmorëve për Margarita Tutulanin nuk recitohej vjersha jonë, po ajo e Tiranës, por edhe se Vexhi Buharaja ishte poet i vërtetë, dhe kishte shkruar vjersha edhe për “Margarita” të tjera, të bukura, në kohë paqeje, dhe po me aq art, dashuri e dhimbje:

“Me sytë e mi mbufatur, mbi varr të saj qëndrova
Në der’ ku lyhet jeta, me lot, me gjak, me vrer,
Trokita mos ma nxirrnin ta shihja dhe një herë,
Atë që dashurova”.

Siç edhe vetë mund ta merrja me mend, njëra nga arsyet pse vjersha jonë për Margaritën nuk recitohej në Ditën e Dëshmorëve, ishte se vjersha për Margaritën tjetër dhe vjersha të tjera ishin botuar në gazetën Tomori, që konsiderohej e qeverisë, domethënë e pushtuesit. Ky nuk ishte shkak, por sebep, sepse, thjesht, ishte kriter jashtë-letrar. Ndërkaq, kjo vërtetohej edhe nga fakti, se vjersha për Margaritën tonë i kushtohej një vajze dëshmore me bindje komuniste dhe një udhëheqëseje të Luftës Nacionalçlirimtare, pra, e jona ideologjikisht. Gjithashtu, nuk ishte botuar në gazetën Tomori.

Atëhere, cili ishte krimi i vërtetë?

Ka pasur shkrimtarë, të cilët, edhe, duke mos bërë krushqi të drejtpërdrejtë me armiqtë e betuar të vendit, kanë kënduar si gjinkalla në lemë yjtë, hënën, zambakun, etj. Këta janë shkrimtarët e “artit për art”…! Tani, s’është puna vetëm t’u tregojmë vendin, por edhe të shuajmë gjurmët e tyre…
Shkrimtarët tanë duhet të marrin shembull nga literatura sovjetike…! Shkrimtari ynë do të gjejë në fytyrat e udhëheqësve të kësaj lufte të pashembullt të popullit shqiptar, sintezën e të gjitha virtyteve të larta që ruan populli ynë, dhe do t’i bëjë këta shembull të pavdekshëm për brezat e ardhshëm.

Oferta për shkrimtarët dhe artistët shqiptarë ishte krejt e hapur, dhe secili iu përgjigj sipas vetes. Në librin Gjylistani dhe bostani të shqipëruar mjeshtërisht nga Vexhi Buharaja, është edhe një poezi, me titullin S’jam lypës:

“-O Saadi, më thonë bota, pse jeton në varfëri
Ke burime…që s’të lenë që të heqësh lemeri.

Ti me vjershën mbretërore, more bujë si një mbret,
Pse të shtypin kështu, vallë, breng’ e vuajtje pa kufi?

Kaq mbretër të lëvdojnë, kaq visare po të vijnë,
Nuk e di se pa visare, do të keshë lotë edhe zi?

-Shumë thonë se skifteri rron më mirë se simurgu
Ai, kërma ha përditë, ky,- të ndot s’qas në gji.

S’do të ndodhë kjo tek unë, tek sovranët s’do të shkoj,
S’do të endem nëpër portat, si lypsari duaxhi.

Dhe gjilpërën po ta lypësh, sikur ule përmbi gjemba,
Çdo e lypur nëpër mbretër, është turp e lebeti”.

Vexhi Buharaja edhe gjuhën ruse e njihte shumë mirë – e mësoi në burg – dhe mund të jetonte si mbret e të mos hiqte lemeri, edhe pa shkruar vjersha të drejtpërdrejta me lajka për mbretin (si shokët), por thjesht, duke përkthyer disa vjersha të poetëve sovjetikë për Stalinin dhe Leninin (si shokët). Vexhi Buharaja është nga tepër të rrallët poetë e krijues shqiptarë, që nuk shkroi asgjë për kohën e Partisë (si shokët), as për Partinë dhe Enver Hoxhën (si shokët).

Ç’thoshin rezervatet sekrete për veprat e tij, dhe cilat janë ndër kryesoret?

Vexhi Buharaja, i lindur poet, ka shkruar poezi qysh në moshën 15-vjeçare. Në poezitë e para që ka botuar: Dua të jem flutur, Shiu, Mbi varr të saj, Poetit Lasgush Poradeci, Margaritës, apo Përpara Tomorit (me të cilën fitoi çmimin të parë në një konkurs kombëtar), ndihet një shpirt delikat dhe i bukur, në një varg paqësor dhe plot humanizëm, të ndikuar nga romantizmi dhe letërsia e Rilindjes Kombëtare, e kryesisht nga Naim Frashëri apo Lasgush Poradeci, të cilit i këndoi. Por, padyshim, ndikim të madh patën tek krijimtaria dhe vetë formimi i tij, poetët e mëdhenj persianë, humanistët Saadi Shirazi, Firdeusiu etj.

Më vonë, dashuria dhe pasioni i tij u bënë shqipërimet

Poet, filolog, orientalist, historian por edhe teolog (para diplomimit për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, ai kishte mbaruar Medresenë e Përgjithshme në Tiranë). Vexhi Buharaja ishte poliglot. Njihte shumë mirë gjuhët anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rusisht, por, padyshim, edhe persishten, arabishten dhe osmanishten, sepse i kishte gjuhët e tija, trashëgim familjar: i ati, gjyshi, stërgjyshi, breza me radhë, e flisnin dhe e shkruanin shumë bukur gjuhën persiane – si në Buhara, nga u mbeti edhe mbiemri.

Në fillim të viteve 1940 emri i Vexhi Buharasë u bë i njohur, dhe ministri i arsimit i kohës, atëherë shkrimtari Ernest Koliqi, i propozoi një bursë në Itali për orientalistikë. Nuk shkoi dot. Për shkak të disa problemeve familjare la edhe Tiranën dhe u kthye në vendlindjen e tij, në Berat. Siç dihet, vepra të botuara të tijat janë: Gjylistani dhe bostani i Saadi Shiraziut (1960), dhe Shah-Name-ja e Firdeusiut (2001, 2010).

Vexhi Buharaja ka përkthyer jo pak poezi e letërsi me frymëzim fetar, por shumica e përkthimeve të tij janë letërsi laike, dokumente të historiografisë shqiptare, etj. Nga persishtja dhe turqishtja përktheu Ëndërrimet dhe Katër stinët të Naim Frashërit, dramën ‘Besa’ të Sami Frashërit, veprat Kozmogonia dhe Psikologjia të Hasan Tahsinit, 12 dokumente të Pavarësisë Kombëtare, letërkëmbime të Ismail Qemalit, pjesë në prozë e poezi të poetit turk Teufik Fikret, dokumente të historiografisë shqiptare etj. Kurse përkthimi i një numri të madh mbishkrimesh turko-arabe të xhamive, etj. është një kontribut tjetër i madh i tij.

Për mua, – shkruan Lazgush Poradeci, – dy janë më të mëdhenjtë në përkthimet nga persishtja në gjuhën shqipe: i madhi Fan Noli në Amerikë dhe i madhi Vexhi Buharaja në Berat (Po pas Vexhi Buharasë, a është orientalistika, së paku, në nivelet e traditës?). Ndërkaq, ato që veçohen vetiu në veprën e tij janë studimet, ku shfaqet kultura e gjerë, njohja e thellë e historisë së vendit dhe rigoroziteti shkencor: Vështrim panoramik mbi të kaluarën e lagjes “Muratçelepias”, Shkollat e para të qytetit të Beratit, Kuvendi i Sinjës dhe memorandumi i tij, Mbi rezistencën shqiptare kundër sundimit osman, Jeta dhe vepra patriotike e Islam Vrionit etj./ Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
Personazh

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës

May 25, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Personazh

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

May 22, 2026
“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica
Personazh

“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica

May 23, 2026
“Shadije Bogdo nga Libohova e diplomuar në ‘Robert Kolezh’, formoi Shoqatën ‘Shqiptarka’, propozoi hapjen e Institutit ‘Nëna Mbretëreshë’ më 1924…”/ Historia e panjohur e intelektuales së famshme
Personazh

“Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët në Brindzi, kanë ndjenja anti-italiane dhe…”/ Historia tragjike e tre motrave vlonjate që u persekutuan nga fashistët dhe komunistët

May 22, 2026
“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?
Personazh

“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?

May 20, 2026
“Ç’ka po t’lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d’nimin që t’kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? – ulërinin policët dhe…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Personazh

“Kur e kundërshtova për një projekt për disa punime gjeologjike në një zonë strategjike ushtarake, Mehmet Shehu më tha; do të var këtu në tunel…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjeologji-minierave

May 20, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme