• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, August 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
Memorie.al
“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
“Ju dërgojmë listën emnore të personave që dyshohet se ushqejnë ide komuniste dhe në qoftë se ndonjani …”/ Zbulohet dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut i vitit  ’37, me 137 persona, ku mungon Enver Hoxha
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al / Fundi i viteve ’60 do të shënonte fillimin e përmirësimit të marrëdhënieve zyrtare ndërmjet regjimit komunist të Tiranës dhe Jugosllavisë së mareshalit Tito, e cila erdhi si një e papritur pas agresionit ushtarak që kreu Bashkimi Sovjetik ndaj Çekosllovakisë në gusht të vitit 1968, ku Beogradi zyrtar (bashkë më Rumaninë e Nikolae Çausheskut), jo vetëm që nuk e miratoi hyrjen e tankeve sovjetike në Pragë, por e denoncoi atë publikisht si pushtim, duke qenë de facto në një “llogore” me Tiranën zyrtare. Si rrjedhojë e kësaj politike që po ndiqte Beogradi asokohe, i cili, në njëfarë mënyre siguronte dhe paprekshmërinë e kufijve shqiptarë nga një agresion i mundshëm rus nëpërmjet tokës jugosllave, e bëri Tiranën zyrtare të përfitonte nga rasti për të rregulluar raportet e prishura me Titon që nga mesi i viteve ’60.

Kësaj ia doli më së miri, sa marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin zyrtar, vëzhguesit e huaj, që ndiqnin politikën rajonale të Ballkanit, i konsideruan asokohe si “muaj mjalti”. Në këtë kontekst të zhvillimit dhe rrjedhës së ngjarjeve, që nga viti 1969 dhe në fillim të viteve ’70, u lidhën një sërë marrëveshjesh zyrtare ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, jo vetëm në planin ekonomik të shkëmbimit të mallrave, por edhe në fushën e arsimit, të kulturës, të sporteve etj. Kjo bëri që delegacione të shumta të të dyja vendeve të kishin vizita të ndërsjella ndërmjet tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

Këto marrëveshje dhe vizita bazoheshin kryesisht në trevat shqiptare të Jugosllavisë, siç ishin Krahina Autonome e Kosovës, Mali i Zi dhe Maqedonia, ku me dhjetëra grupe artistike, kulturore, sportive, individë të ndryshëm, personalitete nga bota arsimore dhe akademike shkonin e vinin pa pushim te njëri-tjetri. Por siparin e këtyre vizitave do ta çelte Dhimitër Shuteriqi, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i cili aty nga mesi i dhjetorit të vitit 1970 bëri një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni.

Caktimi i një personaliteti të madh të kulturës shqiptare, siç ishte Shuteriqi (bashkë me profesor Zija Xholin dhe kompozitorin e njohur, Tish Daijan), për të kryer takimin e parë zyrtar, pas një kohe të gjatë ftohjeje të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit, tregonte rëndësinë e madhe që u kushtonte Enver Hoxha raporteve me Jugosllavinë e Titos dhe njëkohësisht, duhet thënë se ishte dhe një vlerësim i madh që i bëhej vetë Shuteriqit nga udhëheqja e lartë komuniste e Tiranës.

Kjo vizitë, veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që po e publikojmë në këtë pjesë të librit, i cili është një raport i përpiluar nga vetë profesor Shuteriqi në lidhje me atë vizitë. Ky raport ishte i detyrueshëm për çdo shtetas shqiptar që dilte jashtë Shqipërisë në rrugë zyrtare apo për vizita miqësore tek të afërmit. Duhet thënë se këtij rregulli nuk i shpëtonin dot as personalitetet më të larta zyrtare (deputetë, ministra e deri te kryeministri, Mehmet Shehu), të cilët menjëherë pas kthimit në atdhe ishin të detyruar të bënin raportim me shkrim dhe ta dorëzonin atë brenda afatit në zyrën apo institucionin përkatës prej nga ishte dhënë leja për të dalë jashtë shtetit.

Edhe vetë Enver Hoxha nuk i shpëtonte dot këtij rregulli, me ndryshimin e vetëm që për vizitat zyrtare ai raportonte gojarisht para Byrosë Politike, deri në vitin 1960, kohë kur për herë të fundit doli jashtë Shqipërisë. Në këtë kontekst është dhe raporti që ka hartuar Dhimitër Shuteriqi për Komitetin Qendror të PPSH-së, por nisur nga rëndësia e madhe që kishin asokohe marrëdhëniet dhe raportet zyrtare mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë së Titos, u bë një përjashtim dhe Shuteriqi u detyrua që për atë vizitë të raportonte edhe gojarisht te Ramiz Alia. E veçanta e asaj vizite të Dhimitër Shuteriqit në Kosovë dhe Maqedoni është takimi i tij si kryetar delegacioni me Fadil Hoxhën, një nga udhëheqësit kryesorë të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, gjithashtu të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Duke u bazuar në raport informacionin e Shuteriqit, takimi me udhëheqësin kosovar, Fadil Hoxhën, ishte i papritur dhe, në njëfarë mënyre, i detyruar. Kjo shkaktoi shqetësim të madh në udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës, ku Shuteriqi u thirr të raportonte menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri. Veç të tjerash, kjo bëhet e ditur edhe nga bashkëshortja e Shuteriqit, znj. Mynever Fico Shuteriqi, e cila rrëfen ekskluzivisht për herë të parë dhe publikisht për autorin e këtij libri, atë ngjarje të largët të vitit 1970, të cilën ajo e kishte fare të freskët në kujtesën saj, pasi u kishte sjellë shumë shqetësime në familjen e tyre.

Lidhur me këtë, znj. Mynever kujtonte: “Porosia e parë që iu dha Dhimitrit para nisjes për në Kosovë ishte që ai, në asnjë lloj rrethane dhe mënyre, nuk duhej të takohej me Fadil Hoxhën, që asokohe ishte udhëheqësi më i lartë partiak i Kosovës dhe gjithashtu anëtar i Politbyrosë së Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Por edhe pse porosia ishte e prerë dhe anëtarët e tjerë të delegacionit iu lutën Dhimitri që ai nuk duhej të takohej me Fadil Hoxhën, Dhimitri pranoi të takohej, duke u thënë se ai i merrte mbi vete të gjitha përgjegjësitë që do vinin apo do rridhnin nga ai takim.

Siç ma ka thënë vetë Dhimitri kur u kthye, Fadil Hoxha kishte insistuar që të takohej me të, duke u thënë ndërmjetësve, se ai kishte pasur shok, vëllanë e Dhimitrit, Pirron, (‘Dëshmor i Atdheut’), në kohën që studionte në gjimnazin e Shkodrës në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe atë të pushtimit Italian. Kjo gjë, pra kujtimi i vëllait të vrarë më pas në Luftë, bëri që Dhimitri të pranonte të takohej me Fadil Hoxhën, pra duke e takuar atë, si ‘një shok lufte të vëllait’.

Mirëpo ky takim nuk u prit mirë dhe bëri bujë të madhe në Komitetin Qendror të PPSH-së, gjë të cilën unë e mësova nga Pirro Bita, shefi i Marrëdhënieve me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH së, pasi unë prej vitesh njihesha me të, sepse na lidhte puna që bëja në Sektorin e Shtypit pranë atij aparati ku punova për 30 vjet me radhë. Pirro më takoi vetë tek klubi që kishim në katin përdhes te godina e Komitetit Qendror, ku ne shkonim çdo ditë për të ngrenë ndonjë gjë apo për kafe dhe më tha: Mynever, si na e bëri Dhimitri atë punë, që u takua me Fadil Hoxhën, kushedi se çdo të ndodh tani me të?! Me thënë të drejtën, unë u shqetësova shumë nga ajo që më tha Pirro, por nuk i ktheva përgjigje dhe sa shkova në shtëpi, ia thashë Dhimitrit, që kishte dy ditë që ishte kthyer nga ajo vizitë.

Më qetësoi disi fakti, se Dhimitri nuk u shqetësua shumë nga sa i thashë për bisedën me Pirron, apo ai nuk e dha veten, këtë gjë nuk e kuptoja dot, por ne si familje u qetësuam vetëm pasi Dhimitri takoi vetë Enver Hoxhën në shtëpinë e tij. Dhimitri shkoi aty pasi e thirri vetë Enveri dhe ndërsa ishte përgatitur shumë për t’i raportuar rreth asaj vizite, Enveri nuk i la radhë fare, por foli vetë gjatë gjithë atij takimi me të.

Siç më tregonte më pas Dhimitri, mes të tjerash, Enveri i kishte thënë: Fadil Hoxha dhe të tjerë shokë kosovarë me përgjegjësi të larta partiake dhe shtetërore në Kosovë dhe Jugosllavi, na kërkojnë të takohemi, por ne u kemi qëndruar larg. Madje në një letër që më shkruan Fadil Hoxha, në mes të tjerash më thotë se; edhe kur më bie në dorë një pullë postare nga Shqipëria, ndjej një mall të madh për vendin tim…”?!

Kështu e kujton Mynever Shuteriqi atë bisedë të Dhimitrit me Enver Hoxhën pas kthimit të tij në Shqipëri. Enveri nuk kishte interes të dëgjonte nga Shuteriqi për takimin e tij me Fadil Hoxhën, për të cilin, në disa prej librave të tij, Enver Hoxha do shkruante fjalët më të zeza për “shokun kosovar”, që kishte marrë pjesë edhe në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare, në nëntorin ne vitit 1941 në Tiranë.

Për më shumë se çfarë ka ndodhur në vizitën e Shuteriqit në Kosovë dhe takimin e tij me Fadil Hoxhën, na njeh raporti që ka shkruar vetë Shuteriqi, të cilin ashtu si dhe të gjithë dokumentet e tjera të këtij libri, e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim.

                                                           R E L A C I O N

Mbi vajtjen në Kosovë të një delegacioni të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Çështjet kryesore janë raportuar shokut Ramiz me gojë nga vetë Dh. Shuteriqi.

Duhet të kihen parasysh disa përcaktime dhe vërejtje që i bëhen gjendjes së intelektualëve, rinisë, dhe………… Rinia dhe fshati paraqiten si dy element të rëndësishëm.

Delegacioni përbëhej nga, Dhimitër Shuteriqi (kryetar), profesor Zija Xholi, kompozitor Tish Daija. Delegacioni ishte ftuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, e krijuar tetorin e kaluar si shoqatë më vete, që lidhet drejtpërdrejt me Shoqatën e përbashkët të shkrimtarëve të Jugosllavisë, duke mos qenë më, si më parë një degë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë.

Delegacioni ishte ftuar për të marrë pjesë në përkujtimin e 70 vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit, për të cilin Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, organizoi në Prishtinë një “akademi” (mbrëmje akademike). Udhëtimi vajtje, u bë përmes Strugës, Ohrit, Bitolit, Shkupit, Prishtinës, ardhje, përmes Prishtinës, Tetovës, Dibrës, Strugës.

Delegacioni u prit në kufi nga Dr. Mark Krasniqi, kryetar i Shoqatës, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe shkrimtar Vehap Shita, Sekretar i Shoqatës, redaktor në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, kritik letrar Azem Shkreli, anëtar i kryesisë së shoqatës, drejtor i Teatrit krahinor të Prishtinës, shkrimtar (është anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Serbinë), Maksut Shehu, anëtar i kryesisë së shoqatës, shkrimtar.

Delegacioni u përcoll në kufi nga dy të parët dhe Ali Aliu, redaktor në Ndërmarrjen e Botimeve të librit “Rilindja” kritik letrar. Delegacioni ndeji në Jugosllavi 11 ditë, duke përfshirë edhe 3 ditë udhëtim vajtje ardhje. Ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës në Prishtinë. Të tre anëtarët e delegacionit vizituan një ditë Prizrenin, kurse shokët Z. Xholi dhe T. Daija vizituan një ditë edhe Gjakovën e Pejën, bashkë me Deçanin. Në Prishtinë anëtarët e delegacionit vizituan muzeun krahinor, panë 2 shfaqje teatrale, panë (në studio) disa numra të Grupit Folkloristik “Shota”.

Në Prizren vizituan Shtëpinë muze të Lidhjes së Prizrenit, një banjë turke, ku ishte ekspozita arkeologjike e rastit, një shtëpi private, e cila ruhej për vlerat e saj arkitekturore dhe vizitohej për këtë gjë. Delegacioni bëri këto vizita dhe takime, në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, 3 takime, një takimin e parë mirëseardhje me një numër të mirë shkrimtarësh, një takim i dytë, ku diskutuam së bashku (ata pyesnin ne përgjigjeshim) mbi problemet e letërsisë, një takim i tretë me kryesinë e zgjeruar të shoqatës, ku u bisedua mbi mundësitë dhe rrugët e bashkëpunimit (vajtje-ardhje shkrimtarësh, shkëmbim shtypi e librash) midis shoqatës së tyre dhe Lidhjes sonë.

Vizitë Rektorit të Universitetit (merrnin pjesë aty dekanët e Universitetit etj., po vetëm shqiptarë), takim me profesorët dhe personelin mësimor të Fakultetit të Filozofisë (merrnin pjesë dhe disa studentë), takim me studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike 2 vjeçare në Prishtinë me personelin mësimor veç, gjithashtu takim në N.B. e Librit “Rilindja”, takim në N.B. të Librit Shkollor Shqip, takim në Shoqatën e Piktorëve të Kosovës, takim në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit (me personelin shtetëror), po kështu dhe në Gjakovë.

Delegacionin e ftuan për drekë ose darkë, Shoqata e Shkrimtarëve, 2 herë në një drekë të gjerë dhe një darkë të ngushtë (vetëm me kryesinë dhe me personalitete shtetërore dhe të partisë atje, siç do shihet më poshtë), Shoqata e Piktorëve, Bashkësia e Arsimit (me rastin e darkës për profesorët e Universitetit të Tiranës, që jepnin ato ditë mësim atje), N.B. e Librit “Rilindja”.

Mbrëmja Akademike për 70 vjetorin e Naimit, u mbajt në Teatrin krahinor të Prishtinës. Hyrja ishte me bileta. Kishte aq kërkesa sa u thyen xhamat dhe njerëzit vërshuan brenda. Salla u mbush kërpicë. Në mbrëmje merrnin pjesë shumë personalitete të vendit, emrat e të cilëve i dha të nesërmen shtypi. Merrnin pjesë njerëz të ardhur nga të katër anët e Kosovës dhe që kishin insistuar të merrnin pjesë që me kohë.

Në skenë ishte vendosur busti prej bronzi i Naimit, vepër e Odhise Paskalit, bust të cilin Lidhja jonë, me këtë rast ia dërgoi si dhuratë Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Presidium mbledhjeje nuk kishte. Zhvillimi i mbledhjes qe ky: U ngjit në skenë, ku ishte podium, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Mark Krasniqi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër hapjeje (rreth 2 faqe), së pari shqip dhe pastaj e foli po vetë serbisht.

Mbasi mbaroi fjalën, tha se; “e ka kërkuar fjalën kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Profesor. Dhimitër Shuteriqi, kryetar i delegacionit të Lidhjes, që me këtë rast ka ardhur në Prishtinë dhe i cili kërkon të përshëndesë “akademinë” dhe të thotë disa fjalë për 70 vjetorin e poetit të madh”. Ngjitja në podium e Dh. S. Shuteriqit, u përcoll me duartrokitje shumë të gjata.

Fjala e tij zgjati rreth 15 minuta, ai përshëndeti mbledhjen, uroi Shoqatën, që s’ kishte shumë kohë që ishte formuar, tha disa fjalë mbi Naimin dhe i dhuroi me këtë rast faqe publikut, bustin e Naimit, Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Duartrokitjet qenë po aq të vazhdueshme në fund. Fjalën e rastit, për jubileun e mbajti kritiku letrar Rexhep Qosja, rreth nji orë. / Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha...”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

Artikuj të ngjashëm

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra
Personazh

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra

August 10, 2026
“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare
Personazh

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

August 9, 2026
“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm
Personazh

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm

August 9, 2026
“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm
Personazh

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

August 9, 2026
“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave
Personazh

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave

August 7, 2026
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

August 6, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme