• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mbreti ka me qenë i paanshëm dhe për mbi gjith partinat, në kohna të vështira bahet një fuqi paqtuese dhe gjith partinat mblidhen…”/ Vitet ’20-të, kur “baballarët e Kombit”, diskutonin formën e regjimit

“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë …”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin
“Berberi nga Durrësi, Drago Dh., me dy punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit, bënë synet 23 fëmijë, në Karpen e Bago të Kavajës, ku fituan 2.310 lekë…”/ Raporti i Feçor Shehut ,për Komitetin Qendror, në ’74-ën
“Nëpunësi i Shtetit, q’asht i ngarkuem me blè, me shit, ose me i prokuruë, çdo lloj sende, në qoftë se përdor dhelpëninat në fabrikimin e këtyne, dënohet…”/ Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Kryeministri Mehdi bej Frashëri në vitin 1936 duke shkuar në parlament në mes kordonit të truprojes së nderit.
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Liria personale asht e garantueme dhe askush s’mund të ndiqet, t’arrestohet, të burgoset, të dërgohet në gjyq ose, në ç’do mënyrë të pengohet nga liria, veçse kur…”/ Ç’parashikonte Kushtetuta e 1925-ës?

Nga Dr. Hasan Bello*

Pjesa e parë

Memorie.al / Ky artikull mbështetet mbi dy raportet e hartuara nga komisionet e deputetëve republikanë dhe monarkistë të parlamentit shqiptar. Ai synon të krahasojë argumentet dhe kundër-argumentet themelore që këto dy grupime paraqitën pranë kryesisë së parlamentit lidhur me përcaktimin e formës së regjimit në statutin e ri të shtetit shqiptar. Ajo që të bie në sy është se ato reflektojnë një shkallë të lartë përgjegjshmërie, nivel intelektual dhe përgatitje juridiko-konstitucionale të deputetëve. Pavarësisht se si rrodhën zhvillimet politike, duhet theksuar se të gjithë përfaqësuesit e grupimeve në fjalë ishin të prirur ndaj gjetjes së formës më të përshtatshme të regjimit, i cili do t`i siguronte shtetit shqiptar stabilitet, prosperitet dhe demokraci të brendshme kushtetuese.

Argumentet themelore të republikanëve

Gjithashtu mund të lexoni

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

“Berati shpëtoi, jo vetëm ‘hebrenjtë e vet’, rezidentë, por edhe ata të ardhur nga Europa Qendrore e Ballkani, duke u bërë kështu, një rast…”/ Refleksionet e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

Në hyrje të raportit justifikues komisioni republikan paraqiste si argument themelor për formën e regjimit të shtetit shqiptar arsyet historike. Sipas tyre, monarkitë kishin si bazë parimin teokratik, traditat e një familjeje mbretërore që kishte sunduar në të kaluarën, ose shkaqe historike. Ndërsa në Shqipëri nuk kishte asnjë familje mbretërore, që të kishte pretendime teokratike, nuk kishte as ndonjë dinasti kombëtare që të kishte të drejta historike. Pretendimet e Vidit mbi fronin e Shqipërisë, me të drejtë ky grupim i hidhte poshtë me argumentin se ai ishte larguar nga Shqipëria për të marrë pjesë në LPB nën flamurin e një kombi tjetër.

Ky veprim kishte shkelur vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, e cila kishte vendosur në akord me Fuqitë e Mëdha asnjanësinë e Principatës Shqiptare. Ky argument përbënte një precedent të fortë juridik për të kundërshtuar pretendimet e Vidit dhe përkrahësve të regjimit monarkist. Kjo, sipas këtij grupimi kishte vërtetuar se shpëtimtarët e një kombi përherë kishin dalë nga gjiri i popullit dhe asnjëherë nuk kishin ardhur nga jashtë.

Një argument tjetër ishte se në periudhën bashkëkohore krijimi i dinastive të reja, nuk ishte aspak në modë. Përkundrazi, një numër i konsiderueshëm i dinastive të vjetra, me rrënjë shekullore, ishte duke u zhdukur. Ky argument, i cili e lidhte formën e regjimit republikan me rrjedhat historike të qytetërimit, tregon se elita politike shqiptare ishte nën influencën ideologjike të Revolucionit Borgjez Francez të 1789. Ai nuk ishte argument i qëndrueshëm për faktin se shtete dhe kombe si Britania, e cila ishte avangardë e zhvillimit ekonomik, industrial, shkencor e kulturor, megjithëse ishte monarki, nuk e kishte penguar të ishte model i parlamentarizmit.

Këtu nuk duhet harruar se pjesa dërrmuese e shteteve evropiane, e sidomos fqinjët e Shqipërisë, ishin monarki. Megjithatë kjo nuk i pengoi përkrahësit e republikës të parashtronin se Shqipërisë i mungonte një dinasti vendase, se traditat e vjetra të racës shqiptare dhe gjendja historike, e çlironte vendin tonë nga barra e monarkisë. Ata theksonin se shqiptari në shpirt ishte demokrat. Kjo, sipas tyre, ishte konstatuar edhe në librat e udhëpërshkruesve të huaj. Ata shkruanin se as pushtimet e gjata para-osmane dhe as Perandoria Osmane, nuk kishin mundur që të ç`rrënjosnin nga shpirti i shqiptarit bindjen e përjetshme që ai kishte ndaj Pleqësisë.

Kjo tregonte se një sistem Pleqësimi, d.m.th Republikan ishte një sistem që buronte nga shpirti dhe jeta shoqërore e popullit shqiptar. Ndërsa monarkia ishte në kundërshtim të plotë me natyrën e tij. Gjendja shoqërore e Shqipërisë, sipas republikanëve, tregonte se e vetmja formë shtetërore që mund t`i përshtatej shqiptarit, ishte Republika. Ky grupim propozoi një formë origjinale të drejtimit të Republikës, e cila konsistonte në drejtimin e saj nga katër përfaqësues (një mysliman, një ortodoks, një katolik, një bektashi). Ata duhet ta drejtonin Republikën në mënyrë kolegjiale, duke e kryesuar atë me rrotacion. Ky model, kishte rezultuar efikas në vitet 1920-1924, kur vendi drejtohej nga Këshilli i Naltë. Republika, sipas tyre, ishte një sistem që përputhej edhe me përbërjen religjioze të shtetit shqiptar.

Zgjedhja e një mbreti nuk mund të bëhej pa ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha. Republikanët, sillnin shembullin e Vidit sundimi i të cilit kishte rezultuar fatal. Këtyre pikëpyetjeve i shtohej edhe mungesa e një personi, i cili mund të gëzonte aftësitë e duhura për t`u vendosur në krye të Shqipërisë. Sidoqoftë, republikanët i përmbaheshin bindjes se vendosja e një mbreti do të shkaktonte pakënaqësi, si tek faktori i brendshëm, ashtu edhe tek faktori i jashtëm. Me ndryshimin e rrethanave ndërkombëtare, vendosja e një mbreti të huaj, sipas tyre nuk përputhej më me interesat e shqiptarëve. Këto interesa parashtronin nevojën imediate që, Shqipëria të qeverisej si republikë.

Një argument tjetër ishte edhe mundësia e kufizuar financiare e shtetit shqiptar. Sipas tyre, me një buxhet prej 14 milion franga ari në vit, Shqipëria nuk mund të mbante një oborr mbretëror. Ndërsa republika konsiderohej një sistem me kosto të vogël financiare, “ajo ka me qenë petka që i vjen trupit tonë”. Argumentin e paraqitur nga monarkistët se; “Mbreti ka me qenë i paanshëm dhe për mbi gjith partinat, në kohna të vështira bahet një fuqi paqtuese dhe gjith partinat mblidhen rreth mbretit”, ndonëse në pamje të parë dukej i arsyeshëm, republikanët e hidhnin poshtë duke sjellë si shembull historinë e mbretërive ballkanike. Republikanët bënin thirrje se forma e regjimit të shtetit shqiptar duhej sanksionuar një orë e më parë.

Sipas tyre bota ndodhej para ngatërresave të ndryshme politike, të cilat do të interferonin herët ose vonë edhe në vendin tonë. Prandaj, zgjidhja e këtij problemi duhej bërë sa më shpejt. Kjo do të shmangte farën e kryengritjeve dhe vëllavrasjes ndërmjet popullit shqiptar. Frikës së atyre që mendonin se nga republika mund të rridhte ndonjë diktaturë, ata i përgjigjeshin se ato ishin pjellë e rrethanave historike dhe se mund të lindnin edhe nga monarkitë e mëdha, por edhe nga republikat e vogla. Kjo mund të shmangej duke vendosur në statut garancira kushtetuese, të cilat do t`i prisnin rrugën vendosjes së diktaturës dhe do të garantonin sovranitetin e popullit. Ky raport mban firmën e kryetarit të komisionit republikan, juristit dhe deputetit Petro Poga.

Argumentet themelore të deputetëve monarkistë

Në hyrje të raportit justifikues të komisionit monarkist artikulohej se shteti si produkt i ngjarjeve historike, si shfaqje e nevojave më të forta shoqërore, kishte si detyrë parësore: Sigurimin e qetësisë së brendshme dhe të jashtme. Zhvillimin nga çdo pikëpamje e njerëzve që përfshinte në gjirin e vet

Sipas monarkistëve shtetet ballkanike, evropiane dhe të mbarë botës kishin forma të ndryshme politike. Por forma më e mirë ishte ajo e cila në përputhje me nivelin e zhvillimit dhe qytetërimit të një kombi i siguronte atij stabilitet; ajo formë e cila duke shmangur tronditjet politiko-sociale dhe cënimin e lirisë së popullit siguronte zhvillimin gradual, por të shpejtë të të gjitha fakulteteve mendore dhe shpirtërore të atij kombi. Këto cilësi të formës së një shteti i nevojiteshin edhe popullit shqiptar, i cili po hidhte hapat e para drejt qytetërimit dhe jetës politike.

Sipas monarkistëve, lumturia, përparimi dhe liria e një populli nuk siguroheshin duke adaptuar formën më moderne dhe më liberale të imagjinuar në teori, por duke aplikuar atë sistem qeveritar i cili korrespondonte më mirë me nivelin e zhvillimit politiko-social. Sipas tyre, një formë shteti ultra-liberale për një popull të pazhvilluar, mund të kishte rezultat të kundërt. Ajo mund të krijonte premisa për të sjellë në fuqi, nën maskën e lirisë e të sovranitetit të popullit, diktatura dhe oligarkira parlamentare, të cilat do të shtypnin të drejtat më elementare të një kombi.

Ky konkluzion, ishte fryt i një vështrimi analitik i historisë së parlamentarizmit shqiptar në vitet 1920-1924. Ai ishte përfundim logjik i kaosit politik që kishte prodhuar brishtësia e demokracisë parlamentare në këtë periudhë. Historikisht format e shtetit, sipas monarkistëve ndaheshin esencialisht nga pikëpamja e sovranitetit në dy kategori kryesore: Monarki ose Perandori absolute në të cilat fuqia sovrane rridhte nga lart poshtë, si një e drejtë trashëgimtare e dhuruar nga Zoti një familjeje mbretërore të sundoi e të drejtoi si Sovran një komb.

Një shembull konkret sipas tyre ishte Perandoria Osmane në periudhën e Abdylhamidit II dhe Franca në periudhën Burbone. Një kategori e veçantë e këtyre formave ishin monarkitë kushtetuese, në të cilat familjet mbretërore, si rezultat i presionit nga populli detyroheshin të delegonin një pjesë së fuqisë së tyre. Kjo rregullohej me anë të statuteve ose kushtetutave. Një shembull i tillë ishte Rusia cariste pas krijimit të Dumës, Perandoria Austro-Hungareze, etj., të cilat konsideroheshin forma arkaike dhe të dala jashtë mode.

Kategoria e dytë ishin demokracitë republikane ose monarkiste, në të cilat fuqia rridhte nga poshtë lart dhe fuqia sovrane qëndronte krejtësisht në popull. Ndërsa populli, sipas të drejtave të përcaktuara në statut, delegonte një pjesë të këtij sovraniteti tek mbreti. Ky i fundit gëzonte disa prerogativa, të cilat ishin të trashëgueshme. Një shembull tjetër ishin republikat aristokratike, tek të cilat sovraniteti qëndronte në duart e disa familjeve (Venediku). Por edhe kjo formë ishte démodé. Prandaj, format kryesore të periudhës bashkëkohore që rivalizonin me njëra-tjetrën ishin monarkitë parlamentare dhe republikat demokratike.

Në gjykimin e monarkistëve, nga pikëpamja e sovranitetit të popullit këto dy forma nuk kishin asnjë ndryshim nga njëra-tjetra. I vetmi ndryshim ishte se ndërsa tek njëra formë kryetari i shtetit ishte i zgjedhur, tek tjetra ai ishte i trashëgueshëm. Sipas tyre, forma e regjimit nuk ishte tregues i shkallës së emancipimit dhe demokratizimit të një shoqërie. Ata e argumentonin këtë me rastin e popujve më të qytetëruar të botës siç ishin belgët, holandezët, skandinavët, të cilët megjithëse ishin monarki, nuk ishin më pak sovran se populli i Republikës së Meksikës.

Sipas monarkistëve midis kushtetutës franceze dhe asaj britanike nuk kishte asnjë ndryshim nga pikëpamja e sovranitetit të popullit. Madje, kishte raste, siç ishte Presidenti i SHBA-së, që në bazë të kushtetutës gëzonte më shumë të drejta se sa Mbreti i Italisë. Për të përforcuar këtë pikëpamje monarkistët i referoheshin edhe përvojës ndërkombëtare. Ata e pranonin se pas përfundimit të LPB regjimi republikan për shumë vende ishte kthyer në modë. Por kjo, sipas tyre, ishte rezultat i ngjarjeve historike apo i zhvillimeve politike, që shpesh-herë nuk ishin produkt i dëshirës së përgjithshme të popullit për të aplikuar republikën. Si shembull ata merrnin SHBA-në, e cila ishte republika më demokratike dhe më funksionale e kohës.

Sipas këtij modeli ishin themeluar edhe disa republika në Amerikën e Jugut. Por përveç SHBA-së, në të cilat, si kudo, instinkti i racës anglo-saksone kishte treguar cilësi natyrale për rregullimin me liri të plotë sipas sistemit parlamentar, në shtetet e tjera forma republikane e regjimit nuk kishte dhënë prova të mira. Përkundrazi, në shumicën e rasteve atje kishin mbretëruar grushtet e shtetit dhe diktaturat e kryetarëve të republikës, të cilët me përkrahësit e tyre kishin rrëmbyer drejtimin e vendit. Modeli më negativ që ata sillnin ishte Republika e Meksikës.

Më tej, ky grupim merrte në shqyrtim format e regjimit të disa kontinenteve: Australisë, ku edhe aty ku ekzistonte republika nuk mund të thuhej se kishte sovranitet të plotë pasi ajo varej nga Mbretëria e Anglisë. Azia ishte një mish-mash i vërtetë regjimesh, të cilat nuk shquheshin për shtete demokratike dhe funksionale, së bashku me Afrikën ajo ishte në shumicën e rasteve koloni e mbretërive perëndimore. Këtu një farë përjashtimi bënte Egjipti, i cili kishte një qytetërim e trashëgimi historike nga periudha e antikitetit. Por edhe ky ishte monarki.

Modeli më i mirë për republikanët ishte kontinenti evropian, ose më saktë Franca. Kjo e fundit pas kryengritjesh të gjata, duke nisur që me Revolucionin e 1789 kishte derdhur gjak pa fund. Megjithatë ndryshimi i formës së regjimit në Francë kishte ndryshuar brenda 80 vjetësh nëntë herë: tre herë perandori, tre herë monarki dhe tre herë republikë. Kjo tregonte se ky shtet i njohur për shkallën e lartë të qytetërimit, kulturës dhe filozofisë kishte eksperimentuar periodikisht derisa kishte gjetur në mënyrë evolutive formën më të përshtatshme të regjimit. / Memorie.al

*Studiues-Instituti i Historisë, Tiranë

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 08 Qershor 2026

Next Post

“Nga Lushnja shkonim në Burrel për të parë babanë e burgosur, një udhëtim raskapitës, pasi i binim nga Bulqiza, por rojet na i merrnin ushqimet, i hapnin ato ...”/ Dëshmia e rrallë e Bujar Nepravishtës

Artikuj të ngjashëm

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës
Dossier

“Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë nga njëra mbledhje në tjetrën, ku…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

June 8, 2026
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Dossier

“Berati shpëtoi, jo vetëm ‘hebrenjtë e vet’, rezidentë, por edhe ata të ardhur nga Europa Qendrore e Ballkani, duke u bërë kështu, një rast…”/ Refleksionet e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

June 6, 2026
Dossier

“Ka ende dëshmitarë të gjallë, që konfirmojnë të vërtetën e madhe, se edhe strehimi e shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri, është vepër e…”/ Refleksionet e ish-kryeredaktorit të “Zëri i Popullit”

June 7, 2026
“Piktori rus Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar 1938 dhe u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike), i akuzuar për…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Piktori rus Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar 1938 dhe u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike), i akuzuar për…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 3, 2026
“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën
Dossier

“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën

June 2, 2026
“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 5, 2026
Next Post
“Enver Hoxha, na jepte lëndën e ‘Moralit’ dhe ai nuk ulej kurrë në tavolinën e mësuesit, por në bankat e para, me djemtë dhe vajzat, pasi ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-liceisit të Korçës

“Nga Lushnja shkonim në Burrel për të parë babanë e burgosur, një udhëtim raskapitës, pasi i binim nga Bulqiza, por rojet na i merrnin ushqimet, i hapnin ato ...”/ Dëshmia e rrallë e Bujar Nepravishtës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme