• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, April 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në vitin 1922, Armata e Tretë të Shkupit, me në krye kriminelët M. Stefanoviq dhe V. Angjellko, nën preteksin e grumbullimit të armëve…”/ Ana e panjohur e masakrave ndaj shqiptarëve

“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve
“Enveri dërgonte Haxhi Lleshin në Banovinë të Vardarit dhe porosiste që të demaskonin çështjen e Shqipërisë Etnike, komisari politik i Divizionit të Parë, Hysni Kapo…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra
“Në vitin 1922, Armata e Tretë të Shkupit, me në krye kriminelët M. Stefanoviq dhe V. Angjellko, nën preteksin e grumbullimit të armëve…”/ Ana e panjohur e masakrave ndaj shqiptarëve
“Në vitin 1922, Armata e Tretë të Shkupit, me në krye kriminelët M. Stefanoviq dhe V. Angjellko, nën preteksin e grumbullimit të armëve…”/ Ana e panjohur e masakrave ndaj shqiptarëve
“Në vitin 1922, Armata e Tretë të Shkupit, me në krye kriminelët M. Stefanoviq dhe V. Angjellko, nën preteksin e grumbullimit të armëve…”/ Ana e panjohur e masakrave ndaj shqiptarëve

Nga EUGEN SHEHU

Pjesa e dytë

Memorie.al / Shqiptarët e Kumanovës ata bij të denjë të arbërve të lashtë, kanë qenë dhe mbeten ende sot luftëtarë të vetegzistimit, të mbrojtjes së traditave më të vyera shqiptare, të përcjelljes së mesazhit për bashkimin natyror me shtetin amë. Filozofia e vetegzistimit të tyre, në thelb, është filozofia e luftërave pa fund, e sakrificave sublime, për të mos iu nënshtruar asnjë pushtuesi, për të mos u asimiluar prej furive demografike, politike e kriminale të serbëve-bullgarëve e sllavo-maqedonasve. Kur flasim për luftërat pa fund të banorëve të këtyre trevave të Maqedonisë shqiptare, kemi parasysh një lëvizje të tërë për liri e drejtësi në shekullin e kaluar, e cila mori përmasa epokale në luftimet kundër xhonturqve, serbo-sllavëve e bullgarëve, të udhëhequr prej Bajram Vaksincës.

                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Akuzat ndaj Baba Rexhebit nuk i përgjigjen së vërtetës, dhe vetëm ua hapin gojën më keq pinjojve ideologjikë të Bedri Spahiut e Ramiz Alisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës.

“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve

Edhe në dimrin e vitit 1922, dhuna serbe në Kumanovë, nuk ka gjetur prehje. Aradhat e Armatës së Tretë të Shkupit, të komanduara nga kriminelët Millan Stefanoviq dhe Vojvoda Angjellkon, nën pretekstin e aksionit të grumbullimit të armëve, u ranë kryq e tërthorë krejt fshatrave shqiptare në Kumanovë, me ç’rast grabitën edhe atë pak gjë të gjallë që pati dalë prej dimri.

Askush tanimë nga shqiptarët etnik të Kumanovës, nuk mund të kërkonte të drejtën më të vogël. E vërteta është se qysh me aprovimin e kushtetutës së Videvdanit të 28 qershorit 1921, prej Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të drejtat më elementare shqiptare merreshin nëpër këmbë në mënyrë më brutale. Kështu që në fshatin Lipkovë, në majin e vitit 1922, aradha serbo-sllavo-maqedonase e Millan Stefanolliqit, u mori me forcë bagëtitë, dy prej fshatarëve, nën pretekstin se i donte armata.

Kur njëri prej këtyre fshatarëve të varfër, u tha ushtarëve se me to mbante frymën e fëmijëve, ai u qëllua menjëherë në vend, kështu duke paralajmëruar për tragjizmin e fateve të tyre nën robërinë e egër sllavo-shovene. Ndërsa në fshatin Hotlë, u muar i lidhur me tela, patrioti 70 vjeçar Beqë Syla. Faji i tij ishte se u pat folur fëmijëve të vet në gjuhën shqipe.

Aty pran pat kaluar një fshatar maqedonas dhe i kish thënë se fliste serbisht apo maqedonisht, pse këtu më nuk qenka në vend të vet. Trimi Beqë Sula i përgjigjet prerë se ai vend prej së lashti ka qenë Shqipëri dhe se ashtu do të mbesi për jetë të jetëve. Kaq është dashur, sllavo-maqedonasi duke vrapuar në postëkomandë dhe Beqë Sula pasi është prurë zvarrë nëpër rrugë, është pushkatuar barbarisht në qendër të fshatit Hotël.

Mandej në vitet 1923-1924, në emër gjoja të ndërtimeve që do të kryente Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, nxori ligjin famëkeq për punën e detyruar, sidomos në hekurudhë. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se listat dhe thirrjet e para të ardhura në Kumanovë, ishin ato për familjet shqiptare. Nëse këta për ndonjë arsye apo tjetër, nuk do të çonin dikend nga shtëpia, atëherë ata duhet të paguanin shuma të mëdha parash.

Kësisoj fshatarët e Kumanovës shqiptare, detyroheshin të çonin në hekurudhë deri pleq e fëmijë të cilët punonin pa shpërblim për muaj të tërë. Dhe askush nuk mund të kërkonte të drejta. Shtypi shqiptar i asaj kohe, lidhur me këtë shkruante: “Këtu nuk vlejnë ligjet shtetërore por ligji i topuzit, sepse kur përmenden emrat e vojvodëve, të çetnikëve si të Tanko Trifunoviqit, Boro Millovanoviqit, Kosta Peçancit, Miliq Kërstiqit, nga vet emrat, shfaqet tmerri i vërtetë”. (Gazeta “Hak” 24 shtator 1924).

E vërteta është se fryma serbe ka qenë determinante në formacionet politike dhe ushtarake brenda Mbretërisë Jugosllave të viteve ‘20-të. Në veçanti në vitet 1925-1930, qarqe të caktuara serbe muarën kompetenca të mëdha politike, me ç’rast shtruan sërish kërkesën e shpronësimeve të shqiptarëve si edhe kolonizimin e trevave plotësisht të pastra etnikisht, me kolonë serb.

Ajo çka u trumbetua me të madhe nga Beogradi si reformë thellësisht agrare, ishte në fakt një reformë dinake dhe e egër politike, e cila më pas degjeneroi në luftë të hapur,për të përzënë shqiptarët nga trojet e tyre stërgjyshore. Në Kumanovën shqiptare kjo reformë nuk pati atë përhapje aq të madhe sa në vendet e tjera të Maqedonisë shqiptare. Sidoqoftë edhe aty u ndje goditja ndaj pronarëve shqiptarë të cilët dispononin toka të konsiderueshme.

Një sërë ligjesh i ngarkuan me taksa të larta këta pronarë dhe në mjaft raste tokat u muarën me forcë, gjoja për nevoja të shtetit, pa u paguar asnjë metër katrorë. Por përgjithësisht,në Kumanovën shqiptare u goditën pronarët shqiptarë të të gjitha shtresave, ngase kërkohej shkombëtarizimi sa ma i shpejtë dhe i thellë i këtyre trevave.

Ajo çka vlen të mos harrohet, është fakti se partitë politike të sllavo-maqedonasve në Maqedoninë shqiptare, por edhe grupimet ushtarake e të tjerë, gjendeshin në grindje të vazhdueshme midis tyre. Por gjithsesi ndonëse ata ishin të ndarë në interesat e tyre partiake të ditës, i bashkonte kurdoherë një veprim unik në lidhje me largimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike.

Jo rrallë, ishin pikërisht këto organizata të cilat ndikonin drejtpërsëdrejti që në tokat e rrëmbyera të shqiptarëve, të vendoseshin sa ma shpejtë kolonët serb. Mandej në tezat “shkencore” të akademistëve te Beogradit, të ishe kolon do të thoshte në gjuhën e tyre të ishe “patriot i madh”.

Si gjithmonë edhe në këtë rast, (ndonëse Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene propagandonte një fare lirie etnike), shqiptarët shiheshin si qytetarë të dorës së fundit. Madje në këtë rrafsh, përgjigjja e ankesave merrte edhe tone qesharake.

“Lidhur me ankesat e shumta të shqiptarëve të Kumanovës, të cilëve u ishte rrëmbyer padrejtësisht toka, Drejtoria Mbretërore e Banovinës së Vardarit me seli në Shkup, vendosi më 8 prill 1931, që të gjithë të ankuarve, t’u mohohet e drejta me kompensim për arsye se me kohë nuk e kishin kërkuar këtë dhe se kërkesa pas 9 vjetësh ishte e pavend dhe për këto prona të ndarë çetnikëve, shqiptarët nuk dispononin vërtetime”. (Dr. Hakif Bajarami, “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë”, fq.74).

Me banorët etnik të Kumanovës shqiptare, u manipulua shumë edhe me termin; “toka të braktisura”. Dihet se sidomos fshatrat që ndodhen në rrëzë të Karadakut përcaktohen prej burimeve të vyera gjeografike, klimatike dhe sidomos blegtorale. Lartësitë e Karadakut (të Kumanovës) kanë shërbyer kurdoherë si burim i kullotave të pasura dhe mjeshtëria e punimit të bulmetit, apo rritja e bagëtive në këto treva, ka tradita të mëdha.

Por kur pas sulmeve periodike të Armatës së Tretë të Shkupit, këta banorë merrnin malet e pyjet për t’i shpëtuar plumbit, atëherë nga Serbia apo Maqedonia Jugore nuk vononin të arrinin kolonët duke zaptuar kullat dhe arrat e bukës shqiptare.

Për më tej, pati nga këta fshatarë shqiptarë të Kumanovës, të cilët e ndjenë të pamundur jetesën midis etnive të tjera dhe me gjithë rezistencën e madhe, me gjithë dhembshurinë për dheun e të parëve të tyre, “u larguan për të mos u kthyer më në vatrat e tyre”.(Arkivi Qendror i shtetit. Fondi 886, Dosja 117, fleta 4).

Një prej elementëve zotërues, të shkombëtarizimit të shqiptarëve në përgjithësi, i përdorur prej serbo-sllavo-maqedonasve, midis dy luftërave botërore, padyshim është edhe konfesioni fetar. Pas eliminimit të shkollave në gjuhën shqipe, aksioni i dytë i serbëve ka qenë pikërisht goditja e besimit fetar tek banorët shqiptarë autoktonë, me ç’rast do të ishte një “argument” më shumë, për Stara – Serbinë e tyre.

Në fillim të shekullit të kaluar, në pjesën më të madhe të tyre, banorët e Kumanovës shqiptare i përkisnin konfesionit fetar mysliman dhe brenda këtij konfesioni ishin edhe përkrahës të sektit bektashi. Në fillim të viteve ‘30-të, administrata civile bënte mjaft lëshime për ata shqiptarë që shndërroheshin në ortodoks, ose ato ortodokse shqiptarë që pranonin kishën sllavo-ortodokse dhe pranonin me kënaqësi asimilimin e tyre duke u shndërruar në “maqedonas”, në të kundërtën, ndërmerrte masa drakoniane.

Sidoqoftë banorët e Kumanovës shqiptare duruan mbi supet e tyre mjaftë zullume të qeverisë,pa e ndërruar konfesionin fetar të tyre,me përjashtim të shumë ortodoksëve shqiptarë.Me këtë rast ashtu sikundër në krejt viset e Maqedonisë shqiptare “mjaft prona të xhamive e teqeve u shpronsuan në mënyrë arbitrare dhe të dhunshme. Këtë fat e pësun edhe disa vende të quajtura “Vakëfe” (të shenjta) në vise të Kumanovës”.(A.Q. i Shtetit-Tiranë, fondi 251,dosja 194, fleta 7).

Shpërnguljet me dhunë prej trojeve etnike, do të ishin një tjetër plagë e hapur për banorët e Kumanovës shqiptare. Një plan i detajuar me hollësi prej Beogradit, mandej edhe në bashkëpunim me qeverinë turke të asaj kohe, i degdiste shqiptarët deri në kufijtë e largëta të Azisë.

Marrja me forcë e disa familjeve në fshatin Zllakuçan, në vitin 1937, bëri që revolta e shqiptarëve etnik të rritet së tepërmi deri në rrëmbimin e armëve dhe organizimin e çetave me luftëtarë të lirisë. Sidoqoftë, kjo plagë në trevën e Kumanovës nuk ishte aq e madhe sa në pjesët e tjera të Maqedonisë shqiptare apo të Kosovës.

Mandej nuk duhet harruar në këtë rast edhe interesimi dhe patriotizmi i qeverisë shqiptare në vitin 1938, posaçërisht për këtë problem. Kështu një nga kushtet që Mbreti Zog, i vuri Qeverisë Jugosllave të Stojadinoviçit për nënshkrimin e një pakti miqësie e mossulmimi, ishte pikërisht: “Të ndalohet shpërngulja e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi”. (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë, Fondi 251, Dosja 107/2, fleta 768).

Kësisoj në dy deceniet midis dy luftërave botërore,shqiptarët etnik në Kumanovë, pritën mbi supe sa e sa tallaze të tërbuara të shovinizmit sllavo-ortodoks. Por ata nuk u thyen,nuk u asimiluan, nuk u shuan. Ata mbijetuan falë viteve të vyera të trashëguara nga të parët e tyre me plot mesazhe e amanete për Komb e Atdhe, deri në ditët e sotme. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Akuzat ndaj Baba Rexhebit nuk i përgjigjen së vërtetës, dhe vetëm ua hapin gojën më keq pinjojve ideologjikë të Bedri Spahiut e Ramiz Alisë, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës.

Next Post

“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan...”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

Artikuj të ngjashëm

“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Akuzat ndaj Baba Rexhebit nuk i përgjigjen së vërtetës, dhe vetëm ua hapin gojën më keq pinjojve ideologjikë të Bedri Spahiut e Ramiz Alisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës.

April 21, 2026
“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve
Dossier

“Ende sot në vise të Kumanovës këndohen këngët e Xhem Sadrisë dhe Halit Brezës e, tregohen vendet ku ata kanë luftuar me çetat e tyre, të cilat…”/ Historia tragjike e masakrave të serbëve ndaj shqiptarëve

April 20, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Dossier

“Bedri Spahiu ishte aktivisti komunist më i zjarrtë në qarkun e Gjirokastrës dhe e ndiqte Baba Rexhebin, veç t’a zinte e, t’a rripte të gjallë, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 21, 2026
Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Dossier

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 18, 2026
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
“Kur të dërguarit nga Tirana, i thanë Nolit; ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit’, Noli i ndezur u…”/ Shkrimi i gazetës “Dielli”, 20 tetor 1965
Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

April 19, 2026
Next Post
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan...”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme