• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”
“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës
“Edhe pse gjyshi ishte ‘Hero i Popullit’, 6 burra nga fisi ynë u pushkatuan, 12 u arratisën nga Shqipëria, 20 u burgosën dhe 55 familje u internuan deri në ‘91-in…”/ Dëshmia e dhimbshme e të arratisurit në Australi
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

Nga Eugen Shehu

Memorie.al / Me siguri (i lindur më 1875) barriste rrugëve të Lisivalles, teksa burrat shqiptarë kuvendonin në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por një lidhje e çuditshme do të ekzistonte deri në fund të jetës së tij me këtë kuvend madhor, me këtë akt epokal të trimërisë shqiptare përballë shpërbërjes nacionale të saj. Mbase lidhja e një ngjarjeje, me jetën e një fëmije duhet kërkuar pikërisht në faktin se gjithë vitet më pas të Suf Xhelilit, dëshmuan përpos kalimin fizik të tyre edhe faljen e plotë në dobi të pavarsisë së krejt trojeve shqiptare. Në këtë “falje“ ka veç të tjerash edhe tym e krisma lufte, edhe ëmblësinë e ninullave të Lisivalles, edhe borë e breshër nga Nëntë Malet e Dibrës.

Gjithsaherë, prej gjithkujt që do të ulet të meditojë lidhur me këtë burrë, unë do t’i këshilloja: shko e shihi kullat e Sufës në Lisivalle.

Nëse ato janë të rrënuara merr një gur prej tyre, peshon histori. Nëse edhe gurët nuk janë më, merr një fill bari në atë vend ku më parë ishin kullat. Edhe ajo do të rëndojë bile më shumë se  një gurë. Vetëm duhet ta ndjesh në zemër këtë peshë. Më shumë si kilogram fizik do kuptosh në vetvete tonelata dhimbjeje.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Po pse dhimbje? Sepse Suf Xhelilit, deri përpara do kohe nuk i shkonte kush tek varri. Mos u habisni! Po, po, Suf Xhelilit…! Thonë,ka qenë komandant i zgjuar, thonë fliste pak, thonë se sulmet nisnin kur shkrepte pushka e tij, thonë se të shtënën e pushkës së tij e njihnin në Dibër të gjithë. Thonë…! Unë di vetëm kaq: Suf Xhelili, ky tmerr i serbo-sllavëve!

Nermin Vlora Falaski është shprehu: “Shqipërinë e kanë mbrojtur gjatë shekujve bijtë e saj më të mirë. Do përmendim vetëm dy prej tyre, dy Dibranë të shquar, të cilët ja kanë falur edhe jetën atdheut: Elez Isufi dhe Suf Xhelili, që populli i ka fiksuar në gojëdhëna, i ka ruajtur me dashuri në arkën e kujtimeve të çmuara.

 Vijueshmëria e veprimtarisë së tyre patriotike ende nuk është në gjendje të thuret plotësisht me anën e dokumenteve. Por përpjekjet e tyre dalin nga zëri,nga zemra e popullit që u ka kushtuar atyre këngë legjendare“. (Nermin Vlora Falaski, “Kreshniku i Dibrës“, fq. 210).

Suf Xhelili, pos të tjerave, ka pasur një fat të madh në jetë. Është nipi i legjendarit Elez Isufi. Në këtë lidhje gjaku vështirë se anatomia bëhet përcaktuese. Xhaxha e nip, përpara anatomisë do t’i bashkonte ndjenja e kulluar e shqiptarizmës. Madje edhe kur thuhet se këta ishin anti-serbë deri në çastin e fundit, duhet kuptuar se instinkti drejt kësaj herezie është tek e mbramja, ndikimi për një nacionalizëm të kulluar.

Për kaq kohë ndjenja e pavarësisë territoriale gjallon, kuptohet ajo është në kundërshti të plotë me rrezikimin moral e fizik të atdheut. Bashkëkohësit e kujtojnë Sufën me krenari sidomos në betejën e Kolesjanit aq e përfolur sot për dimensionet e saja epike si në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi.

Kolesjani, kjo kështjellë natyrore shqiptare do të ishte përpara së gjithash një fushë betejë midis shqiptarizmës dhe etjes sllave për zaptimin e trojeve të iniciuar ndofta pesë shekuj më parë prej ëndrrave të Car Dushanit. Gjakftohtësia në kulmin e betejës ishte natyrë e dytë e tij.

Sado e komplikuar të ishte situata, sado vdekja t’u vinte rrotull pozicioneve Sufa do të ishte gjithmonë në pragun e vdekjes por duke biseduar me jetën. Për turp të Artit Ushtarak Shqiptar, duhet thënë se pikërisht ky fshatar i mençur nga Dibra, duhej studiuar me imtësi.

Veprimet dhe energjitë luftarake të tij, të përshtatura me situatën dhe resurset njerëzore mbeten një mister përpara të cilit do të përkulen me veneracion të gjithë ushtarakët shqiptarë. Sidomos në kushtet e sotme kur arti ynë ushtarak po ndahet përfundimisht nga teoria ushtarake leniniste, beteja e Kolesjanit duhet të renditet ndër të parat nga mënyra e organizimit sipas pikëpamjeve të luftës popullore. Më pas pushka e tij do të shkrepte kudo ku “shkelnin” ëndrrat serbe.

Dhe shkrepja ishte me të vërtetë gjëmë madhe. Ka ndodhur të sulmohen serbët në Manastir. Janë thyer dhe kanë thënë: “Aha, na ka sulmuar Sufa”. Po atë ditë, luftime janë kryer edhe në malin e Vrahiçit. E përsëri, mjaft serbë të zënë rob kanë deklaruar: “Na ka sulmuar Suf Xhelili…”! Ish-kapiteni serb Stavro Belishica, ka shkruar: “Kur e shoqëruam Elez Isufin nga Dibra e Madhe për në Sllovë, kishim marrë urdhër në rastin më të parë që do të na krijohej mundësia.

 Prania e Sufës, mënyra se si ai organizoi mbrojtjen e ngjeshur rreth Elezit me malësorët, bëri të dështojë qëllimi ynë. Ne dridheshim përpara Sufës. Ai na shtypte me shikimin e tij të rëndë dhe na impononte këndvështrimin ose vdekjen e sigurtë“. (Xhelal Ndreu “Kujtime të pabotuara“ – marrë nga Stavro Belishica ,në vitin 1941).

Sufa nuk ishte përbindësh. Shtatmesatar, i urtë, fisnik deri në flijim për çështjen kombëtare, ai do të ngjitej thuajse i vetëm deri në lartësirat marramendëse të legjendës. E atëhere? Si shpjegohet tmerri serb prej tij?! Historia e Ballkanit është mjaft e trazuar. Në te janë shtresëzuar gjurmët e sa e sa betejave midis kombeve, midis njerëzve që u përkisnin fiseve të ndryshme, midis etnive.

Në këtë shtresëzim, në një kapërthim thuajse tragjik janë gjendur kurdoherë shqiptarët me sllavët. E nëse shqiptarët njihen si popujt më të lashtë të Ballkanit, dihet se shumë shekuj pas tyre, ortodoksët sllavë të Ukrainës erdhën deri në kufijtë veriorë të principatës së Ballshajve. Prej këtej do të ngjizej konflikti i madh, për mos t’u shuar edhe sot në Evropën e qytetëruar.

Një rresht burrash trima e të mençur do ta mbronin kombin, gjuhën dhe trojet e të parëve të shqipes, deri në ankthin e tyre sublim. Ndër ta është edhe Sufa, padyshim i veçantë ndaj urrejtjes që bartte për serbët. Në këtë lidhje gjaku e për më tepër thirrje e gjakut të të parëve, do të rritej trimëria dhe krenaria e Nëntë Maleve të Dibrës. Ka një moment në jetën e Sufës, të cilin e përfolën aq shumë historianët tanë “të edukuar“ me mësimet e Partisë së kuqe sllavo shqiptare.

Një moment i cili do të bënte që për pesë dekada, emri i Sufës të ishte në krye të anonimatit gjigant në kujtesën kombëtare. Flirti i tij me Esat Pashën. Dihet se ky i fundit i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste. Por ky si pranoi kurrë. Dihet se gjithashtu se prapa Esatit ishin qarqet ultra-reaksionare e shoviniste serbe.

Por ky “flirt“ mendohet të jetë një nga ato lojëra të mençurisë popullore dibrane. Momenti i “bashkëpunimit“ të Esatit me Sufën, do të ngjallte habi tek disa krerë të parisë së Dibrës dhe vetëm kaq. Ndërsa largimi i tyre, jo vetëm do të çlironte shumë patriotë nga ankthi, por do të diskreditonte përfundimisht të përkëdhelurin e serbëve, Esatin për të cilin Shqipëria ishte vetëm pronë për t’u ndarë edhe pse rrezikohej liria dhe etna e jonë. Dhe “ndarja“ e Esatit me Sufën, ka qenë pothuaj tmerruese për serbët.

Në një letër që patriotët dibranë i dërgojnë Elez Isufit, thuhet: “Këtu, Dardha, Reçi dhe Lura, po ju presin juve ose Suf Xhelilin dhe ju lutemi që një orë e më parë të vini këtu. Suf Xhelilit nuk munda me i shkrue letër veçmas, mbasi nuk mu ndodh letër. Por presim që një orë e më parë të vini ose të çoni Suf Xhelilin. Për këtë punë dhe ne ju lusim dhe krejt krahina dhe katundet e këtushme. Vëllezërit tuaj: Dik Xhelili dhe Miftar Kaloshi“. (Elez Isufi, dokumente, fq.132).

Forcat esadiste po përgatiteshin për luftë vëlla me vëlla, duke paracaktuar kësisoj fatin e betejave të mëvonshme me serbët. Por kjo luftë nuk u bë falë ardhjes së menjëhershme të Suf Xhelilit, pjekurisë dhe trimërisë për të marrë mbi vete edhe disa romuze që nuk i kanë takuar kurrë trimit. Fill pas kësaj, duke denoncuar paktin Esat-Pashiq për daljen e forcave serbe në Durrës, do të organizohej beteja e Qafës së Trojakut.

2000 ushtarë serb të vrarë dhe mbi 1000 të zënë rob, jo vetëm do të pengonin serbët në daljen e tyre në Adriatik, por do të shkonin artin ushtarak të shtabeve të Beogradit, duke rishfaqur një dimension të zakonshëm të tij,atë të frikës përballë dibranëve që udhëhiqeshin nga Sufë Xhelili. Më pas, së bashku me trimat, ai do të shpaloste humanizmin e racës sonë.

Të gjithë robërit, mbaheshin me bukë e ktheheshin për në vendin e tyre të çuditur me shpirtin e madh të luftëtarit. Ngase e donte Dibrën dhe krejt Shqipërinë pa serbët, ngase inspironte për demokraci të vërtetë, Sufë Xhelili qe i pari në Dibër që u vu në mbrojtjen e shtetit të parë demokratik disamuajsh të Nolit. Në kuvende, në odat e burrave, apo pyjeve e maleve të Dibrës, ai do të shprehej me shumë simpati për Nolin dhe ato çka deshi të bënte ky.

Vizioni i tij politik, megjithëse i mjegulluar në kohë e situata të ndryshme, do të ishte kurdoherë i qartë pro demokracive të Perëndimit Eurpian. Dhe skish si të ndodhte ndryshe. Një jetë e lodhur luftëtarësh të pambarim do të donte të shuhej vetëm duke parë lindjen e kësaj demokracie.

Arkivat e heshtura serbe nuk kanë folur akoma. Por dihet se një plumb nga dora tradhtare gjeti zemrën e Suf Xhelilit në dhjetorin plot mjegull të vitit 1924. Natyrisht plumbi nuk mund të qëllonte dot këngët, bëmat, bisedat dhe legjendat për këtë dibran që u bë tmerri i fqinjit të vet grykës. Miqësitë e lidhura shumë vite më pas të Enver Hoxhës me jugosllavët, do të lëndonin deri dhe gurët e varrit të Sufës. Gjithsesi ai mbijetoi përmes idealit të tij, duke u shfaqur i plotë në ditët tona. /Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 30 Qershor 2026

Next Post

“Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin e derdhjes së Semanit...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

July 13, 2026
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
Personazh

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

June 28, 2026
Next Post
“Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin e derdhjes së Semanit…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare

“Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin e derdhjes së Semanit...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme