• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

Memorie.al / Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrjeti CNN ka përgatitur disa vjet më parë një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. Natyrshëm të lind pyetja se përse pikërisht tani po flitet kaq shumë për këtë gjë? Sepse shumë producentë të njohur izraelitë po e trajtojnë masivisht këtë çështje. Kështu, një film dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanë Amerikës, por jo vetëm. CNN thotë se kjo çështje nuk është trajtuar shumë për shkak se shqiptarët ranë nën regjimin komunist. Rrjeti televiziv ka intervistuar një fotograf hebre, Norman Gershman, që ka kaluar një dekadë duke u marrë me këtë çështje.

Ai ka gërmuar për arsyen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Vendi, shkruan CNN, për çudi, në fund të Luftës Botërore kishte më shumë hebrenj nga sa kishte në fillim (200). Arsyeja qëndron tek besa. Gershman thotë se shumë shqiptarë madje habiten se përse duhet t’i kushtohet shumë vëmendje kësaj çështje. Për ta është normale sakrifica për tjetrin kur japin besën. “Gershman kujton një person, prindërit e të cilit ishin përfshirë në shpëtimin e hebrenjve. Ai i tha: E çfarë pastaj? Në Shqipëri gjithkush do e kishte bërë këtë gjë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë speciale. Është besa.

Koncepti nënkupton që një person vendos sigurinë e mikut mbi atë të tijën e familjes së tij. Një shqiptar i tha Gershman: Më mirë vras djalin se të thyej besën. Gershman thotë: Gjithkush në nevojë, nëse të troket në derë, ti ke detyrimin absolut për ta shpëtuar, për tu kujdesur për të, nuk ka rëndësi nëse është mik apo armik”, shkruan CNN.

MOSHE LANDSMAN: BESA SHQIPTARE I SHPËTOI HEBRENJTË

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

“Arsyeja kryesore që mundësoi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, ishte e ashtuquajtura “besa” – kodi shqiptar i nderit. Shumica u shpëtuan për shkak të kësaj. Me fjalë të tjera, njerëzit strehonin dhe fshihnin refugjatët – shumë shpesh ata ishin njerëz që nuk i njihnin, por ata e bënin këtë për shkak se njerëzit ishin në rrezik dhe për shkak se donin ta bënin”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori i psikologjisë nga Izraeli –ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës, Rabin Moshe Landsman.

RADIO EVROPA E LIRË: Profesor Landsman, 27 janari shënon 65-vjetorin e viktimave të Holokaustit. A mund të ktheheni pak prapa në histori për të na dhënë informatat që keni mbi jetën e hebrenjve në Shqipëri e Kosovë në atë kohë?

MOSHE LANDSMAN: Nuk ka qenë e lehtë të jetosh askund, as si hebre e as si jo-hebre. Okupimi ishte shumë i keq. Ka pasur, natyrisht, partizanë të nëntokës në zonën e Kosovës. Shumica e lidhjeve ishin me Titon dhe në Shqipëri me Enver Hoxhën.

Nazistët synonin të fitonin përkrahjen e Shqipërisë duke ia marrë Kosovën Serbisë, për t’ia dhënë Shqipërisë. Edhe pse Kosova nuk ishte pjesë e Shqipërisë, por si një lloj aneksi i saj, kushtet për hebrenjtë në Shqipëri dallonin shumë nga ato të hebrenjve në Kosovë. Ashtu siç e dini, ndoshta, hebrenjtë që gjendeshin në Shqipëri shpëtuan qind për qind.

Ka pasur shumë hebrenj që janë fshehur nga shqiptarët atëkohë – ndoshta shumë më tepër se sa kemi qenë në gjendje t’i dokumentojmë. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës sesa që kishte në fillim. Në fillim të luftës kishte rreth 150, ndërsa në fund të luftës ishin rreth 750, që do të thotë se shqiptarët i kanë strehuar dhe fshehur edhe refugjatët hebrenj.

Mendoj se dallimi kryesor ndërmjet asaj që ka ndodhur në Shqipëri dhe asaj që ka ndodhur në Kosovë ishte se qeveria e Shqipërisë refuzonte t’u jepte nazistëve listën e emrave të hebrenjve që jetonin në Shqipëri, derisa në Kosovë ata kishin një listë të tillë. Për fatin e hebrenjve në atë zonë, Shqipëria fillimisht ishte e okupuar nga Italia dhe vetëm në vitet e fundit u okupua nga Gjermania.

Shumica e hebrenjve në Kosovë – por jo të gjithë u shpëtuan. Siç e dini, ka pasur disa familje këtu që njihen për shpëtimin e familjeve hebreje. Një nga këto ishte ajo e Pasha Rezniqit, të cilin e kam takuar disa herë, njoh familjen e tij dhe stërmbesa e tij ishte studente e imja. Ajo mbaroi studimet master në psikologji, jo shumë kohë më parë. Rezniqi nisi me shpëtimin e një miku të tij dhe kur pa se si ishte situata, ai themeloi një shtëpi strehuese për hebrenjtë, përmes së cilës ai mundësoi transferimin e tyre për në Shqipëri ku kishte më shumë siguri.

Arsyeja kryesore që mundësoi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri ishte e ashtuquajtura “besa” – kodi shqiptar i nderit. Ekziston një tregim mbi një fshat në lindje të Shqipërisë që udhëhiqej nga partizanët gjatë luftës; të gjithë hebrenjtë që fshiheshin aty dolën nga vendet e fshehta dhe çdokush e dinte se ata po fshiheshin.

Pas pak ditësh, nazistët sulmuan fshatin, por asnjëri nuk iu dorëzua nazistëve. Kjo për shkak të idesë që, kur një person është mysafir në Shqipëri, atëherë Kanuni kërkon që të mbrohet mysafiri, qoftë edhe me jetë. Edhe pse disa njerëz thonë që Kanuni sot nuk respektohet shumë, gjatë luftës ai ka qenë një tipar i fuqishëm i vlerave të kombit shqiptar.

RADIO EVROPA E LIRË: Pra, mendoni se “besa” e shqiptarëve u ka shpëtuar jetën hebrenjve?

MOSHE LANDSMAN: Me sa duket po. Shumica u shpëtuan për shkak të kësaj. Me fjalë të tjera, njerëzit strehonin dhe fshihnin refugjatët – shumë shpesh ata ishin njerëz që nuk i njihnin, por ata e bënin këtë për shkak se njerëzit ishin në rrezik dhe për shkak se donin ta bënin.

Shumë njerëz, natyrisht, se fshihnin miqtë e tyre. Kjo flet edhe për gjendjen e hebrenjve në Shqipëri: ata ishin shumë mirë të integruar në bashkësinë shqiptare, flisnin shqip dhe kishin lidhje shumë të forta biznesi dhe personale me shqiptarë të tjerë.

RADIO EVROPA E LIRË: Sa keni njohuri për situatën aktuale të komunitetit hebrenj në këto dy shtete?

MOSHE LANDSMAN: Më 1991 më duket udhëheqësi i komunitetit hebre në Shqipëri, tërhoqi pothuaj të gjithë hebrenjtë në Izrael – ishin diku 200 nga ata që lëshuan Shqipërinë dhe u zhvendosën në Izrael. Ky komunitet ende jeton në dy apo tri vende në Izrael. Ka ende aty-këtu disa hebrenj që jetojnë në Shqipëri, por ata janë të paktë dhe shumica e tyre janë të martuar me shqiptarë. Takova një kur isha në Preshevë – një femër nga Tirana, e cila po bënte doktoraturën.

Hebrenjtë nga Kosova – shumica e tyre nga Prishtina, Deçani dhe nga veriu flisnin serbisht dhe u larguan gjatë luftës më 1999. Ekziston një grup prej rreth 45 familjesh që jeton në Prizren, e që ende jetojnë si një bashkësi. Mirëpo ka shumë martesa, disa nga kolegët e mi kanë studentë që janë të martuar me pjesëtarë të kësaj bashkësie. Pra, ata ekzistojnë edhe sot.

RADIO EVROPA E LIRË: Megjithatë, profesor, Izraeli ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Nëse i marrim parasysh marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve e hebrenjve, për të cilat rrëfeni ju, si e vlerësoni këtë çështje?

MOSHE LANDSMAN: Kam përshtypjen se ka një simpati për çështjen e Kosovës në Izrael. Qeveria mendoj se ka marrë një vendim të gabueshëm, ashtu siç ka marrë shumë vendime të tjera – pra, ky nuk është i vetmi ku kanë gabuar. Ata kanë frikë se do të akuzohen për një trajtim të dyfishtë – në njërën anë në mbështetje të shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe, në anën tjetër, në mbajtjen e territoreve konkrete duke iu dhënë palestinezëve shtetin e tyre. Mendoj se është një nga kurthet politike të trullosura dhe idiotësie, në të cilën ata e fusin veten nganjëherë. Mendoj se është turp për Izraelin që të mos e njohë Kosovën./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Në tetor ‘99, në një nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, u gjet një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, si...”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

Next Post

“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990

Artikuj të ngjashëm

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian
Intervista

September 21, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Intervista

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 16, 2026
“Komunistët qarkullonin gjithfarë shpifjesh të ndyra, se; kosovarët janë injorantë dhe katila, vrasin rininë tonë të pafajshme, ç’nderojnë vajzat, plaçkisin tregtarët…”/ Refleksionet e emigrantit politik nga SHBA-ës
Intervista

“Xhafer Deva s’ishte terrorist, por një ndër atdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë etnike, që u përpoq me të gjitha forcat për bashkimin e shtetit shqiptar, kurse Enver Hoxha…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 18, 2026
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912
Intervista

“Ja e vërteta e vrasjes së Ded Gjon Lulit në Mirditë, të cilën historiografia zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i’a atribuoi derës së Kapidanit, Gjon Markagjonit…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 18, 2026
“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta…”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

September 13, 2026
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

September 8, 2026
Next Post
“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990

“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme