• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, July 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit shqiptar, gjetën edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës, i vrarë nga…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

Në tetor ‘99, në një nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, u gjet një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, si…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

Nga Sheradin BERISHA

Pjesa e tretë

Memorie.al / Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur…! Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

                                                Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

“Gjenerali britanik Hodgson, që kryesonte misionin ushtarak në Tiranë, s’e kuptonte se në ç’kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatën jugosllave…”/ Ana e panjohur e raporteve Tiranë – Beograd

Në çfarë rrethanash u masakrua prof. Ruzhdi Berisha

Prof. Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe të komunës së Sharrit. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Ruzhdiu (edhe pse ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së në Sharr (ish-Dragash) aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK-së në këto anë. Për këtë qëllim Prof. Ruzhdi Berisha (pa e ditur “shokët”e tij në LDK), disa herë do të udhëtojë për në Shqipëri, për të vënë kontakte bashkëpunimi me disa nga drejtuesit UÇK-së.

Për të mësuar më gjerësisht lidhur me aktivitetin e Ruzhdiut dhe lojërat qëllimkëqija të luajtura në adresë të Ruzhdi Berishës, nga dy zyrtarë të LDK-së në Sharr, Halim Shemsidini, Kryetar i LDK-së (aktualisht edhe kryetar i komunës së Sharrit) dhe Shaban Halimi, sekretar i LDK-së (aktualisht deputet i kësaj partie në Parlamentin e Kosovës) – dhe për të ditur për odisejadën deri te vrasja e tij, lexoni shkrimet e gazetarit Bedri Halimi: RUZHDI BERISHA: NJË JETË PËR DIJE DHE LIRI + VËRTET, KUSH E LA VETËM RUZHDI BERISHËN NË OPOJË?!

Ndërkaq për të mësuar, se kush kanë qenë Shaban Halimi, Halimi Shemsidini…në kohën e regjimit të Millosheviqit…, lexoni shkrimin “Vazhdimësia e pushtetit serb në komunën e Sharrit”!

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë (24 mars 1999), Serbia intensifikoi fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe në këto zhvillime edhe popullata shqiptare në Opojë do të detyrohet të largohet nga vatrat e tyre. Kjo ngjarje ndodhi më 31 mars 1999, kur policia serbe jep urdhër që brenda dy orësh popullata shqiptare e Opojës t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Shqipëri.

Vetëm dy ditë më herët (më 29 mars) Kryesia e degës së LDK-së për Sharr (ish-Dragash), në një mbledhje të mbajtur në shtëpi të Shaban Halimit në Buzez, merr vendimin, që; “nëse vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja, ne si kryesi e LDK-së assesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.

Prof. Ruzhdi Berisha meqë këtë vendim e mori shumë seriozisht, nuk do të shpërngulet për në Shqipëri, ndërsa anëtarët e tjerë të kryesisë së LDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin e LDK-së për Sharr, z. Halim Shemsidini (aktualisht edhe kryetar i komunës) dhe sekretarin e saj, Shaban Halimi (aktualisht deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës), nuk e respektojnë këtë vendim dhe para të gjithëve kalojnë në Shqipëri.

Pra me këtë rast duket se Ruzhdiu tradhtohet nga “shokët” e LDK-së dhe kjo tradhti do t´i kushtojë me jetë. Gjatë qëndrimit të Ruzhdiut në Buqe (në fshatin e tij të lindjes), forcat kriminale serbe (përmes informatorëve shqipfolës) i bien në gjurmë, dhe pasi mal-tretohet tmerrshëm fizikisht, vritet e masakrohet në format më mizore.

Në qershor të vitit 1999, kur njësitë e UÇK-së futen në Opojë, puna e parë për ta ishte vendndodhja dhe fati i Prof. Ruzhdi Berishës dhe të disa personave të tjerë që konsideroheshin zhdukur. PU e UÇK-së, informatën e parë për vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës e merr në fshatin Krushevë të Gorës nga personi Sadik Idriz – aktualisht Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Agim Çekut.

Sadik Idrizi – Ministër i Shëndetësisë në qeverinë Çeku!

Sadik Idriz i lindur me 28.02.1954 në fshatin Krushevë, deklaron se në fund të muajit prill 1999, në një lokal – ëmbëltore në Dragash, e cila ishte pronë e një fshatari nga Zlipotoku i Gorës, ka biseduar me një epror serbë me emrin Mitojeviç Dragutin, i cili në besim i ka treguar se Ruzhdi Berishën e kanë vrarë në karakollin Stojanoviç (në kufi me Shqipërinë).

Krimineli Dragutin, Sadik Idriz(it) i tregon se: “Ruzhdi Berisha pasi që është vrarë është mbuluar me dhe, dhe me dega (dru) dhe kur të nesërmen kemi kaluar aty pari, kemi parë se kafshët e egra e kishin shpluar kufomën e tij dhe se ja kishin hëngër njërën pulpë të këmbës”. Barbari Dragutin në fund të bisedës, Sadik Idriz(it) i ka thënë, se: “pas luftës do të shkoj në Slloveni, sepse rrjedh nga një familje Serbo-Sllovene” dhe me këtë rast ia ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit të vetë.

Adresa e tij është: Mitojeviç Dragutin – Rusianov TRG-3. Nr.tel. 99386-61-263-632.

Pas këtij informacioni të hidhur, Policia Ushtarake e UÇK-së nis kërkimin për gjetjen e kufomës së Ruzhdiut dhe të gjërave personale të tij. Fillimisht u mësua se letërnjoftimi i prof. Ruzhdiut është në depon ndërtimore të pronarit Taip Sadikut nga fshati Bellobrad, (Taip Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të eprorit të policisë serbe Gradimir Zekavica).

Letërnjoftimi së bashku me një deklaratë me shkrim në stacionin e PU-së, është dorëzuar nga Kujtim Neziri – vëlla i inspektorit federativ të sigurimit shtetëror serb, Lulzim Nezirit nga fshati Kuk. Gjatë hulumtimeve në teren, në shtëpinë e kriminelit Miroslav Gapiç në Prizren janë gjetur: një flamur, patenta shoferi dhe libreza ushtarake të prof.Ruzhdi Berishës si dhe një thikë e gjakosur, me të cilën dyshohet të jetë masakruar Prof. Berisha.

Ndërkohë në Lipjan është gjetur edhe vetura e tij. Pas shumë përpjekjesh, më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit Shqiptaro-Shqiptar e gjejnë edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës.

Pas disa ditësh i gjithë dokumentacioni i gjetur i është dorëzuar hetuesve të gjykatës së Hagës, me qëllim të arrestimit dhe daljes para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e Ruzhdi Berishës, por për fat të keq çdo gjë ka përfunduar me dorëzimin e këtij dokumentacioni, sepse deri më tani askush nuk është arrestuar edhe pse dihen mirëfilli emrat dhe mbiemrat e atyre që u përfshinë në vrasjen e intelektualit Ruzhdi Berisha.

Pas përfundimit të luftës, po në këtë rajon bariu i fshatit Brezne Hasan Kadri Krasniqi, te vendi i quajtur “Fusha e Hutit” në drejtim të Lugut të Gjeraçinës ka gjetur gjashtë kufoma të gjinisë femërore. Ka informuar komandën e UÇK-së në Opojë të cilët menjëherë kanë angazhuar një njësi ushtarake për këtë qëllim. Për këtë krim është informuar UNMIK-u, KFOR-i dhe mediat lokale dhe të gjithë kanë dalur në vendin e ngjarjes (në Brezne) ku kanë marrë të gjitha të dhënat si dhe kanë bërë incizimin e kufomave.

Këto femra të masakruara ishin prej dy fshatrave të komunës së Therandës (ish-Suharekës). 1. Rafije Krasniqi – nga Studençani (49 vjeç), 2. Behare Krasniqi – nga Studençani (22 vjeç), 3. Bahrije Gashi – nga Terjna (1938), 4. Rahime Voci – nga Terjna (1947), 5. Ajmone Gashi – nga Ternja (1966), 6. Besarta Gashi – nga Terjna (1985).

Si i dogj kompleksi memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

Tri ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS-s kundër forcave Serbe në Kosovë, pikërisht në orët e mbrëmjes të datës 27 mars 1999 kriminelët serbë u futën në ambientet e kompleksit memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike. Gjithashtu edhe lapidaret e dy personaliteteve të mëdha të kombit tonë: Abdyl Frashërit dhe Haxhi Ymer Prizrenit u hoqën nga bazamenti i përbashkët dhe pasi u dëmtuan u gjuajtën jashtë Kompleksit Memorial.

Për këtë akt barbarë ekziston një material i faktuar me dëshmi të shumta( fotografi dhe dokumente tjera) si dhe emrat e 11 kriminelëve serbë që u përfshinë në djegien dhe shkatërrimin e KM të LSHP. Ky material është dorëzuar edhe Tribunalin Ndërkombëtar në Hag, por,(bazuar në praktikat që ndjek ky tribunal) ashtu sikurse shumë dëshmi të tjera edhe ky material ka përfunduar në sirtarët e prokurorisë dhe prandaj nuk do të merret kurrë në shqyrtim.

Cilët janë barbarët serbë që kryen krime në fshatin Kishnicë dhe në disa vende tjera të Kosovës?

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës.

Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezulton se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.(Ekskluzive nr.1 janar 2000, fq. 101)

Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

  1. Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
  2. Iliq Stalin – Velko
  3. Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
  4. Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
  5. Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
  6. Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
  7. Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
  8. Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
  9. Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
  10. Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
  11. Jovan Karaxhiq, Kishnicë
  12. Goran Trajkoviq, Kishnicë
  13. Boban Trajkoviq, Kishnicë
  14. Dejan Trajkoviq, Kishnicë
  15. Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
  16. Petar Saveliq, Kishnicë
  17. Mile Bulajiq, Kishnicë
  18. Gjorgje Bulajiq, Kishnicë
  19. Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
  20. Dragan Mitiq – Burdo, Kishnicë
  21. Dragan Miliq, Kishnicë
  22. Zoran Trajkoviq, Kishnicë
  23. Mike Iliq, Graçanicë
  24. Dushan Iliq, Graçanicë/ Memorie.al 

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjenerali britanik Hodgson, që kryesonte misionin ushtarak në Tiranë, s’e kuptonte se në ç’kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatën jugosllave...”/ Ana e panjohur e raporteve Tiranë - Beograd

Next Post

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

July 3, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Gjenerali britanik Hodgson, që kryesonte misionin ushtarak në Tiranë, s’e kuptonte se në ç’kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatën jugosllave…”/ Ana e panjohur e raporteve Tiranë – Beograd

July 2, 2026
“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990
Dossier

“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990

July 2, 2026
Në tetor ‘99, në një nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, u gjet një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, si…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë
Dossier

Në tetor ‘99, në një nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, u gjet një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, si…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

July 1, 2026
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
Dossier

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

July 2, 2026
“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 30, 2026
Next Post
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme