• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970
“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit
“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970
“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit
“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970
“Ju dërgojmë listën emnore të personave që dyshohet se ushqejnë ide komuniste dhe në qoftë se ndonjani …”/ Zbulohet dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut i vitit  ’37, me 137 persona, ku mungon Enver Hoxha
“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970
Memorie.al

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Fundi i viteve ’60 do të shënonte fillimin e përmirësimit të marrëdhënieve zyrtare ndërmjet regjimit komunist të Tiranës dhe Jugosllavisë së mareshalit Tito, e cila erdhi si një e papritur pas agresionit ushtarak që kreu Bashkimi Sovjetik ndaj Çekosllovakisë në gusht të vitit 1968, ku Beogradi zyrtar (bashkë më Rumaninë e Nikolae Çausheskut), jo vetëm që nuk e miratoi hyrjen e tankeve sovjetike në Pragë, por e denoncoi atë publikisht si pushtim, duke qenë de facto në një “llogore” me Tiranën zyrtare. Si rrjedhojë e kësaj politike që po ndiqte Beogradi asokohe, i cili, në njëfarë mënyre siguronte dhe paprekshmërinë e kufijve shqiptarë nga një agresion i mundshëm rus nëpërmjet tokës jugosllave, e bëri Tiranën zyrtare të përfitonte nga rasti për të rregulluar raportet e prishura me Titon që nga mesi i viteve ’60.

                                                                Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

                                                                           RELACION

Mbi vajtjen në Kosovë të një delegacioni të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Çështjet kryesore janë raportuar shokut Ramiz me gojë nga vetë Dh. Shuteriqi.

Duhet të kihen parasysh disa përcaktime dhe vërejtje që i bëhen gjendjes së intelektualëve, rinisë, dhe………… Rinia dhe fshati paraqiten si dy element të rëndësishëm.

Delegacioni përbëhej nga, Dhimitër Shuteriqi (kryetar), profesor Zija Xholi, kompozitor Tish Daija. Delegacioni ishte ftuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, e krijuar tetorin e kaluar si shoqatë më vete, që lidhet drejtpërdrejt me Shoqatën e përbashkët të shkrimtarëve të Jugosllavisë, duke mos qenë më, si më parë një degë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë.

Pati pastaj një program artistik, këndoi kori i shkollës 8-vjeçare të Shkupit, kori “a capella” i Prishtinës, u recitua vjersha të Naimit, veçanërisht tërë “Bagëti e Bujqësi” një vjershë e Dritëro Agollit dhe një e poetit të ri Kosovar, Rrahman Dedaj, mbi Naimin. Reagimi për mbrëmjen jubilare qe shumë pozitiv nga çdo pikëpamje. Fjala jonë u prit shumë mirë. Televizioni dha më shumë se gjysmën e saj. Njerëz të panjohur na kapnin rrugëve dhe na uronin për të. Fjala e Krasniqit qe e shkurtër dhe e mirë, fjala e Qoses nuk qe aq në nivel, në krahasim me aftësitë e tij, por jo keq.

Programi artistik qe pak i zgjatur po u prit mirë. Nga “Bagëti e Bujqësi”, nuk ishin hequr ato vargje që flasin për “Ulqinin”, të cilin e ka marrë armiku ynë. Takimet e ndryshme dhe vizitat; Takimet me personelin pedagogjik dhe me studentët u organizuan gati të gjitha në këtë mënyrë, pyesnin dhe përgjigjeshim. Kishte pyetje mbi çështje të historisë së letërsisë shqipe (kriteret me të cilat ne po punojmë për tekstet e reja, çështja e ndonjë autori, si Fishta, si do të bëhet për letërsinë që krijohet në KOSOVË).

Kishte pyetje për “statusin” e studentëve (të drejtat e detyrat) për organizimin shkollor e sidomos universitar për tekstet, titujt shkencorë. Kishte pyetje për statusin e shkrimtarëve dhe artistëve, veçanërisht për lehtësitë që u jep shteti për të krijuar (këto pyetje i bënë kryesisht shkrimtarët e artistët, po dhe të tjerë). Kishte pyetje edhe për ndonjë problem shoqëror (çështjet e emancipimit të gruas, çështja e fesë).

Ne përfituam nga rasti, që jo vetëm të përgjigjeshim për pyetjet e bëra, po të shtriheshim mbi një numër sa më të madh çështjesh, që kanë të bëjnë me jetën kulturore, letraro-artistike, shkencore, universitare e shkollore, sociale dhe ekonomike, (duke trajtuar sidomos çështjet e përhapjes e të thellimit të arsimit e revolucionarizimin e tanishëm të tij, atë të emancipimit të gruas, dhe të luftës kundër mbeturinave patriarkale e mikroborgjeze, të luftës kundër fesë, gjer te probleme ekonomike, si ato të politikës sonë me pagat, me shpërblimet e karakterit jo lukrativ, po me stimuj moralë, të lidhjes me masat etj. Vëmendja ishte shumë e madhe, dëgjonin me kënaqësi të madhe.

Shpesh në biseda të ngushta persona të ndryshëm, arsimtarë, njerëz të letërsisë e të artit, na shprehnin aprovimin mbi ato që u kishim thënë dhe na falenderonin, duke na pyetur gjithashtu edhe për diçka tjetër, dhe ne zgjeroheshim edhe një herë, edhe dy pa u kursyer. U bë kështu një punë e pareshtur agjitative, e cila me sa na u duk pat një audiencë jo të vogël dhe shumë të favorshme. Po fakt është që çështja nacionale, predominon fort nga çdo çështje tjetër dhe nga ana tjetër, rinia e intelektualët me të cilët patëm më shumë të bënim, janë ftohur nga kisha e xhamia. Kishte raste kur ndonjëri shprehte mendimin se; “duhen provuar të gjitha”, po përgjithësisht aprovonin.

I interesonte shumë shkrimtarëve çështja se; a përkthen apo jo në gjuhët e tjera të Jugosllavisë, se për popullin Kosovar, që sapo merr kulturën në gjuhën amtare. Interesimi ishte i plotë mbi gjithçka që bëhet në Shqipëri dhe besimi i madh se tek ne veprohet drejt. Njerëzit ishin të informuar, megjithatë mbi shumë gjëra, po prapë deshën të dinë shumë e më shumë. Letërsia shqipe atje lexohet shumë, veçanërisht e sotmja, rinia nuk e ngrys ditën në librari, muzika jonë ka sukses të madh e ndiqet nga të gjithë e me radio, radion shqipe e dëgjojnë të gjithë haptazi (Tirana dëgjohet fare mirë, Kukësi ka disa javë që dëgjohet keq).

Televizioni dhe shtypi i vendit, tregoi vëmendje të veçantë për jubileun e Naimit dhe prezencën tonë. Televizioni u mor 4 herë me ne. Zija Xholi mbajti aty një bisedë mbi; ‘Naimin ideolog të lëvizjes kombëtare dhe mendimtar’. Biseda u pëlqye shumë. Shtypi nuk u tregua korrekt në dhënien e informative mbi punën tonë, duke deformuar më se njëherë ato që thoshim, për të theksuar ç’ka u interesonte veçanërisht, duke shkruar ndonjë gjë që se kishim thënë. Ua vumë në dukje menjëherë e pastaj radhazi, por pa efekt.

Një takim i organizuar pa dijeninë tonë; Që të nesërmen apo të pasnesërmen pas “akademisë” mbi Naimin, sekretari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Vehap Shita, i tha Dh. Shuteriqit, “Më ka telefonuar shoku Fadil Hoxha e më tha; t’i thoni shokut Dhimitër Shuteriqi, se shoku Fadil Hoxha, anëtar i Presidiumit të L.K.J., dëshiron të hanë bashkë ose të pinë kafe, në Prishtinë apo në Gërmi”, Shuteriqi refuzoi, duke thënë se ai dhe shokët e tij, kishin ardhur me një mision të përcaktuar.

Të nesërmen kërkesa u përsërit nga Fadil Hoxha përmes Vehap Shitës, duke thënë se takimi ishte i thjeshtë dhe se donte të pinte kafe me anëtarët e delegacionit dhe me shokun Shuteriqi, ku të donin ata, se kishte dëshirë të dijë mbi jetën kulturore në Shqipëri. Shuteriqi prapë refuzoi me të njëjtën mënyrë. Vehap Shita tha se; ka mundësi që Fadili të vijë vetë në mbledhjet e tyre, si shkrimtar që është. Iu tha se kjo është një gjë krejt normale.

Kështu që ne e pritëm në një nga mbledhjet, që ai të vinte, por nuk erdhi. Thamë se puna mori fund me kaq. Në drekën e gjerë që shtroi Shoqata për ne, Drita Dobruzha nuk erdhi, po vetëm një sekretar i “Bashkësisë” së Kulturës. Thamë se mori fund me kaq, sidomos që në këmbë duke dalë nga akademia për Naimin, shkrimtari Esad Mekuli, Dh. S Shuteriqit, i prezantoi kryetarin e Frontit të Kosovës, Faslli Haxhia, dhe Drita Dobruzhën.

Qe një takim prej një minute, me një këmbim dy tri fjalësh. Porse pasi u hëngër dreka e gjerë me shkrimtarët dhe disa artistë, na u tha se do të kishim në mbrëmje një darkë të ngushtë, me “Kryesinë e Shoqatës”. Nuk i ramë hilesë. Në minutën e fundit na erdhi në dhomë në hotel, kryetari Krasniqi me sekretarin Shita. Shuteriqi s’ishte ngritur nga shtrati dhe diç po lexonte.

Shita tha se në darkë kishte ardhur Fadil Hoxha, e kishin kurdisur pra në mënyrë të tillë, që doemos të bëhet e Fadilit. Kjo zgjati më se një orë. Fadil Hoxha me shokë, prisnin në sallën e ngrënies, në katin e dytë poshtë nesh. Ai ishte shoqëruar nga Drita Dobruzha dhe Faslli Haxhia. Në darkë ishin thirrur edhe dy anëtarë të kryesisë së Shoqatës, shkrimtarët Azem Shkreli, për të cilin atë natë morëm vesh se ishte anëtar i K.Q. të L.K.J. serbe dhe Enver Gjergjeku.

Fadil Hoxha tha se; “Shqipëria, mesa di unë, është i vetmi vend socialist në të cilin feja është e ndaluar”. Nuk e tha në mënyrë të tillë që të tregonte aprovim apo disaprovim. Iu përgjigjëm që ky qe një aksion i madh popullor nga poshtë dhe se ai shpjegohet me zhvillimin e madh të botëkuptimit materialist tek njerëzit tanë tek braktisja me kohë e fesë nga shumica dërrmuese e njerëzve tanë, nga diskreditimi i madh i Klerit në të kaluarën dhe pas-luftës, në kuadrin e revolucionit ideologjik e kulturor që ka përfshirë vendin dhe të luftës kundër mbeturinave të së kaluarës, të mentalitetit dhe ideologjisë idealiste e mistike.

Nuk pati reagim. Më pas Azem Shkreli dhe Fadil Hoxha kërkuan leje për t’u ngritur, se duhej të iknin në Beograd dhe për këtë arsye u çuan. Shtrënguam duart me fjalë të mira të rastit dhe të dy ikën. Fazlli Hoxha pyeti Shuteriqin, se cilat ishin përshtypjet nga vizita e tyre në Kosovë. Iu përgjigj, se; ne konstatuam suksese të ndryshme në fushën e letërsisë, të artit, të kulturës, të gjuhës amtare etj. Pastaj Shuteriqi, bëri disa vërejtje me taktin e kërkuar.

Ai tha se muzika jonë vuan nga një theks i tepruar oriental, se ata mbështeteshin kryesisht te folklori qytetar shumë i ndikuar nga orienti, kurse folklorin fshatar, nuk patëm rastin ta shikonim. Nënkryetari serb i Shoqatës, këmbeu nja dy tri fjalë me Shuteriqin jashtë këtyre temave (çfarë shkruan ti, çfarë shkruaj unë). U ndamë me fjalët më të mira të rastit, para orës 11.00. E tërë darka nuk zgjati më shumë se një orë e gjysëm apo, dy orë pa një çerek.

Të pasnesërmen kur ktheheshim në Shqipëri, Shuteriqi e pyeti Vehap Shitën, se ç’qe ai insistim aq i madh i Fadil Hoxhës, për t’u takuar me ne me gjithë refuzimet tona? Sipas mendimit të Shitës, në Partinë Komunist Jugosllave, ka një korrent në favor të marrëdhënieve të mira me Shqipërinë. Dhe se Fadili kërkonte ta paraqiste veten, si promotor të këtij korrenti. Mbi disa persona që njohëm ose jo. Personaliteti kryesor i letërsisë kosovare të tanishme, është pa dyshim Esad Mekuli.

Ky për rreth 20 vjet, drejton revistën “Jeta e re”. Na u duk njeri që përpiqet të mbajë një pozitë realiste. Iu ka dashur të dijë të veprojë në gjithë konjukturat dhe ka mbetur njeriu pak a shumë i tyre, i ndrojtur se mos rinia merr më thua. E sheh dhe e çmon ndikimin e madh që ka Shqipëria, mbi rininë e atjeshme. Tha se ishte sëmurë, kur e thirrën që të vinte në Shqipëri, për 500 vjetorin e Skënderbeut.

Shprehu haptazi që po i rëndohen vitet dhe ka mot që nuk shkruan më asgjë, pra mendon që të tërhiqet nga aktiviteti i tij dhe t’i lërë vendin në krye të revistës. Nuk i propozuam që të vijë në Shqipëri, por kur Shuteriqi i tha Vehap Shitës, se ai “personalisht”, dëshironte që Esadi të vinte në Shqipëri, Vehapi heshti. Mark Krasniqi ka emrin e një njeriu nga më të mirët. Nuk na u duk i mprehtë. Ishte baballëk, i sjellshëm.

Nuk gëzon favorin e autoriteteve, përkundrazi. Njeri i shkathët shumë, kritik i mirë dhe ne do të dëshironim që ai dhe familja e tij të vijnë në Shqipëri. (Ftesa është e domosdoshme thotë që t’i japin pasaportën). Enver Gjergjeku na u duk njeri i “daljeve të mëdha’. Kishte gjezdisur shumë, fliste shumë për gjezdisjet e tij, për pritjet që i kishim bërë. Poet me talent, ndonëse pak i errët. Azem Shkrelin e njohëm pak, më shumë na dëgjoi, se e dëgjuam. Rezervimin e tij e shpjeguam në fund.

Poet i talentuar ndonëse pak i errët, shkruan edhe prozë e dramë. Si Shkrelin ashtu dhe Gjergjekun, Krasniqi e Shita i paraqisnin “shqiptarë të mirë” dhe njerëz “pozitivë”. I dyti “mund të bëjë më shumë”, na tha Shita, duke nënkuptuar pozitën e tij në partinë serbe. Rexhep Qosja, ky është një ndër njerëzit më me kulturë që kanë, talent i veçantë për kritikën dhe historinë letrare, punëtor i madh. Të gjithë e paraqisin si njeri shumë të ndershëm dhe i tillë na u duk.

Erudit, po veçanërisht edhe eklektik, përpiqet të jetë marksist, po i bën koncesione të parit idealist që të lexojë. I çelur ndaj korenteve, ndonëse për natyrë nuk afrohet me modernizmin. Maksut Shehu na u duk njeri pak a shumë i ekzaltuar dhe me pak kulturë e mundësi. Ali Aliu, na u duk djalë shumë i mirë. Është strehuar në Kosovë, duke ikur nga Shkupi ku mund ta persekutonin. Bën shumë për paraqitjen e letërsisë sonë atje. Ish ndër ata që na e thanë hapët se, duhet të mos i afrojmë njerëzit e tyre të diskretituar, se dëmtojmë veten.

Ndërta përmendte shkrimtarë si Murat Isaku dhe Adem Gajtani, (ky i fundit na shan shumë elbasanasin Myrteza Peza, një redaktor të “Flakës së Vëllazërimit”, Lytfi Rusi, të cilin kur deshi të na afrohet, nuk e afruam, e ndonjë tjetër) shkencëtarë si historian Ali Hadri, që tani drejton Institutin për Historinë e Kosovës dhe ka bërë doktoraturën për Lëvizjen Nacional çlirimtare në Kosovë.

Hasan Kaleshin më shumë turko-log po edhe më shumë turko-fil shumë i diskretituar, folkloristin Shefqet Pllana, të cilin e kanë izoluar dhe si afrohet kush, sociologun Mahmut Bakalli, sekretar i partisë në Universitet dhe anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste serbe, kandidat i ardhshëm për rektor. Ramiz Kelmendi, është ndër njerëzit më të mirë që njohëm. Guximtar ai e provoi veten me librin “Letra nga Ulqini”, satirë e fortë kundër regjimit.

E hoqën nga drejtor i Ndërmarrjes së Botimit të Librit “Rilindja”, se nuk e duan, dhe punon si pedagog. Vendin ia zuri një poet i ri me talent, si Farehdin Gunga, i cili dëgjonte shumë e u shprehte pak. Ndër piktorët vlen të përmendet Mulliqi, i cili kishte emrin e një njeriu të mirë e jo pa guxim.

U soll shumë mirë dhe neve na shoqëronte shpesh. Shënojmë në fund emrin e shkrimtarit Hivzi Sulejmani, i shkatërruar nga shëndeti, që nuk shkruan më, rreth 60 vjeç. Gëzon admirimin dhe dhembshurinë e të gjithëve. Vamë e vizituam e iu bë qejfi shumë. Këto do të ishin disa nga përshtypjet tona kryesore./ Memorie.al

24.12.1970

Dhimitër Shuteriqi Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë. Fondi 14. Ap. Komitetit Qendror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 430. Viti 1970

(Marrë nga libri “Dhimitër S. Shuteriqi, rilindësi i fundit dhe regjimi komunist, i autorit Dashnor Kaloçi, Shtëpia Botuese “Mediaprint”, Tiranë, qershor 2026)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari ...“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

Next Post

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s...”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

Artikuj të ngjashëm

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

August 11, 2026
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
Personazh

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

August 12, 2026
“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra
Personazh

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra

August 10, 2026
“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare
Personazh

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

August 9, 2026
“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm
Personazh

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm

August 9, 2026
“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm
Personazh

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

August 9, 2026
Next Post
“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s...”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme