• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, November 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës
“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm
“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm
Dëshmia e major Skënder Markut nga New Yorku: Si u arratisa në ’88-ën me vëllanë tim nga maja e Korabit në Jugosllavi dhe si na “tradhtoi” UDB-ja…
“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

Nga Eugen SHEHU*

Memorie.al/ Kullat dhe vatrat e lumjanëve janë të njohura në traditat dhe historinë shqiptare se krye të vendit zë vend djepi e mbi te pushka e varur, një fjalë e vjetër lumjane thotë; “shpia pa pushkë, asht si burri pa burrnin, kulla pa djep, asht si mali pa drurë“. Fëmijët e lumjanëve tradicionalisht ulen pranë prindërve të tyre dhe dëgjojnë  me vëmendje rrëfimet ndaj miteve, legjendave dhe trimërive, sidomos ato të temave për kombin e atdheun. Burrat e Lumës që në piskamën e parë të foshnjës e dinë se a ja vlen ai për kamzën e pushkës, apo jo, Luma e Drenica kanë një ngjashmëri të habitshme në rrafshin e traditave shqiptare. Njëherë në rininë time pata dëgjuar nga buzët e babës tim, me gjysëm zëri të ja merrte këngës.

“Të del dielli, të del hana

 Si ki burri, nuk ban nana…“!

Gjithashtu mund të lexoni

“Miranda kishte dinjitetin dhe sjelljen e një zonje, sepse ishte dhe mbeti e tillë, sharmi aristokratik ia vinte më në pah, aty në internim në Kurbnesh mes maleve…”/ Refleksionet e publicisit dhe gazetarit të njohur

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

Duke dëgjuar në heshtje dhe duke parë se si babai i ngulte sytë diku nga majë mali i Korabit, dikur i mbështjellë prej naivitetit tim rinor, pyeta; se ç’ka ashtë ky trim or babë? Mu përgjigj;  Islam Spahia or bir! Kështu që shumë vite më vonë, për këtë trim të Lumës do të mësoja shumë. Ai lindi në Lumë më 1838. Ishte më i urti por edhe më trimi nga të pesë djemtë e Tahirit. Duke parë të tillë, i ati i besoi ruajtjen e bagëtive të cilët bëheshin me mijëra kokë. Islam Spahia për vite të tëra, jo vetëm ruajti bagëtinë, por edhe u dëgjua për nderin dhe karakterin e lartë të tij.

Nëpër kuvendet e burrave fjala e tij zinte peshë edhe pse Lumës nuk i patën munguar djemtë me shkollë nëpër akademitë e Stambollit. Ndjenjat e mëdha për Lumën, atdhedashuria e tij,do të përbënte një akademi krejt origjinale, përgjatë jetës së Islamit. Luma dhe krejt rrethinat e saja, e nderonin dhe e respektonin aq shumë sa jo radhë, në kuvende e biseda, atij nuk i drejtoheshin me emër por i flisnin “Baba Lami“. Disa kuvende të mëdha do t‘i mbante në Kullën e Shehlerëve në Ceren, nëpër kullat e Katundit Fshat e Kalis e, deri në Kalanë e Dodës.

Sidoqoftë, një ditë Baba Lami e flaku tej kërrabën e bagëtisë, caktoi djalin e tij të vogël, të kujdesej për ato dhe vetë vihet në krye të organizimit të çetave në krahinën e Lumës. Ishte vjeshta e vitit 1893. Sinan Pasha kishte rrethuar Prizrenin dhe përgatitej të shtypte popullin me fuqinë e armëve dhe gjuhën e flakëve. Islamin e dëgjuan lumjanët në kuvendin e besës me këtë rast dhe dikush prej tyre i tha; “A e din Baba Lam, se na të duem në krye“? Plaku heshti.

Për trimëri e urtësi i kishte shokët e rrallë, duke i hedhur sytë nga trimat dhe vetëm me dy fjalë u drejtua; “Hajt na qoftë udha e marrë për në Prizren“! I rrethuar prej forcave vullnetare të Lumës, Drenicës dhe Gjakovës, Sinan Pasha u tërhoq që në luftimet e para duke i dërguar Portës së Lartë ferman pas fermani që ajo ta ndihmojë me përforcime tjera ushtarake. Islam Spahia në krye të çetës së lumjanëve, u tregua jo vetëm trim por edhe me aftësi të mëdhaja komanduese.

Ç’prej asaj kohe ai do të mbetej në krye të forcave të Lumës, në krye të atyre burrave që lanë kullat e tyre, lanë vatrat për të ardhur në ndihmë vëllezërve të gjakut. Fillimi i këtij shekulli më ka gjasur kurdoherë me një qiell të trazuar, plot krisma e vetëtima, varur në supet e maleve tona veriorë,në tubimin e Ferizajt në pranverën e vitit 1910 do të flitej për Turqinë që jepte shpirt dhe rrezikun serb që trokiste në portat shqiptare. Në këtë tubim,u dëgjua dhe u përkrah fjala e Baba Lamit. „Krahas Isa Boletinit, Idriz Seferit e Musa Rahovicës, nga Luma merrnin pjesë Ramadan Zaskoci e Islam Spahia..“! (Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë, dosja a-4).

Në verën e vitit 1911, në Lumë hapet shkolla e parë shqipe. Kjo ishte ndihmesa e veçantë e baba Lamit i cili e pat ëndërruar rrugën e dijes, ani pse, vetë nuk mundi të ecte në këtë rrugë. Shtëpia në Kolesian, u mbush me vocërrakë të ardhur prej majash e lugjesh ndërsa mësuesi i tyre, i parë, ishte Riza Spahia, njëri prej djemve të ditur e trim të Baba Lamit. Kryengritja e shtatorit i vitit 1913, do të thërriste përsëri Baba Lamen në krye të çetës së Lumës.

Duke bashkërenduar planet me Elez Isufin e Sufë Xhelilin, Islam Spahia mund të udhëheqë me sukses çetën e tij prej qindra trimash, në fitoren e përgjakshme ndaj serbeve. Ndërsa më 22 shtatorë të vitit 1913, kur në Dibër u ngrit flamuri ynë kuq e zi, njëri prej luftëtarëve i tha plakut; “Baba Lam, e fituam davanë, tash e tutje në paqe jemi tuj ra në qetësinë e kullave tona“! Mirëpo qetësia e kullave lumjane ishte ende shumë larg, Kosova digjej flakë e Luma s’mund të rrinte pranë mangallit me prush.

Sidoqoftë një pjesë Shqipërie ishte e çliruar. Palët e flamurit të lirisë, rrahën pas Dibrës edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Resnjë e Tetovë. Shtypi i kohës shkruante: “Pardje, Evropa tha Kosova u mbetet serbeve, sepse derdhën gjak dhe gjaku duhet shpërblyer. Sot shqiptarët, në një luftë bujare po e derdhin gjakun pa kursim. Çdo të thotë Evropa? Ne presim të na apë bukën e përditshme dhe nderin tonë, fushën qe na ep bukën dhe malet qe na ruajnë nderin…“! (Gazeta “Përlindja e Shqipenis“, 18 shtator 1913).

Trazirat ballkanike, në prag të Luftës së Parë Botnore, do të reflektonin dukshëm sidomos në aspektin diplomatik e politik të jetës së shqiptarëve. Largimi prej Shqipërie i Ismail Qemalit dhe ardhja e Princ Vidit u shoqëruan me turbullira të mëdha ku vihej në pikëpyetje jo vetëm identiteti ynë kombëtar, por cenohej liria aq e shtrenjtë për shqiptarët. Duke parë në qëndrimin e Vidit, disa nuanca që peshonin në kandarin e ruajtjes së tërësisë territoriale shqiptare, Baba Lami e përkrahu pa rezerva këtë të fundit, i cili dhe edhe një pritje bujare për nder të burrit të respektuar prej Lume.

Po gjatë kësaj periudhe, duke shfrytëzuar një mik të përbashkët, Esat Pasha do të tentojë ta përfitojë figurën dhe forcën e Islam Spahisë duke i dërguar fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh. “S’blehet shqiptari me flori, or pizeveng“, iu përgjigjet Baba Lami. Tashmë serbia ka vënë një qese floriri për kokën e Islam Spahisë. Por në Kolosian e kudo, populli jo vetëm e nderon dhe e respekton, por edhe e ruan prej së keqes plakun e urtë e trim. Në një sërë betejash në vitet 1913-1920, kulla e tij kthehet në karakoll të madh qëndrese. Çdo gur i kësaj kulle dëshmoi për urtinë e kuvendit dhe trimërinë e betejave.

Është kjo arsyeja,që edhe pse kishte 80 vite mbi supe,Islam Spahia, ftohet të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Lumës. Por Baba Lami,nuk mun të shkonte atje, pasi në Kosovë po zhvillohej kryengritja e filluar në prillin e vitit 1919-1920 dhe populli ishte në zjarrin e luftërave për çlirim dhe bashkim gjithëkombëtar. Çetat e Hasit, Lumës e Sllovës, do të ishin kurdoherë në përpjekje me serbët duke ardhur kësisoj në ndihmë të vëllezërve të tyre prej një nëne e një gjaku.

Gjithsesi Baba Lami shkon në Tiranë dhe pritet me dashuri prej qeverisë së Dalë nga Kongresi i Lushnjës. Veçmas, biseda me Aqif Pashë Elbasanin, do të linte mbresa të mëdha tek lumjani trim i cili do t’u thoshte miqve dhe luftëtarëve të vet se: “Me kësi burrash Shqipnija ka për t’u ba shpejt“. Kjo shpresë ia mbajti të pa fikur zjarrin në kraharor, deri në ditën e mbrame të vitit 1928, kur dhe i mbylli sytë.

Mirëpo kënga nëpër vatrat Lumjane vazhdon të këndohet dhe tek vocërrakët, ajo përcillet prej djepi në djep, ajo transmetohet nga gjenerata në gjeneratë si respekt madhorë për Baba Lamin që; “i preu si berra 12.000 shkije të dushanit“. Dhe kushedi kurrë dhe njëherit Korabi do të lëshojë piskamën e saj?! / Memorie.al

 *Bern-Zvicër

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 12 Gusht 2026

Next Post

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

Artikuj të ngjashëm

“Kur Agron Aranitasi, do vijë në Rrëshen për të sjellë fëmijët te ish- gruaja e tij, do përgjojmë banesën e Medin Çollakut, pasi ai…”/ Relacioni i Degës së Brendshme të Mirditës, qershor ’83
Personazh

“Miranda kishte dinjitetin dhe sjelljen e një zonje, sepse ishte dhe mbeti e tillë, sharmi aristokratik ia vinte më në pah, aty në internim në Kurbnesh mes maleve…”/ Refleksionet e publicisit dhe gazetarit të njohur

November 10, 2026
“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut
Personazh

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

November 6, 2026
“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

November 4, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

November 3, 2026
“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

November 1, 2026
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

October 30, 2026
Next Post
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme