• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
“Nga Hotel ‘Breshka’, vilat e tregtarëve të Monarkisë, ku ‘prehej’ udhëheqja komuniste, te kampet e pushimit, kabinat dërrase, treni me qymyr dhe…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Nostalgjia për Tiranën tonë, nuk mund të kuptohet madje është shumë e lidhur edhe me një ndërtesë të veçantë, në formë “U”-je, thuajse në qendër të saj. Një ndërtesë që besoj se nuk ka banorë kryeqytetas, apo i periferisë të mos jetë futur të paktën një herë aty, për të marrë shërbimin, ndihmën mjekësore. Në vite e tillë edhe për trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.  Fillimisht një Ambulancë Qendrore, e konsideruar e tillë nga banorët e Tiranës ka qenë, te zona, pas ndërtesës ku shtypej “Zërit i Popullit”, pranë shkollës 8-vjeçare “10 Korriku”. Prej viteve ‘60-të, një ndërtesë trekatëshe, me specialitetet e asaj kohe, okulist, gjinekologji, infermieri, laringolog, kardiologji, një kabinet ky në katin e parë. Me drejtorë, mjekë të njohur, nga i pari Dr. Ymer Haveri.

Tirana, me një ambulancë të madhe 

Në vitin 1966 në “Rrugën Qemal Stafa”, në krah të ish-Muzeut të Luftës në “Rrugën e Barrikadave”, u hap një poliklinike e re e madhe shëndetësore e Tiranës. Moderne, e shtrirë lindje-perëndim, me hyrjen kryesore nga jugu, tejet komunikuese, me shkallë të gjëra që lidhnin katet, me një dalje edhe nga veriu, mbrapa saj. Mori emrin “Ambulanca Qendrore” apo “Ambulanca e Madhe” në gjuhën kryeqytetase, nisur edhe nga përmasat, por edhe nga fakti multi-funksional që mblidhte të gjitha specialitetet, me vizita, pediatri, konsultore për fëmijë, radiologji, laborator analizash, kryesisht me ndihmën dhe shërbimet parësore, ato bazë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

Me mjekë, mjeke, emra të njohur që shërbenin aty, infermierë, laborante, etj. Deri me urgjencat mjekësore, roje nate, etj. Shumë shpejt ajo u kthye në një qendër shëndetësore e pranishme në jetën ditore të popullsisë, të familjeve tiranase. Doktor Gogo Koleka, mbetet drejtori i parë, pastaj mjekët e paharruar, Vasil Cingu (Cimbi), Vita Shtylla, Xhuma Doçi, Malo Minga, Llambi Konomi, etj. Aty shërbenin edhe shefat e shërbimit të spitaleve 1, 2, 3, 4, 5 të Tiranë, si mjekët Besnik Petrela, Adanan Këlliçi, Lavdie Këlliçi, Liljana Luloçi, Ferid Saraçi, Spiro Qirko, Miltiadh Shundi, Zyber Muka, e shumë të tjerë të njohur. Me urgjencën, në të majtë, kati i parë, që i shërbente qytetarëve me shpejtësi, dukë patur në dispozicion e gatishmëri autoambulancat, në një parkim të vogël, me dalje nga “Rruga e Dibrës”.

Ndonëse, kanë kaluar shumë vite, dekada, breza, ngjarje, mjaft prej tyre të lëna pas dhe që i takojnë mes shekullit të kaluar, nga ku merr start edhe shkrimi ynë, historia e asaj ndërtese, që e tillë qëndron e reziston edhe sot. Në atë vend, atë kënd, gjysëm kryqëzim, të ish- “Rrugës së Barrikadave” me atë që të çon te “Pazari i Ri”. Por, jo si atëhere kur përballë kishte ish-Artistiken “Migjeni”, nuk është më Muzeu i Luftës, as reklamat, as dyqani i Sportit që e shoqëronin bashkë me të paharruarën “Rrugën e Barrikadave”. Ka mbetur Rruga “Qemal Stafa”, shkolla 8-vjeçare “Fan Noli”, dhe e përballë tashmë ka prokurorinë, e në krah pallatet 9-katëshe. Dikur “Ambulanca Qendrore”, apo “Ambulanca e Madhe” dhe sot kështu vazhdon të njihe, ka mbetur aty. Me po atë fluks qytetarësh, që futen e dalin për një vizitë apo pas një kontrolli mjekësor, ku shërbejnë një tjetër brez mjekësh, me aparatura moderne, që ofron mjekësia e teknologjia bashkëkohore.

Kryeqyteti, çdo lagje me një qendër shërbimi sanitar

Në vite (një traditë që vijon edhe sot), kryeqyteti ka patur disa poliklinika shëndetësore të vogla, me reparte, kryesisht ato më kryesoret. Një e tillë për çdo lagje, me mjekë të njohur, popullorë, paradite, në mesditë, me shërbime parësore, ku përveç kontrollit, shqetësimit, për marrë ndihmën e parë, pacienti mund të qëndronte i shtrirë aty për një kohë të shkurtër, nën kujdesin mjekësor. Mjekët, infermierët ishin familjarizuar me banorët, familjet e lagjes, ja dinin problemet që ata shfaqnin. Gjithçka e regjistruar në një kartelë, të cilat ruhen edhe sot, pasi nuk kishte mjete të tjera regjistrimi, si kompjuter, etj. Njoftimet bëhesh me telefon nga familja, apo dikush që kishte një aparat të tillë, komshiu, një i afërt apo kur një person shkonte në ambulance për t’i lajmëruar.

Vizitat në shtëpi, mjekët e infermierët i bënin në këmbë, me çantën në dorë, ata trokisnin tek dera e shtëpisë, pasi i njihnim mirë adresat ku banonin banorët që mbulonte ambulanca. Çdo ditë ambulanca funksiononte me orar unik, nga 7.00, deri në 22.00. Pas kësaj ore, shërbimi mjekësor kalonte në Urgjencën Qendrore, spitale, që vinte, me mjekun, ndihmës-mjekun. Kujtohen ambulanca e Lagjes Nr. 1 te “Ura e Tabakëve”, e Lagjes Nr. 2, pasi ngjitesh te kthesa e “Brrylit”, një ndër mjeket Hilmie Mara, e lagjes Nr. 3, me Dr, Xhevdet Luloçin te “Selvia” në “Rrugën e Dibrës”, ajo e lagjes Nr. 4, (Ish-ndërtesa e Ambulancës së parë Qendrore), në “Rrugën Fortuzi”, me drejtoreshë, Dr. Nikollën. Disa nga mjekët që kujtohen, kanë qenë; Asllan Merdani, Flora Rusheku, Katina Starja, Liri Berisha etj.

Me repartin e radiologjisë, deri tek sektori i pediatrisë ku vizitoheshin, shërbehej e jepej ndihma edhe për fëmijë. E Lagjes Nr. 5, te Rruga “Konferenca e Pezës”, fillimisht një ndërtesë dykatëshe, në një rrugicë pa krye përballë stabilimentit “Mihal Duri”, dhe pas vitit 1970, te Ish Sh.N.U.M -i, në hyrje të rrugicës së “Çamve”; Lagjia Nr. 8-të te pallatet italiane (“Tirana e Re”), me mjeke Linda Kumbaro, Bukurie Çomo. Lagjia Nr. 9, te “21 Dhjetori” (“Pallati i Beqarëve”). Pastaj në Kombinat (Lagjja Nr. 6), Kinostudio (Lagjja Nr. 10), Laprakë dhe “Qytetin Studenti”.

Urgjenca, 24 orë non stop

Urgjenca fillimisht ka shërbyer pranë Ambulancës Qendrore. Në të majtë sapo futeshe, kati i parë, që i shërbente qytetarëve me shpejtësi. Bashkë me personelin, autoambulancat në gatishmëri, të cilat qëndronin nga mbrapa saj, me dalje nga “Rruga e Dibrës”. Pas viteve ‘80-të, Urgjenca Qendrore u transferua tek një ndërtesë njëkatëshe, pranë shkollës “Emin Duraku”, që deri në atë kohë kishte qenë çerdhe fëmijësh. Me mjekë, ndihmës mjekë, infermierë, mjetet, që qëndronin në oborrin e vogël të saj. Shërbim për gjithë Tiranën, duke punuar me tre turne, pa pushim.

Dr. Malo Minga: “Poliklinika e Qendrore, e vetmja në Shqipëri”

Dr. Malo Minga, një nga mjekët më të njohur në Shqipëri, endokrinolog, me një karrierë të gjatë e me përvojë në këtë sektor, duke iu rikthyer periudhës që ka shërbyer si mjek, drejtues aty, shprehet: “Ambulanca e Madhe ishte institucioni kryesor që jepte ndihmën mjekësore të kualifikuar në kryeqytet dhe zonat përreth tij. Aty ishe i detyruar të shkoje, kur problemet shëndetësore kërkonin një mjek specialist, më të kualifikuar. Një rrjet shëndetësor paralel, që funksiononte, për pacientët që kërkonin ndihmë, këshilla, konsulta mjekësore, afat shkurtër”.

Dr. Malo, kur është hapur Poliklinika Qendrore, si e kujtoni?

Në vitin 1966, ajo ishte poliklinika më e madhe në të gjithë Shqipërinë, me një strukturë arkitekture të përshtatshme, një ndërtesë katërkatëshe, me reparte të sistemuara, dhe funksionale në çdo kat. Sipër fizioterapia, në katin e dytë laboratorët. Po kështu në katet e tjera ishin specialitetet, kryesisht ato bazë.

Cili ishte kontingjenti, i atyre që punonin aty?

Kishte mbi 100 punonjës, mjekë, infermierë, të ndarë në 28 specialitete, duke përfshirë edhe laboratorin qendror biokimik, që ishte për gjithë kryeqytetin. Bashkë me administratën, urgjencën, e vetmja që shërbente non stop në 24 orë.

A kishte shumë mjekët në shërbim të asaj poliklinike?

Kishte disa që merreshin me profilaksi, me mjekim, vizitë shtëpie, me vizita të planifikuara, me kontrolle permanent herë pas here dhe me aktivitete, si ato të edukimit shëndetësor të popullatës, etj. Punohej gjatë gjithë javës, e hënë e shtunë, por jo të dielën. Mjekët, mjeket ishin stabël, por në disa reparte, ato më të specializuara dhe kishte nevojë, kërkesa, në ditë të caktuara gjatë javës, aty shërbenin edhe doktorë të njohur që vinin nga spitalet e Tiranës. Kur pacientët kishin nevojë për një mjekim më të gjatë, nisur edhe nga diagnoza i dërgonim në spitalet e Tiranës, me të cilat Poliklinika Qendrore, kishte lidhje direkte.

Një ambulancë, shumë funksione?

Ambulanca Qendrore ishte e autorizuar të jepte edhe raport mjekësor për të sëmurin, deri në tre ditë si fillim. Por, që mund të ripërsëritej në 6, apo 9 ditë, që ishte maksimumi, atë e jepte vetëm ambulanca e lagjes, të cilat ishin rreth 10 të tilla, më të vogla, të ndara e të vendosura sipas lagjeve. Një pjesë e godinës, ajo nga lindja, kati i parë, për një kohë ka qenë klinika e Lagjes Nr. 2, dhe ngjitur me të ishte dhe Shërbimi Shëndetësor Diplomatik.

Doktor, meqë e përmendët, si veprohej me personelin e ambasadave?   

Në katin e parë të Poliklinikës, në një ambient rreth 70 m2, ishte sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë. Me hyrje nga brenda dhe jashtë, ky repart kishte personalin e tij, i vendosur dhe i zgjedhur nga strukturat shtetërore, duke marrë miratimin e tyre. Aty nuk kishte përgjegjës, ishte një ndihmës mjek, Ëngjëll Sala dhe dy infermiere, që shkonin bënin vizita për personelin e ambasadave, kur njoftoheshin me telefon prej tyre. Vetë ata nuk vinin aty, shkonin mjekët tanë në ambasada në rastet kur ata kishin nevojë për mjekët e Poliklinikës.

Sa ndihmë shëndetësore merrte udhëheqja e lartë e PPSH-së në atë Poliklinikë?

Poliklinika, personeli i saj, nuk kishte lidhje me familjet e udhëheqësve, qeveritarëve të lartë, pasi ata kishin poliklinikën e tyre. Poliklinika kishte edhe urgjencën, një sistem i organizuar, kujtoj shef Namik Qafmolla, apo Skënder Çomo, Aljosha Zakja, etj. Në atë sektor kanë qenë edhe mjekë të njohur pasi, urgjenca shërbente edhe si një praktikë apo ballafaqim me sëmundjet, rastet e rënda dhe si duhet të kuroheshin ato. Punonin paradite në spital dhe në mesditë aty.

Si funksiononte ai sistem?  

Me urgjencat, numri i të cilave arrinte 30-40 të tilla në 24 orë, kishim 6 makina në fillim, pastaj 12, deri 16-të, me të cilat urgjenca mund të përballonte fluksin, intensiv me shërbime në shtëpi, familje, apo që i sillnin aty. Ndonëse kontrollin, mjekimin e parë, recetat me ilaçe i merrje prej tyre, kishte raste kur mjekët e urgjencës, nuk jepnin garanci, varej nga situata që rëndonte pacientin, dhe kur kërkoj një trajtim më i specializuar, e dërgonin në spitalet e Tiranës.

Sa ka shërbyer ajo poliklinikë për sportin?

Të gjithë ekipet sportive që kishin nevojë e që nuk kishin mjek sportive, vinin aty për vizita, sepse aty ishin më të specializuar. Pas një dëmtimi, apo kur kishin shqetësime. Ndryshe më vonë, kur klubet u pajisën me mjekë. Në ndeshje, veprimtari sportive kombëtare, ndërkombëtare, ndihma mjekësore garantohej nga Poliklinika Qendrore, si nomenklaturë shtetërore e rrethit të Tiranës. Shkonin në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, apo Pallatin e Sportit “Partizani”, gjithmonë një ambulancë me pajisjet, një mjek, një ndihmës-mjek. Gatishmëria në të tilla raste organizohej nga ne.

E pranishme edhe në manifestimet masive?

Për 1 Maj, festat e nëntorit, Viti i Ri, gjithçka organizohej nga seksioni Shëndetësisë së Tiranës, me grupin e punës, dhe Poliklinika ishte baza. Kështu edhe me spartakiadat apo parakalimet, dërgonim dy apo tre ambulanca në pika të ndryshme. Ambulanca Qendrore ka qenë dhe mbetet një mjedis shëndetësore shumë i rëndësishëm, tejet profesional, human, një laborator i vërtetë modern mjekësor në ndihmë jo vetëm për Tiranën, fshatrave përreth, por gjithë Shqipërisë. Mjaft pacientë vinin edhe nga qytetet e tjera, për të kthyer një kontroll aty, falë të gjitha llojet të specialiteteve, specialistëve, aparaturës që shërbenin, aty./ Memorie.al   

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit...”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

Next Post

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj...“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

Artikuj të ngjashëm

Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
Next Post
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj...“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme