• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve

Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Kur Helen Pittard, e pyeti pronarin e Hotel ‘Europa’, Sokrat Shkrelin, se ç’ishte ajo këngë që ata burra e këndonin me aq pasion, ajo u habit kur ai i tha…”/ Aventura shqiptare e çiftit zviceran, në Shkodrën e 1920-ës
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
“Nuk ka asnjë informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë, me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…”/ Dëshmia e rrallë e historianes greke, Elefteria Manda
“Vllehët e Pindit, të njohur zyrtarisht si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve, bashkë me orthodoksit nga…”/ Refleksionet e studjuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Luan Rama

Pjesa e parë

Memorie.al / Kushërira e parë e nënës time, përjetoi një histori pothuaj identike me personazhin e këtij tregimi, ku ajo mban të njëjtin emër. Po të njëjtin emër ka në tregim dhe ish burri i saj. Historinë e saj e dëgjova që i vogël. Ajo vinte shpesh në shtëpinë tonë. Sa herë afrohej viti i ri, vinte dhe na bënte bakllavanë e festës dhe unë vështroja i mahnitur flokët e saj të gjatë, të artë, me onde, që i binin gjer në mes, si të ishte një personazh përralle. Ishte Ferro që kërcente bukur në dasma, që harrohej në vallen çame, që dehej për pak orë edhe pse në shpirt mbante gjithnjë atë tragjedi të madhe kur kishte parë vdekjen me sy: vdekjen e saj dhe vdekjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ishte e bukur, si peri…! Tani ajo ka vdekur, po kështu dhe nëna ime, e megjithatë, historitë jetojnë gjithnjë, plagët janë gjithnjë aty.

Ajo mu shfaq para pak ditësh, sërish, m’u fanit në shtëpinë e saj të varfër, lyer me gëlqere të bardhë, në një cep të Tiranës, ku dikur ishin kazermat e braktisura të ushtrisë italiane pas luftës. Sa shumë dashuri kishte ajo shtëpi përdhese, koha ishte ngjizur në të. Nëna me kishte përshkruar në detaje atë histori barbare që ndodhte në mesin e shekullit XX, aty, në paqen e tyre kur prisnin që jeta të rifillonte në liri. E unë gjithnjë pyesja veten: Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar. Çfarë kishte ndodhur? Pasi gra të tjera ishin çnderuar, ishin hedhur në lumë, ishin varur në degët e pemëve dhe vrarë barbarisht.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alicede de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

E gjithnjë nuk arrija ta gjeja përse? Vallë ngaqë ishte e bukur, me ato flokë të artë dhe ata sy të mëdhenj. Ndoshta dikush kishte zgjatur dorën ta kapte nga flokët dhe ta zvarriste edhe atë drejt vdekjes, por pikërisht atë çast, duke imagjinuar, mendova: jo, barbari ishte stepur para bukurisë së saj. Bukuria siç duket ka një forcë magjike që ta ndalon dorën e vdekjes, aktin e e vrasjes e të barbarisë. E kështu, duke menduar për të u ula të flas për atë grua dhe tragjedinë e saj që e ndoqi gjer në varr…! (Ky tregim është botuar dhe në librin “Ode për tempujt që nuk u harruan”)

Përtej Qafës së Botës

… Dhe një hap dhe ja ku ndjeu këmbën t’i binte në humbëtirë, në një gjendje pa peshë, duke e bërë të hepohej dhe të rrëzohej në boshllëk, duke tërhequr me vete dhe dy fëmijët e saj që mbante nga duart. Ishte akoma natë. Agu nuk dukej ende. Një botë e frikshme, rrethuar veç nga hijet e errëta të pemëve. Sapo klithi, menjëherë kafshoi buzët nga frika se mund ta dëgjonin dhe të suleshin drejt saj. Vetëm dëgjoi zërin e pastaj pëshpërimën që nxori në gjysmë zëri: – Bedo, Hyso… o Zot!…

Jo, ishin aty, pranë saj, duke kërkuar të ngriheshin në këmbë. I mbështolli me krahë sikur do t’ia rrëmbente dikush. Binte ende shi, një shi që kishte rënë që pasditen e djeshme dhe i kishte lagur gjer në kockë. Rrobat u ishin ngjitur në trup e megjithatë ata vazhdonin në ikjen e tyre të tmerruar nga vdekja që i ndiqte pas, me një dihatje të çuditshme, përzier nga era, mes pemëve që tundeshin, gurët ku pengoheshin dhe shkarpat që u thyheshin nën këmbë.

– Fero! – dëgjoi zërin e hijes që iu afrua dhe e kapi nga krahët. Bëri të ngrihet. Vetëm një “oh” lëshoi. Filloi të qante.

– Ec, edhe pak do të arrijmë! Mblidhe veten, Fero, ke fëmijë, motër!… Ajo qëndroi një çast e hutuar në atë hendek dhe një forcë e çuditshme e bëri të dilte, duke tërhequr gjithnjë fëmijët pas saj. Po, ishin fëmijët që e mbanin tani, se po të ishte për të, donte të vdiste një orë e më parë. Ecte, shtyhej, turrej përpara me ato këmbë të lodhura e të sfilitura, duke vështruar gjithë frikë hijet e atyre pemëve përreth, ku shihte veç të varur. Ishte një pyll të varurish që lëkundeshin në atë rendje marramendëse, pylli me të varurit që kishte parë në Margëlliç e që e rrethonin ngado. Kështu e kishte parë atë ditë kur kishte shkuar te prindërit e Esatit dhe atje, në pemën e fqinjit të tyre kishte pikasur e shastisur atë grua të varur. Një grua… një grua me mandilen e bardhë në kokë, së cilës ia fshihte gjysmën e fytyrës, ashtu kokë-rënë e që tashmë po i shfaqej përsëri.

Ecte, dihaste e shkonte mes atij pylli të varurish, ndiqte hijen e burrit që nxitonte përpara. Papritur shiu pushoi dhe ja tek u hap në qiell një dritë e zbehtë, e ndrojtur. Ishte një dritë e bardhë diellore, që shumë shpejt u zmadhua dhe më së fundi agimi u shfaq para tyre gjithnjë e më me dritë. – Arritëm! – tha më së fundi burri, i veshur me një xhaketë të vjetër lëkure. Vetëm tani ajo e vështroi përsëri fytyrën e lodhur të fqinjit të saj të mirë. – Ku jemi këtu? – Në Qafën e Botës! – Ç’botë, o Jorgo ziu! – psherëtiu ajo. – Kështu i thonë këtij vendi, – i foli Jorgo greqisht. – Tutje fillon Shqipëria… nuk e sheh luginën? Ajo vështroi përpara e habitur me atë hapësirë të gjelbër që iu shfaq e ku dielli hidhte dritën e tij të bardhë. – Në të djathtë është Konispoli. Vetëm tani ajo pikasi atë grup shtëpiash që ngriheshin anash në atë shpat dhe që dukej se flinin ende.

Tek-tuk, tymi i oxhaqeve kishte filluar të ngrihej lart, drejt qiellit. Jorgo hoqi pagurin nga krahu dhe u dha fëmijëve të pinin gllënjkat e fundit. – Mbaje ta keni për rrugës! – tha ai dhe ia zgjati një shami me bukën që kishte sjellë. Pa folur, me frymën që i merrej, ajo zgjati duart dhe e mori. – Shkoni tani… shpëtuat. Nuk ka kush t’ju kapë më e t’ju vrasë… Rrugës do të gjeni mjaft çamë që kanë marrë rrugët e Shqipërisë. E habitur dhe me një ankth që e kishte kapur në grykë, ajo vështroi përsëri nga ato fusha, mbuluar nga ullishtat e ku dielli po hidhte rrezet e para plot reflekse argjendi, çka i krijonte më shumë idenë sikur ishte ende në ëndërr, në një kushmar.

Qëndronte si e ngrirë. Ç’po ndodhte vallë? Përse nuk po ikte me vrap dhe të sulej drejt fushës?

Kthehu kokën pas dhe vështroi nga monopati nga kishin ardhur, por këmbët nuk i bënin dhe shpirti gjithashtu. Po linte pas gjithçka: tokën, Filatin me shtëpitë e bardha dhe avllitë, varret, rininë dhe fëmijërinë e saj, gjithçka. Por papritur klithi me të madhe! – O, moj nënë!… E mjera unë! Ç’hata e madhe na gjeti! Filloi të qante dhe ra në tokë, me fytyrën nga dheu, sikur të donte ta puthte dhe ta përqafonte atë. Dy fëmijët qëndronin në këmbë, të hutuar e të ngrirë, duke parë lebetitjet e nënës së tyre. – Po si do ta lë varrin tënd, Esati im i dashur! Burri im i shtrenjtë që s’na lanë ta gëzojmë këtë jetë!
Jorgo nuk fliste. Ç’të thoshte?… Më së fundi zgjati dorën dhe e preku në sup.

– Mjaft, Fero! Nuk është koha të vajtosh tani… Duhet të ikësh pa ia behur andartët e Zervës. Mund të vijnë nga çasti në çast.

Sapo përmendi emrin e Zervës, sytë e saj u çapëlyen dhe një frikë e madhe e pushtoi, duke parë fëmijët që zgjasnin duart drejt saj. – Ah, dorë e zezë e Zervës… Ç’të kanë bërë çamët, o i zi, që i vrave dhe i preve! Të rëntë rrufeja, o mizor!

Jorgo zgjati përsëri duart dhe e ngriti ngadalë. Ajo mezi merrte frymë nga ngashërimi i madh. Dridhej e tëra. E mori në krahë, ia mbështeti kokën në gjoksin e tij dhe e puthi mbi flokët e saj të artë, të lëshuara mbi supe. – Të ndihtë fati, motër! Kjo marrëzi do të ndalojë një ditë, dëgjon? Mbase një ditë të afërt… Të presim, motër! – dhe ai e lëshoi nga duart. Vetëm tani Fero e kuptoi se s’kishte ç’bënte më aty, se duhej të ndahej me fqinjin, mikun e shtëpisë dhe se duhej të shkonte.

– Amanet, Jorgo… kujdesu për varrin e Esatit tim të gjorë! Amanet shtëpinë! Jorgo tundi kokën pa folur. Ajo kapi fëmijët me të dy duart, ndërkohë që Jorgo largohej, duke i tundur dorën për herë të fundit. Vallë, a do ta shikonte më?… Më së fundi, trupi i tij u zhduk pas një shkurreje të madhe dhe tashmë ajo e ndjeu se ishte vetëm në këtë botë, këtu ku mbaronte tragjedia, bota e saj e dikurshme dhe një tjetër botë, e panjohur dhe e dhimbshme fillonte. Një botë midis jetës dhe vdekjes, asaj që po shuhej ngadalë pas krahëve dhe shpresës që kërkonte t’i shfaqej mes asaj përhumbjeje e ankthi që e mbështillte si në një mjegull të madhe. Qëndroi një çast të gjatë, ashtu me atë vështrim të zbrazët e të përhumbur, duke parë s’dihet nga. Ç’të bënte? Ndërkohë djali i madh e tërhoqi nga dora me sytë që gati i mbylleshin nga lodhja.

– Eja nënë, shkojmë… Duhet të dalim në rrugën matanë. Ishte zëri i Bedos. Ajo ua shtrëngoi duart të dyve dhe nisi të ecte. Nuk bënë as njëqind metra dhe Hyso i vogël u rrëzua. Përgjumej ende. Atë çast pikasi tutje një ulli të vjetër, të djegur kushedi nga ç’rrufe dhe duke u afruar u struk menjëherë nën të, e sigurt se nga kodrina nuk do t’i shikonin. Fëmijët flinin me kokat nderur në prehrin e saj e po kështu dhe ajo me atë kokë të varur. Donte t’i paqtonte dhe nisi t’u këndonte një ninullë të vjetër, që ua këndonte kur ishin foshnja, ashtu, me atë zë të ngjirur nëpër dhëmbë, duke menduar jetët e tyre, të sajën, të babait të tyre, Esatit, që tani nuk e kishte më. Ndërkohë, ajo ç’kishte ndodhur para dy-tre ditësh nisi t’i shfaqej sërish para syve, në fillim si në një brymë të dendur, të zezë e që gradualisht një erë e çuditshme kishte filluar ta daraviste, duke zbuluar çatitë dhe konturet e Filatit.

U drodh… Përjetonte përsëri atë gjëmë të madhe që kishte jetuar, atje në Margëlliç, ku Zerva ishte sulur me furi me ushtarët e tij të armatosur gjer në dhëmbë, i cili brenda shumë orësh kishte masakruar sa kish mundur… Oh, sa shumë kishte qarë. Atje ishte shembur në tokë, ishte ngritur, kishte rënë përsëri nga llahtara e madhe, ishte ngritur dhe kishte vrapuar, por ngado kishte parë veç zi dhe kufoma. Kur kishte hyrë në shtëpinë e prindërve të Esatit, një heshtje varri mbretëronte aty. Shtëpia sapo ishte bastisur nga ushtarët. Kishin rrëmbyer gjithçka kishin gjetur: vajin, djathin, thasët e misrit. Pleqtë nuk ishin aty. Ç’kishte ndodhur me ta? Ku kishin shkuar? I kishin vrarë apo kishin mundur të shpëtonin?

Kishte dalë në oborr, kishte klithur, i kishte kërkuar sa kishte mundur, e pastaj, lumturisht, një karrocë kishte kaluar dhe e kishte marrë atë prej një shtëpie që digjej ende. Shtëpitë digjeshin, tokat digjeshin, gardhet gjithashtu. Një botë shkrumbi. Dhe ajo nxitonte, duke dëgjuar si në përhumbje ato emra fshatrash që i vinin së largu dhe që kishin parë llahtarën: Globoçar, Karbunarë, Arvanicë, Gardhiq, Vris, Koskë, Smarto… Dhe kështu, më së fundi kishte mundur të vinte në Filat. E ngado gjatë rrugës, veç fytyra të tmerruara të bashkatdhetarëve të saj, që nxitonin të merrnin arratinë, ngarkuar me plaçka e bohçe në krah…! Vetëm kur hyri në Filat pa Zervën me kapedanët e tij dhe priftin ortodoks në krahë, me tunikën e zezë që i tundej nëpër këmbë, ndjekur nga andartë të tjerë të armatosur.

– Vritini e pritini barbarët! – klithte Zerva me sa zë që kishte… Nuk dua të ketë më asnjë këmbë çami këtu!… Greqia është e madhe dhe Zoti e mbron gjithnjë! Sapo kishte dalë para shtëpisë dhe u tmerrua nga ata ushtarë e andartë që shkonin drejt sheshit të Filatit, duke nxjerrë me dhunë dhe klithma burrat nga shtëpitë. Ngado qëllohej. Burra e pleq binin nën plumbat e grekëve të Zervës. Gratë klithnin, fëmijët qanin, diku një shtëpi digjej. – O Zot!… Po Esati im ku është? – kishte klithur ajo dhe ishte sulur drejt rrugëve në kërkim të burrit të saj. Një çast u rrëzua, e penguar nga një gur, por menjëherë u ngrit dhe u sul sërish… Shkonte drejt një grupi njerëzish, ku gratë ulërinin para shumë të vrarëve, hedhur në një hendek. Fytyra dhe sy të perënduara, përmbysur, krahëhapur, përgjakur ngado.

Menjëherë ndaloi si e çmendur para tyre, duke shtyrë njerëzit për të parë se mos burri i saj ishte mes tyre. Ktheu njërin prej tyre, por nuk ishte ai… Nga goja e të vrarit kishte ngrirë një rrjedhë gjaku. – Oh, ç’tmerr!… Esat, burri im… Si të kanë katandisur kështu? Ku je? – dhe ajo u sul sërish nëpër rrugë duke u drejtuar nga stadiumi, ku shpesh loznin fëmijët e fshatit dhe shkollarët e tjerë. Edhe atje kishte njerëz, kufoma, të vrarë, të hedhur njëri mbi tjetrin. Tutje, ushtarët e Zervës qëllonin ende… Përsëri i shtyu banorët që ishin aty dhe nisi të kërkonte Esatin e saj. Dhe papritur shtangu… Njohu pantallonat e Esatit dhe mbeti si e ngrirë, pa guxuar t’i afrohej nga frika se mos vërtet ishte Esati i saj.

Po përse vallë ai trup pa kokë… pa duar? Ç’kishin bërë me të, me duart dhe sytë e tij, me ballin e tij të bukur? Lëshoi përsëri një piskamë, sikur të ishte shfaqur një egërsirë aty papritur. Njerëzit u hapën të trembur e të tmerruar. Me siguri një e çmendur! – menduan. Të çmendurat vajza që rendnin tutje nëpër Çamëri. Dikush e kapi nga krahu, por ajo ia largoi menjëherë dorën. Papritur një forcë e çuditshme, nga një tjetër fuqi, kushedi nga ç’hyjni, e shtyu atë menjëherë drejt atij trupi pa krahë dhe ja ku pikasi pak më tutje kokën e zhgërryer të Esatit nga balta përreth. Pa sytë e tij të perënduar, buzët e hapura mavi, gojën me gjakun e mpirë dhe flokët e përbaltur që i binin mbi ballë.

Po, ishte Esati, me gjoksin e tij të bukur që shpesh vinte kokën mbi të. E mbështolli me duart që i dridheshin dhe klithi si e marrë: – Esat, burri im i shtrenjtë! Po ç’të kanë bërë korbat kështu? Thuaji vdekjes të më marrë dhe mua!… Oh, nëna ime, ç’më gjeti mua të zezën! Ma vranë…! Ma vranë Esatin, engjëllin tim! Dhe ajo klithte, klithte pa pushuar me një pikëllimë që kurrë nuk ishte dëgjuar në ato anë, as në vdekjet e mëdha. Dhe ajo tundte kokën me flokët e saj të dendur mbi trupin e tij në një marramendje klithëse. Menjëherë i afroi krahët dhe kërkoi ta bashkonte trupin e tij pa jetë. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 17 Nëntor 2026

Next Post

“Kosova u bë prej temave që e shoqëruan krijimtarinë dhe angazhimin intelektual të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, pasi ai...”/ Refleksione për ekspozitën “Kosova e Kadaresë”

Artikuj të ngjashëm

“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alicede de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

November 17, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

November 16, 2026
“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990
Dossier

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

November 16, 2026
Fotografi me pamje nga Fieri
Dossier

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

November 14, 2026
“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90
Dossier

“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90

November 15, 2026
“Të dhjetë kufomat në katedrën e Anatomisë të fakultetit Mjekësisë, që ishin me vrimat e plumbave në kokë, u vërtetua se u përkisnin…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore
Dossier

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

November 12, 2026
Next Post
“Kosova u bë prej temave që e shoqëruan krijimtarinë dhe angazhimin intelektual të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, pasi ai…”/ Refleksione për ekspozitën “Kosova e Kadaresë”

“Kosova u bë prej temave që e shoqëruan krijimtarinë dhe angazhimin intelektual të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, pasi ai...”/ Refleksione për ekspozitën “Kosova e Kadaresë”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme