Nga Sheradin BERISHA
Pjesa e dytë
Memorie.al / Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur…! Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë?
Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshatrave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut). Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjesëtar të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:
1. Mihajlo Tomasheviq
2. Veselin Tomasheviq
3. Sllavko Tomasheviq
4. Vujadin Tomasheviq
5. Nenad Tomasheviq
6. Stojadin Tomasheviq
7. Igor Tomasheviq
8. Miloje Tomasheviq
9. Vladan Tomasheviq
10. Radoslav Tomasheviq
11. Vasilije Tomasheviq
12. Milosh Tomasheviq
13. Radivoje Tomasheviq
14. Preda Tomasheviq
15. Srgjan Tomasheviq
16. Millorad Tomasheviq
17. Mileta Tomasheviq
18. Radenko Tomasheviq
19. Mile Tomasheviq
20. Stojadin Tomasheviq
21. Milenko Tomasheviq
22. Milan Tomasheviq
23. Dragoljub Tomasheviq
24. Gjoko Tomasheviq
25. Boshko Tomasheviq
26. Zhivorad Tomasheviq
27. Zhivojin Tomasheviq
28. Najdan Tomasheviq
29. Nebojsha Tomasheviq
30. Nenad Tomasheviq
31. Branillav Tomasheviq
32. Ratko Tomasheviq
33. Filip Tomasheviq
34. Dejan Tomasheviq
35. Gordan Tomasheviq
36. Predrag Tomasheviq
37. Despot Tomasheviq
38. Tadisha Tomasheviq
39. Sinisha Tomasheviq
40. Tomisllav Tomasheviq
41. Zoran Tomasheviq e
42. Goran Tomasheviq , Pastaj
43. Branisllav Kragoviq
44. Ratko Kragoviq i biri – po nga nga Syrigana.
45. Marko Ristiq
46. Marko Damjanoviq
47. Dragoljub Rajkoviq
48. Jovica Rajkoviq
49. Rade Kovaçeviq – Zec
50. Dika Kovaçeviq
51. Ognjan Kovaçeviq
52. Gjorgje Mojsiq
53. Radosav Kovaçeviq – Cule
54. Mile Jokiq
55. Nebojsha Kovaçeviq
56. Sinisha Jokiq
57. Svetozar Ristiq
58. Zoran Kovaçeviq – Princ , të gjithë nga Banja;
59. Momir Milentijeviq
60. Zoran Jovanoviq
61. Milutin Arisiq,
62. Milan Todoroviq
63. Dejan Spasiq
64. Nebojsha Nikçiq
65. Miodrag Komatina
66. Niqifor Kovaçeviq
67. Dragan Dimitrieviq
68. Vukmiq Lazareviq – nga Runiku
69. Todor Deverxhiq
70. Rade Deverxhiq
71. Dragisha Deverxhiq
72. Milan Shteviq
73. Dragomir Shteviq
74. Miliq Petroviq e
75. Ognjan Petroviq, nga Radisheva
76. Nenad Shmigiq
77. Radoje Shmigiq
78. Cvetko Shmigiq
79. Dragan Shmigiq e
80. Gollub Shmigiq nga Leçina.
81. Dadosha Iliq
82. Zhivoin Iliq dhe
83. Momçillo Radovanoviq – nga Kuçica.
84. Zhivko Jokoviq e
85. Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
86. Radivoje Rasha – Kalenoviq me të bijtë
87. Dejan Rasha dhe
88. Dushan Rasha
89. Zvonko Jovanoviq
90. Zoran Jovanoviq
91. Bllagoje Çolakoviq
92. Nenad Çolakoviq
93. Radosh Lajoviq
94. Ilija Trajkoviq
95. Rajko Rajçiq
96. Vllado Bakraçeviq
97. Lubisha Iliq
98. Momo Peleviq Sllagjan (polic i komunikacionit)
100.Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) – të gjitha nga Skënderaj.
101. Goran Shapiq,
102. Rade Shapiq dhe
103. Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
(Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, por sa dihet deri më tani asgjë nuk kanë bërë që këta barbarë të dalin përpara drejtësisë).
Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë?
Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terrenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë “Ymer Alushani“ të Brigadës 121 “Kumanova”, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.(Shih: revistën Ekskluzive, nr.1. janar 2000, f.101)
Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:
- Llazareviq Dragisha, nëntoger
- Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
- Blanusha Mile, rreshter i vjetër
- Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
- Millanoviq Predrag, dhjetar
- Radulloviq Nebojsha
- Simiq Goran
- Kostiq Sasha
- Daniq Sllobodan
- Gjorgjeviq Zoran
- Shabiq Zvonko
- Qausheviq Nenad
- Jovanoviq Dragi
- Momqilloviq Miroslav
- Ivanoviq Milivoje
- Dejanoviq Verolub
- Janjusheviq Zhivorad
- Nedelkoviq Bratisllav
- Petkoviq Bogolub
- Gjoriq Sllavolub
- Vaniq Rasha
- Dimiq Dushan
- Bajrami Igor
- Aliq Zoran
- Branko Jançiq
***
Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë të Fushë- Kosovës…?!
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë. (Revista: Ekskluzive nr. 4 prill 2000, fq.52)
Në këtë listë figurojnë emrat e këtyre kriminelëve:
- Zoran Vukdragoviq – toger
- Lubisha Simiq – rreshteri
- Zoran Ristovski
- Dushan Jevriq
- Zoran Joviq
- Mladen Peshiq
- Milosh Mihajloviq
- Marko Zhivoinoviq
- Slavisha Gjorgjeviq
- Miodrag Pejatoviq
- Dejan Mikiq
- Igor Gurkoviq
- Ivan Stanojeviq
- Zoran Mimiq
- Radoje Bulatoviq
- Mile Rangjeloviq
- Cvetko Boshkiq
- Radoslav Ristia
- Slobodan Gjurgjeviq
- Darko Miloviq
- Dragisha Ivanoviq
- Ivan Steviq
- Vladeta Stojanoviq
- Sasha Aksiq
- Nenad Jovanoviq
- Nenad Zhivkoviq dhe
- Dejan Slaviq.
(Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë)
Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës?
Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km. afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe. Në këtë ditë të kobshme për Qyshkun, u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën: Ramë Dervish Gashi (65 vjeç), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj – mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj – mysafir nga Zllopeku.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.
– Në fshatin Pavlan u ekzekutuan:
1.Zymer Sadik Gashi (70 vjeç), 2. Agush Selman Gashi, 3. Liman Hajzer Gashi, 4. Haxhi Rexhë Dreshaj (41), 5. Shaban Tahir Kelmendi(52), 6. Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës, 7. Musë Isuf Lulaj (75), 8. Rrahim Salih Nikçi (55), 9. Xheirane Brahim Nikçi(25), 10. Hatixhe Kamer Nikçi (50), 11.Ajshe Avdyli dhe 12. Gashi-Kelmendi (40).
– Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona:
1.Zenel Bekë Berisha, 2. Shaban Kasem Neziraj, 3. Sadri Ymer Ramaj, 4. Faton Sadri Ramaj, 5. Valdet Nezir Ramaj, 6. Shpend Rexhë Hyseni, 7. Naim Hajrullah Hyseni, 8. Ismet Hajrullah Hyseni, 9. Haki Hajrullah Hyseni, 10. Sabit Hajrullah Hyseni, 11. Bajrush Avdyl Hyseni, 12. Fehmi Rashit Gjokaj, 13. Hysen Rashit Gjokaj, 14. Ruzhdi Halil Dobraj, 15. Muhamet Halil Dobraj, 16. Halil Halil Dobraj, 17. Bekim Ahmet Delijaj- rom, 18. Shaban Sokol Ramaj, 19. Zymer Osmanaj, 20. Shaban Osmanaj, 21. Fakë Rexhep Murati – mysafir, 22. Demë Ahmet Hatashi, nga Leshani.
Në masakrimin e civilëve shqiptarë kanë marrë pjesë:
-Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq – “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (“Beretat e kuqe”).
– “Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (“Mjegulla”), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç etj.
– Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të krye-gjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”. / Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm













