• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, granatuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, granatuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, granatuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, granatuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, granatuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, granatuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

Nga Sheradin BERISHA

Pjesa e parë

Memorie.al /  Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur…! Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut (14.05.1999), të publikuar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith, hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner – ka theksuar se (po citoi): “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të krye-akuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”. “Mund të thuhet se Tribunali (i Hagës- vërejtja ime), as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të aktorëve të krimeve në nivelet e ulëta”…

Gjithashtu mund të lexoni

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin e derdhjes së Semanit…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare

“Ne do të insistojmë”, – thotë z. Milner – “në atë se ata në krye janë personat përgjegjës….dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën”. E dhe M. Cherif Bassiouni, një tjetër hetues i OKB-së për krime lufte në Kosovë, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës vetëm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Z. Bassiouni, për çudi deklaron (po citoi): “Çështja themelore, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme”…!!!

Nëse bazohemi në deklarimet e këtyre “faktmbledhësve” të OKB-së për krimet e kryera në Kosovë, me lehtësi mund të nxjerrim përfundimin, se: qindra kriminelë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, duke përfshirë këtu edhe serbët lokalë, të cilët u përfshinë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve, plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e pasurive të tyre si dhe në shpërnguljen me dhunë nga trojet stërgjyshore…, nuk do të arrestohen kurrë për të dalur para drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore.

Edhe pas tetë vjetëve nga përfundimi i luftës, duket se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës por dhe vetë gjykatat vendore në Kosovë janë marrë shumë pak (mos të them aspak) me arrestimin e kriminelëve, të cilët lirshëm shëtisin në Serbi, Mal të Zi, nëpër Kosovë dhe gjithandej nëpër botë. Ndonëse në shkrimet e mija kam prekur në mënyrë fragmentare këtë temë mjaftë serioze, në vijim do të shpërfaqi disa argumente tjera që kanë të bëjnë pikërisht me krimet dhe kriminelët, emrat e të cilëve tashmë dihen botërisht, por çuditërisht nuk merret askush me ta.

Si u ekzekutuan 45 shqiptarë në Reçak?

Në mëngjesin e 15 janarit 1999, banorët e fshati Reçak u zgjuan të rrethuar nga formacionet militante dhe paramilitare serbe. Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin forcat serbe të pozicionuara në disa vende përreth fshatit fillimisht kanë garantuar Reçakun me artileri të rendë ndërkohë që këmbësoria ka filluar të lëvizë në brendi të fshatit. Në këtë situatë dramatike shumë fshatarë gjatë përpjekjeve për t´u larguar nga fshatit zihen rrobë nga njësitë kriminale serbe dhe grumbullohen në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit. Nga dëshmitarët mësohet se, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta.

Gjatë rrahjeve të pamëshirshme në oborrin e Sadikut, dëgjohej larg gjëma dhe britma e burrave, ndërsa në bodrumin e shtëpisë, qanin e lemerisin tmerrshëm gratë dhe fëmijët e mbyllur me dry.
Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, njësitë barbare serbe (dikur në mesditë) këta burra i rreshtojnë në kolon për një duke i urdhëruar të ecin në drejtim të malit dhe te vendi i quajtur ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe. Pikërisht në këtë vend barbarët me rafalë automatike (nga afërsia) i ekzekutojnë 45 veta, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Atë ditë të kobshme janari u vranë: ….ASLLANI, Banush AZEMI, Ragip BAJRAMI, Halim BEQIRI, Rizah BEQIRI, Zenel BEQIRI, Lutfi BILALLI, Ajet EMINI, Bujar HAJRIZI, Myfail HAJRIZI, Skënder HALILI, Haqif HYSENAJ, Hajriz IBRAHIMI, Hakip IMERI, Murtez IMERI, Nazmi IMERI, Mehë ISMAJLI, Muhamet ISMAJI, Ahmet JAKUPI, Eshref JAKUPI, Hajriz JAKUPI, Mehmet JAKUPI, Xhelal JAKUPI, Jashar JASHARI, Raif JASHARI, Shukri JASHARI, Fatmir LIMANI, Nexhat LIMANI, Salif LIMANI, Bajram MEHMETI, Hanumshah MEHMETI, Arif METUSHI, Haki METUSHI, Ahmet MUSTAFA, Asllan MUSTAFA, Muhamet MUSTAFA, Sadik OSMANI, Jashar SALIHU, Shukri SALIHU, Bajrush SHABANI, Ahmet SMAJLAJ, Sheremet SYLA, Shyqëri SYLA, Bajram XHELADINI, Njazi ZYMERI.

Me 16 janar 1999 shefit i misionit të OSBE-së ambasadori amerikan William Woker, gjatë një vizite në vendin e ngjarjes pa hezitim do të deklarojë se:” Ky është krim kundër njerëzimit…!” (Lexo Librin “Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit”, Shtime 2004)

Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut?

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkëfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe), morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj. Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.

Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:

1. Bizhidar Markoviç
2. Çedomir Aksiç
3. Zhivorad Stojçetoviç
4. Bogdan Nojiç
5. Jovica Stojkoviç
6. Momir Ristiç

7. Zvonko Ristiç
8. Ljubomir Nojiç
9. Nenad Marinkoviç
10. Pavle Marinkoviç
11. Zoran Nedelkoviç
12. Sllavisha Marinkoviç
13. Vojisllav Janiçijeviç
14. Milivoje Çanoviç
15. Jovica Jovanoviç
16. Stojan Aksiç
17. Millorad Kostiç
18. Dragisha Kostiç
19. Dragan Tasiç

Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga Gjakova?

Më 7 maj 2005 Lëvizja “KAN“, (tani “Vetëvendosje”, së bashku me organizatën “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një çarçaf me dimensione 20 m. x 4 m., në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

Emrat e kriminelëve janë:

  1. Stanojeviç Momçilo
  2. Çamoviç Sreten
  3. Stanojeviç Milan
  4. Çoliç Rade
  5. Slavkoviç Milan
  6. Stanojeviç Sava
  7. Kovaç Slobodan
  8. Stojanoviç Sava
  9. Dekiç Milan
  10. Dekiç Momçilo
  11. Raçiç Dragan
  12. Mirkoviç Vuk
  13. Vujoviç Vaso
  14. Vujoviç Nikotin
  15. Ragiç Darko
  16. Simiç Bozhidar
  17. Stefiç Nikola
  18. Stefiç Bojan
  19. Obradoviç Ljubisha
  20. Pantoviç Radovan
  21. Pantoviç Miliç
  22. Jovanoviç Aca
  23. Bozhoviç Çedomir
  24. Jovanoviç Sava
  25. Ristiç Predrag
  26. Jovanoviç Goran
  27. Shqepanoviç Millosh
  28. Krstiç Srgjan
  29. Dikiç Milan
  30. Dikiç Momçilo
  31. Dimiç Zvezdan
  32. Jovanoviç Sinisha
  33. Rajkoviç Gojko
  34. Drashkoviç Laza
  35. Lazareviç Doka

Organizata, “26 marsi 1999”: Në vrasjen dhe masakrimin e 113 mashkujve të Krushës së Vogël, morën pjesë 56 kriminelë serbë lokalë!

Më 26 mars 2005, Organizata, “26 marsi 1999”, nga Krusha e Vogël në bashkëpunim me Lëvizjen “KAN” tani Lëvizja “Vetëvendosje”, në një tjetër çarçaf të vendosur përballë Selisë së UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, kanë skalitur emrat e 56 kriminelëve serbë lokalë (vendas) që akuzohen nga familjarët e viktimave për vrasjen, masakrimin dhe djegien e 113 burrave dhe djemve të fshatit Krushë e Vogël. Organizata “26 marsi 1999”, nga Krusha e Vogël, ka përgatitur edhe një material prej disa faqeve (me fotografi etj), ku ka sqaruar masakrën e ndodhur më 26 mars 1999 në këtë fshat, dhe këtë material ia kanë dorëzuar:

– Prokurorisë Publike – Prizren,
– Prokurorisë Publike – Prishtinë,
– Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t – Prishtinë,
– Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte – Prishtinë dhe Njësisë së Tribunalit të Hagës – Prishtinë.

Por, për çudi asnjë organ i këtyre instancave të drejtësisë, nuk ka marrë mundin të nisin hetimet për këtë masakër mizore, në mënyrë që barbarët të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar. Duket sikur këta mekanizma të drejtësisë, kanë lidhur një pakt “mirëkuptimi” me barbarët, duke zhvilluar një “diskriminim pozitiv” ndaj tyre.

Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë?

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000, thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare). Të masakruarit janë: Afrim IMERAJ (2), Ardiana IMERAJ (13), Arijeta IMERAJ (11), Avdyl IMERAJ (67), Bekë IMERAJ (53), Feride IMERAJ (21), Fetije IMERAJ (42), Florije IMERAJ (19), Hasan IMERAJ (63), Mihane IMERAJ (72), Mona IMERAJ (72), Muhamet IMERAJ (19), Nexhmidin IMERAJ (?), Rab IMERAJ (30), Rustem IMERAJ (73), Sabahat IMERAJ (21), Shehide IMERAJ (70), Violeta IMERAJ (17), dhe Xhyfidane IMERAJ (14). Kjo listë e emrave i është dorëzuar edhe përfaqësuesve të tribunalit të Hagës.

Kriminelët që kanë ekzekutuar mizorisht familjen Imeraj, janë serbë të ardhur nga disa fshatra të komunës së Burimit (ish-Istogut).

Ata janë:

– Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë); vëllezërit Grujica e Lubisha Belojeviq, Zharko Belosheviq, Zhika Belosheviq, vëllezërit Malisha e Çeda Tijaniq, Goran Tijaniq, Dejan Tijaniq, Vedran Tijaniq, Obrad Tijaniq, Zhivan Vuçiq, Mirolub Vuçiq, Dushan Vuçiq, vëllezërit Rade e Milisav Ivanosheviq, Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin dhe Zoran Shlaniq – të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova. Pas përfundimit luftës, Shumica prej këtyre kriminelëve janë parë duke shëtitur të lirë në Cërkolez, fshat ky që ruhej nga pjesëtarët e KFOR-it spanjollë.

Sa shqiptarë u vranë më 28 mars 1999 në Izbicë të Skënderajt (?!)

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, forcat militare dhe paramilitare serbe ndërmorën një ofensivë me përmasa shfarosëse kundër popullatës shqiptare, dhe kjo fushatë zhvillohej në kuadër të operacionit të koduar “Patkoi”. Në këto zhvillime të të jashtëzakonshme, duke filluar nga data 25 mars, forcat serbe me anë të artilerisë së rëndë garantuan dhe pastaj i dogjën disa fshatra të Drenicës si, fshatrat: Klladernicë, Qirez, Leçinë, Turiçec, Vojnik etj. Sipas dëshmitarëve, gjatë këtij operacioni njësitë barbare serbe në fshatin Qirez i zunë rrobë disa gra dhe fëmijë dhe i ngujuan në një hambar të misrit. Me këtë rast disa femra u përdhunuan seksualisht, ku 8 prej tyre u vranë mizorisht dhe pastaj kufomat u hodhën në tri puse të fshatit.

Në këtë fushatë shfarosëse për shqiptarët, më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe garantuan edhe fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve të fundit qenë strehuar rreth 5 mijë banorë (kryesisht gra, pleq dhe fëmijë) të fshatrave përreth. Më 28 mars forcat kriminale serbe rrethojnë vendin ku ishte përqendruar kjo popullatë dhe pas një maltretimi të rënë fizik, burrat ndahen (në dy grupe) nga gratë dhe fëmijët.

Grupi i parë është dërguar në një kodër të afërt, ndërsa grupi i dytë është grumbulluar në shtratin e një lugine dhe sipas planit kanë hapur zjarre në drejtim tyre. Me këtë rast janë vrarë e masakruar mizorisht 147 veta. Po atë ditë (pas masakrës në Izbicë) gratë dhe fëmijët që ishin mbledhur në një lëndinë u detyruan të largoheshin dhe të ecnin këmbë në drejtim të Klinës, të Gjakovës, Prizrenit dhe me në fund kanë përfunduar në Shqipëri.

Më 28 mars 1999 në Izbicë u ekzekutuan barbarisht: Jetullah ALUSHI, Asllam (Q) AMRUSHI, Asllan BAJRA, Bajram BAJRA, Bajram C. BAJRA, Bajram S. BAJRA, Brahim BAJRA, Fazli BAJRA, Ilaz BAJRA, Sami BAJRA, Bislim BAJRAKTARI, Hajdar BAJRAKTARI, Demush BEHRAMI, Muhamet BEHRAMI, Nuredin BEHRAMI, Asllan DAJAKU, Dibran A. DANI, Sali DERVISHI, Bajram DERVISHI, Ilaz DERVISHI, Musli DOQI, Hamdi DOQI, Ali DRAGA, Cen DRAGA, Hajriz DRAGA, Ismet DRAGA, Murat DRAGA, Rrahim DRAGA, Rustem DRAGA, Zade DRAGA, Avdullah DURAKU, Bel A. DURAKU, Dibran DURAKU, Rexhep DURAKU, Muhamet EMRA, Lah FETAHU, Ibrahim GASHI, Ramë GASHI, Halil HAJDARI, Halit HALITI, Fejz HAXHA, Hazir HOTI, Qerim HOTI, Rifat HOTI, Rrustem HOTI, Tahir HOTI, Muhamet HOTI, Sadik HOTI, Shefqet A. HOTI, Vehbi HOTI, Zenel ISUFI, Beqir JETULLAHU, Kajtaz D. KAJTAZI, Bajram KELMENDI, Jetullah KELMENDI, Ramë KOTORI, Brahim KOTORI, Hajzer KOTORI, Deli KRASNIQI, Mustafë KRASNIQI, Rrahim KRASNIQI, Azem KUQICA, Sami LOSHI, Jashar LOSHI, Selman LOSHI, Halil MORINA, Sokol H. MURSELI, Beqir MUSLIU, Ilaz MUSLIU, Shaban MUSLIU, Halit MUSLIU, Naim MUSLIU, Mehmet MUSLIU, Hasan MUSTAFA, Azem OSMANI, Fatmir OSMANI, Hetem OSMANI, Muharrem OSMANI, Pajazit D. QAKA, Sabit QALLAPEKU, Ismajl QELAJ, Rexhep QELAJ, Metush QELAJ, Hamz QUPEVA, Ramadan RACI, Halit RAMAJ, Mujë REXHEPI, Mustafë SEJDIU, Azem SHABANI, Hysen A. SHALA, Idriz SHALA, Isuf SHALA, Isuf SHALA, Mujë SHALA, Sali SHALA, Zymer SHALA, Halim SHALA, Hijraz SHALA, Sadik SHERIFI, Zeqir SHPATI, Riza SPAHIU, Ramë SYLA, Brahim TAHIRI, Gani TEMAJ, Hamdi TEMAJ, Hami B. THAQI, Ramë H. THAQI, Ajet D. THAQI, Sheremet THAQI, Ukë UKA, Zenel VELIQI, Idriz XHEMAJLI, Qazim XHEMAJLI, Jahir ZEKA, Milazim ZEKA, Një mashkull i paidentifikuar…(..) Më 28 mars 1999 gjatë rrugëtmit për në Shqipëri në rimorikio u dogjën për së gjalli: Zyre FEJZA (61) dhe Zoje OSMANI (70). (Kjo listë nuk është e plotë)/ Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Next Post

“A është e drejtë që sot ta gjykojmë teatrin shqiptar të asaj periudhe, vetëm nga prizmi i ideologjisë, duke lënë në hije arritjet e tij estetike dhe...”? / Ftesa për debat e aktorit dhe regjisorit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 30, 2026
“Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin e derdhjes së Semanit…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare
Dossier

“Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin e derdhjes së Semanit…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare

June 30, 2026
“Si e denigroi Enveri presidentin Omer Nishani dhe çfarë shkruante ambasadori rus në Tiranë, për të vdekjen e tij… “/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Omer Nishani, propozoi që president i ardhshëm i Frontit të ishte Enver Hoxha gjë e cila u shoqërua me britma nga delegatët, që e morën në krahë Enverin…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

June 29, 2026
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.
Dossier

“Ndryshimi i kursit të anijes ‘Kaliopi Mici’ për në Vlorë, ndjek qëllime zbulimi dhe duhet të jetë dora e Zbulimit grek…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, kur anijet e huaja “zbarkonin” në Sazan e Zvërnec

June 29, 2026
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
Dossier

“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur

June 28, 2026
“Në Kampin e Riedukimit në Borsh, sektori Përparim, janë helmuar prej ushqimit 160 të dënuar dhe Dega e Brendshme e Sarandës nuk e ka  njoftuar ngjarjen…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit 1978
Dossier

“Në Kampin e Riedukimit në Borsh, sektori Përparim, janë helmuar prej ushqimit 160 të dënuar dhe Dega e Brendshme e Sarandës nuk e ka njoftuar ngjarjen…”/ Zbulohet dokumenti sekret i majit 1978

June 27, 2026
Next Post
“A është e drejtë që sot ta gjykojmë teatrin shqiptar të asaj periudhe, vetëm nga prizmi i ideologjisë, duke lënë në hije arritjet e tij estetike dhe…”? / Ftesa për debat e aktorit dhe regjisorit të njohur

“A është e drejtë që sot ta gjykojmë teatrin shqiptar të asaj periudhe, vetëm nga prizmi i ideologjisë, duke lënë në hije arritjet e tij estetike dhe...”? / Ftesa për debat e aktorit dhe regjisorit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme