• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një arsye tjetër përse monarkistët e kundërshtonin republikën, ishte se ata shihnin tek ajo burimin e anarkisë, ndërsa ajo…”/ Vitet ’20-të, kur “baballarët e Kombit”, diskutonin formën e regjimit

“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës
“Berberi nga Durrësi, Drago Dh., me dy punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit, bënë synet 23 fëmijë, në Karpen e Bago të Kavajës, ku fituan 2.310 lekë…”/ Raporti i Feçor Shehut ,për Komitetin Qendror, në ’74-ën
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Një arsye tjetër përse monarkistët e kundërshtonin republikën, ishte se ata shihnin tek ajo burimin e anarkisë, ndërsa ajo…”/ Vitet ’20-të, kur “baballarët e Kombit”, diskutonin formën e regjimit
“Kur Enverit i shkuan në vesh fjalët e nënës sonë, se ne kishim 20 napolona ari, që na i kishte lënë Hiqmet Delvina, kur iku në ’39-ën me Zogun, ai e thirri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

Nga Dr. Hasan Bello*

Pjesa e dytë

Memorie.al / Ky artikull mbështetet mbi dy raportet e hartuara nga komisionet e deputetëve republikanë dhe monarkistë të parlamentit shqiptar. Ai synon të krahasojë argumentet dhe kundër-argumentet themelore që këto dy grupime paraqitën pranë kryesisë së parlamentit lidhur me përcaktimin e formës së regjimit në statutin e ri të shtetit shqiptar. Ajo që të bie në sy është se ato reflektojnë një shkallë të lartë përgjegjshmërie, nivel intelektual dhe përgatitje juridiko-konstitucionale të deputetëve. Pavarësisht se si rrodhën zhvillimet politike, duhet theksuar se të gjithë përfaqësuesit e grupimeve në fjalë ishin të prirur ndaj gjetjes së formës më të përshtatshme të regjimit, i cili do t`i siguronte shtetit shqiptar stabilitet, prosperitet dhe demokraci të brendshme kushtetuese.

                                                Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Sofie ai u vendos me disa shqiptarë të tjerë në kafenenë ‘Albania’ dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole, i cili…”/ Historia e panjohur e rilindasit “rebel”, Josif Bageri

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Pas Francës, një shtet tjetër evropian që kishte aplikuar republikën ishte Portugalia. Por ajo nuk përbënte një shtet model, sepse lëvizjet kryengritëse që shpërthenin herë pas here, kishin krijuar një situatë të pa stabilizuar. Ndërsa rasti i Zvicrës e ndarë në kantone ishte përjashtim, në përputhje me përbërjen etnike dhe sociale të këtij shteti. Një shembull konkret i cili ishte më afër mentalitetit dhe kushteve social-politike të popullit shqiptar, ishin shtetet ballkanike. Sipas monarkistëve, pothuajse i gjithë Ballkani ishte Monarki.

Kush mund t`i mohonte shërbimet që i kishte bërë Mbreti Karol Rumanisë? Ai kishte qenë faktor kryesor për zhvillimin dhe emancipimin e këtij kombi. Ferdinandi i Bullgarisë megjithëse ishte me origjinë gjermane dhe shkaktar kryesor në futjen e saj në luftë përkrah Antantës, kishte luajtur rol të pazëvendësueshëm. Madje, edhe pas lufte, kur në pushtet erdhi Stamboliski, nuk e ndryshoi dinastinë dhe si trashëgimtarë njohu të birin e Ferdinandit.

Kjo, sipas monarkistëve, tregonte hapur se populli bullgarë e ndjente të nevojshme këtë formë regjimi. Një tjetër shtet, i cili duhet të ishte shembull për një popull me ndërgjegje kombëtare të pazhvilluar, ishte Jugosllavia. Prandaj, ata e vinin theksin se populli shqiptarë kishte nevojë më tepër se kushdo për mbështetje morale tek një mbret. Ai, sipas tyre do të ishte personifikimi i bashkimit kombëtarë. Rasti i Greqisë, me gjithë problemet e viteve të fundit, në thelb ishte histori suksesi. Këtu, ata kishin parasysh kontributin historik të monarkisë për themelimin dhe konsolidimin e shtetit grek.

Një rast tipik ishte edhe Republika Turke e themeluar nga Mustafa Qemali. Ai ishte modeli që kishte ndikuar më shumë se kushdo tjetër tek elita politike shqiptare. Por, ky rast ishte produkt i zhvillimeve politike dhe historike që kishin ndodhur në Turqi. Mustafa Qemali e kishte shpëtuar atë nga copëtimi dhe pushtimi i forcave të huaja, kishte pas vetës ushtrinë dhe kishte abroguar Kalifatin. Ndërsa një kurorë mbretërore oksidentale, sipas monarkistëve, do të ishte burim i qytetërimit evropian. Për popullin shqiptar, argumentonin ata, një mbret evropian nuk ishte shenjë konservatorizmi. Përkundrazi, një provë liberalizmi.

Një arsye tjetër përse monarkistët e kundërshtonin republikën ishte se ata shihnin tek ajo burimin e anarkisë. Ndërsa monarkia, sipas tyre, do të krijonte kushtet e nevojshme për stabilitetin dhe zhvillimin e popullit shqiptar. Monarkistët merrnin në shqyrtim edhe kritikat që ekzistonin lidhur me dobësitë e këtij sistemi, si:

Çështja e fesë.

Çështja e bejlerëve.

Çështja ekonomike.

Cënimi i lirisë dhe i sovranitetit të popullit.

Qenia në krye të shtetit të një të huaji dhe problemet e një krimi të një dinastie për brezat e ardhshëm.

Antagonizmi i mentalitetit të mbretit me gjendjen sociale të vendit.

Ngatërresat lidhur me gjetjen e mbretit.

Intrigat që mund të bënin të huajt me anë të mbretit.

Mbreti mund të ishte pengesë për zhvillimin e Shqipërisë.

Mbreti do të krijonte një militarizim të panevojshëm të Shqipërisë.

Lidhur me çështjen e fesë, republikanët mendonin se Shqipëria në të cilën ekzistonin katër religjione, nuk mund të bëhej monarki. Kjo bazohej në argumentin se përkatësia fetare e mbretit do të ngjallte pakënaqësinë e elementëve të ndryshëm. Me qëllim që mbreti të kishte influencë morale, ai duhej t`i përkiste fesë së popullit. Kjo ishte e sanksionuar edhe në kushtetutat e monarkive ballkanike.

Monarkistët preferonin që në krye të Shqipërisë të vendosej një mbret evropian. Kjo, do ta shpejtonte procesin e modernizimit dhe unifikimit të kombit shqiptar. Ai do të ndikonte në afrimin e të gjithë elementëve brenda vendit. Një mbret evropian do ta ndihmonte Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare. Mendimi se një mbret i krishterë do të kundërshtohej nga myslimanët ishte fryt i propagandës së huaj. Përkundrazi, një mbret i krishterë në një vend me shumicë myslimane, ishte tregues dhe një ndihmesë e madhe në politikën e jashtme.

Argumentin se mbretëria do të ishte një barrë për brezat e ardhshëm, duke i shtyrë që ta rrëzonin me kryengritje, monarkistët e kundërshtonin me faktin se nëse kjo do të ishte legjitime ishte plotësisht e drejtë. Por sipas tyre më mirë një kryengritje pas 50 apo më shumë viteve se sa shpërthimi i një kryengritjeje për çdo vit. Ata e konsideronin monarkinë si institucion i cili do të prodhonte stabilitet politik; si mjetin më efikas për ta futur vendin në rrugën e përparimit. Në mënyrë konsistente ata sillnin si shembull rastin e Britanisë, Holandës, Belgjikës dhe vendeve më të zhvilluara të Europës.

Një mbret i huaj qoftë edhe europian, sipas republikanëve do të binte në kundërshtim me mentalitetin dhe gjendjen sociale të popullit shqiptar. Ai mund të binte lehtësisht pre e intrigave të brendshme. Por ky argument hidhej poshtë nga monarkistët, të cilët ishin të mendimit se nuk ishin të rralla rastet kur shumë europianë brenda një kohe të shkurtër ishin bërë njohës të shkëlqyer të psikologjisë dhe problemeve të shqiptarëve. Një pjesë e tyre i frikësohej faktit se ardhja e një mbreti europian do të prishte zakonet dhe traditat e popullit. Kjo sipas monarkistëve ishte frikë e pajustifikuar e individëve që kërkonin të ruanin traditat orientale.

Argumentin se një mbret i huaj do të bëhej vegël politike e shtetit nga kishte ardhur, monarkistët e konsideronin të drejtë dhe parimisht korrekt. Po ata propozonin që mbreti të zgjidhej nga një shtet i cili nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri. Mbreti sipas republikanëve do të ishte pengesë e zhvillimit të vendit. Kjo tregon se republikanët e shihnin monarkinë si simbol të konservatorizmit dhe si institucion mesjetar.

Ndërsa monarkistët ndanin mendim të kundërt, duke e konsideruar monarkinë dhe një mbret europian në krye të saj si mbështetësin kryesorë të elitës intelektuale. Ai, sipas tyre do të ishte shembulli më i mirë, influenca morale e të cilit do të ishte orientues për futjen e vendit në rrugën e oksidentalizimit. Argumentin se mbreti do të krijonte një militarizim të panevojshëm, monarkistët e kundërshtonin duke theksuar se Shqipëria nuk ishte Zvicra, e cila gëzonte një neutralitet të garantuar.

Vendi ynë ndodhej në zemër të Ballkanit, i rrethuar nga shtete të cilat aspironin ta aneksonin, të armatosur gjer në dhëmbë. Prandaj, sipas tyre, Shqipërisë i nevojitej një ushtri e vogël, në raport me mundësitë e vendit. Por ajo duhej të ishte e mirë-organizuar dhe e disiplinuar, nën komandën e mbretit europian. Në këtë mënyrë ushtria shqiptare do të bëhej garant për stabilitetin e brendshëm politik dhe për paqen ballkanike.

Një nga arsyet kryesore përse ky grupim përkrahte monarkinë ishte fakti se vetëm kështu do të shmangej ndikimi i ushtrisë në politikë. Kjo sipas tyre do të ishte siguria më e madhe drejt lumturisë dhe përparimit. Ky qëndrim është plotësisht i justifikueshëm po të kihet parasysh se nën shembullin e elitës politike xhonturke, si në Turqi ashtu edhe në vendin tonë, ushtria ishte përdorur si instrument për marrjen e pushtetit në mënyrë ilegjitime. Monarkistët aspironin se vetëm në këtë mënyrë ushtria do të vendosej në funksion të interesave kombëtare; se vetëm kështu ajo do të mbahej larg politikës e partive, të cilat luftonin për të ardhur në pushtet.

Arsyet përse monarkistët ishin kundër republikës ishin:

Ngatërresat që do të lindnin për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

Mungesa e një vështrimi dhe veprimi të përbashkët.

Mundësia për ndonjë grusht shteti dhe për diktatura për shkak se ende mungonte moraliteti politik dhe civil.

Sipas monarkistëve arsye kryesore që ata ishin kundër republikës, ishte se në vendin tonë kishte një mungesë të theksuar të personaliteteve që ishin të gatshëm për një detyrë kaq të lartë. Por edhe nëse kishte individë të zotë, korrentet e partive politike do të synonin që të zgjidhnin individë të cilët mund të përdoreshin lehtësisht si vegël e tyre. Nga ana tjetër opinioni publik ashtu si në vendet e qytetëruara do të trembej se mos njerëzit e zotë në krye të shtetit mund ta përdornin pushtetin për të shpallur diktaturën.

Përvoja kishte treguar se në Shqipëri parlamentarizmi ishte kthyer në oligarki parlamentare. Në dukje vihej re një lloj lirie e popullit, ndërsa në thelb ishin shtypur dhe po nëpërkëmbeshin të drejtat më elementare. Prandaj, sipas monarkistëve nevojitej një organ bipartiak. Këtë nuk mund ta bënte as Këshilli i Naltë dhe as Kryetari i Republikës, të cilët të zgjedhur nga parlamenti do të ishin nën presionin dhe nën shërbim të oligarkisë parlamentare.

Zgjedhja e kryetarit të shtetit në një vend ku ndjenja fetare ishte më e fortë se ndjenja kombëtare ishte një problem më vete. Sipas monarkistëve nëse kryetari ishte mysliman do të ngjallte pakënaqësinë e të krishterëve dhe anasjelltas. Ky problem do të ripërsëritej sa herë që të kishte zgjedhje, duke shkaktuar përçarje në vend të bashkimit aq të nevojshëm për kombin shqiptar.

Zgjedhja e një kryetari kolegjial nën shembullin e Kongresit të Lushnjes, gjeneronte problemin nëse ai duhej zgjedhur nga parlamenti apo nga populli? Nëse zgjidheshin nga parlamenti katër përfaqësuesit e kryesisë së republikës do të ishin vegla të partive politike që i kishin zgjedhur. Nëse zgjidheshin nga populli duhej bërë votim i përgjithshëm apo sipas përkatësisë fetare? Myslimanët duke qenë shumicë do të zgjidhnin ata të krishterë që nuk korrespondonin me dëshirën e të krishterëve.

Kështu, në kryesi do të përfaqësoheshin fetë, por jo dëshirat e të krishterëve. Në këtë mënyrë kryesia e republikës në vend që të ishte një organ prestigjioz dhe kollonë e bashkimit kombëtar do kthehej në burim i përçarjes së elementëve fetarë. Me sistemin kolegjial mund të formohej një maxhorancë dhe një minorancë, e cila mund të ndryshonte vazhdimisht në varësi të rrethanave politike.

Arsyeja tjetër që monarkistët ishin kundër republikës ishte se popullit shqiptar i mungonte pjekuria dhe moraliteti politik. Në kushte të tilla, republika mund të bëhej terren i favorshëm për anarki ose diktaturë. Ata bënin thirrje se shqiptarët kishin nevojë më shumë se çdo gjë tjetër për stabilitet, e jo për aventura. Me dorë në zemër,-parashtronin monarkistët, – sado të forta që të ishin korrentet e idealizmës që i tërhiqnin drejt republikanizmit, ata nuk ishin për aplikimin e këtij sistemi në Shqipëri.

Megjithatë ata nuk donin të merrnin përgjegjësi as përpara historisë dhe as përpara mendimit të përgjithshëm. Prandaj, i bënin thirrje Asamblesë Kombëtare që para se të ndërmerrte një vendim kaq të rëndësishëm t`i drejtohej për plebishit popullit shqiptar. Ky raport mban firmën e kryetarit të komisionit monarkist, juristit dhe deputetit Milto Tutulani./Memorie.al

*Studiues-Instituti i Historisë, Tiranë

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 09 Qershor 2026

Next Post

“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze

Artikuj të ngjashëm

“Në Sofie ai u vendos me disa shqiptarë të tjerë në kafenenë ‘Albania’ dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole, i cili…”/ Historia e panjohur e rilindasit “rebel”, Josif Bageri
Dossier

“Në Sofie ai u vendos me disa shqiptarë të tjerë në kafenenë ‘Albania’ dhe dyqanin ushqimor të patriotit boboshtar, Dhimitër Nikolla Mole, i cili…”/ Historia e panjohur e rilindasit “rebel”, Josif Bageri

June 8, 2026
“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës
Dossier

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

June 8, 2026
“Kushdo që përdor violencë ose frikësim, për me ndalue ose turbullue mbledhjet e ushtrimin e Trupave gjyqsore, për me influencue mbi vendimet e tyne, dënohet…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mbreti ka me qenë i paanshëm dhe për mbi gjith partinat, në kohna të vështira bahet një fuqi paqtuese dhe gjith partinat mblidhen…”/ Vitet ’20-të, kur “baballarët e Kombit”, diskutonin formën e regjimit

June 7, 2026
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Dossier

“Berati shpëtoi, jo vetëm ‘hebrenjtë e vet’, rezidentë, por edhe ata të ardhur nga Europa Qendrore e Ballkani, duke u bërë kështu, një rast…”/ Refleksionet e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

June 6, 2026
Dossier

“Ka ende dëshmitarë të gjallë, që konfirmojnë të vërtetën e madhe, se edhe strehimi e shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri, është vepër e…”/ Refleksionet e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

June 7, 2026
“Piktori rus Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar 1938 dhe u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike), i akuzuar për…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Piktori rus Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar 1938 dhe u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike), i akuzuar për…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 3, 2026
Next Post
“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze

“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën...”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme